Itali, burg përjetë shqiptarit ,vrau 4 bashkatdhetarë

Kresha

A pretty face can never trick me
Katër herë burg për jetë për shqiptarin Almir Haruni i cili akuzohet se është autor i vrasjes së 4 shqiptarëve.


Katër herë burg për jetë për shqiptarin Almir Haruni i cili akuzohet se është autor i vrasjes së 4 shqiptarëve, në dy ngjarje të ndryshme në Itali. Sipas vendimit të Gjykatës së Bergamos dhënë pak ditë më parë, nuk ka asnjë dyshim që 32 vjeçarin Almir Haruni është autori i vrasjeve të ndodhura në Osio Sotto në 1998 dhe në Maresana të Italisë në 2006.

Viktimat janë kushërinjtë Astrit e Falmur Kolaveri,të cilët u vranë në 1998 jashtë një lokali në Osio Sotto si dhe Kujtim Ibaj e Florinda Mukja, dy të rinjtë të cilët u gjetën të masakruar në një pyll të Maresanas në Ranica në mars të 2006.

Prokurori i çështjes, Carmen Pugliese nuk kishte pranuar asnjë lloj shfajësimi të autorit dhe kishte kërkuar 60 vjet burg, 30 për çdo vrasje më pas kërkoi burg për jetë për Almir Harunin. Nga ana e tyre avokatët kërkuan lirimin për mungesë provash.

Me këtë vendim është mbyllur procesi gjyqësor me numrin më të madh të vrasjeje që gjykatat e Bergamos kishin gjykuar deri tani. /Balkanweb/
 
Titulli: Itali, burg përjetë shqiptarit ,vrau 4 bashkatdhetarë

jo burg per jete,po ta vrasin fare...!eh bote e madhe ca nuk mban brenda.
 
Titulli: Itali, burg përjetë shqiptarit ,vrau 4 bashkatdhetarë

kam hanger e kam pi me Flamurin e Astritin jan nga Macukulli i Matit me origjine gangstera te medhej me burrni e bese.

Kolavert jan njohur historikisht per burra trima e keto te dy i kan pas futur friken gjith Napolit ne Itali.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top