Itali, arrestohen me kokaine dy shqiptarë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Itali- Dy shqiptarë që jetojnë në Itali kanë rënë në pranga, nën akuzën e shpërndarjes së kokainës. Sipas mediave italiane, që i referohen burimeve të policisë, ndalimi është bërë në Rovigo, mbrëmjen e djeshme.
“Policia arrestoi dy shtetas shqiptarë, Renato Arapi, 24-vjeç dhe Eduart Qemali, 31-vjeç”- bëjnë të ditur mediat italiane.
Sipas të njëjtit burim, dy shqiptarët u ndaluan nga patrulla policore, ndërsa ishin duke udhëtuar me një makine tip “BMW”.
Shqiptarët iu përgjigjën thirrjes së policisë për të ndaluar dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga agjentet, atyre iu gjet dy kilograme kokaine. Nga hetimet e para rezultoi se kokaina do të shpërndahej në qytetin e Padovës, ku ata jetonin.
Shekulli Online
 
Titulli: Itali, arrestohen me kokaine dy shqiptarë

eshte nje lajm qe na eshte bere si shprehja "buke me djath"
qe cdo dite e degjom, dhe kur nuk e kemi nje lajm te tille themi kan harru me e shkrujt, ose kan harru me e thene.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top