Itali, 26-vjeçari shqiptar hyn për të vjedhur në një shtëpi, pronari e vret me pushkë

cent

...Lontano
ITALI - Një 26-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Serle të provincës së Brescias, në Itali. Mediat e shtetit fqinj bëjnë të ditur se 29-vjeçari Mirko Franzoni e ka qëlluar me pushkë të riun shqiptar, pasi e ka gjetur duke vjedhur në vilën e tij.
t8vhbl.jpg
Mësohet se Franzoni, i lajmëruar ndoshta nga fqinjët për lëvizje të dyshimta në shtëpinë e tij, është kthyer nga gjuetia dhe ka gjetur brenda vilës 26-vjeçarin shqiptar. Ky i fundit, sapo ka kuptuar që i zoti i shtëpisë ishte kthyer, është përpjekur t’ia mbathë.

Por sipas mediave lokale, pronari i shtëpisë e ka ndjekur në rrugë për disa metra, dhe ka shtënë me një plumb në drejtim të tij, duke e plagosur rëndë.

Në vendngjarje kanë mbërritur një ambulancë dhe karabinierët, të cilët janë përpjekur të rianimojnë 26-vjeçarin, por me të mbërritur në spital ai ka ndërruar jetë.

Policia, që po rindërton dinamikën e ngjarjes, ka marrë menjëherë në pyetje pronarin e shtëpisë, e cili ka deklaruar se ka shtënë pa dashje në drejtim të shqiptarit dhe se nuk kishte qëllim ta vriste atë. Momentalisht identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur.
/BalkanWeb
 
Titulli: Itali, 26-vjeçari shqiptar hyn për të vjedhur në një shtëpi, pronari e vret

I lumt pushka , po sa gjahtar i mire qenka !
Duhte theksuar se nuk hyhet ne shtepi te tjetrit per te vjedhur .
Per mua dy gjera nuk duhet te jene te cenushme , jeta dhe prona private .
Ne njefare menyre prona eshte pjese e jetes .
 
Titulli: Itali, 26-vjeçari shqiptar hyn për të vjedhur në një shtëpi, pronari e vret

Jeta e njeriut vlen me shume se prona dhe ne kte rast s'ka bere mire qe i ka marre jeten hajdutit, duke pasur parasysh qe ai eshte larguar me vrap dhe nuk eshte se ka vene ne rrezik jeten e pronarit. Te pakten ktu tek une, s'lejohet te qellosh hajdutin se ha burg.
 
Edhe ne itali funksionon ligji kur e qellon me arem per me teper qe ky e ka qelluar dhe jasht prones se vet kshuqe do e haj burgun me qejf ....

Skan cbejen me njerzit ne itali italia por merr fund po behet me keq nga ne cdo bejen do vjedhin tani se ska me pune krahu italia vetem vjedhjet e droga u ka mbet tani..
 
Titulli: Itali, 26-vjeçari shqiptar hyn për të vjedhur në një shtëpi, pronari e vret

Madje ne Itali ne mos u gabfosha egziston dhe nje ligj tjeter qe dhe nese e gjen hajdutin bernda ne shpi ste lejon ligji ta mbyllesh ate bernda ne shpi pasi e quajn sekuestrim personi lool Sduhet te besh asnje levizje vetem te lajmrosh karabinjeret direkt nese i shikon ...

Dhe nje gje nuk esht se duket habi pasi te kishte ndodh ne shqiperi do e kishte vrar gjitoni bernda ne shpi sdo priste sa te vinte i zoti shpis
 
Titulli: Itali, 26-vjeçari shqiptar hyn për të vjedhur në një shtëpi, pronari e vret

Ka harru ky italiani se ja ka fut vedit se nuk vrahet njeriu jasht ne rruge ;)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top