Ismail Kadare

*Mia*

Slave To The Rhythm
Jeta dhe veprat

Ismail Kadare lindi në qytetin e Gjirokastrës. Atje ai kaloi fëmijërinë dhe kjo la gjurmë të thella në gjithë jetën dhe krijimtarinë e tij. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin "Asim Zeneli". Më pas kreu studimet e larta në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, pastaj në Institutin "Gorki" të Letërsisë Botërore në Moskë. Këto studime iu ndërprenë për shkak të krizës politike ndërmjet Shqipërisë dhe ish Bashkimit Sovjetik. Kadareja ka punuar në gazetën "Drita", pastaj drejtoi revistën "Les letres albanaises". Së fundi punonte në profesion të lirë. I.Kadare ka qenë dhe është protagonist i jetës politike dhe i mendimit të vendit qysh prej viteve '60. Në fund të vitit 1990, dy muaj pas rënies së shtetit diktatorial, Kadare u largua së bashku me familjen në Paris, por mbajti lidhje mjaft të shpeshta me Shqipërinë. Ismail Kadare është një nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, ambasador i saj në botë. Kadare është shkrimtari që i ktheu mitet legjendare në realitet, shkrimtari që bëri histori prej prehistorisë; pa rënë në kundërthënie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht në mënyrë të përkorë dhe për kohën absolute. Në Shqipërinë e ndodhur në udhëkryq vepra e Kadaresë ka qenë dhe mbetet një shpresë apo një ogur i bardhë për të.
Ismail Kadare është autor i shumë veprave në poezi e prozë, laureat i shumë çmimeve kombëtare, kandidat i çmimit Nobel për shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale.
Vepra e Ismail Kadaresë është përkthyer në 32 gjuhë të huaja duke arritur kështu një rekord të përhapjes në tërë botën e qytetëruar.
 
POEZIA E KADARESث

Poezia e Ismail Kadaresë është një prej zhvillimeve më novatore në vjershërimin shqip gjatë një gjysmë shekulli. Ajo shprehu vendosmërinë e shkrimtarëve të brezit të viteve '60 për të realizzar qëllime estetike të ndryshme prej paraardhësve.
Frymëzime dialoshare (1954), ثndërrimet (1957), Endërr industriale (1960), Shekulli im (1961), Poemë e blinduar (1962), Përse mendoben këto male (1964), Shqiponjat fluturojnë lart (1966), Motive me diell (1968), Koha (1976), Shqipëria dhe tri Romat, përbëjnë titujt kryesorë të veprës poetike të Kadaresë.
Ismail Kadare, ndryshe nga Agolli, në periudhën e parë të krijimtarisë së tij, u tërhoq pas poemës epiko-lirike. Në prirjen e përgjithshme ai nuk u shkëput prej frymës monumentalizuese të poezisë së mëparshme, por e kushtëzoi këtë me tipin e njeriut shqiptar, të historisë së tij kombëtare, të fatit të tij nëpër shekuj. Thuajse në të gjitha poemat e shkruara në vitet '60 -'70 ka një gërshetim të mjeteve të reja të të shprehurit me mënyrën tradicionale të të vështruarit të jetës dhe të historisë:

Po s'ndërron ai kurrë
Art i skulpturës
Gënjeshtrën mbi mua ka ngrيrë përgjithnjë.
I mbërthyer në dëshminë e saj të rremë
Të vërtetën kujtoj dhe qaj për të.
(Laokonti)

Poezia e Kadaresë, ndryshe prej prozës së tij, është përgjithësisht e qartë, pa ekuivoke, shpesh marciale, thuajse përherë optimiste. Ajo, në kritikën zyrtare, është pritur si pasurim problematik i poezisë shqipe, veçanërisht me temën e qëndresës shumëshekullore të popullit shqiptar në rrugën e tij të gjatë të historisë. Poezia e Kadaresë është poezi e sfidave të mëdha shqiptare. Ajo është e përshkuar nga qëndrimi hyjnizues ndaj historisë kombëtare, ndaj lavdisë së tyre, ndaj tokës së të parëve, ndaj gjuhës shqipe.
Qëndresa hyn në poezinë e Kadaresë qysh prej kohërave antike, deri në periudhat më të afërta të historisë. Veçmas ajo lidhet me "motin e madh", të epokës së Gjergj Kastriotit; por Kadare hyjnizoi një periudhë më të hershme se kjo, që ishte mitizuar më herët prej Rilindjes Kombëtare: periudhën e humanizmit evropian (siç mendon shkenca e historisë, kjo periudhë e gjeti Shqipërinë në të njëjtën shkallë zhvillimi me anën tjetër të Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe në njeriun dhe qytetërimin shqiptar:

Njëzet e katër luftra bëri,
Njëzet e katër vdekje theu.
çka mangut linte ditën Gjergji,
Plotësonte natën Skënderbeu.
(Portreti i Skënderbeut)

Përgjithësisht poezia e Kadaresë është e sunduar prej mitit të së shkuarës, evokimit të lavdisë së dikurshme. Kadare synon, përmes poezisë së tij, ta çlirojë njeriun shqiptar prej akuzash që e kanë ndjekur ndër shekuj, duke përfshirë akuzën si popull i lindur me instinktin e luftës dhe të mercenarizmit, binjak me armën dhe peng i saj:

Dhe kur binin në prille a në vjeshtra
Nëpër brinja të shtrirë, nëpër lugje,
Si me zjarre të vegjël të pëtjetshëm
Era loste me xhufkat e kuqe.
(Nisja e shqiptarëve për në luftë)

Poema epiko-lirike shqipe arriti një nivel të lartë afirmimi me vepra të tilla të I. Kadaresë, si "Përse mendohen këto male" dhe "Shqiponjat fluturojnë lart", pastaj me "Shekulli i 20-të", "Poemë e blinduar", "Shqipëria dhe tri Romat" e vepra të tjera.
Poezia e Kadaresë është e prirur drejt sintetizmit dhe abstraksionit. Në këtë cilësi poezia e Kadaresë të sjell ndërmend vjershërimin e Migjenit. Sintetizmi shfaqet në mungesën e çfarëdo subjekti apo elementi të subjektit. Poemat e Kadaresë, përgjithësisht poezia e tij, janë art mendimi, pa elemente të rrëfimit (narracionit). Si të tilla, si poema mendimi, ato ofrojnë shumësi leximesh, në kohë dhe në miedise të ndryshme.
Kadare në problematikën e poezisë shqipe, krijoi emërtesën e "temës së madhe". dhe jo vetëm kaq, ai e ktheu në mit atë, duke e bërë mbizotëruese në jetën letrare të vendit për më shumë se dy dekada. Para së gjithash poezinë e Ismail Kadaresë e intereson ajo që shpesh quhet gojëdhënë kombëtare ose mit i origjinës. Sfidat më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar janë stacione të poezisë së tij.
Kadare i shkroi disa prej veprave të tij më të rëndësishme në vargje të lira, duke përvetësuar vlera të rëndësishme të vjershërimit tradicional, prej De Radës deri tek Migieni. Në fillimet e veta ishte i ndikuar prej poezisë ruse, veçmas prej Majakovskit. Poezia intime e Kadaresë është mjaft e ngrohtë, e drejtpërdrejt, një bashkëbisedim me të dashurën që përgiithësisht është larg si vend apo si kohë:

Do shkoj të ulem përmbi pellgjet,
Të pi në gjunjë duke rënë,
Në grykë e di që do më ngelet
I ftohti medaljon i hënës.

Gjithashtu poezia intime e Kadaresë përshkruhet nga malli për qytetin e lindjes, për njerëzit që lanë gjurmë në fëmijërinë e tij,
për atdheun kur ndodhet larg tij, për kohën studentore, vajzat dhe rrugët e Moskës kur është në atdhe, e mbi të gjitha, për vajzën që le gjurmë në shpirtin e tij, por që përgjithësisht ndodhet larg.
 
RAPORTI NDثRMJET JETثS DHE VDEKJES

Raporti midis jetës dhe vdekjes, midis të gjallëve dhe varreve, midis brezit që shkoi dhe atij që vjen, një nga raportet më thelbësore të qenies njerëzore, përbën një rregullator të mbifuqishëm të gjithë yllësisë së veprave të Kadaresë. Synimi parësor i çdo letërsie serioze që të qëndrojë mbi kohën dhe hapësirën zuri vend kryesor që tek romani "Gjenerali i ushtrisë së vdekur". Ky roman i kushtohet misionit të një shtabi ushtarak të gjallë, i cili duhet t'i bëjë nderet e fundit një armate të tërë ushtarësh të mbuluar me dhè. Vlera e jetës, çmimi i vdekjes, taksa e gjakut, varrimi dhe zhvarrimi, muranat anonime dhe piramidat hijerënda, ringjallja dhe rivdekja (rivrasja), arka e hirit dhe dosja e zezë, kamarja e turpit dhe përmendorja e nderit, harrimi dhe përjetësia, vetëflijimi dhe kurbani, trupi dhe hija (fantazma, sozia, spiritus), janë nocione themelore artistike të shkrimtarit.
Në mënyrë të veçantë vdekja përbën një zgjedhje të dendur të autorit për të dhënë qëndrimin e tij ndaj jetës njerëzore. Ajo paraqitet në formë individuale dhe kolektive, natyrore dhe heroike, të mirëqenë dhe të sajuar. Ajo vjen nga fati, nga hakmarrja, nga lufta, nga gjyqi, nga sëmundja nga mplakja; në të gjitha pamjet e saj, si ndërprerje e zakonshme e jetës, si shpagim për vdekjen e tjetrit, si prurje e lëngatës, si varje apo pushkatim nga shteti, si zvarrisje apo linçim nga hakmarrja.
"Gjenerali i ushtrisë së vdekur", vepra që i dha njohjen ndërkombëtare Kadaresë, nuk është e para që trajton raportin midis jetës dhe vdekjes. Qysh tek "Balada e zhvarrimit", kushtuar fatit pas-vdekjes të prijësit arbër Gjergj Kastrioti, duket qartë prirja për të zbuluar, nëpërmjet qëndrimit ndaj varrit, kulturën nga barbaria, dhunimin nga shenjtërimi, sundimin e të vdekurve mbi të gjallët.
Në tregimin "E krehura", vdekja dhe varret, në heshtjen e tyre, marrin vlerë fisnikëruese. Njeriu që edhe me vdekjen dëshiron të tregojë dinjitet dhe fuqi shpirtërore ka një varr të thjeshtë, pa shenjë, në një kënd të padukshëm të varrezave verilindore të kryeqytetit, ndryshe nga shumë të tjerë, që, në përputhje me hierarkinë zyrtare mbitokësore, mbajnë mbi krye statuja, ornamente, lule dhe figura. Por ata nuk kanë bërë më shumë se Egla e vogël për Shqipërinë dhe s'kanë asnjë meritë për të qenë të diferencuar edhe përpara vdekjes e varrit. Nëpërmjet varreve Kadareja ka stratifikuar gjithë shoqërinë shqiptare, në kuadrin e së cilës veprojnë personazhet e tij.
Shtresëzimi i shoqërisë në veprën e Kadaresë fillon me varret pa emër, me muranat e thjeshta në gryka malesh e pusish, me varrezat e zakonshme shqiptare, pranë kishës, rrethuar me selvi; për të vazhduar më tej me përmendoret dhe lapidarët, me varret e shenjtëruar për motive patriotike, siç janë varret e dëshmorëve (le të kujtojmë, për shembull, varrin e veçantë të Alush Tabutgjatit; varrin e Skënderbeut ose edhe të pashait turk në Orikum) dhe për të përfunduar me piramidën e faraonit Keops ose arkën e hirit të trupit të djegur të اu En Lait, që, sipas testamentit të tij, u derdh mbi hapësirën ndërkontinentale të Kinës, për ta pushtuar me frymën e vet.

Ismail Kadare është nga personalitetet më të shquara të letërsisë shqiptare. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në rreth 32 gjuhë të huaja) ai e bëri të pranishme Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.
Kadareja që në vitet '60 shënoi kthesë në letërsinë shqiptare me poezinë dhe prozën e tij. Brenda potencialit të tij krijues janë mitet dhe legjendat, e shkuara dhe e ardhmja, raportet e përkohshmërisë dhe të përjetësisë, dramat e kaluara dhe ato të tashmet, veset dhe virtytet shqiptare, kullat dhe pallatet moderne, qëndresa dhe humbja, zhdukja dhe ringjallja, të gjitha labirintet e jetës dhe të vdekjes. Duket sikur asgjë çka është shqiptare, nuk mund t'i shpëtojë syrit të shkrimtarit të madh.
E gjithë vepra e Ismail Kadaresë që nga botimi i parë deri te i fundit ndrit nga mesazhi dhe shpresa për një Shqipëri të barazuar me shtetet më të qytetëruara të botës, sepse asktu e meriton, ndihet të pohojë autori.
 
BOTIMET

1- Frymëzime djaloshare, Lirika; Ndërmarrja Shtetërore e Botimeve, Tiranë, 1954
2- ثndërrimet, lirika dhe poema; Ndërmarrja Shtetërore e Botimeve, Tiranë, 1957
3- Princesha Argjiro, poemë; Ndërmarrja Shtetërore e Botimeve, Tiranë, 1958
4- Princesha Argjiro, poemë; Naim Frashëri, Tiranë, 1967
5- Princesha Argjiro, poemë; Rilindja, Prishtinë, 1970
6- Princesha Argjiro, poemë; Rilindja, Prishtinë, 1972
7- Princesha Argjiro, poemë; Rilindja, Prishtinë, 197(?)
8- Princesha Argjiro, poemë; Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë, 1977
9- Princesha Argjiro, poemë; Rilindja, Prishtinë, 1983
10- Shekulli im, vjersha dhe poema; Naim Frashëri, Tiranë, 1961
11- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1963
12- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1967
13- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1971
14- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman; Rilindja, Prishtinë, 1973
15- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman, botim i dytë; Rilindja, Prishtinë, 1976
16- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman; Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë, 1978
17- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman, botim i tretë; Rilindja, Prishtinë, 197(?)
18- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman, botim i katërt; Rilindja, Prishtinë, 1980
19- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1980
20- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman; Rilindja, Prishtinë, 1990
21- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman; Fayard, Paris, 1998
22- Përse mendohen këto male; Naim Frashëri, Tiranë, 1964
23- Vjersha dhe poema të zgjedhura; Naim Frashëri, Tiranë, 1966
24- Gurëgdhendësit, poemë; Naim Frashëri, Tiranë, 1967
25- Motive me diell, vjersha dhe poema; Naim Frashëri, Tiranë, 1968
26- Motive me diell; Rilindja, Prishtinë, 1978
27- Qyteti i Jugut, tregime dhe reportazhe; Naim Frashëri, Tiranë, 1967
28- Qyteti i Jugut, tregime; Rilindja, Prishtinë, 1971
29- Dasma, roman; Rilindja, Prishtinë, 1967
30- Dasma, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1968
31- Kështjella, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1970
32- Kështjella, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1973
33- Kështjella, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1976
34- Kështjella, roman; Rilindja, Prishtinë, 1976
35- Kështjella, roman; Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë, 1977
36- Kështjella dhe helmi, pjesë teatrore; Naim Frashëri, Tiranë, 1977
37- Kështjella, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1978
38- Kështjella, përshtatur për fëmijë; Naim Frashëri, Tiranë, 1979
39- Kështjella, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1980
40- Kështjella, roman; Rilindja, Prishtinë, 1980
41- Kasnecët e shiut, roman motërzim përfundimtar; Fayard, Paris, 1994
42- Kasnecët e shiut, roman motërzim përfundimtar; Dukagjini Pejë 1997
43- Kronikë në gur, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1971
44- Kronikë në gur, roman; Rilindja, Prishtinë, 1972
45- Kronikë në gur, roman; Rilindja, Prishtinë, 1976
46- Kronikë në gur, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1978
47- Kronikë në gur, roman: Rilindja, Prishtinë, 1980
48- Kronikë në gur, roman; Fayard, Paris, 1997
49- Kronikë në gur, roman; Onufri, Tiranë, 2000
50- Linja të Largëta, shënime udhëtimi; Naim Frashëri, Tiranë, 1971
51- Autobiografia e popullit në vargje, studim, shënime kritike; Naim Frashëri, Tiranë, 1971
52- Dimri i vetmisë së madhe, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1973
53- Dimri i madh, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1977
54- Dimri i vetmisë së madhe, roman; Fayard, Paris, 1999
55- Nëntori i një kryeqyteti, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1975
56- Nëntori i një kryeqyteti, roman; Rilindja, Prishtinë, 1980
57- Nëntori i një kryeqyteti, roman; Fayard, Paris, 1997
58- Përse mendohen këto male; Shqiponjat fluturojnë lart; ثndërr industriale, poema; Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë, 1975
59- Poema të zgjedhura për fëmijë; Naim Frashëri, Tiranë, 1975
60- Koha, vjersha dhe poema; Naim Frashëri, Tiranë, 1976
61- Poezi; Naim Frashëri, Tiranë, 1976
62- Emblema e dikurshme, tregime dhe novela; Naim Frashëri, Tiranë, 1977
63- Emblema e dikurshme, tregime dhe novela; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
64- Kështjella dhe helmi, pjesë teatrore; Naim Frashëri, Tiranë, 1977
65- Ura me tri harqe, novela; Naim Frashëri, Tiranë, 1978
66- Ura me tri harqe, novela; Rilindja, Prishtinë, 1980
67- Në muzeun e armëve, poemë; Naim Frashëri, Tiranë, 1978
68- Në muzeun e armëve, poemë; Naim Frashëri, Tiranë, 1989
69- Poezi; Naim Frashëri, Tiranë, 1979
70- Komisioni i festës; Rilindja, Prishtinë, Rilindja, Prishtinë, 1980
71- Gjakftohtësia, novela; Naim Frashëri, Tiranë, 1980
72- Gjakftohtësia, novela; Rilindja, Prishtinë, 1980
73- Autobiografia e popullit në vargje, studim; Naim Frashëri, Tiranë, 1980
74- Buzëqeshje mbi botë, poezi e zgjedhur; Rilindja, Prishtinë, 1980
75- Prilli i thyer; Rilindja, Prishtinë, 1980
76- Vepra letrare 1, poezi; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
77- Vepra letrare 2, poema; Naim Frashëri, Tiranë, 1982
78- Vepra letrare 3, Gjenerali i ushtrisë së vdekur; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
79- Vepra letrare 4, Kështjella, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
80- Vepra letrare 5, Kronikë në gur, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
81- Vepra letrare 6, Nëntori i një kryeqyteti; Naim Frashëri, Tiranë, 1983
82- Vepra letrare 7, Dimri i madh; Naim Frashëri, Tiranë, 1983
83- Vepra letrare 8, Kush e solli Doruntinën; Ura me tri harqe; Lëkura e daulles; 1981
84- Vepra letrare 9, Pashallëqet e mëdha; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
85- Vepra letrare 10, Prilli i thyer; Muzgu i perëndive të stepës; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
86- Vepra letrare 11, Tregime dhe novela; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
87- Vepra letrare 12, Publiçistikë, Autobiografi e popullit në vargje, reportazhe, shënime udhëtimi, intervista; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
88- Poezi; Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë, 1985
89- Koha e shkrimeve, tregime, novela, përshkrime; Naim Frashëri, Tiranë, 1986
90- Koncert në fund të dimrit, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1989
91- Koncert në fund të dimrit, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1990
92- Koncert në fund të stinës, roman; Fayard, Paris, 1999
93- Dosja H, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1990
94- Dosja H, roman; Fayard, Paris, 1996
95- Ftesë në studio; Naim Frashëri, Tiranë, 1990
96- Ftesë në studio; Rilindja, Prishtinë, 1990
97- Eskili, ky humbës i madh, studim; 8 Nëntori Tiranë, 1990
98- Viti i mbrapshtë; Rilindja, Prishtinë, 1990
99- Përbindëshi, roman; Vreber, Prizren, 1990
100- Përbindëshi, roman; Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, Tiranë 1991
101-Përbindëshi, roman; Fayard, Paris, 1998
102-ثndërra mashtruese, tregime, novela; Naim Frashëri, Tiranë, 1991
103-Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe, studime; 8 Nëntori, Tiranë, 1991
104- Nga një dhjetor në tjetrin, kronikë, këmbim letrash, përsiatje; Fayard, Paris, 1991
105- Pesha e Kryqit; Fayard, Paris, 1991
106- Vepra, vëllimi i parë: Tregimet e tejkohshme: Prometheu, ثndërra mashtruese, Përpara banjës, Nata e Sfinksit, Piramida, Kush e solli Doruntinën, Ura me tri harqe, Muri i madh; Fayard, Paris, 1993
107- Vepra vëllimi i dytë: Tregimet e ditës që po thyhej, Kisha e Shën Sofisë, Shënime nga Kapiteneria e Portit, Sjellësi i fatkeqësisë, Kamarja e turpit; Fayard, Paris, 1994
108- Vepra vëllimi i tretë: Komisioni i festës, Qorrfermani, Pallati i ثndërrave, Vjedhja e gjumit mbretëror, Breznitë e Hankonatëve, Heqja e mjeshtërisë së munxadhënësve, Lamtumira e së keqes; Fayard, Paris, 1995
109- Vëllimi i katërt: Viti i mbrapshtë, Prilli i thyer, Dosja H, Kënga, Kalimet e nëndheshme, Konkurs bukurie për burrat në Bjeshkët e Nëmuna; 1996
110- Vëllimi i pestë, Kronikë në gur, Nëntori i një kryeqyteti, Rrëfim trikohësh, Triptik: Koha e shkrimeve, Koha e parasë, Koha e dashurisë; 1997
111- Vepra vëllimi i gjashtë: Qyteti pa reklama, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Muzgu i perëndive të stepës, Përbindëshi; Fayard, Paris, 1998
112- Vepra vëllimi i shtatë, Dimri i vetmisë së madhe, roman; Fayard, Paris, 1999
113- Vepra vëllimi i tetë: Koncert në fund të stinës, roman; Fayard, Paris, 1999
114- Piramida, roman, Vepra, vëllimi i parë; Fayard, Paris, 1993
115- Piramida, roman, اabej, Tiranë, 1995
116- Shkaba, roman; اabej, Tiranë, 1995
117- Shkaba, roman; Dukagjini, Pejë, 1996
118- Spiritus, roman; Onufri, Tiranë, 1996
119- Spiritus, roman; Onufri, Tiranë, 2000
120- Dialog me Alain Bosquet; Onufri, Tiranë, 1996
121- Dialog me Alain Bosquet; Onufri, Tiranë, 1996
122- Legjenda e legjendave, ese; Dukagjini, Pejë, 1996
123- Pallati i ثndërrave, roman; Dukagjini, Pejë, 1996
124- Pallati i ëndërrave, roman; Onufri, Tiranë, 1999
125- Kush e solli Doruntinën; Flaka e Vllazërimit, Shkup, 1997
126- Kush e solli Doruntinën; Album, Tetovë, 1997
127- Kushëriri i ëngjëjve, ese; Onufri, Tiranë, 1997
128- Tri këngë zie për kosovën, tregime; Onufri, Tiranë, 1998
129- Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë, ese; Onufri, Tiranë, 1998
130- Ikja e shtërgut, tregim; 1999
131- Ra ky mort e u pamë; Onufri, Tiranë, 1999
132- Qorrfermani; Onufri, Tiranë, 1999
133- Vjedhja e gjumit mbretëror, tregime; Onufri, Tiranë, 1999
134- Ra ky mort e u pamë; Onufri, Tiranë, 2000
135- Kohë barbare, Nga Shqipëria në Kosovë, Biseda me Denis Fernandez Rècatala; Onufri, Tiranë, 2000
136- Breznitë e Hankonatëve, roman; Onufri, Tiranë, 2000
137- Bisedë përmes hekurash me Ushkin Hotin; Onufri, Tiranë, 2000
138- Lulet e ftohta të marsit, roman; Onufri, Tiranë, 2000

1936 Jeta dhe Vepra

Hyrje
Botimet
Analiza
Qëndresa tek Kadare
Dilema ndërmjet Urës dhe Kështjellës
Ringjallja dhe Kulti i Besës
Kronikë në Gur
Nëpunësi i Pallatit të ثndërrave
Dimrat në Romanet e Kadaresë
Poezi
Edhe kur Kujtesa
Gjuha Shqipe
Kërcënimi
Kinema e Vjetër
Koha e Pamjaftueshme
Kristal
Ky Dimër
Laokoonti
Mall
Malli i Shqipërisë
Në Leksion
Në Parkun që e Mbuluan Fletët
Një Vajzë
Tetor
Fund Vjeshte
Qiell Dimri
Të Huaj jemi
Ti dhe Hëna
Ti ishe për mua
Ti qave
Unë pashë lulet e para
Varri
Kronikë në Gur
Fragmenti I
Përbindëshi
Fragmenti I
Nëpunësi i Pallatit të ثndërrave
Fragmenti I
Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur
Fragmenti I
Qyteti pa Reklama
Fragmenti I
Fragmenti II
Fragmenti III
Fragmenti IV
Fragmenti V
Fragmenti VI
Fragmenti VII
 
Nje poezi e Kadarese

Ti qave

Ti qave dhe më the me zë të ulët
Se unë të trajtoja si prostitutë.
Athere lotëve të tu s'ua vura veshin
Të desha, pa e ditur se të desha.


Veç një mëngjes të beftë kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazët m'u duk,
Athere kuptova ç'kisha humbur,
ا'kisha fituar kuptova gjithashtu.

Më rrezëllinte si smerald mërzija,
Dhe lumturia ngrysej si një muzg me re...
Nuk dija kë të zgjidhja nga të dyja
Sepse secila m'e bukur se tjetra qè.

Se ish i tillë ky koleksion bizhush
Që dritë e terr lëshonte njëkohësisht,
Që njëqindfish etjen për jetën shtonte,
Por dhe që vdekjen ndillte njëqindfish.
 
KADARE, ky tregimtar i madh...

Kadare, ky tregimtar i madh...
Nje nga gazetat me te medha gjermane, me rastin e botimit atje te romanit "Pallati i endrrave" boton nje shkrim te gjate per shkrimtarin e madh shqiptar. Sipas saj, Keshtjella e Kafkes ishte ne Tirane: Institucioni eficient i ankthit i shkruar nga Ismail Kadare
Nga Dirk Shumer*
Enderra si celes i shpirtit njerezor- ky perfytyrim e ka bere Frojdin, ndoshta, me frytdhenes mbi hulumtimin e njeriut se c'mund ta kete marre ai me mend. Por, te shkosh aq larg, qe endrrat disamilioneshe te nje populli, te nje perandorie te tere t'i kapesh me mend si mjet politik pushteti, per kete eshte nevojitur letresia .
Romancieri shqiptar Ismail Kadare kishte kete mendjeshkrepje gjeniale nga mesi i viteve shtatedhjete. "Pallati i endrrave" ben fjale per nje institucion te madh imagjinar te Perandorise Osmane, i cili me nje burokraci te jashtezakonshme e kontrollon anen e pavetedijshme te roberve te tij, e vlereson, e interpreton dhe ne fund e arkivon. Sundimtarit i parashtrohen "enderra te renda" si udhezim per te qeverisur, ofiqaret perpiqen te fitojne pushtet permes ketyre endrrave. Dhe ne fund te fundit institucioni vetem nga absurditeti dhe jotransparenca e tij ben efekt frikendjelles- nje imazh i goditur, i cili se paku per Shqiperine njehere do te sherbeje si pershkrim i vlefshem i asaj epoke ogurzeze nen Enver Hoxhen.
Si librat e tjere te Kadarese edhe kjo shederrohet ne nje veteveshtrim te maskuar, ndoshta madje edhe te pavullnetshem. Sepse libri ka te beje me nje ka rrierist te regjimit, shqiptarin e elites Mark- Alemin, i cili vajton shtypjet, por njekohesisht perfundon ne krye te sistemit. Ketu na lejohet qe te krahasojme ate qe rrefehet me rrefimtarin. Ngase as Kadare nuk i ka pasur punet me ndryshe; I favorizuari i diktatorit brutal mund t'i lejonte vetes me shume se te tjeret, te cilet u vrane dhe i torturuan. Mirepo, me "Pallatin e endrrave", i cili eshte shtruar si parabole e akullt e regjimit totalitar, edhe ai e kaloi kufirin, u detyrua te ushtroje autokritike. Libri pothuaj nuk u shpernda dhe tani eshte perkthyer per here te pare dhe pershtatshem fresket ne gjermanisht nga Joachim Rِhm.
Kozmosi letrar i Kadarese ushqehet nga sagat dhe epet e Ballkanit, ne kete rast nga saga familjare e kenduar ne fryme ballkanike te nje fisi osmano- shqiptar te karrierave, te Qyprillinjeve, i cili ne te vertete e qeveris perandorine e madhe per Sulltanin. Kjo s'eshte nje pjellje nga mendja, seps e klani i Qyprillinjeve, i konvertuar ne islam, ne shekullin e 17-te vertet e kishte mbajtur disa here postin e kryevezirit. Qe keta njerez qe u ka hipur pushteti ne koke, qe i jane shitur pushtetit vazhdimisht kendojne kenget e lashta mbi haracin, qe ketu rapsodet dhe disa oficare futen ne shpate, Kadare e prezenton pothuaj si nje fatalitet te vetekuptueshem. Mark- Alemi, perditshmerine e erret dhe te shkrete te te cilit ne sallat e dosjeve te institucionit te endrrave ne e perjetojme me bollek, ne fund pa ndonje zell te madh behet shef i gjithe kesaj. Atje lart e ka ngritur fisi i tij, jeta e tij sensuale ka marre fund, sepse ai "sic thuhet" ka perparuar dhe eshte bere funksionar.
Kjo eshte e pameshirshme, kjo eshte e qarte. Gjykime te tilla te ashpra gjenden befasisht shpesh; Kadare kishte guxim. Per te gjithe lexuesit e tij kjo lehte mund te dallohet si Shqiperia e tij aktuale, e cila popullohet nga njerezit e shkaterruar , trupthate, "sjelljet e te cileve dukeshin te ngurta, pakendshem te kujdesshme". Gjithcka eshte e varfer, e mjerueshme, e frikshme, tortura dhe spastrimet jane ne rend te dites. "Mbi gjithcka", konstaton autori, "qendron dielli i ftohte, qe ben drite, por pothuaj nuk ngrohe". Pastaj ai kalon ne nje analize gati cinike te nje shteti te persosur te terrorit, ne te cilin pushteti i larte nga etja e madhe per pushtet dhe nga frika i shtyp shpirterat e roberve te tij deri ne skajet me te erreta te Perandorise.
Gjuha e imazheve e vizioneve te tilla deduktohet, gje qe s'eshte per t'u befasuar shume, nga kryekumbaret e burokratizmit dhe stalinizmit: Kafka dhe Oreelli. Vetem marrja e postit te tij nga ana e Mark- Alemit, heroit te ligsheshtuar- depresiv, korridoret e pafundme, sallat jashtezakonisht te medha pothuaj te pangrohura, karuseli jotransparent i eproreve dhe dispozitave evokojne "Keshtjellen" e Kafkes. Ndersa perditsh meria e ngarkuar me frike e roberve, spastrimet e gjithkund te pranishme, peshperitja me dore para gojes zgjasin "historikisht plotesisht korrekte" vitin 1984 te Oreell- it te vitit 1948 deri ne Shqiperine e kohes se vonshme te Hoxhes, kur diktatori, pas nje festivali kengesh me 1972, papritur i mbushi burgjet dhe varrezat me njerez te kultures. Ne roman jane perkrahesit e hapjes ndaj Perendimit, ata qe u pritet koka me shpate.
Eshte kjo perzierja e rrefimit mitik, aktualitetit te dites dhe modernes letrare, qe i jep force kesaj parabole te erret. Krahas kesaj pason "per shembull gjate tregimit te endrrave me te erreta, te cilat duhet te permblidhen dhe te shpjegohen" nje shtytje qe kalon ne humor te deshperuar, ne surealizem, ne nje bote Piranesi te hallaktur te cmendurise. Atehere kur Kadare i perpunon pervojat e tij ne bodrumin e arkivit te ngarkuar me saga te Komitetit Qendror ne Tirane ne nje kapitull ngjethes mbi "gjum in e thelle te botes", atehere kjo ka fuqine e nje vizioni biblioteke te Borges-it- natyrisht krejt ne menyre empirike perjuatar ne trupin vetjak.
Rrafshi tjeter i librit, ai i epeve te pergjakshme gjithnje te pranishme te Ballkanit nuk mund te quhet ndryshe vecse profetike.
Per Kadarene keto vepra shpesh te bartura vetem gojarisht te nje bote te vrazhde jane endrrat e verteta te kolektivit. Duke qene se ne sagat shqiptare, por edhe serbe behet fjale per dyluftimet me te vdekurit, per pasardhesit e vrare dhe berjen kurban te njerezve, ato deshmojne boten arkaike te gjakmarrjes dhe te ligjeve te fiseve. Mirepo, Kadare ne menyre eksplicite nxjerr nga arkivi i pavetedijes edhe enderrat nga Fushe- Kosova, mbi betejen ogurzeze te popujve te vitit 1389. Vetem 15 vjet me vone ishin keto mite, te cilat do te conin ne luftera te reja ballkanike me qindra- mijera te vdekur.
Kadare, ky tregimtar i madh europian, do te mbetet gjithnje nje figure kontradiktore, sepse ai- per shembull si Gorki apo Brehti, si Riefenstahl apo Heideger- ka vepruar si funksionar dhe orator elozhesh nen kupolen e se keqes. Ai ishte funksionar, i favorizuar dhe etiketa nderkombetare e Hoxhes. Kush e rrudhe hunden per kete, duhet te mendoje se a do ta kishte pasur guximin atebote per te publikuar nje liber te tille, kaq te pameshirshem! Pra, ne vend qe te gjykohet me moral te tille belesh mbi kete veprimtari gjithnje edhe te rrezikshme per jete, duhet te shfrytezohet rasti i jashtezakonshem, qe funksionimi i se keqes, shnderrimi i nje karakteri me shume perbuzes neper pushtet ketu si te thuash te studiohet nga brenda.
Pallati i enderrave, ky institucion i ndyre, sherben "per te fiksuar anen e erret te vetedijes ne shtet". Ky eshte nje interpretim gra ndioz i endrres se stalinizimit, i cili asesi nuk ishte vetem nje regjim i ftohte, por- ne lidhje me kete te lexohet studimi i ri i Ane Aplebaum- edhe nje ritual barbar dhe i pergjakshem i kurbanit. Nje roman, i cili deshiron te shteroje kete ane te erret, nuk mund te marre shtat tjeter pervec ate te ankthit.
* Marre nga "Frankfurter Allgemiene Zeitung"
 
Poezi nga Ismail Kadare

Ti ishe për Mua
Ti ishe për mua e pamposhtur si Troja
Troja që unë dot s'e pushtoja.
Ti ishe për mua e pakuptueshme,
Më e pakuptueshme se mbishkrimet etruske

Vetëm në ëndrra, ah, në ëndrra
T'i përqafoja flokët e dendura.
Gaz më shumë ndjeja tek të pushtoja
Se gjithë grekët kur ra Troja.

Vetëm në ëndrra m'ishe e kuptueshme,
Ti, e shtrenjta ime etruske.




Një Vajzë

Duke të puthur, pa të dashur
Në shpirt ai ty të plagoi
Buzëpërgjakur nga të kuqtë e tu,
si vrasës tinëz shkoi


Krenar që ty "të shtiu në dorë"
Gjith' shokëve emrin tënd ua tha.
Pranë gotës së birrës për ty folën
në park, të dielave ata.


Dhe ti e vetme mbete, bosh
mbenë sytë e ty në net bilbilash
Si sheshi i shkretë, ku posa ndodhi
Një katastrofë automobilash.


Tani kur shkon Rrugës së Dibrës
Ata me sy të ndjekin pas
Pataj me bërryl i bien shokut
"E sheh filanen? E ka pas..."


Dhe ti ul kokën shpejton hapin
T'arrish tek shoqja sa më shpejt
Të përsërisësh fjalët standart:
"Ah, njëlloj janë të tërë djemtë"


Të dyja t'ulura pranë radios
Do ndizni heshtur një cigare
tek supi i saj, nën fjalë lajmesh
një çast dremitja do të t'marrë


Dhe do të të çojë tek një rrugë tjetër
M'e gjerë, m'e bukur dhe më e re
Atje në sfond fabrikash, njerëzit
Nga kembët s'do të të venë re.


Atje ku t'ecësh midis turmash
Në një grup djemsh, ndoshta midis
Dikush me brryl do t'i bjerë shokut:
"E sheh filanen? Ishim miq..."
 
Kristal

Ka kohe qe s'shihemi dhe ndiej
Si te harroj un' dalngadal,
Si vdes tek une kujtimi yt
Si vdesin floket dhe gjithcka
Tani kerkoj une posht' e lart
Nje vend ku ty te te leshoj.
Nje strofe a note a nje brilant
Ku te te le, te puth, te shkoj.

Ne s'te pranofte asnje varr
Asnje mermer a morg-kristal.
Mos duhet vall' prap te te mbart
Gjysem te vdekur, gjysme te gjalle?

Ne s'gjetsha hon ku te te hedh
Te gjej nje fushe a nje lulnaje
Ku butesisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund te te shperndaj.

Te te mashtroj ndoshta keshtu
Dhe te te puth e t' ik pa kthim
Dhe nuk do te dime as ne, askush
Harrimi ish ky, a s'ish harrim.
 
Kadare përballë çmimit “Nobel”

Zef Brozi

Që në fillim të këtij shkrimi i kërkojmë falje Kadaresë. E dimë që Kadaresë nuk i pëlqejnë shkrimet që i kushtohen atij dhe sidomos lëvdatat. Madhështia e veprës së Kadaresë flet vetë. Ajo është edhe mbrojtësja ... më brilante e së vërtetës. Ne mendojmë gjithashtu, se Kadare nuk meriton të sulmohet. Aq më tepër nga ne shqiptarët. Në këtë shkrim ne duam thjeshtë të shprehim shkurt mendimet tona për disa çështje që lidhen me Kadarenë si kandidat i çmimit “Nobel”, me respektimin e simboleve të kulturës dhe historisë sonë kombëtare, me rolin e gjithë shqiptarëve dhe institucioneve e organizmave shqiptare në vlerësimin dhe nderimin e personaliteteve të kulturës sonë kombëtare në përgjithësi e të Kadaresë në veçanti. Fakti se Kadareja ka qenë disa herë kandidat për çmimin “Nobel”, nga një anë na gëzon ne dhe besoj edhe gjithë shqiptarët, por nga një pikëpamje edhe na dëshpëron. Natyrshëm lind pyetja: Përse akoma Kadare nuk e ka fituar çmimin “Nobel”? Padyshim që vepra e Kadaresë e më se ‘50 viteve është e atyre përmasave dhe niveleve që duhej ta bënte Kadarenë prej kohësh fitues të këtij çmimi. Të huajt shprehin habi që një shkrimtar aq i madh të ketë dalë nga një vend i izoluar dhe shumë pak i njohur. Jo rrallë, disa të huaj e pohojnë pa hezitim se Kadare do të ishte prej vitesh fitues i çmimit “Nobel”, nëse ai do kishte qenë amerikan, anglez, italian, grek etj. Sigurisht, ata nuk duan të fajësojnë Kadarenë pse ai është shqiptar. Po atëherë çfarë e pengon dhënien e çmimit “Nobel” Kadaresë? A mos vallë komiteti përkatës i çmimit “Nobel” në letërsi ndikohet nga disa shkrime e kritika të padenja e dashakeqëse, madje edhe shpifëse, që disa individë kanë bërë e bëjnë kundër Kadaresë? Përse ne shqiptarët vazhdojmë të veprojmë kundër vetvetes?

Mendojmë se është i nevojshëm dhe dinjitoz një qëndrim dashamirës i gjithë shqiptarëve, institucioneve e organizmave shqiptare në Shqipëri, Kosovë etj, për kolosin e kulturës sonë kombëtare, Ismail Kadare. Ne jemi të vonuar në mbështetjen masive ndërkombëtare që si shqiptarë duhet t’i bëjmë veprës dhe personalitetit të Kadaresë në botë dhe në Komisionin e Dhënies së çmimit Nobel. Në këtë mënyrë, në radhë të parë, afirmojmë kulturën tonë kombëtare, në këtë mënyrë do të përfitojë dhe do të vlerësohet së pari kombi dhe kultura shqiptare. Ne shqiptarët duhet ta pranojmë me keqardhje se aktualisht s’kemi aq shumë për t’u mburrur në sytë e botës. (Në të vërtetë shqiptarëve dita-ditës po u del nami i keq pothuajse në gjithë botën, nga aktet kriminale të disa individëve.) Por të paktën sot kemi tre personalitete, tre simbole kombëtare të përmasave botërore: Heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti “Skënderbeu”, Nënë Terezën dhe Ismail Kadarenë. Natyrisht që ne nuk mohojmë se ka pasur, ka e do të ketë edhe të tjerë shqiptarë të shquar në fusha të ndryshme dhe në etapa të ndryshme, por varet të çfarë përmasave janë e do të jenë ata në kontekstin botëror. Ky shkrim as nuk synon dhe as ka mundësinë të bëjë analizën e personaliteteve të rëndësishme të kombit tonë. Duke veçuar këto tre simbole ne kurrë, nuk nënvleftësojmë personalitetet e tjera të kombit tonë. Dihet se çdo komb i ruan dhe krenohet me simbolet e tij, simbolet e historisë dhe kulturës së tij. Ndërsa disa shqiptarë bëjnë të kundërtën. A ka më turp që vetë shqiptarët të ngrihen edhe kundër simboleve të tyre kombëtare për t’i mohuar e denigruar ato? Nëse ne vetë nuk respektojmë simbolet dhe personalitetet tona kombëtare, atëherë çfarë mund të pritet nga të huajt? E megjithatë, në mjaft raste të huajt janë ata që i vlerësojnë më shumë personalitetet dhe simbolet tona kombëtare. Mendojmë se liria e fjalës dhe e shtypit nuk shkon deri në atë masë sa të mohosh dhe denigrosh edhe ato pak vlera e simbole kombëtare, me të cilat na njeh sot bota e civilizuar. Të gjithë shqiptarët, pra edhe diaspora shqiptare, kudo ku ndodhet, duhet të jetë më aktive për t’i dhënë përgjigjen e duhur qëndrimeve dhe veprimeve të tilla antikombëtare, antishqiptare. ثshtë fat i mirë që simboli i tretë i kombit tonë, Ismail Kadare, është gjallë dhe vazhdon të pasurojë fondin e letërsisë shqiptare e botërore. Vepra e Kadaresë flet vetë. Kadare është jo vetëm një shkrimtar i madh botëror, por edhe një ndër shqiptarët më atdhedashës. Ai është mbrojtës i principeve të një demokracie reale në Shqipëri e Kosovë, mbrojtës i mençur i çështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare, fshikullues i së keqes, i guximshëm në kritikat kundër korrupsionit dhe mafias, mbrojtës i të drejtave të njeriut dhe vlerave njerëzore pa asnjë lloj dallimi e diskriminimi. Kadare është diplomati i shkëlqyer i kombit shqiptar në botë. Do të jetë në të mirë të popullit shqiptar, që politikanët shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi t’i dëgjojnë dhe vënë në jetë këshillat e Kadaresë. (Apo politikanët tanë s’kanë nevojë për këshilla se i dinë të gjitha!)

Disa e mohojnë faktin se Kadare ka dhënë një kontribut të çmuar në lëvizjen për demokratizimin e Shqipërisë. Disa përmendin epitetet e shpifura të diktaturës komuniste, që në tetor 1990 e cilësuan Kadarenë “tradhëtar të Shqipërisë”. Vetë Lëvizja Studentore e Dhjetorit të 1990-ës vlerësoi dhe brohoriti emrin e Kadaresë, i cili me gjestin e tij simbolik në tetor të 1990-ës, duke kërkuar azil politik në Francë, në fakt i bënte apel rinisë dhe gjithë popullit shqiptar se duhej ngritur fuqimisht për shembjen e diktaturës dhe për ndërtimin e një Shqipërie demokratike. Disa pyesin, pse Kadareja nuk u burgos gjatë regjimit komunist? Ata do ta vlerësonin Kadarenë vetëm nëse ai do të kishte qenë i burgosur për shumë vite, dhe mbase edhe të kishte vdekur nga torturat në burgjet e diktaturës! Shqiptarët duhet të jenë të lumtur që një gjë e tillë nuk ndodhi. Në diktatura, të burgosurit politik janë me mijëra. Por personalitete si Kadare, kombi shqiptar rrallë mund të ketë. Me Kadarenë të mbyllur në burgjet komuniste, kombi shqiptar do të kishte thjesht një të burgosur më shumë. Ndërsa me Kadarenë shkrimtar të lirë që shkruan kundër burgjeve, kombi përfitoi një personalitet me famë botërore. Pra, cilin Kadare do të zgjidhnin shqiptarët?

Të dashur bashkëkombas! Asnjë njeri i madh në botë, asnjë Nobelist, qofshin edhe ata që lindën e jetuan në vende demokratike e jo nën thundrën e diktaturave, nuk kanë qenë e nuk janë perfekt. E megjithatë, popujt e tyre kanë ditur t’ua nxjerrin në pah, apo edhe t’ua zmadhojnë akoma më shumë vlerat dhe madhështinë e të përfitojnë prej tyre në shumë aspekte, madje politikisht dhe ekonomikisht. Perfektshmëria mund të synohet nga të gjithë, por mbase askush, pra as njerëzit e mëdhenj, nuk e arrijnë atë. Le t’i marrim Kadaresë ato anë që e bëjnë atë të madh, dhe që i jep kombit shqiptar të drejtën të krenohet me veprën e tij. Edhe vendet e mëdha si Amerika krenohen dhe kanë shumë përfitime, kur një shtetas i tyre fiton çmimin Nobel. Ndërsa për vende si Shqipëria, një gjë e tillë do të ishte një mrekulli që ngjet shumë rrallë. Kur Kadare të marrë çmimin Nobel, emri i Shqipërisë dhe kombit shqiptar do të përmendet në gjithë botën. Interesi i të huajve për letërsinë dhe kulturën shqiptare do të rritet. Mbase për disa të huaj do jetë një zbulim që në botë ekziston një vend që quhet Shqipëri, dhe do të kenë kuriozitet për ta vizituar. Autorë të tjerë shqiptarë do të kenë shansin të bëhen edhe më të njohur dhe të konkurojnë për çmime Nobel e çmime të tjera në të ardhmen. Mbase edhe turizmi e biznesi në Shqipëri e Kosovë mund të përfitojnë me miliona dollarë në vit me emrin e Kadaresë Nobelist. Dhe me Kadarenë Nobelist do të mund të krenohen e përfitojnë edhe vetë ata që e kritikojnë dhe shkruajnë kundër tij. Shqiptarët duhet të bëjnë atë që u takon për të mos e humbur këtë shans të rrallë, që nuk dihet se kur mund t’u jepet më. Le ta respektojmë edhe ne shqiptarët Kadarenë, të paktën në atë masë sa të huajt e respektojnë dhe e nderojnë! Shqiptarët e Amerikës e kanë filluar rrugën e mbarë të përhapjes së vlerave të veprës dhe personalitetit të Kadaresë në Amerikë e më gjerë. Në janar 2005 disa intelektualë dhe shoqata shqiptaro-amerikane kanë shkruar e po shkruajnë në mbështetje të Kadaresë dhe kandidaturës së tij për çmimin Nobel. Po merren nisma për ta bërë veprën e Kadaresë dhe kulturën shqiptare edhe më të njohur në shkolla, librari e institucionet të tjera amerikane, si dhe ndër lexuesit amerikanë dhe vetë emigrantët shqiptarë. Kadare po viziton edhe më shpesh Amerikën dhe bën takime me komunitetin shqiptar. Në nëntor 2004 ai u mirëprit në takimet e tij miqësore me diasporën shqiptare të Michiganit. Veprat e Kadaresë po bëhen dhuratë e preferuar që mund t’u bëhet miqeve amerikanë dhe të huajve të tjerë. Ja edhe një fakt tjetër domethënës: Pronari shqiptar i një restoranti të mirënjohur në Michigan, që në nëntor 2004 pati nderin të shtrojë një drekë për Kadarenë, po bën një gjë të veçantë: karriges ku u ul Kadare dhe tavolinës përkatëse do t’u vërë një pllakatë me emrin e Kadaresë dhe do të ndërtojë një kënd të posaçëm në lokal për të ekspozuar veprat e Kadaresë. Sa shumë mundësi dhe mënyra ka që ne shqiptarët të ekspozojmë vlerat e letërsisë, historisë dhe kulturës sonë kombëtare. Të gjithë shqiptarët duhet të bëjmë një gjë të tillë. Në mënyrë të veçantë studentët shqiptarë që studiojnë në vende të ndryshme të botës. Ata mund të bëhen nismëtarë të shkëlqyer, për të vendosur kontakte frytdhënëse midis shkollave dhe universiteteve ku studiojnë dhe personaliteteve të kulturës sonë kombëtare. Ata mund të organizojnë edhe ditët e kulturës shqiptare në vendet ku studiojnë etj., etj. Së bashku dhe me respekt e dashamirësi për njeri-tjetrin e së pari për personalitete si Kadare, ne shqiptarët, kudo ku ndodhemi, mund të bëjmë shumë gjëra të mira e me vlerë. Le të shpresojmë dhe punojmë që viti 2005 të jetë një vit fatlum për kombin shqiptar, viti që të kemi Kadarenë fitues të çmimit “Nobel”.

''Panorama''
 
Garsia Markes i Europës quhet Ismail Kadare

Nga Stephan Wackwitz

Në një “Kapitull pa numër” romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i Ismail Kadaresë reflekton vetveten. Dhe këtë ai e bën në formë të një përralle: “Ishte njëherë një gjeneral dhe një prift që kishin dalë për kismet. Jo, nuk kishin dalë për kësmet. Ata kishin dalë për të mbledhur eshtrat e ushtarëve të tyre të vrarë në një luftë të madhe. Ec e ec, kapërcyen shumë male e shumë fusha, duke kërkuar e duke mbledhur këto eshtra.

Vendi ishte i ashpër e i keq. Frynin erëra e binin shira pa pushim. Por ata nuk u kthyen nga udha dhe ikën më tutje. Mblodhën sa mblodhën dhe u kthyen të numëronin ato që kishin mbledhur. Doli se mungonin ende shumë eshtra”. Përmbledhja përrallore, njëkohësisht fëminore, e vjetër dhe e goditur shpalos një ngjarje, të cilën vetë libri me jodiciplinë të përsosur artistike e ka derdhur në toposin sugjestiv, fantastik, frikëndjellës dhe erotik të një romantike tmerri. Sepse në këtë roman që habitshëm sillet në vetvete, që fillon vazhdimisht rishtaz dhe që modifikon motivet vërtet është fjala për zhgroposjen, katalogjizimin, kthimin në shtëpi të një armate pushtuese. Toka e Shqipërisë duhet t’i kthejë kufomat e armiqëve të dikurshëm në mënyrë që ata të varrosen në vendlindjen e tyre matanë detit. Njëkohësisht në romanin e Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” përshkruhen mjerimi i hoteleve provinciale në vjeshtë në bllokun lindor, vuajtja melankolike e një koloneli, i cili dashurohet në një shqiptare të re, e cila për çdo mbrëmje vjen në stadiumin e Tiranës për të shikuar dashnorin e saj duke ushtruar futboll. Fjala është për një mallkim, të cilin e ka shprehur nëna e dhëndrrit gjatë një dasme, për historinë e dashurisë të një pengu lufte dhe për frontin e bafasishëm unik të shqiptarëve shumëfish të grindur dhe të ndarë në dysh nga gjakmarrja në Luftën e Dytë Botërore. Fjala është për një shtëpi publike, të cilën e drejtojnë forcat pushtuese në një vend të vogël dhe të harruar nga Zoti, dhe për fatet e të rinjëve të cilët këtu janë takuar tërthorazi dhe njëkohësisht me fytyrë të kthyer anash: “Ato kushedi nga i degdisën, me siguri në ndonjë qytetth të humbur, atje ku ndaleshin për një natë trupat që shkonin në vijën e parë dhe trupat që ktheheshin andej. Dhe me siguri, jeta e tyre ishte mbushur prapë me rreshta të gjatë e të përbaltur ushtarësh, që zbraznin mbi to gjithë hidhërimin dhe baltën e luftës.”
Fjala është për kodrat, për Tiranën në nëntor, për detin dhe vazhdimisht për frymën, e cila në këtë vend duket që fryen përherë: “Ulërimë ere. Ditë e natë. Duket sikur botës i ka mbetur vetëm era”.

Të vdekurit kundërshtojnë
Por, sado artistikisht ndërtohet bota e këtij romani nga dendësimi i këtyre motiveve, ringjallja e mundimshme, përherë e aksidentuar, në të vërtetë e pamundshme dhe në fund e dështuar burokratike e të vdekurve është tema dhe puna, të cilës figurat e tij si të ishin nën presion mitik kthehen sërish në çdo kapitull dhe nga të gjitha drejtimet. Fillimisht të vdekurit kundërshtojnë shqetësimin. Ata mobilizojnë trevën e padepërtueshme kodrinore për të mbrojtur prehjen e tyre, vjeshtën, shiun, atë frymë që fryen pandërprerë, pashpresën, baltën, mjerimin. Pasi që gjenerali dhe prifti nuk frikësohen nga kjo, të vdekurit e luftës të groposur në këtë trevë reagojnë si kufomat e letërsisë së llahtarshme të të gjitha vendeve: ata bëhen vetë aktiv. Ata kalojnë kufirin, i cili atyre u kontestohej, për t’i tërhequr në anën e tyre të gjallët. Jo të vdekurit kthehen në shtëpi, por të gjallët, të cilët nuk mund të pajtohen me pakthyeshmërinë e vdekjes. “Jam nisur herët”, thotë i fejuari i frikshëm i Lenores në baladën e (Gott fried August) Berger-it (një lloj magna karte e letërsisë europiane të tmerrit, e cila në romanin e Kadaresë citohet në një vend vendimtar), “dhe dua të të marrë me vete”.

Së pari të vdekurit helmojnë varrmihësit: “Njëzet vjet mikrobi qëndron I fshehur nën tokë dhe papritur shpërthen. E frikshme, tha gjenerali. Ashtu është, tha prifti. Porsa bie në përkitje me ajrin dhe diellin, zhvillohet. Si bisha që zgjohet nga gjumi i dimrit. Prifti e pinte kafen ngadalë”. Pastaj, ndërkaq, të vdekurit mbizotërojnë plotësisht romanin. “Madje frika se duke përdorur fraza dhe fjalë hijesh, ai po bëhej ndërkaq pjesëtar i asaj bote, nuk kishte më kuptim. Ai ishte ndërkaq i tyre, kishte hyrë dalngadalë, ditë pas dite e stinë pas stine në atë gjithësi, e prej saj çfardo të bënte s’dilte më dot”. Motivet e llahtarshme romantike janë shenjë dalluese e këtij zotërimi të pushtetit. Kështu për shembull ekspedita për zhgroposje e gjeneralit dhe e priftit shumëzohet në mënyrë të pakontrollueshme derisa në fund lëvizin aq shumë dytëshorë saqë as nuk njihen mes veti: “Të lutem ma thuaj shkurt dhe qartë: kush i hapi varret para dhjetë ditësh? Njeriu i fermës e vështroi me përçmim. Ju i hapët, tha me zë të prerë. Balli i specialistit u mbush me djersë”. Në këtë roman në mënyrë shumë të ndieshme përzihen momentet e llahtarshme me ato komike. Ndërlidhja mes të frikshmes me qesharaken, një element grotesk në kuptimin burimor e përcakton atë dhe shpalos një ngjashmëri të habitshme familjare me kushërinjtë e tij latinoamerikan. Romani i Ismail Kadaresë është ndoshta kushëriri i vetëm legjitim europian i librave të tilla si “Njëqind vjet vetmi” i Gabriel Garcia Marquezit. “Rrëfimet e painterpretueshme, imazhet irituese, mendimet e rrezikshme, eksperimentet e paparashikueshme në një gjuhë të pafrenueshme” “ ato që Heinz Schlaffer i ka skicuar si cilësi të librave, të cilave u ngjitet etiketa e “realizmit magjik”, në Shqipërinë staliniste-maoiste, me sa duket, kanë lindur nga një përzierje mjaft e rrezikshme e trashëgimive të ndryshme kulturore, siç sundojnë në shoqëritë e përziera katoliko-indiane të Amerikës Jugore (Latine).

Evidenca e frikshme
Ndërkaq, evidencën e tij të çuditshme, paksa të frikshme, një joshje dhe fascinim, të cilat nuk mund të shpjegohen vetëm përmes citateve nga tradita e llahtarshme europiane, romani i Kadaresë nga viti 1964 (historia e tij e recepsionit shënon, ndër të tjera, një xhirim me Marcello Mastroianni dhe Michel Piccoli) duket ta ketë nxjerrë nga kujtesa edhe më e thellë kulturore. “Ec e ec” të sjellim këtu edhe njëherë përrallën, e cila i shërben romanit si model miniature i vetvetes “kapërcyen shumë male e shumë pllaja. Moti ishte i egër e i keq. U lodhën e u këputën e u plasi shpirtin kjo punë. As era, as dëbora nuk u tregonin ku gjendeshin ushtarët që kërkonin. Mblodhën sa mblodhën dhe u kthyen prapë të njehsonin ato që kishin mbledhur. I njehsuan dhe doli që kishin mbetur pa u gjetur ende shumë ushtarë”. Të vdekurit s’mund të nxirren më plotësisht. Gjatë vështrimit më të afërt nuk është rastësi që romani i Kadaresë subjektin dhe fshehtësinë e tij e shpreh pikërisht si përrallë. Sepse mitit, rreth të cilit sillet pa u zgjidhur subjekti përherë i rifilluar i romanit, ne bashkëkohësit vërtet mund t’i qasemi vetëm si një kujtesë përralle gjysmë të harruar. Eshtë raporti i vjetër, shamanist mbi udhëtimin në nëntokë, prej të cilit nuk kthehesh i plotë dhe i padëmtuar, por me një njollë: duke çaluar, me një këmbë kali, pa një gisht, me një këmbë prej ashtit të balenës.

“Ndonëse mitet dhe ritet rreth mbledhjes së eshtrave të kafshëve të vrara paraqiten edhe në ato kultura, të cilat nuk njohin fenomene shamaniste në kuptim të ngushtë”, shkruan Carlo Ginzberg në librin e tij të mrekullueshëm “Sabati i shtrigave” (i cili shamanizmin e deshifron si një trashëgimi të heshtur të fondit edukues europian), “duket që ato imitojnë rrugën e brendshme dhe të frikshme, në të cilën shamani dallon misionin e tij”.

Fakti që Ismail Kadare në thelbin e katastrofës europiane gjen përvojën e shamanizmit euroaziatik është një rezultat i befasishëm i metodës së tij magjike. Komizmi i madh dha lakonik i gabimeve dhe mundimeve i dy figurave të tij nëpër nëntokën e atyre hoteleve të braktisura, përmes trevave kodrinore, qyteteve dhe ëndrrave i jep këtij libri njëkohësisht lehtësinë dhe poezinë e një filmi të Fellinit. Ndërsa dendësia atmosferike, me të cilën përkëndohet një rreth i braktisur, i shkretë dhe i pashpresë i bllokut lindor socialist e bën romanin e Kadaresë njëkohësisht një dokument të saktësisë historiografike. Ky roman i madh, ngjethës, komik dhe në çdo aspekt i paharrueshëm vërteton tezën e Heinz Schlaffer-it se “krijimi i letërsisë moderne është fare i lidhur në rrethanat shoqërore paramoderne, të cilat kanë rënë në krizën e modernizimit të vonshëm”. Sepse “për t’u shkruar letërsia asaj i duhen kujtimet e një bote arkaike, në të cilën aura e fjalëve ende nuk është shkatërruar plotësisht nga mediat teknike; ku iluminizmi i gazetarisë, i shkencës së popullarizuar dhe i qarkullimit shkëmbyes nuk i ka mënjanuar copëzat e fundit të besimit dhe bestytnisë; ku dikush që shkruan e paraqet mundimin e çlirimit të tij nga traditat paraletrare, të cilat ai njëkohësisht i shkatërron dhe i ruan në kujtesë”.

Përktheu nga gjermanishtja: Enver Robelli

''Panorama''
 
John Cox: Kushtet kur ai hyri në jetën kulturore të Shqipërisë

Ismail Kadare në vëmendjen e historianëve të huaj

Veprat e Ismail Kadaresë, të njohura dhe të përkthyera në rreth 60 gjuhë, kanë nisur të hyjnë edhe në programet e studimeve universitare në SHBA. Kadareja ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të shkrimtarëve dhe kritikëve letrarë nëpër botë, por edhe të historianëve, të cilët e shikojnë veprën e tij në shtrirjen kohore "E kaluar - e tashme - e ardhme". Një prej tyre është John Cox, profesor i historisë në Universitetin Jezuit Wheeling të Virxhinias Perëndimore, i cili po shkruan edhe një libër për evoluimin e veprës së Kadaresë, pikërisht në kontekstin historik. I ftuar nga qendra "Woodrow Wilson" në Uashington kohët e fundit, John Cox tha se në librin që po shkruan, ai synon të përshkruajë kushtet historike në të cilat Ismail Kadare hyri në jetën kulturore të Shqipërisë si një figurë e shquar e letërsisë shqipe, dhe të shpjegojë evoluimin e veprës së tij në kohë dhe në hapësirë. Cox gjithashtu trajton në librin e tij edhe rolin e shkrimtarit si intelektual në zhvillimet politike dhe sociale të Shqipërisë, si dhe vendin e tij në historinë e inteligjencies ballkanike. "Ndikimi i tij në diskutimin politik në Ballkan është tepër i fuqishëm. Ai vazhdon të jetë një shkrimtar tepër aktiv, që trajton tema nga më të ndryshmet, duke botuar mesatarisht një libër në vit, gjatë gjithë peridhës që kur është vendosur në Francë në fillim të viteve '90".
 
Londra nderon Kadarenë me çmimin prestigjoz "Man Booker International Prize"

Shkrimtari Ismail Kadare është nderuar me çmimin prestigjioz "Man Booker International Prize" (اmimi Ndërkombëtar për Shkrimtarin më të Mirë). اmimi u jepet një elite të zgjedhur shkrimtarësh nga e gjithë bota. Kadare 69 vjeç u nderua me këtë çmim jo për ndonjë vepër të veçantë, por për tërësinë e punës së tij si shkrimtar. Jurisë, ndër shumë vepra të autorit, i kanë bërë përshtypje novelat "Prilli i thyer" dhe kryevepra e tij "Gjenerali i Ushtrisë së vdekuar". "Man Booker International Prize" është një çmim i përvitshëm themeluar në Londër, që nga viti 1969 nga shoqata e shkrimtarëve Britanike, Irlandeze dhe e vendeve të Komonuelthit. Për herë të parë nga krijimi i këtij çmimi, juria angleze këtë vit ka bërë një përjashtim në përzgjedhjen e fituesit, pasi këtë vit mësohet se kriteri i vlerësimit, ka qenë kontributi i një autori nga cilido vend i botës, i cili ka dhënë një kontribut të veçantë në pasurimin e literaturës botërore. Ismail Kadare është vlerësuar me këtë çmim, në një kohë që për këtë çmim, ishin propozuar edhe emra të mirënjohur të letërsisë botërore, si amerikani John Updike, gjermani Guenter Grass, por edhe kolumbianin Gabriel Garcia Marquez, të cilët ishin midis 18 autorëve nga 13 vende, por njëkohësisht edhe autorët e mirënjohur britanikë Muriel Spark, Doris Lessing dhe Ian McEwan, si edhe kanadezen Margaret Atwood. Ceremonia e dorëzimit të çmimit do të zhvillohet në Edinburgn, datë 27 qershor. "Ismail Kadre është një shkrimtar, i cili lë gjurmë në të gjithë kulturën, histotrike, folklorike dhe politike të vendit të tij. Ai është një shkrimtar universal, i cili shkruan histori, të cilat datojnë që nga koha e Homerit", shprehet Profesori John Carey, kryetari i jurisë së përbërë nga novelisti dhe editori Alberto Manguel, si dhe akademiku njëkohësisht shkrimtari Azar Nafisi. Ndërsa, Kadare ka deklaruar se "ndjehem thellesisht i nderuar nga fitimi i çmimit 'Man Booker International Fiction Prize 2005'". Në letrën falenderuese drejtuar jurisë së këtij çmimi, Kadereja shkruan midis të tjerash: "Unë jam një shkrimtar nga Ballkani, një pjesë e Evropës, e cila për një kohë të gjatë ka qenë një lajm eksluziv për pandershmëri humane, konflikte armësh, luftrash civile, spastrime etnike etj. Besimi im i madh është se, që tani e tutje Evropa të kuptojë, që ky rajon në të cilin ndodhet edhe vendi im Shqipëria, mund të japë edhe lajme krejt ndryshe nga ato të deri më tanishmet dhe, në të njëjtën kohë, të bëhet një burim lajmesh për arritje në fushat e artit, të letërsisë dhe qytetërimit. Duke përfunduar letrën e tij falenderuese, Kadare është shprehur se "do të dëshiroja ta pranoja këtë çmim, me të cilin jam nderuar, si një konfirmim që besimi dhe shpresat e mia nuk më gabuan". Ky çmim ka edhe një vlerë monetare në nivelin e 88 mijë eurosh. Gjithashtu Kadaresë do t'i jepen edhe 20 mijë euro të tjera, për t’ia dhuruar njërit nga përkthyesve të veprave të tij, sipas dëshirës.

Gazeta Metropol
 
Shkrimtari i njohur jep deklaratat e para pas çmimit në mediat botërore. Vlerësimet d

Kadare: Përçarja është sëmundja jonë
"Kultura do t'i drejtojë mendjet e popujve të Ballkanit"


Shkrimtari Ismail Kadare ka qenë dje protagonist i mediave kryesore botërore. Lajmi për fitimin e çmimit "Man Booker international" nga shkrimtari 69-vjeçar që e ndan kohën e tij mes Tiranës e Parisit, është publikuar pothuajse në të gjitha gazetat britanike, agjencitë europiane, amerikane e më gjerë, si dhe në televizione të ndryshme. Komente nga kritikë letrarë më në zë, theksimi i faktit që Kadare është i pari shkrimtar që e fiton këtë çmim, i cili përherë të parë ka marrë këtë përmasë gjeografike, duke i kaluar kufijtë britanikë, janë dhënë në gazeta të rëndësishme, si "The Times", "The Guardian", "The Independent" dhe agjencitë më të mëdha, si Rojters, AFP, Alxhazira, etj. Vetë shkrimtari ka dhënë dje një intervistë në transmetim të drejtpërdrejtë për "Zërin e Amerikës", intervistë të cilën po e botojmë të plotë.

Zoti Kadare, jeni shkrimtari i parë që fiton këtë çmim mes shumë emrave të njohur. اfarë nënkupton ky çmim për ju?
Ka qenë një kënaqësi për mua. Ky çmim do të thotë një vlerësim. Ideja që do t'i gëzoj lexuesit e mi kudo që ndodhen, është një pjesë e kënaqësisë.

A mendoni se çmimi i sotëm do t'ju ndihmojë për çmimin "Nobel" në letërsi, për të cilin ju keni qenë disa herë kandidat vitet e fundit?
Këtë sinqerisht nuk mund ta them. Nuk e di dhe nuk mund të them një hamendje të gabuar. Ndër komentet e para pas marrjes së këtij çmimi, ju u shprehët se çmimi do t'i japë botës një perspektivë të re për Ballkanin, jo vetëm si rajon trazirash e tensionesh, por edhe si vend arritjesh në art dhe letërsi. Megjithatë, është vështirë të shkëputesh nga njoftimet e ditës nga ky rajon, siç është p.sh. rasti i zgjedhjeve në Shqipëri, ku komentet e vetme që dëgjohen nga komuniteti ndërkombëtar janë shqetësimet për zhvillimin e rregullt të zgjedhjeve…
Po kjo është krejtësisht e vërtetë. Kur më pyetën nga Londra për përshtypjet e para, thashë pikërisht këtë gjë, se do të më pëlqente që nga të gjithë shqiptarët, nga të gjithë ballkanasit që nga kjo anë e botës të mos vijnë vetëm lajme të hidhura, por edhe lajme të gëzuara. Dhe arti gjithmonë jep lajme të gëzuara. E pavarësisht se vijojnë të vijnë këto lajme jo të mira prapë se prapë një prurje artistike si kjo, një çmim, një gëzim, një festë artistike do të arrijë t'i zbusë e t'i drejtojë mendjet e popujve të Ballkanit në gjëra më të thella, më të qëndrueshme, më pak pasionante (në kuptimin e keq të fjalës) sesa politika. Unë them se vetëm kultura është ajo që e bën aksionin e saj shumë ngadalë, por në mënyrë të sigurt, shumë më të sigurt se politika.

A jeni optimist për kulturën në Shqipëri sot?
Po, jam optimist. Pavarësisht se kultura shqiptare ka probleme shumë të vështira, ka keqkuptime sidomos, jashtëzakonisht të vështira, por ato do të kapërcehen. Janë një lloj takse që paguhet gjithmonë në prag të ndryshimeve të mëdha. Kosova, po ashtu, do të jetë në qendër të vëmendjes së komunitetit ndërkombëtar. Ndërsa po afrohet momenti që shqiptarët e kishin pritur prej kohësh, një raport i fundit i grupit ndërkombëtar të krizave vë në dukje se një nga problemet që duhet të kapërcejë Kosova sot është përçarja mes vetë shqiptarëve atje…
Pavarësisht se ne kjo nuk na pëlqen, duhet të jemi të ndërgjegjshëm se ne shqiptarët sëmundjen e përçarjes e kemi jashtëzakonisht të fortë. Këtë sëmundje jemi të detyruar ta përballojmë. Por për ta përballuar duhet ta njohim e ta pranojmë. ثshtë një nga cenet e kombit shqiptar. Një cen, i cili nuk mund ta ndihmojë lirinë e shqiptarëve, pavarësinë dhe sigurinë e tyre. Mendoj se nuk duhet të na vijë keq që na e vënë në dukje këtë gjë, përkundrazi duhet të na vijë keq që vazhdojnë të na vënë në dukje diçka që ne nuk po arrijmë dot ta korrigjojmë, ta ndreqim.

Kadare në "The Guardian": Nuk jam një shkrimtar regjimi
Gazeta "The Guardian" ka botuar dje deklarimet e para të shkrimtarit shqiptar, menjëherë pas shpalljes fitues të çmimit poreztigj ndëkombëtar "Book prize". Shumë detaje nga jeta dhe vepra e tij, kritika dhe komente… janë përmbledhur në materialin e gjatë botuar në këtë gazetë në faqen e parë dhe të tretë të saj. "Kadare, mundohej t'i dërgonte fshehurazi jashtë Shqipërisë veprat e tij… Ai është një shkrimtar që e kanë krahasuar me Homerin", has ndër rreshtat e këtij materiali në "The Guardian".
Gazetari Jon Henley ka udhëtuar për në Paris, posaçërisht për të intervistuar Kadarenë, në lidhje me fitimin e çmimit pasi kjo është hera e parë që ky çmim i jepet një të huaji dhe jo shkrimtarëve britanikëve siç është bërë tradicionalisht që nga viti 1969 kur është themeluar ky çmim. Shkrimtari 69 vjeçar ka deklaruar se "lajmi për fitimin e çmimit, ato momente që më telefonuan, me të vërtete ishte shumë i gëzueshëm."
"The Guardian" në vazhdim të shkrimit e vë theksin në faktin se Kadare është një figurë udhëheqëse për kulturën shqiptare për më shumë se 40 vjet. Në prononcimin e tij për këtë gazetë shkrimtari Ismail Kadare ka theksuar se nuk është një shkrimtar politik.
"Të qenurit kritik ndaj një regjimi është diçka normale për një shkrimtar", ka thënë Kadare. Ndërsa njëri prej komentatorëve letrarë të "The Guardian", Julian Evans ka shkruajtur një komet special, ku tregon për jetën dhe suksesin e Kadaresë si shkrimtar.
 
"The Independent" i dedikon një shkrim të gjatë Ismail Kadaresë

Aventura në "Kadaria", si të jesh human në botën e frikës

Nga DAVID BELLOS
"The Independent"


Nesër Ismail Kadare do të jetë në Edinburg, për të tërhequr çmimin "Man Booker International Prize". Pak ditë para kësaj ngjarjeje, në "The Indipendent" ditën e premte u publikua një shkrim i David Bellos, që gazeta e cilëson "një guidë rreth botës unike të shkrimtarit". David Bellos është përkthyesi në gjuhën angleze i një varg veprash të shkrimtarit Ismail Kadare, duke nisur që nga "Dosja H", "Piramida" "Verë lulesh, verë e ngrirë".

LAJMI
Të hënën Ismail Kadare do të pranojë për herë të parë çmimin "Man Booker International Prize", në Edinburgh.
Ai për një kohë të gjatë njihet si shkrimtari më i mirë shqiptar për brezin e tij, ndoshta i të gjitha kohërave, si dhe një nga romancierët më të admiruar europianë të shekullit të 20-të.
Veprat e tij janë të pafundme, si ato të Balzakut; kritike ndaj diktatorit, sikurse Orwell-i, dhe me fantazi shqetësuese si ato të Kafkës.
ثshtë, gjithashtu, një zbulim dhe një reflektim se çfarë do të thotë të jesh shqiptar, një zbulim i së shëmtuarës dhe dinjitetit të një kombi të vogël. Kadareja, ndoshta, është i fundit shkrimtar nacional në historinë e Europës.
Djalë i një zyrtari të rangut të vogël dhe i një nëne nga familje pasanikësh, Kadare ka lindur në vitin 1936.
Ai u rrit në qytetin me mure të Gjirokastrës, jo larg nga kufiri me Greqinë, gjithashtu dhe vendlindja e Enver Hoxhës, "Sulltanit të Kuq" të Shqipërisë, që sundoi nga viti 1945 deri më 1985. Qyteti me atmosferën e tij, është rikrijuar në librin me titull "Kronikë në Gur", botuar në vitin 1970.
Kadare ishte një student i shkëlqyer në Universitetin e Tiranës, ku që në atë kohë do të publikonte poemat e tij të para. Shqipëria ishte një satelit i Bashkimit Sovjetik, gjë që do të bënte të mundur dërgimin e tij atje në vitin 1960, për studime të mëtejshme.
Pasi Hoxha prishi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, Kadare ishte i detyruar të kthehej në Tiranë. Shqipëria u kthye në një vend të izoluar, me një shoqëri të mbyllur, deri atëherë kur Hoxha prezantoi një nga aleancat më të çuditshme të kohërave moderne, me Maon e Kinës.
Pas kthimit nga Moska, Kadare do të publikonte novelën e tij të parë, e cila merret me detyrën e çuditshme të një gjenerali italian, i dërguar në Shqipëri për të mbledhur eshtrat e ushtarëve të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
"Gjenerali i ushtrisë së vdekur", themeloi reputacionin e tij. Libri u përkthye në disa gjuhë dhe më pas u bë edhe film, ku luante edhe Marcelo Mastroianni. Subjekti mbulon një temë të trashëguar nga mitet greke, nga Shekspiri dhe nga romanca gjermane.
Kadareja duhet t'ia dedikojë mbijetesën vetes së tij, në një vend që drejtohej me frikë dhe represion, si në librin "Dimri i Madh", në të cilin flitet për ndarjen me Bashkimin Sovjetik, e ku përfshihet edhe një foto e Enver Hoxhës.
Kadareja e përshkruan novelën si një çmim që duhej të paguante për lirinë e tij. Hoxha ishte i vendosur ta ndalonte publikimin e librit, gjë që më pas çoi te një jetë e vështirë artistike për Kadarenë.
I pandryshuari Kadare do të vihej në pozitë të vështirë, duke iu ndaluar publikimi i të tjera botimeve. Shumë prej tyre do të nxirreshin fshehurazi jashtë Shqipërisë. Fletët e shkruara do të futeshin në shishe vere bosh.
Që nga viti 1965 deri më 1998 të gjitha veprat e tij të lejuara do të përktheheshin në frëngjisht nga përthyesi shqiptar Jusuf Vrioni, dhe më pas do të botoheshin. Statusi që Kadare formoi brenda Shqipërisë, dhe në veçanti jashtë saj, e bëri atë njërin nga të paktët shqiptarë që mund të udhëtonte jashtë.
Një vizitë në Turqi, në vitin 1970, e vuri atë në kontakt me shkollarët më të mirë të Ballkanit për veprat epike.
Pas kësaj, ai do të shkruante novelën rreth vështirësive të identitetit kombëtar, me titull "Dosja H", në vitin 1981.
Kadareja mbijetoi në një ambient të rrezikshëm të krijuar nga Hoxha, i cili i detyroi shumë njerëz në Perëndim që të dyshonin se ai kishte bërë një kompromis, ose më keq akoma.
Angazhimi i tij si deputet i Parlamentit çoi në mendime të gabuara shumë vetë, të cilët mendonin se ai kishte simpati për regjimin. Ndërsa tani gjithçka duket qartë. Të gjitha këto dyshime kanë qenë të pabaza. Historia e Kadaresë ishte një histori e jashtëzakonshme e kurajos së vazhdueshme, plot vullnet dhe me fat.
Në vitin 1985 Hoxha do të pasohej nga Ramiz Alia, i cili vazhdoi rrugën e regjimit stalinist.
Kadare do të arratisej për në Paris në vitin 1990, nga ku do të përfitonte azilin politik dhe më pas do t'i jepej shtetësia franceze. Që kur regjimi i Alisë u rrëzua, jeta e tij do të ndahej në dy pjesë, mes Tiranës dhe Parisit. Si një qytetar i privilegjuar, ai ka pasur mundësinë për të promovuar edhe poetë e romancierë të tjerë shqiptarë.
Shkalla e produksionit të tij mbetet e lartë.
Me punët e tij më të reja dhe ato të hershmet të marra së bashku, universi i Kadaresë shkon shumë larg. Me të vërtetë përmbush portretin e një toke imagjinare "Kadaria", siç edhe e kanë quajtur disa, me një temë të vetme: si të jesh human në botën e frikës, udhëhequr nga dyshimi. ثshtë një arritje madhështore, e cila për një kohë të gjatë provoi se ishte e vlefshme e mund të vlerësohet si një nder i madh.

Përktheu
Muhamed Veliu

Bellos, përkthyesi i preferuar nga Kadare
David Bellos u zgjodh para pak ditësh nga shkrimtari Ismail Kadare si përkthyesi që do të marrë çmimin me vlerën 15 000 paund. Ky çmim është dhënë nga juria e "Man booker international prize" plus çmimit të shkrimtarit, me vlerë 60 mijë paund. Ditën e shpalljes së çmimit u theksua se 15 mijë paundët i jepen shkrimtarit që ai t'ia dhurojë njërit prej përkthyesve të veprës së tij në gjuhën angleze. I zgjedhuri i shkrimtarit në këtë rast ishte David Bellos.
 
Laokoonti

Me shihni tek mbytem nga gjarperinjte
ne muze te Luvrit ne Madrid , ne Nju-jork
Para syve tuaj e aparate turistesh.
qindra vjet kam qe vuaj
nga qe sflas dot

Si te flas?
A mundet nje nofull mermeri
te levize nje grime, te korrigjoje dicka?
vini re syte e mi, te zgavrat e thella
nje enigme, si amebe te thare atje ka.

Nje te fshehte te madhe ndrydh brenda gjoksit
para syve tuaj, ne Paris, ne Madrid.
Ah, do te doja dyfish te m`i shtonit,
vec sekretin e madh te shkarkoja nje dite.

Tek me vini rrotull, une them me vete
kaq te verber te jeni sa te mos te ndjeni kete,
qe ky ngerc e ky ankth ne qenien time
s`eshte nga gjarperinjte, por nga nje tjeter gje?

Mijera here ne mijera net e dite
te verteten e frikshme perseris pa pushim.
Me shpresen e marre se nga kjo perseritje
ndoshta mermeri peson nje ndryshim.

Po s`nderron ai kurre.
Art i skulptures
genjeshtren mbi te ka ngrire pergjithnje.
I mberthyer ne deshmine e saj te rreme,
te verteten kujtoj e qaj per te.

Si cdo gje e tmerrshme eshte i thjeshte sekreti,
qe brenda boshlleku i gjoksit mban.
Afroni, pra, kokat te degjoni te verteten,
mua s`me mbyten gjarperinjte por trojanet me
vrane.

O, sikur te mundja gjithcka te tregoja.
Si do te ngrinit para meje si gur,
por une i denuar mes rropames suaj
moskokecarese
monologun te thurr.

Ju e dini se perpara Trojes ahere,
kali i drunjte, dhurata e grekeve u shfaq.
Ky kale ne dy grupe i ndau trojanet:
ta pranonin ate, ose ta flaknin sakaq.
Pajtim me armikun, ulerinin tradhtaret
mjaft me me lufte, zjarr edhe helm.
Erdhi koha qe shpatat ti kthejme ne parmenda
armiqte ne miq erdh koha te kthejme.

Ne mbledhje te gjate "pro" dhe "kundra" kalit,
une "kundra", kryesova me terbim.
Dhe juve ju kam thene ahere se hyjnite
gjarperinjte me derguan si ndeshkim.

C`perralla kalamajsh, c`trillim per budallenjte
une gjarperinjte do t`i mbrapsja me nje shkelm.
Po c`ti bej fushates se tradhtareve kunder meje
shantazheve,letrave anonime plot helm.

Dite e nate e me jave polemika vazhdonte,
nga shtresat e mesme e gjer lart ne qeveri.
Ishte vjeshte.
Nen qiellin e hirnosur me ere
kali i drunjte perjashta priste ne shi.

Ate kale une i pari e kisha goditur,
ndaj, e dija, kete s`do te ma falnin perjete.
Me ne fund "vije e bute" fitoi mbi te "ashpren",
dhe ne "kokefortet" na vune ne arrest.

Ne burg, me goten e ujit, ne mesnate
helmin na dhane ata te pijme
ata qe ulerinin kunder dhunes e shpates
Qe dinin te kafshonin tamam si gjarperinjte.

Ne mengjez qe pagdhire ne breg te detit
ma hodhen kufomen drejt mbi zhavor.
Rapsodet anembane perhapen
versionin fals te gjarperinjve hyjnore.

Ky ishte mbarimi i polemikes per kalin,
ju e dini me Trojen se c`ndodhi pastaj.
Tre mije vjet rrjesht,
nga muzeu ne muzera,
une hamalli i mermerte, genjeshtren mbaj.

Tre mije vjet...Akoma zjarret e Trojes
si floknaje e kuqe me rrine ne sy.
Po me i tmerrshem se zjarret, kumet e vomet
ishte fundi fare,
kur u be qetesi.

Troje e braktisur.
Germadhe.
Hi i ftohte;
dhe poshte ne te vdekurit shtrire rresht.
Dhe papritur, ne muzg siper tokes se mardhur
u ndje dicka qe ate cante permes.

C`ish kjo gervime keshtu, kjo jehone?
Vume veshin. Kuptuam. greket e ligj
permbi qendren e qytetit me parmende leronin
per te thene se Troja perjete vdiq.

Ja me ne fund dhe parmenda e tyre.
Ah, plugu i saj si na cante me dysh!
Nga tradhetia e Trojes, nga gjithe dhembjet,
ky kafshimi i parmendes me i hidhur ish.

T`i kthejme shpatat me ne fund ne parmenda.
Keshtu therritnin atehere ata.
Midis fjaleve tuaja, si mallkim, si gjeme
veshet me kapen edhe kete hata.

Me kane lodhur me shume, besomeni, ca fjale,
se kjo peshe e neveritshme gjarperinjsh.
Ju, qe gjer ne hene kini shkuar, si valle
s`depertoni dot deri ne gjoksin tim?

Gumezhina juaj si zhaurime deti
me vjen nga cdo ane me perplaset ne vesh,
nga copera bisedash shumegjuheshe rreth meje
shqetesimet e medha te botes marr vesh.

Degjoj emra shtetesh te reja qe kane dale,
emra kombesh e popujsh te rinj degjoj,
vec ai, i vjetri, i tmerrshmi kale,
ashtu si ahere ka mbetur njelloj.

Prej potkonjve te tij une rreqethem akoma
dhe keshtu ne mermer i mbrojtur sic jam,
kurse ju, te panjohurit, ju prej mishi dhe kocke
vertiteni mosperfilles nga salla ne salle.

Vertiteni,
flisni per teatrin e per plazhet,
per gjithfare motoresh e gjithfare qeverish,
pa ju shkuar mendja qe ai mund te shfaqet
ne nje dite te rendomte, nje mengjes me shi.

Ashtu si ahere...
po mjaft,
u lodha.
Nga vertitja juaj po me erren syte,
nga rropama juaj veshet me gjemojne
ne muze te Londres ne Luver e Madrid,

ne pafshi ndonje dite te behem copera,
nga marazi, sic thone, te plas, t`ia bej "krak"
jo kujtimet e Trojes, as gjarperinjte monstra,
por indiferenca juaj
do te behet shkak.
 
Vlerësimi: Ismail Kadare nderohet me çmimin "Për arritje jetësore"

i poshter SINA, NJU JORK
20 Prill Një ditë pas ligjëratës së mbajtur në Universitetin e Kolumbias, shkrimtari Ismail Kadare është nderuar me çmimin "Për Arritje Jetësore" nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro - Amerikan. Sipas deklaratës së lëshuar nga , që ka dhënë për komunitetin letrar botëror". Ky çmim është një vlerësim më shumë për shkrimtarin shqiptar, i cili siç u shprehën të pranishmit "ngre më lart letrat shqipe". Ndërkohë një ditë më parë, Kadare ishte pjesëmarrës me ligjëratën e tij"Literatura dhe tirania", në leksionin e mbajtur mbrëmjen e së hënës në Universitetin Kolumbia në Nju-Jork. Përveç tij në Shkollën Ndërkombëtare të اështjeve, të Universitetit të Kolumbias ligjëruan edhe Mikahil Gorbachev, Alexander Yakovlev, Helmut Schmidt, Barrington Moore,Jr,Dimitri Likhachev, Alec Nove, Ernest Gellner, Katherine Verdery, Moshe Leëin, Andrei Sinayavsty, dhe shkrimtari hungarez fitues i çmimit Nobel për Letërsi, Imre Kertesz. Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, mbajti, këtu një leksion që zgjati më shumë se 120 minuta, përpara një auditori me rreth 500 pjesmarrës. Në ligjeratë, mori pjesë edhe arkitekti i marrëveshjes së Dejtonit, ambasadori Ricard Hollbruk, ish-ambasdori i SHBA-së në Tiranë, ثilliam Rajson, Professor Sami Repishti, ish kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Josef J. DioGuardi dhe bashkëshkortja e tij Cloyes DioGuardi, analisti i çështjeve evropiano lindore dhe ballkanike, Dr. Elez Biberaj, drejtor në detyrë i Degës Euroaziatike të Zërit të Amerikës, albanologu dhe gjuhëtari Prof. dr Frederik Fico, aktori i njohur Luan Bexheti, professor Kadri Brogi, poetja Kozeta Zylo, poetja Donika Timko, profesor Mit'hat Gashi, ambasadori i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, A. Neritani dhe ambasadori L. Dilja, dr. Selahudin Velaj, Agim Rexhaj etj. Gazetarë, diplomatë, veprimtarë të të drejtave të njeriut, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe joqeveritare, studentë, profesorë të kësaj shkolle, afaristë të suksesëshëm, intelektualë, politikanë, shkrimtarë dhe kritikë ishin gjithashtu të pranishëm në këtë auditor.

Mirëserdhjen dhe një prezantimi të shkrimtarit Ismail Kadare, e bëri drejtorja e Harriman Institute, Catharine Theimer Nepomnyashchy, ndërkohë që Kadare u përkthe nga David Bellos nga shtëpia botuese "Arcade".

"Të jetoje, punoje dhe krijoje në diktaturën komuniste dhe sidomos atë në Shqipëri, atëhere ishte me të vërtetë diçka e pabesueshme", u shpreh Kadare. "Aq sa, sot është e vështirë edhe të besosh se në Shqipëri, për disa vargje janë dënuar në lulen e rinisë deri me vdekje dhe dhjetra vjet burg, disa poetë të rinj, dhe të talentuar. Shqipëria",- tha ai,- ka kaluar nëpër tmerret dhe egërsinë e regjimit të Enver Hoxhës. Shqipëria, nuk ka qenë kurrë اekosllovaki, ku hijet e qytetërimit vazhduan të ekzistojnë gjatë dekadave të diktaturës".

Kadare zbulon "rrënjët e tiranizmit"

Për profesor doktor Agron Ficon, ky takim ishte një bashkëbisedim shumë i rëndësishëm e i veçantë për nga interesimi dhe mënyra sesi u zhvillua. "Në këtë takim, shkrimtari ynë i madh edhe njëherë ndriti si një shkrimtar i rangut botëror. E veçanta në këtë takim, ishte ajo se edhe një herë, Kadare zbuloi historikisht rrënjët e tiranizmit. Duke e ilustruar atë edhe me shembuj nga praktikat letrare, për të vënë në pah se letërsia ka qenë dhe mbetet, një letërsi e madhe dhe e vërtetë. Një opozitare e vazhdueshme ndaj çdo diktature", u shpreh Fico. "Ajo që më bëri përshtypje,- tha ai dhe që, patjetër është e gëzueshme është fakti që pati një auditor të gjithanshëm dhe me një numër jashtëzakonisht të madh, çka do të thotë se diaspora shqiptare në Amerikë e adhuron dhe e respekton Kadarenë", vazhdoi Fico. Kurse, sipas intelektualit Arif Mata auditori ishte shumë heterogjen për të kuptuar në esencë leksionin që dha Kadareja. "Sepse më shumë, aty kishte njerëz të interesuar se çdo të thotë shqiptari Kadare, sesa çfarë do të thotë shkrimtari Kadare. Aty shtrohej pyetja se, a mund të bëhet art edhe nën diktaturë dhe Kadareja, me leksionin që mbajti tregoi se ka arritur të bëjë një gjë të tillë edhe nën diktaturë, pra një art të kuptueshëm dhe të lexueshëm. Pasi, ai ishte një shkrimtar i nivelit botëror edhe pse shkruajti nën diktaturë. I madhi Kadare, foli në një tempull famoz. Me një audiencë mjaft cilësore e parë në të gjitha shikimet. Unë, si adhurues e vlerësues i letrave të Kadaresë dhe kritikuesit, për motivin politik, për fatin tonë Kadareja është aq i madh sa i duhet kombit, i duhet gjuhës sonë të shenjtë. Më të mëdhenjë sesa ne, do të donin t'a kishin të tyren, fati e solli që ne t'a kemi", përfundoi ai.

Të krijosh nën diktaturë

Për profesorin Sami Repishti, ardhja e Kadaresë në Universitetin Kolumbia ishte një ngjarje me rëndësi të madhe për komunitetin shqiptaro - amerikan, auditorin dhe botën akademike të këtij universiteti. "Kadareja e njeh mirë letërsinë, sidomos atë evropiane dhe botërore në përgjithësi. Kadareja, ka një kuptim fare të thellë të natyrës dhe të formës që ka diktatura. Ai ka jetuar në një diktaturë, të cilën e ka njohur fare mirë, duke i bërë sot, analiza të thella dhe mjaft të forta", tha Repishti duke analizuar "diktaturën, sipas paraqitjes së Kadaresë". Lidhja që bën Kadareja mes diktaturës dhe letërsisë, për Repishtin, është një temë e vjetër dhe e lashtë. "Kjo ka filluar që nga koha e Greqisë së vjetër. Sepse shkrimtarët gjithnjë janë presekutuar nga format e ndryshme të diktaturave. Ajo që bota mendon për Kadarenë, është "pyetja e madhe": Pse Kadareja nuk "pranoi" të shkojë në burg!?!, sikurse të tjerët, si Haveli, apo ndonjë tjetër. Ose, pse nuk ndenji i qetë e të mos shkruante fare. Ndërsa, përsa i përket talentit të tij, vlerësimit si shkrimtar, Kadareja është defenitivisht një shkrimtar i madh dhe shkrimtar i dorës së parë. Unë mendoj pikë së pari se, auditori i sotëm në "Columbia University", ka mësuar shumë gjëra nga ato që tha Kadareja. Nuk e di se çfarë qëndrimi duhet të mbante Kadareja, që t'u pëlqente të gjithëve, por për mendimin tim ai dha një pasqyrë të qartë dhe shumë të lexueshme", përfundoi Repishti.

Flet Kadare

Stacioni i fundit i një regjimi

Pas 16- vjetëve, në kampin e internimit në Savër të Lushnjës, veçse një javë nga ajo ditë, Kadareja do të merrte arratinë drejt Francës dhe do t'a linte atë regjim, pasi zhvilloi një takim në kino - teatrin e fshatit, me banorët, shumica e të cilëve ishin të internuar. Ky takim ndoshta mbeti në heshtje dhe patjetër që shkrimtari e ka harruar, por padyshim sipas Kadaresë, ai takim i fundit në kampin e interrnimit ishte sinjali që tregoi se ai regjim kishte "kapitulluar", siç shprehet edhe vetë ai."Atëhere isha plotësisht i bindur dhe i sigurt që ai regjim falimentoi, pasi edhe s'kishte sesi të ndodhte ndryshe. Ai regjim kishte rënë e mbahej, pa ditur se çdo të bëhej më vonë. اdo gjë kishte marrë fund. Veçse regjimin e mbyste dilema sesi do të largohej dhe sa do t'a pranonte largimin! Një regjim që rrëzohet, gjithmonë nuk arrin t'a kuptojë kurrë se po rrëzohet. Ai ishte stacioni i fundit, për atë regjim", pohon shkrimtari.
 
Nostra, te lutem mos me zhgenje...Kam adhuruar gjithmone shpirtin tend kritik, jo analizat e bera nga dora e Kadare-se!
Te lutem Nostra, nese i e hedhur te pakten vetem nje sy te gjithe artikujve qe ke sjelle mbi Kadare-ne, te ftoj ti rilexosh serisht miku im dhe te shohesh gjashmerine e tyre.
Kush jane keta persona qe e kane ndeshkuar Kadare-ne gjate gjithe kesaj kohe??
Te lutem shume Nostra, kush a qenkerkan keta matrapaze qe kane folur keq per Kadare-ne, jo per gje, po une nuk pashe asnje emer ne artikujt e ketyre qe po e mbrojne Ismailin.
Akoma me turp me vjen kur lexoj emrin e tij te padenje krahas Gjergj Kastriotit dhe Nene Terezes!


Ismail Kadare-ja per mua, nuk eshte gje tjeter me shume se nje figure meskine dhe jolineare, i cili flet per demokraci dhe dinjitet human, kur ne te vertete ka nje te shkuar plot me skelete e fantazma!
Kush ishte Ismail Kadare-ja?
Ishte nenkryetari i frontit demokatik, kryetare i te cilit ishte Nexhmije Hoxha dhe nendrejtor i shkolles Marksiste Leniniste (drejtoreshe e se ciles ishte serisht Nexhmije Hoxha).

Si nenkryetar i fronti demokrtik, roli tij ishte: te pikaste figurat intelektuale te Shiperise, e cilet me ane te artit dhe punes se tyre ishin kthyer ne armiq te stalinizmit.
Midis viktimave te tij kujtojme Arshi Pipa,
Ernest Koliqi, Kasem Trebeshina, Fadil Paçrami, Todi Lubonja, Anton Harapi.
Ne fakt po te vesh re mire, Kadare-ja i ze gjithmone ne goje,ne menyre direkte apo indirekte keta persona. Si duket ka filluar ta vrase ndergjegja po nuk do ta pranoje.
Dyert e fatit ju hapen ne 1990 kur molli titullin "disident" duke justifikuar gjithe literaturen e ti komuniste.
Por po te besh analizen e veprave te tij, duket qarte urrejtja qe ai kishte naj hebrejve dhe myslymaneve (gje qe mbante te fshehur gjate ideologjise se tij pseudokomuniste) dhe kete teknike e perdorte qe te gjente disidentet e vertete, dheti fuste ne gracken e komunizmit.

Mire qe folet per "kryeveprat" e tij, po si nuk hodhet nje fjale per gjithe fjalimet mallengjyese qe pergatiste per Byrone Politike???
Si nuk hodhet nje fjale per gjithe ato "perla urtesie" qe nxirrnin politikanet tane nga goja e tyre dhe nga pena e Kadarese?

Po Kadare-ja te gjeje shesh e te beje pershesh derisa gjen idiota dhe servile qe shkruajne te njejtat fjale poshte e perpjete per te. Kadareja mos harroje qe njerezit kane edhe memorie edhe tru.
Mos flasi per percarie kur ka qe ne 1990 qe nuk shkel ne Shqiperi por pretendon me ate arrogancen e tij tipike komuniste te diktoje vlerat e shoqerise dhe te sjelljes nga larg.
Ajo hija prej intelektuali qe i atribuohet, nuk eshte gje tjeter pervese nje maske hipokrite.
Shqiperine e ndau ai, ishte ai inkuizitori qe la ne injorance popullin duke eliminuar ata qe mund ti mbanin koke.
Ishte ai qe diktonte fjalimet e partise, ishte ai qe zgjidhte kush libra duheshin botuar dhe kush jo!

Prandaj miku im Nostra, duke besuar ne inteligjencen tende siper normales, te ftoj edhe njehere te analizosh figuren e te madhit Kadare. Te ftoj te inteesohesh me shume per te!
 
Shkruan bukur,por si person nuk e di pse nuk me pelqen...Ne disa dalje te tij me ka prishur qejfin si person...
 
Briciolo, pavareisht se kjo teme eshte per arritjet e I. Kadares ne arene nderkombetare, po ti them dy fjali dhe ty.

Mua me mjafton fakti qe ky shkrimtar i shquar ka kombesi shqiptare, eshte shqiptar dhe ka ngritur lart emrin shqiptar kudo ku eshte degjuar, perkthyer ne bote.

Jeta e tij private, mbetet e tij. Une gjykoj artin e tij, dhe qe nje shqiptar te urrej nje tjeter shqiptar me fame te padiskutueshme boterore per arsye qesharake, ne raport me vepren e tij, per mendimin tim eshte miopi e rrezikshme.

Kadare, eshte krenaria jone sot. :)
 
Briciolo, pavareisht se kjo teme eshte per arritjet e I. Kadares ne arene nderkombetare, po ti them dy fjali dhe ty.

Mua me mjafton fakti qe ky shkrimtar i shquar ka kombesi shqiptare, eshte shqiptar dhe ka ngritur lart emrin shqiptar kudo ku eshte degjuar, perkthyer ne bote.

Jeta e tij private, mbetet e tij. Une gjykoj artin e tij, dhe qe nje shqiptar te urrej nje tjeter shqiptar me fame te padiskutueshme boterore per arsye qesharake, ne raport me vepren e tij, per mendimin tim eshte miopi e rrezikshme.

Kadare, eshte krenaria jone sot. :)


Nostra, c'me shohin syte valle??
Ti quan miopi nxjerrjen e se vertetes ne shesh??
Pse ndalon vetem tek jeta e tij private, dhe nuk shkon me tutje??
Une nuk e shava vetem se futi "babain e nipit te tij" ne burg, por sepse asgjesoi shume e shume mendje te ndritura qe mund te nxirrnin ne pah difektet e sistemit, qe mund te na benin te hapnim syte me shume!
Ti e vlereson si shkrimtar, dhe nuk mund te bej te kunderten une, i heq kapellen per talentin e tij ne te shkruar.

Si intelektual, marre ne sensin e nje personi qe behet "profet" vlerash, nuk mund ta konsideroj hic mire.
Bota, bota, bota...Kush po e kris per Shqiperine o Nostra!?
Secili duhet te veproje mire per veten e vete, jo per boten!
Bota e ngre larte dhe Sali Berishen, thone qe eshte presidenti qe i solli demokracine Shqiperise, po vetem ne e dime per ke behet fjale...
 
Nostra, c'me shohin syte valle??
Ti quan miopi nxjerrjen e se vertetes ne shesh??
Pse ndalon vetem tek jeta e tij private, dhe nuk shkon me tutje??
Une nuk e shava vetem se futi "babain e nipit te tij" ne burg, por sepse asgjesoi shume e shume mendje te ndritura qe mund te nxirrnin ne pah difektet e sistemit, qe mund te na benin te hapnim syte me shume!
Ti e vlereson si shkrimtar, dhe nuk mund te bej te kunderten une, i heq kapellen per talentin e tij ne te shkruar.

Si intelektual, marre ne sensin e nje personi qe behet "profet" vlerash, nuk mund ta konsideroj hic mire.
Bota, bota, bota...Kush po e kris per Shqiperine o Nostra!?
Secili duhet te veproje mire per veten e vete, jo per boten!
Bota e ngre larte dhe Sali Berishen, thone qe eshte presidenti qe i solli demokracine Shqiperise, po vetem ne e dime per ke behet fjale...

Ti je vetem 21 vjec, po shkruan e logjikon sikur te jesh 100 vjec. Te lumt je djale i zgjuar e do ecesh pepara ne jete. Per me shume ne Shqipetaret kemi nevoje per njerez qe e dine se duhet te verprojne mire per veten e vete.
 
Ti je vetem 21 vjec, po shkruan e logjikon sikur te jesh 100 vjec. Te lumt je djale i zgjuar e do ecesh pepara ne jete. Per me shume ne Shqipetaret kemi nevoje per njerez qe e dine se duhet te verprojne mire per veten e vete.
LOL

Jam goce:D

P.S. rrofsh per komplimentet:)
 
PERSE MENDOHEN KETO MALE - Ismail KADARE

Heroika dhe tragjika - një zemëratë rrënuese
Poema "Përse mendohen këto male", me simbolikën dhe me idetë e veta, ka ushtruar një ndikim të ndieshëm në mendimin e lexuesve të vet, veçmas në Kosovë. Ndoshta më shumë se disa vepra edhe më të rëndësishme të autorit. Edhe për shkak të këtij komunikimi me shkallë të lartë, ndoshta do të ishte e dobishme që autori t'i rikthehej (nëse nuk i është rikthyer tashmë, sikundër ka bërë me shumë vepra të tij), dhe të bëjë një rikompozim të ri të disa elementeve të saj moralë dhe ideologjikë e rrjedhimisht edhe estetikë.

Mbijetesa shqiptare nëpër humnerat e historisë, duke qenë njëra nga shtyllat më të forta të tematikës së letërsisë shqipe, ka ushtruar një ndikim jo të pakët për krijimin e një ideje të reagimit dhe të vetëpërcaktimit të njeriut shqiptar. Sipas këtij vetëpërcaktimi, edhe njeriu me nëntë plagë në trup ( Gjergj Elez Alia), e mund armikun dhe lë pas vetes kujtimin e një figure heroike e tragjike njëherësh. Pikërisht kjo simbiozë e heroikes dhe e tragjikës, që shpalos një vetëëprcaktim shqiptar, është bosht tematik dhe ideor i poemës "Përse mendohen këto male" të Ismail Kadaresë. Kjo poemë mund të mirret si një shembull i krijimit të një vepre shenjuese të mbijetesës, me një ngjizje të heroikës dhe të tragjikës shqiptare.

Një intonim i fuqishëm psikologjik

Poemën "Përse mendohen këto male" Ismail Kadare e shkroi në vitet 1962-64, që ishin vite të përshkuara nga vetizolimi ekstrem i Shqipërisë, nga kërcënimet e jashtme dhe nga glorifikimet ideologjike të vetizolimit. Por, duket se rrënimi i brendshëm i Shqipërisë kishte filluar të jipte shenja alarmante, aq sa poeti ndiente nevojë që të rikonfirmojë edhe një herë fuqinë e mbijetesës shqiptare. Edhe pse Kadare nuk i referohet në mënyrë eksplicite kohës aktuale dhe vetizolimit aktual, është evidente se aty është konteksti i frymëzimit/ shqetësimit, prej nga poeti del subjekt aktiv, një dëshmitar dhe një pjesëmarrës në atë lëvizje dëshmuese të mbijetesës:

Vrapon hija e pushkës

Pret male, fusha, fshatra,

Hija e tytës lëviz shpejt në muzg.

Eci dhe unë në një pllajë të pjerrët

Me një mendim në kokë

Diku.

Një poet i vetmuar, "në një pllajë të pjerrët", i preokupuar me pamjen gjigante të hijes së pushkës, (Hija e mendimit dhe hija e pushkës/ Kryqëzohen e përplasen në muzg), vetë shndërrohet në një protagonist të izolimit dhe të meditimit për enigmat e fatit. "Hija e mendimit", e cila kryqëzohet me hijen e pushkës, është ndërgjegjësimi/vetëëprcaktimi autorial, i cili u huazohet maleve, që ato të mendojnë për fatet e veta dhe të banorëve të vet. Ajo vetmi dhe ai muzg, janë ambienti i një introspeksioni dramatik për kohët e kaluara dhe fatet e ardhshme. Më duket se kapja e këtyre dy elementeve, vetmisë dhe muzgut, ka bërë që teksti poetik të ketë një intonim të fuqishëm psikologjik.Ndërsa, pushka është figura qendrore e poemës dhe boshti i ideve të poetit për vetëpërcaktimin e njeriut shqiptar nëpër shekuj:

Kështu ke ecur gjithmonë, Shqipëri,

Me këmbët e gjata,

Me një pushkë të gjatë,

Ecje dhe s'dije ku veje ti.

Pushka është shëmbëllim i gjymtyrëve, një gjymtyrë faktike, në të cilën është mbështetur Shqipëria, për të qëndruar në këmbë. Më tej, pushka është edhe vlerë e ripërtëritjes, e barazvlershme me ripërtëritjen biologjike të njeriut shqiptar, e krahasuar me gruan:

Se gruaja lindte fëmijë,

Por pushka lindte krisma,

Dhe për shqiptarin ishin

Po aq të shtrenjta të dyja:

Dhe krisma dhe fëmija.

Në shpalosjen e një introspeksioni dramatik të fateve kombëtare, me një intonim të fuqishëm emotiv, pushka figurohet edhe si njësi matëse e tokës së atdheut, si leva e Arkimedit, si vazhdim i shtyllës vertebrore, si fat mbi shpinë të njeriut shqiptar. ثshtë një seri e argumentimit të fuqisë së mbijetesës, e koncentruar nëpër shumë vargje, me një ngulmim imponues.

Por, si gjithnjë fati ka me vete edhe fatkeqësinë. Pushka i hante njeriut edhe yndyrën e pakët, po i shkurtonte jetën, gjë që është me anën e një figure mbresëlënëse në vargjet ( Më të gjatë shtatin ia bënte pushka,/ Megjithëse shpesh jetën më të shkurtër ia bënte./

Akuza ndaj historisë

Introspeksioni i dominuar nga ndjenja të rrëmbyeshme, zbulon armiqtë e simbolit shqiptar të rezistencës dhe të mbijetesës, edhe atje ku nuk mund të kërkohen racionalisht. Në një atmosferë tjetër poetike, poeti mbase do të kërkonte fndryshkjen e mjetit të vrasjes, (pushkës), por i rrëmbyer nga ideja e heroikes, në një ligjërim për vetëpërcaktimin kombëtar, ai akuzon ata që nuk kanë predikuar përdorimin e pushkës:

Dhe fjalët latinisht dhe fjalët arabisht

Mbi tytën e pushkës binin si ndryshk.

Dhe jo vetëm fjalët latinisht e arabisht shenjohen si elementë të përgjumjes, të kllapisë e të mashtrimit. "Ca poetë" që shkruanin për zanat e shtojzovallet, për bjeshkët epike, Kadare i sheh si përgjumës dhe mashtrues, mbase duke mënjanuar për një çast faktin se pikërisht në kohëra dëshpërimesh të rënda, poetët hymnizojnë të kaluarën, përpiqen që përmes saj të ngjallin te njerëzit krenarinë dhe ndërgjegjësimin. (Poetët romantikë dhe postromantikë nuk mund të bënin ndryshe as në Shqipërinë e mbytur në mjerim e vuajtje.)

Mollokët e zemërimit dhe të fajësimit përplasen edhe për Pallatin e mbretit, për shtetin, për jetën mondane, për mitet, për tërë historinë. ثshtë një zemëratë rrënuese, që sfidon gjithçka, në përpunimin e idesë shpëtimtare, e cila vjen në formën e një shpëtimtari, (Partinë Komuniste), megjithëse në tërë intonimin e poemës, duket si një shartim disi i panatyrshëm.

Më duket se edhe ndarja e poemës në 24 njësi, më shumë se si konstruksion artistik, është bërë për të strukturuar idetë autoriale për rendin e defekteve të vlerave dhe të historisë kombëtare, për numërimin e armiqve të Shqipërisë, duke i theksuar veç e veç. Ndarja në njësi të vogla, pa një rend kronologjik motivor ndërmejt tyre, e bën konstruksionin artistik të poemës që të jetë i brishtë, aq sa disa nga njësitë mund të funksionojnë edhe si poezi më vete. Ligjërimin me emocione të forta Kadare e ka materializuar me një varg të larmishëm, që materializon oscilimet tematike dhe të ideve poetike. ثshtë një varg i lirë, i mbushur me interpunksion, si për të sugjeruar një të folur me ngulçe. Në pjesën dërrmuese të poemës vargjet shtrihen në gjerësi narrative:

Dhe Shqipëria prapë strukej në kasolle,

Në netët e saj të zeza mitologjike:

Në ca tela lahute kërkonte të thoshte diçka

Nga shpirti i pakuptueshëm i saj.

Mirëpo, ka edhe njësi ku ndodh reduktimi i vargut, kapja e detajit:

Dhe përmbi trup,

Si shtesë e hekurt,

I rritej e zezë

Pushka e gjatë.

Një çast i shkurtër dhe një histori e gjatë

Pozicioni kohor fiksohet që në vargun e dytë të poemës: "Ndërsa dielli tutje perëndon në xhade?" dhe poema mbyllet me vargun që sërish e fikson gati të njëjtën kohë: "Ndërsa muzgu po bie tutje në xhade". Pra, është një kohë fare e shkurtër, kohë nga një perëndim dielli në një muzg po në të njëjtën xhade, ndërsa në mes është introspeksioni për historinë e gjatë, heroike dhe tragjike të atdheut, me një zemëratë rrënuese.

Poema "Përse mendohen këto male", me simbolikën dhe me idetë e veta, ka ushtruar një ndikim të ndieshëm në mendimin e lexuesve të vet, veçmas në Kosovë. Ndoshta më shumë se disa vepra edhe më të rëndësishme të autorit. Edhe për shkak të këtij komunikimi me shkallë të lartë, ndoshta do të ishte e dobishme që autori t'i rikthehej (nëse nuk i është rikthyer tashmë, sikundër ka bërë me shumë veprat të tij), dhe të bëjë një rikompozim të ri të disa elementeve të saj moralë dhe ideologjikë e rrjedhimisht edhe estetikë.

Shkruan: Profesor Dr. Milazim Krasniqi
 
Kadare: Takimi im me Enver Hoxhën

“Enveri më ka mbrojtur, pasi shkrimtari e ka me vete mbrojtjen. Mbrojtja ime ngjan me atë që Hitleri i bëri Jungerit”

Në panairin e librit dolilibri juaj më i ri"Darka e gabuar". Sipas informacioneve, ky libër ka shënuar një rekord shitjesh, gjë që hedh poshtë edhe idenë që lexuesit shqiptarë nuk janë më lexues të mirë?


Mendoj se ky është një mendim i gabuar. Përgjithësisht është një paragjykim planetar që lexuesi i sotëm ka pësuar një degradim, bashkë me të edhe lexuesi shqiptar. Ky mendim bie ndesh me realitetin. Sot më shumë se kurrë ka libra që botohen, ka letërsi që botohet dhe për pasojëmë shumë se kurrë ka lexues. Ka ndodhur një ndryshim në ish botën ish -lindore, ish-komuniste, ku leximi ka qenë më i zhvilluar përpara, për arsye të kufizimit të jetës, për arsye fatkeqe. Tani lexohet më pak, sepse lexuesi ka mundësi për të ndjekur një zhvillim kulturor normal, jo vetëm me leximin. Por lexuesi shqiptar mbetet siç ka qenë, unë e kam thënë gjithmonë, një nga lexuesit më të mirë në Evropë, me një bonsens të zhvilluar. Por pas një traumatizimi kaq të gjatë të një izolimi tragjik, leximi pësoi një humbje drejtpeshimi. Tani ai është duke u rikthyer ngadalë. Janë gjëra qënuk ndodhin menjëherësh, por varet edheçfarë i ofrohet lexuesit. Me këtë libër pata pak a shumë lexuesin e mëparshëm, pra një lexues të konsiderueshëm. Kuptova që bonsensi vazhdon dhe lexuesit nëse i ofrohen gjëra me vlerë, ai do të rikthehet: pra nuk ka kokëfortësi apo braktisje të letërsisë.

“Darka e Gabuar” si vepra më e arrirë. Keni kulminacion në mjeshtërinë e shkrimit. Ju vetë e keni ndjerë këtë në procesin e shkrimit?


Zakonisht ndodh një gjë e tillë, që shkrimtari çdo vepër të fundit kur e fillon, kujton se po bën një kulminacion, pastaj shumë shpejt e qorton këtë mendim dhe e ndjen shumë shpejt vendin që ka vepra e fundit, në kuadrin e veprës së tij. Kështu që në fillimnuk ka vlerë vlerësimi që i bën shkrimtari veprës së tij, e fundit është e favorizuara në kokën e tij. Tani që ka kaluar njëfarë kohe që është botuar vepra, vërtet është një nga librat e mi më të mirë.

اfarë ndodh në fillesën e shkrimit tuaj? E keni ngjarjen në kokë nga fillimi në fund, si lindin personazhet?

Kjo është një pyetje nga ato që quhen profesionale. Zakonisht përgjigja është e ndryshme, për shkrimtarë të ndryshëm, sepse ashtu është e vërteta, por unë do të bëja një ndarje tjetër. Për zona të ndryshme të letërsisë përgjigja është e ndryshme, sepse në zona të ndryshme të letërsisë, pra, letërsisë së rëndomtë, letërsisë serioze mbi seriozen, letërsisë së madhe, shpjegimet janë të ndryshme. Ligjet e letërsisë ndryshojnë, sipas këtyre që unë i quajta zona të saj. اka është ligj për njërën zonë, nuk është për tjetrën. Ligjet absolute janë të asaj që quhet letërsi e madhe. Sa më e thjeshtë të jetë letërsia, sa më e rëndomtë, aq më e shpjegueshme është. Sa më e ndërlikuar të jetë letërsia, sa me vlera të mëdha, aq më pak e shpjegueshme është. Prandaj çdo shpjegim që do japë shkrimtari është i pasaktë, për të mos thënë që duke folur para publikut, ai do të thotë me mendjen e tij "o zot ç’po them, nuk po them të vërtetën. Sepse e vërteta e krijimit është shumë e vështirë për t’u shprehur, për t’u treguar. Dhe e kam përsëritur në një ese, është e patregueshme dhe prandaj është mendimi që kam shprehur dhe unë se çështjet e laboratorit, shkrimtari s’ka pse përpiqet t’i tregojë. Sepse laboratori ka lindur për të dhe do të vdesë bashkë me të.

Në fakt "Darka e gabuar" ka dhe personazhe që kanë ekzistuar vërtet...

Po, është e vërtetë, po baza në letërsi nuk ka asnjë rëndësi. Nisesh nga një fakt krejtesisht i rrokshëm i jetës, nisesh nga një fakt i shpikur prej teje. Letërsia përfundon që pjesa më e bukur e saj dhe më me vlerë është ajo çka trillon shkrimtari në mendjen e vet. Edhe kur bazohet në një fakt të vërtetë, ka qindra fakte të vërteta tronditëse në historinë e botës, që nuk kanë dhënë letërsi, sepse nuk janë trajtuar nga shkrimtarët. Ka fakte më të thjeshta që kanë dhënë letërsi të madhe, sepse janë trajtuar.

اfarë ndodh me procesin e shkrimësisë së Kadaresë, pas një kulminacioni të tillë, siç e quajtëm dhe më parë, që është “Darka e gabuar”. اfarë ndodh me veprën më pastaj?

Mendimi i parë është që tashmë unë duhet të shkruaj një vepër së paku si kjo, po jo më pak të mirë ose s’do shkruaj. Për shumë shkrimtarë, mendimi i parë është se ndoshta kjo është vepra e fundit.

Ju e keni menduar këtë?

Po.

Keqardhje do të ishte, nëse vërtet “Darka e gabuar” do të ishte vepra e fundit, të paktën për mua personalisht, po dhe për shumë lexues do të ishte. Për juve, ndjeni keqardhje nëse kjo do të ishte e vërtetë?

Jo, derisa ajo mund të kthehej në veprën e fundit, le të kthehet: ashtu e kërkonte...Kjo botë është shumë e egër, bota e letërsisë. Bota e letërsisë është nga më të ashprat, sepse seleksionimi i saj është mizor, ajo nuk ka mëshirë. Letërsia s’ka mëshirë, nuk mund të bësh tolerancë me të. Ajo që nuk duhet të ekzistojë, le të mos ekzistojë, s’ka asgjë të keqe.

Ju vazhdoni të shkruani në kafene. ثshtë një pyetje më tepër për të shuar një kuriozitet. ثshtë një mani, supersticion, një komoditet?


Keni të drejtë t’i përdorni të gjitha epitetet: mani, supersticion, trill, kapriço, megalomani, budallallëk, vanitet, të gjitha janë përdorur për shkrimtarët që punojnë në kafene. Në të vërtetë, nuk është ashtu, mund të ketë shkrimtarë që venë në kafene, nuk i shtyn asgjë, venë se kështu kanë shkuar të tjerët para tyre dhe kanë qenë shkrimtarë interesantë dhe kanë krijuar njëfarë legjende që punojnë në kafene. Kryesisht ca ka krijuar Parisi, Vjena, kryeqytetet e para të Evropës. Tani ky universi i kafeneneve po përhapet dalëngadalë në botë, po pushton vende që s’e kanë njohur, por kjo është... ata që janë mësuar ose ata që kanë shkuar më parë në kafene të punojnë, është një nga vendet më komode për të punuar. Nuk është problemi thjesht siç thuhet, jo në shtëpi të pengon telefoni, të mungon dikush që hyn ose del. Jo. Kafeneja është një lloj posti i luftës, atje shkon si ushtari që shkon në luftë, s’ka punë tjetër: do të bëjë luftë ose jo. Atje shkrimtari shkon për të punuar, mendja e tij zhvishet më mirë se në çdo mjedis tjetër nga trysnia e kotë e jetës, atje stereotipet janë të gatshme, aroma e kafenesë ku hyn kamarieri që të njeh pa të pyetur: "Zotëri çfarë doni", e di fare mirë, ta sjell atje, ti punon. Krijohet një gjendje pune që në një mjedis tjetër, do të kërkonte disa dhjetëra minuta ajo që quhet e famshmja e ardhur në formë, ose në mënyrë më vulgare frymëzim, që për mua është shumë e dyshimtë si shprehje. ثshtë një tjetër gjë që quhet frymëzim, sigurisht. ثshtë diçka po ashtu siç mendohet,jo që doli hëna, iku hëna u frymëzua shkrimtari, këto janë gjëra shumë ..

I keni shkruar të tërë librat tuaj atje?

Jo. Në Shqipëri për shembull, nuk punoj dot në kafene, sepse meqënëse është vend i vogël dhe njohja është e tillë, kjo gjë bëhet e pamundur, nuk punohet. Njerëzit nuk të shqetësojnë sigurisht, po mjafton që të shikojnë në dritë të syrit dhe nuk shkruhet.

Zoti Kadare, a mund të ndajmë sonte së bashku mendime për dashurinë, për vdekjen për pavdekësinë e një shkrimtari. Ju tremb vdekja ju për shembull?


Jo. Zakonisht unë mendoj se shkrimtarët nuk i tremb vdekja, zakonisht. Sigurisht si grup shoqëror si një kastë, si t’i quajmë një shoqëri komuniteti njerëzor, shkrimtarët janë më pak të ndjeshëm, ose krijuesit përgjithësisht nga vdekja, sepse punojnë me të, janë mësuar, shkruajnë për të. Vetë letërsia është një art që një pjesë të trupit të saj e ka në vdekje. Vetvetiu është shumë e lidhur me mosjetën, mos të përdorim fjalën vdekje. Kështu që derisa punon me këtë lëndë, derisa i ke futur duart në këtë lëndë, vetvetiu je mësuar me të, vetëvetiu.

Flasim për dashurinë. Po me dashurinë, a mësohet shkrimtari. Sa dashuri kanë veprat e Kadaresë?

Mua disa herë më kanë bërë vërejtjen që s’para ka dashuri shumë. Nuk është e vërtetë, unë mendoj se ka, por është shumë e vështirë për t’u përcaktuar ka a s’ka dhe të bësh një gjë jo fort e nevojshme, në kuptimin që të diskutohet një gjë e tillë. Unë mendoj se më kanë kritikuar disa herë që ka pak femra që zënë vend, ose dhe kur zënë vend, janë si të thuash të pakta, disa janë me defekte, nuk e di si. Po unë nuk mendoj kështu. Mendoj se ka aq sa duhet, unë s’e kam menduar fare këtë përqindje se sa duhet të ketë, sepse letërsia nuk është si të thuash filxhan kafeje: disa e duan me pak sheqer, disa me shumë. Letërsia është tjetër gjë. Por për shembull, ky libri i fundit për fat të keq është pëlqyer nga lexuesi shumë. Po e mendoja një ditë: ky nuk ka dashuri ose ka pak, ka shumë pak. Për çudi kështu ka qëlluar. Në librat e tjerë, unë kam personazhe femërore, kam histori dashurie, nuk janë zotëruese siç ndodh, po janë përsëri zonat e letërsisë, zonat e poshtme të letërsisë kanë shumë më tepër dashuri ose kujtojnë se kanë.

Zonat e larta bëhen gjithmonë e më të vështira.

Të flasim për letërsinë. اfarë është letërsia për juzoti Kadare, është realitet i gjithëhershëm apo më tepër se kaq, më pak se kaq?


Letërsia është për mua një lloj jete paralele. Disa herë i ngatërroj me jetën, quhet vlerë e letërsisë sa e pasqyron ose jo jetën. Unë mendoj se është pak e kundërta, letërsia nuk ka merak sa e pasqyron ose jo jetën. Ajo mund të jetë e fuqishme, duke e pasyruar jetën, po dhe aq e fuqishme duke mos e pasur aspak. Me një fjalë, marrëdhëniet e saj me jetën, janë shumë të ndërlikuara. Unë njëherë, diku e kam shkruar: “Jeta sa ç’është mikja më e madhe e letërsisë, aq dhe armikja më e madhe e saj. Sepse ajo kur hyn në mënyrë të dhunshme në letërsi, kur e ka pjesën e vet më shumë se ç’duhet ta ketë, e dëmton letërsinë. Ashtu sikurse mungon, e dëmton letërsinë. Letërsia është një jetë paralele, sepse po të ishte pasqyrim i jetës, njerëzit s’do kishinshumë nevojë për të.

Le të flasim për regjime të ndryshme dhe marrëdhëniet e shkrimtarit. Zoti Kadare, në regjime të ndryshme si është ky raport, si është kjo marrëdhënie?

Këtu ka shumë diskutime për këtë gjë. Zakonisht unë kam mendimin që letërsia nuk duhet asnjëherë ta quajë veten, ose të pranojë të quhet viktimë. Letërsia botërore ka njohur veç regjime të egra zakonisht. Letërsia ka 3 mijë vjet që ekziston, ndërsa historia moderne e njerëzimit ka 2 mijëvjeçarë. Ajo zakonisht ka njohur periudha tepër të vështira, tepër të errëta, është mësuar me to. Letërsia nuk ka frikë nga regjimet qoftë dhe diktatoriale. ثshtë ndryshe nga ç’thuhet që një ide që ne do të ishim shkrimtarë të shquar, të mëdhenj, po ne na qëlloi një kohë e keqe. Zakonisht ka qenë kohë e keqe për letërsinë, nuk ka qenë kohë e mirë, zakonisht. Prandaj letërsia nuk ka frikë nga kjo, letërsia nuk është viktimë. Letërsia është po aq e ashpër sa tirania. Dhe ky është fakti që ajo mund të luftojë me të.

A i keni bërë ju retushime veprës tuaj? Retushime politike?


ثshtë një nga spekulimet që zakonisht bëhen ndaj shkrimtarëve. Janë disa klishe, njëra nga klishetë që bëhet së paku me mua, është kjo çështja e retushimeve. ثshtë një gjë e pavërtetë absolutisht në thelb. Parimi i parë që është absolut për të gjithë shkrimtarët është që shkrimtari është zot i veprës, bën ç’të dojë me veprën e vet, po ndërkaq ka një parim moral, që nuk është i pari, po që vjen paralel me to, ose pak më poshtë që epoka historike kur ka kalime dramatike nga një epokë në tjetrën, sidomos nga një tirani në një demokraci, asnjë shkrimtar serioz nuk retushon veprën e tij për qëllime politike. Ajo vepër që ka nevojë për retushime politike, ajo zakonisht është e dobët. Ajo nuk ka nevojë, bie vetë. Kurse vepra e vërtetë nuk ka nevojë edhe kur ka mendimetë gabuara politike. Ashtu ishin mendimet. Shkrimtari ashtu e ka shkruar veprën dhe nuk ka pse ta retushojë veprën, sepse moralisht është e dënueshme. Shkrimtari veprën e ka publike. اdo lexues mund ta krahasojë dhe asnjë shkrimtar nukdo që të thotë lexuesi këtu paska patur një mendim prodiktatorial dhe e ka bërë kundër. Asnjë nuk e bën këtë gjë. Dhe në veprën time nuk ka të tilla. Por retushime artistike shkrimtari bën gjithë jetën, kur ka mundësinë çdo rast të botojë veprën e tij ose ta ribotojë. Nuk ka shkrimtar, vetëm të jetë ndonjë budalla që të mos ta dijë se ka paragrafë të dobët nga ana e teknikës së të shkruarit dhe të mos i shmangë me rastin e ribotimit. Këtu janë dy probleme që janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Në veprën timë ka retushe artistike gjuhësore dhe nuk ka retushe politike.

Keni vëllimin e pestë më duket, është "Dimri i vetmisë së madhe". Unë nuk mund të them atje se me Hrushovin në sallë, nuk hyri Enver Hoxha, por hyri Enver Prifti. Ai ishte siç ka qenë. Nuk mund të ndryshojë asgjë. As nuk mund të ndryshoj fjalët që janë këmbyer, janë historike.Pra unë kur lë personazhin e atij që quhet diktator, përse do të kem frikë nga ngjyrime të tjera të kohës. ثshtë fare pa kuptim, është në radhë të parë një mashtrim. ا’do t’i ndryshoja unë "Prillit të thyer", që është një vepër me gjakmarrje. Do t’i ndryshoja këndin e pushkës kur qëllon ai, apo ku di unë, peisazhin e malit ku ecën, ose “Kush e solli Doruntinën”. اfarë do të ndryshoja, çfarë mund të ketë, ku janë ndryshimet politike. Kur në këto vepra ka ngjyrime politike të theksuara, nuk ka ndryshime si “Dimri i Vetmisë së Madhe” ose romani im i famshëm për të keq“Dasma”, që ka marrë namin tani si vepra ime më e dobët. Kur unë botoj veprënmë të dobët, ia jap publikut, nuk i heq asnjë presje, sepse e kam botuar si një model. Ja një vepër që quhet e dobët e imja dhe nuk ka asgjë të ndryshuar, as teknike dhe as gjuhësore. Dhe ka disa vepra dhe romani im i parë “Qyteti pa reklama” nuk ka asnjë presje të ndryshuar. Sepse është romani im i parë, kur unë isha student 23 vjec. Pra është i gjithi problem fiktiv i kotë dhe i pavërtetë në thelbin e tij.

Ju përmendet pak më parë Enver Hoxhën. Cila ka qenë marrëdhënia juaj me të. Ju e keni takuar atë?

Njëherë në jetën time, midis klisheve që thuhen se Kadareja hynte dhe dilte tek shtëpia e Enver Hoxhës. Kam hyrë njëherë në jetën time, në vitin ’71, gati 40 vjet përpara. Dhe kjo ka qenë e para dhe e fundit. Mund ta kem takuar kur vinte tek Kongresi i Shkrimtarëve apo në ditëlindjen e tij, kur shkonin 30 shkrimtarë dhe i jepnim dorën të gjithë.

Mundtë na thoni diçka më shumë për këtë takim?

Takimin e kam përshkruar në një si mund ta quaj kujtim- ese. Edhe për këtë ka patur spekulime. Enver Hoxha, para se të vdiste, jo ai vetë, ndoshta ai vetë, por Instituti i Marksizmit i kërkoi njerëzve që kishin takuar Enver Hoxhën të përshkruanin takimin me të. Ishte e çuditshme se të tërë ata që do të përshkruanin takimin, e dinin se ai të tëra do t’i lexonte vetë. Dhe kuptohet se si të gjithë ranë në një gjendje jokomode. Të shkruash, të bësh njëfarë portreti ose një reportazh të asaj që ka ndodhur dhe të bësh portretin e tij si e ke parë ti, duke e diturqë ai do ta lexojë. Dhe unë kam shkruar takimin me të dhe është botuar pas vdekjes dhe këtu ka qenë pabesia, se u kërkua para vdekjes dhe e botuan pa u dhënë sqarimi se kur është shkruar. Mirëpo ky fakt është i njohur dhe mund të verifikohet plotësisht. E kam përshkruar më duket saktësisht takimin. Nuk ka elozhe, ka një përshkrim të saktë, duke thënë kryesisht përshtypjen e mirë, mund të them se përshtypja ashtu ka qenë. Nuk mund të them se pata nga ky takim një përshtypje të keqe. Takimi ishte dy orë e gjysmë, ku unë kam folur disa minuta dhe ai ka folur dy orë e gjysmë. Po, është e vërtetë.

اdo të thotë kjo, se raporti është kaq shumëfish sa sigurisht duhet të ketë edhe një domethënie?

Nëse do kërkohej një domethënie, është kjo që ai kërkoi të linte një përshtypje të mirë, tregoi për mbledhjen e Moskës, një sërë detajesh shumë interesante, bëri portretizime të personazheve, tregoi gjendjen e vet shpirtërore, trazimet e tij. Tregoi kujtime nga Gjirokastra, dmth foli, foli vazhdimisht, duke dashur kryesisht, jam i sigurt që një shef shteti, partie, epoke që do të merrte emrin e tij, do tëdëshironte të linte një përshtypje të mirë ndaj shkrimtarit. Tani lind pyetja: por shkrimtari ndaj tij? Fakti që unë fola shumë pak, do të thotë se mesa duket, përshtypjen e kisha dhënë me librat e mia dhe ndoshta nuk e kisha në dorë të flisja ose jo, se dhe nuk mund t’i prisja fjalën, por edhe mund të ndërhyja. Njëherë i thashë: jam dakord me ju shoku Enver dhe aty për aty thashë që ky njeri është mësuar të dëgjojë këtë: jam dakord. Një gjë që ne e themi në jetën e përditshme dhe thashë më mirë ta kufizoj fare të folurin dhe e kam dëgjuar.

Ka një debat shumë të madh për rishkrimin e historisë, sidomos duke përfshirë periudhën e komunizmit në Shqipëri. Si mendoni se është parë kjo periudhë 18 vite pasi e kemi lënë?

Diskutimi është farë i qartë. Sigurishtqë një epokë e caktuar, që quhet plotësisht e gabuar në jetën e një kombi është shkruar gabim, sepse është shkruar nga fitimtari. Natyrisht që historia e komunizmit do të rishihet. Të gjitha fazat e komunizmit janë shpjeguar në mënyrë të gabuar dhe e vërteta duhet rivënë në vend. Forcat shoqërore që kanë luftuar në Shqipëri, lëvizjetkomuniste, antikomuniste, lëvizja balliste, ajo mbretërore, të gjitha këto janë shkruar gabim dhe e vërteta kërkon që ato të rishihen. Prandaj më duket...................................... këmbëngulja që të mos rishkruhet historia. Cila histori? Kjo pjesë e historisë natyrisht që do të rishkruhet.Pjesa e mbretërisë ka disa variante, ajo që është shkruar në kohën e mbretërisë. Ndoshta dhe ajo kërkon retushim. Historia gjithmonë kërkon saktësime të mëvonshme, nuk ka asgjë të keqe. Por ajo ka më pak nevojë, e aq më pak ka nevojë historia mijëvjeçare e Shqipërisë, që përgjithësisht nuk e kemi bërë vetëm. Më tepër e kanë bërë të huajt se ne, përgjithësisht është e saktë. Prandaj këtu është spekullimi që ngatërrohet termi: rishkrim i historisë. Thuhet në mënyrë mjegullore dhe nuk kuptohet,dikush kupton njërën fazë, dikush tjetrën. Rishkrimi është i nevojshëm për një pjesë dhe i panevojshëm për një pjesë tjetër dhe rishkrim është disa herë skandaloz, siç është debati që po bëhet tani, që unë do ta quaja të turpshëm, debati për revizionimin e Skëndërbeut. Nuk kuptohet qëllimi ku është. ثshtë shumë i errët si qëllim.Nuk kuptohet pse. Nuk kuptohet si dhe cili është shkaku themelor që e shtyn këtë gjë, në mos qoftë një shkak tepër banal, por i shëmtuar.

Cili është qëndrimi që sipas jushpo mban shoqëria shqiptare për regjimin e kaluar?


Qëndrimi duhet të jetë i qartë, ende nuk është. ثshtë e kuptueshme. ثshtë kërkuar nga të gjitha vendet ish- komuniste të dënojnë krimet e komunizmit, si një proces që do të çojë këto vende përpara. Ne jemi ndër më të fundit për të mos thënë i fundit, prandaj shoqëria shqiptare duhet ta zgjidhë këtë problem.

Më lejoni nëse jam korrekte, të bëj dhe një lloj paralelizmi. Ju thatë pak më parë se keni takuar Enver Hoxhën dhe raporti i bisedës suaj ka qenë 2 orë e gjysmë. A mos është pasqyrim pak a shumë i të njëjtit fenomen?


Do të ishte një mendjemadhësi nga ana ime, por një tolerancë e tepruar ishte dhe shpesh kjo është folur në publik: përse Kadaresë i janë lejuar ca gjëra që nuk i janë lejuar të tjerëve. Kjo është e vërtetë dhe ka dalë një pëshpërimë, një mendim, që Kadare është mbrojtur nga Enver Hoxha. Unë nuk e kam mohuar një gjë të tillë. Ndoshta vjet ose më parë kam dhënë intervistë ku më është bërë direkt pyetja në televizion dhe kam thënë: "Po më ka mbrojtur". Kam shtuar dhe atë: po nga kush më ka mbrojtur, nga regjimi i vet, nga besnikët e vet, nga vetë Enver Hoxha, nga pjesa e ashpër e tij, nga pjesae keqe e tij, po kështu është fakti. Dikush shkruante një shkrim para ca kohe që si ështëe mundur që në "Pallatin e ëndrrave"hapur del Tirana dhe iu fal këtij shkrimtari kjo, iu ndalua vepra sigurisht, po u fal. Për këto gjëra shkojenë pushkatim.

Pyetja sot është pse ju ka mbrojtur?

Më ka mbrojtur sepse mesa duket, shkrimtari e ka me vete mbrojtjen. Kjo është pak a shumë jo në atë shkallë si Hitleri me Jungerin, por në një farë mënyrë ngjan, është një farë pasqyrimi, dmth që një shkrimtar mund të ketë mbrojtjen me vete, shumë më tepër se dikush tjetër. Jam i sigurtë se koha do ta tregojë kur të hapen dokumentacionet, çfarë kishte në dokumentacion ai për mua dhe sa më ka toleruar. Mesa duket ka toleruar shumë dhe kjo thuhet tani dhe nga ithtarët e tij, si një gjë që sa zemërgjerë ka qenëshoku Enver me Kadarenë dhe sa mosmirënjohës është shkrimtari.. Nuk është punë mosmirënjohje këtu, unë jam shkrimtar do e them atë që mendoj. Dhe në qoftë se jam mbrojtur prej tij, më ka mbrojtur për interesin e tij dhe jo për sytë e bukur të shkrimtarit.

Ju thatë pak më parë, nëse do të hapet dokumentacioni. Në fakt, ju jeni pro apo kundër këtij debati që vjen herë pas here në Shqipëri për hapjen e dosjeve?

Absolutisht. ثshtë barbare të thuash që të jemi kundër hapjes së të vërtetës, sido që të ketë ndërlikime ajo. ثshtë më mirë gjithmonë ajo të hapet, sesa të rrijë e mbyllur. Të propozosh mbylljen, është një gjë si të propozosh vdekjen, dua errësirën, dua vdekjen.

Le të flasim për një moment tjetër shumë të rëndësishëm. Për shumë shqiptarë, s’e di sa e rëndësishme është për ju marrja e çmimit Nobel. Një nobel i munguar deri tani për ju. Sa e rëndësishme është për vlerësimin e veprës suaj?


Po ju them një gjë të sigurtë: është më shumë e rëndësishme për ju se për mua. Ju, në këtë rast jeni shoqëria shqiptare dhe është e natyrshme. Popujt e vegjël,popujt që kanë vuajtur nga mosnjohja, nga izolimi i japin një dramacitet më të madh siç duket këtij çmimi. Dhe gati- gati e tragjedizojnë ndonjëherë dhe festa bëhet tepër e madhe në rastin pozitiv. Të them që shkrimtari vetë nuk e ka plotësisht atë që ka shoqëria, ndoshta duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Unë jam profesionist, unë e di se ç’është letërsia që do të rrojë, që nuk do të rrojë. Sa rol lot çmimi Nobel në këtë gjë dhe sa nuk lot rol. Për shkrimtarin ka gëzime të tjera të mëdha që ju garantoj që janë më të mëdha se çdo çmim që mund të marrë. Kush janë këto gëzime që mos të flasim në mënyrë mistike. Gëzimet më të mëdha në jetën e një shkrimtari janë gjetjet e tij, ato që quhen gjetje. Xhojsi i ka quajtur epifani, një gjendje eksitante mendore, kur ai është i aftë, truri i tij me një lehtësi të habitshme bën zbulime ose struktura veprash të ardhshme. Sigurisht, çmimi Nobel është trill të them që aq më bën mua, punë e madhe, është një kënaqësi tepër e madhe, është si të thuash kurorëzim, po dihet ndërkaq që ka shkrimtarë nobelistë që kanë qenë shkrimtarë të mirë, me fat dhe ai e ka shtuar fatin. Ka qenë shkrimtar jo shumë me fat dhe ai nuk e shton kollaj fatin. Pas ca kohe, përsëri shkon në statusin e mëparshëm.

Në fakt, ka ata që e kanë refuzuar, ka nga ata që e kanë vlerësuar vetëm për paratë që sjell?

Refuzime ka pasur shumë shumë pak, Sartri e ka refuzuar vetëm, Pastërnakue ka refuzuar i detyruar nga shteti sovjetik, por nuk është ajo. ثshtë kjo më tepër që ju kujtoj, një shkrimtar kinez e mori para 4 vjetësh. Ju siguroj, nuk ia di njeri emrin atij dhe unë e dija dhe e harrova. Kina nuk e pranoi, e quajti kot, Franca e quajti shkrimtarfrancez, pastaj doli që ai vetë tha: nuk jam francez edhe ju nuk e dini, besoj. E mori një kinez, i cili nuk u pranua nga asnjë vend, se si e mori një zot e di, pa dyshim nuk ishte shkrimtar i keq.

Së fundmi, keni deklaruar në shtyp se për mosmarrjene çmimit “Nobël” ka kontribut të drejtpërdrejtë ambasadori i Shqipërisë në Suedi asokohe. Duket e pabesueshme, porse për këtë kemi edhe dëshminë publike të shkrimtares Natasha Lako. Mund të na tregoni diçka për këtë?


Njëherë po ju them mebindje, kështu është e vërteta, se këtë gjë nuk e kam marrë ndonjëherë seriozisht dhe fakti që kjo ka ndodhur në ‘94, 14 vjet përpara dhe unë në intervistat e panumërta që kam dhënënuk e kam kujtuar kurrë dhe ra rastësisht fjala në Gjirokastër, tregon se unë vërtet nuk i kam dhënë ndonjë rëndësi. Jo se dua të hiqem se që unë nuk çaj kokën për gjëra të tilla. Akti është shumë i shëmtuar si dukuri, dukuri shqiptare ku ne nuk duam, nuk kemi dëshirë të vlerësojmë atë që duhet të vlerësojmë, që është normale për çdo popull. Sa mirë shtetet, popujt çmenden për futbollin: është e drejtë, është normale ca thonë ç’janë këtë të çmendur. Jo, nuk ka gjë, do që të fitojë vendi i vet. Ndjenja është e shëndetshme, është njerëzore. Kur vjen puna, në disa të tjera nuk duan një pjesë, dhe aq më keq, kur një pjesë e shtetit nuk do. Prandaj në rastin e një ambasadori, ai nuk mund të ndikonte veçse në qoftë seShqipëria sa kishte përmbysur regjimin dhe mund të merrej parasysh mendimi shtetëror, mendim i një të vërtete të munguar.

Një fenomen i ngjashëm i ka paraprirë, është marrja e një çmimi prestigjioz nga ana juaj, “International Booker Priser”? Në faqen e internetit vinin për jukomente negative të vetë shqiptarëve?

Ky ka qenë shembull më i shëmtuar. Ky është çmimi më i madh që jep Britania e Madhe, i dyti pas Nobelit. Pati këtë tipar që çmimi u shpall në internet, u shpallen 18 kandidatët, tre muaj përparadhe njerëzit jepnin mendime për ta, ndryshe nga Nobeli që është sekret.Isha në listë, e cila ishte shumë e zgjedhur, me shkrimtarët më të shquar nga gjithë bota dhe i vetmi shkrimtar që kishte komente negative nga vendi i vet isha unë. Sulme të shëmtuara shumë dhe është fati im që ishin aq të shëmtuara, sepse ishin të pabesueshme dhe unë e mora çmimin. Ndoshta ka ndikuar për të kundërtën. Ai site u ndoq nga mijëra lexues në botë dhe ajo u komentua shumë keq për popullin shqiptar. Kjo i bëri keq imazhit shqiptar në mënyrë të padrejtë. ا’faj ka kombi shqiptar që dalin ca zuzarë atje, por nuk mund t’ua sqarosh të tjerëve. Nuk doli askush ta kundërshtonte dhe e mori Shqipëria atë njollë.

Së fundmi, pas botimit të monografisë “Skënderbeu” të Oliver Jens Schmitt është hapur një debat pro dhe kundër figurës së Skëndërbeut. Sipas jush, pse tani ky debat dhe çfarë synon?

Debati është krejtësisht i gabuar, turpërues për Shqipërinë, për kombin shqiptar për dinjitetin e kombit shqiptar. Do të kujtohet si një gjë e neveritshme më vonë, siç kujtohen barbaritë e Haxhi Qamilit ose të Esat Toptanit. Ky është një debat që përsëritet nëpër shekuj. Problemi është shumë i thjeshtë. ثshtë një mashtrim kolosal në radhë të parë. Skëndërbeu është një figurë që nuk ka ç’ti qortohet. Ka figura kundërthënëse në botë, siç është Napolon Bonaparti. Ka lavdi, ka dhe vërejtje të shumta. Megjithatë e ka zënë vendin e tij në historinë e Francës, në qytetet franceze me bustet e tij.Të kthehemi në Ballkan, tek i famshmi Drakula i rumunëve. Ka qenë një prijës rumun që ka luftuar në perandorinë osmane, por duke qenë tepër i egër, e liga, mizoritë e tij e errësuan figurën ndërsa rumunët mundohen mëkot ta mbrojnë. Disa natyrisht e kanë mohuar, Evropa e ka hedhur poshtë me përçmim dhe ai është bërë simbol i së keqes. Pra komuniteti evropian ka qenë i pamëshirshëm me figurat, që ndonëse kanë kryer një rol heroik nga ana e jashtme, kanë qenë të papranueshëm, saqë janë mohuar. Tani çfarë ka bërë ky Skënderbeu të keqe, që ne shqiptarët duhet ta vëmë në diskutim.Dhe del një gjerman, në mënyrë të papritur, kur ka nja njëmijë e pesëqind libra për të dhe ne duhet si servilë të ulim kokën të gjithë dhe të shohim ç’thotë ky gjerman, kur kemi qindra e qindra libra dhe vlerësim të padiskutueshëm për Skëndërbeun. Ka qenë një kohë kur ai ishte më i njohur në Evropë se në Shqipëri. Figura e tij është zbërthyer nga të gjitha anët. اfarë i qortohet Skëndërbeut? ثshtë vërtet për të vënë duart në kokë. Si është e mundur që kjo çmenduri të ndodhë në Shqipëri. Ose kjo lidhet me një shëmti më të madhe, që neve sot nuk e kuptojmë, por që do të dalë më vonë. ثshtë një lloj përpjekjeje për destabilizim psikotik të brendshëm të vendit. Se çfarë ka, ku e gjetën të keqen tek Skënderbeu. Disa e qortojnë se tradhtoi Turqinë. Del shqiptari, avokat i perandorisë osmane që vetë Turqia e ka hedhur poshtë. ا’është kjo Shqipëri e sotme? Disa kërkojnë heqjen e tij nga historia e Shqipërisë dhe vendosjen e Ballaban Pashës në vend të tij: shikoni pra një kthim kokëposhtë, një tallje me kombin shqiptar. Kjo i bën keq Shqipërisë, i bën mirëtë gjithë atyre që dua ta shohin mundësisht kombin shqiptar të përmbysur edhe jashtë Evropës. ثshtë debat antishqiptar dhe antievropian. Skënderbu nuk është vetëm njeri i shpatës, por edhe i vizioneve të mëdha pro-evropiane. ثshtë vizionari më modern, jo vetëm i Shqipërisë, por edhe i Ballkanit. ا’është Ballkani sot, po psherëtin mezi po pret të hyjë në Europë. Kush nga të parët prijës të Ballkanitktheu sytënga Evropa. Nuk ka tjetër si Skëndërbeu.

Marrë nga Alsat​
 
Titulli: Ismail Kadare

Problemi është shumë i thjeshtë. ثshtë një mashtrim kolosal në radhë të parë....Debati është krejtësisht i gabuar, turpërues për Shqipërinë, për kombin shqiptar për dinjitetin e kombit shqiptar. Do të kujtohet si një gjë e neveritshme më vonë, siç kujtohen barbaritë e Haxhi Qamilit ose të Esat Toptanit. Ky është një debat që përsëritet nëpër shekuj...
ثshtë një lloj përpjekjeje për destabilizim psikotik të brendshëm të vendit. Se çfarë ka, ku e gjetën të keqen tek Skënderbeu. Disa e qortojnë se tradhtoi Turqinë. Del shqiptari, avokat i perandorisë osmane që vetë Turqia e ka hedhur poshtë. ا’është kjo Shqipëri e sotme? Disa kërkojnë heqjen e tij nga historia e Shqipërisë dhe vendosjen e Ballaban Pashës në vend të tij: shikoni pra një kthim kokëposhtë, një tallje me kombin shqiptar.
Kjo i bën keq Shqipërisë, i bën mirëtë gjithë atyre që dua ta shohin mundësisht kombin shqiptar të përmbysur[/COLOR]
 
Titulli: Ismail Kadare

Pas leximit te intervistes mora fyme thelle dhe i lehtesuar. Keshtu te lexofsha dhe degjofsha, Kadare! Faleminderit!
 
Ismail Kadare: Libri, Gjirokastra, shqiptarët...

Shkrimtari i madh shqiptar, rrëfehet
Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, në një rrëfim të gjatë dje, në spektaklin e njohur "E Diell", në "Top Channel", foli për Gjirokastrën, vendlindjen e tij, librin, lirinë, shqiptarët, Parisin etj. Megjithatë, përgjigjet e tij ndaj pyetjeve të prezantuesit të njohur, Adi Krasta, ishin në vetvete edhe një rrëfim fantastik për veten.

Dua të besoj që unë bëj pjesë tek ata që do të mundohen t‘i tregoj publikut elemente të vogla, në dukje të parëndësishme, por njerëzit herë pas here pyesin në ambientet e tyre private për Ismail Kadarenë. Fjala vjen... për shembull, Selman Ruzhdi ka shkruar që Ismail Kadare, Andriç, Markezi, janë të lidhur ngushtë me fatin e kombeve të tyre. Mua më duket shumë e fortë kjo dhe e vendos në vështirësi një shqiptar?


Koha kur shkrimtarët humbin shumë nga kjo ka kaluar. Zakonisht në Ballkan, shkrimtarë të njohur dhe që kanë marrë përsipër rolin e misionarit, kanë humbur shumë nga arti i tyre, d.m.th. kanë flijuar artin e tyre për hir të këtij roli. ثshtë përgjithësisht një barrë e rëndë për letërsinë dhe është dëmtuese.

Në një intervistë të rëndësishme tuajën, që më ka impresionuar, më ka bërë përshtypje për vërtetësinë e patosin me të cilin ju keni folur, keni thënë një shprehje që më ka mbetur në mendje: "Unë nuk kam kontratë me popullin shqiptar për të qenë një njeri i mirë". Le të themi që kjo më ka befasuar dhe ka qenë një përgjigje e shkëlqyer. Në fakt, a ka një kontratë, sidoqoftë?

Nuk besoj se e kam thënë saktësisht kështu, për të qenë njeri i mirë. Nuk e di, diçka... Kam thënë që s‘kam një kontratë për të bërë këtë apo atë gjë që do ky popull. Këtë mund ta kem thënë. Madje, kam shtuar se, nuk jam zgjedhur me vota, se një shkrimtar nuk mund të zgjidhet me vota dhe nuk ka asnjë detyrim, para askujt, veçse ka detyrim para ndërgjegjes së vet, artit të vet në radhë të parë. Këtë e kam thënë, sepse shpeshherë nga shkrimtarët kërkohen gjëra të pamundura, kërkohet që ata t‘i përshtaten atij mendimi që ka lexuesi apo populli për ta. Po të ndodhte kjo, mendoj se do të ishte e mirë për ata, por ndoshta katastrofë për shkrimtarët.

Mund të konsiderohet që shkrimtari, me lirinë e tij i vë pak njerëzit e zakonshëm në një farë shqetësimi "sa i lirë është ai", përderisa krijon aq shumë dhe ka një përmasë të madhe?


Natyrisht që i vë. Shkrimtari i vë për disa gjëra, krijon ndoshta dhe acarim te njerëzit. I vë për disa gjëra të rëndësishme. Një nga ato është, p.sh., që shkrimtari në vendet totalitare quhet një fajtor, fakti që është shkrimtar quhet fajtor, sepse ai është individ që punon pa u konsultuar dhe këshilluar me askënd. Nuk përgjigjet para askujt, në qoftë se është shkrimtar i denjë për këtë emër dhe kjo gjë bie në kundërshtim me mendësitë që kanë këto lloj vendesh totalitare. Populli mësohet ta shikojë shkrimtarin si njeri-fajtor potencial dhe ai, e do, edhe e lexon dhe e përgjon nga ana tjetër. Kjo ka ndodhur me të gjithë shkrimtarët e shquar në ato vende që janë vërtet totalitare, ku ata mund të kenë mungesa në lirinë e tyre.

Kam lexuar një parathënie të një libri tuaj, shkruar nga një koleg që e respektoj, i cili kishte shkruar një gjë plotësisht të vërtetë: Ismail Kadare, që në momentet e para ka qenë një shkrimtar i pazakontë. Dhe kjo nuk më çudit. Por unë kam një pyetje për ju. Keni qenë ju një djalosh i pazakontë le të themi njëzet e ca vjeçar... اfarë ju dallonte nga shokët tuaj?

Kjo varet nga qytetet ku kam jetuar, ku kam qenë. Deri në moshën 17 vjeç e gjysmë, kur kam mbaruar gjimnazin, kam jetuar në qytetin tim të lindjes, Gjirokastër. Natyrisht është një qytet allasoj, gjysmë i mençur, gjysmë i marrë dhe ndoshta kam përfituar nga kjo. Pastaj kam qenë student në Tiranë, ku ka qenë tjetër jetë, më pas student në Moskë, po një tjetër jetë. Kështu që jeta ime, ajo që thoni ju "djalosh", ka qenë në tri qytete të ndryshme, në tri tablo të ndryshme, që nuk i bashkonte asgjë.

Keni qenë ndër djemtë e zgjedhur, le të themi, në kuptimin që të bëni përshtypje, që të bini në sy, krijoni një lloj kurioziteti te miqtë dhe shokët, një lloj xhelozie...

Kjo po, sepse kur kam botuar librin e parë kam qenë në klasën e tretë gjimnaz dhe në atë kohë po të botoje një libër... e kam botuar në ‘53 ose ‘54, diçka e tillë. Librin e kam çuar kur kam qenë në klasë të tretë dhe ka dalë kur kam qenë në klasë të katërt. Në universitet kam qenë shkrimtar i njohur. Ndërkaq kam botuar librin e dytë kur isha në vitin e dytë dhe vetvetiu krijohet një njohje e tillë. Në Moskë gjithashtu... Libri im i parë i botuar jashtë shtetit, në Moskë kur kam qenë student. Zakonisht botimi im i parë quhen botimet në Francë, por në fakt nuk është e vërtetë. Kam pasur 2-3 botime në vende të tjera, por meqë ato botime nuk luajtën asnjë rol, apo jo të rëndësishëm për njohjen time ndërkombëtare, janë harruar tani.

Ju përmendet Gjirokastrën. Maks Velo është shprehur se kur ne e pyesim çfarë produkti është Kadare, ai thotë se Kadare nuk është një produkt shqiptar, nuk është një produkt francez, por është një produkt gjirokastrit. Tani ia vlen t‘ju bëhet një pyetje. Sa për qind gjirokastrit keni mbetur?


Maksin e kam mik, thotë gjëra shumë të mençura, por këtu nuk ka kuptim nocioni i shkrimtarit gjirokastrit ose jo. S‘është e vërtetë që jam produkt gjirokastrit. Sigurisht qyteti i lindjes luan një rol të jashtëzakonshëm, sikurse luan fëmijëria, sikurse luan shtëpia ku je rritur. Do të thosha se më shumë se qyteti vetë, ose bashkë me qytetin ka luajtur rol shtëpia ime, që ishte tipike e qytetit dhe që mendoj se luante rol për çdo njeri. Një shtëpi si të gjitha ato shtëpitë gjirokastrite, me atë arkitekturën e saj të brendshme, me pazakonshmërinë e saj, sigurisht që e zhvillonte mendjen e njeriut në drejtime të papritura. Pa qenë shkrimtar, mund të ishe thjesht qytetar, por mendja jote punonte në mënyrë artistike, ose në një mënyrë artistike që është afër delirantes, që është shumë e pakontrolluar.

Para disa ditësh ju u kthyet në Gjirokastër dhe e vizituat shtëpinë tuaj. اfarë ndjesie morët, kur shikuat një shtëpi, që kam përshtypjen e njihni mirë. Dhe e dyta, ka një vend në atë shtëpi që e njihni vetëm ju, një e ndarë, një gjë mbrapa që hapet, një kanatë, që ka qenë sekreti juaj personal?

Natyrisht ka... Ka qenë një vend, meqë muret e shtëpisë kanë qenë të trasha, ku doja të mbyllesha, në një dritare që ishte në mur, e cila kishte një pjesë të qelqtë, kishte një kanatë që mbyllej nga brenda dhe në mes ishte gati një metër gjerësi. Kur isha i vogël më dukej si një kabinet shumë intim të mbyllesha aty. Ndodhej në katin e tretë, kishte dhe pamje të bukur. Atje kisha vënë dhe një ndenjëse të vogël, se mbaj mend mirë në ishte ndonjë tryezë a një gjë e sajuar në formë tryeze dhe aty kisha qejf të lexoja, apo të shkarravisja. Ato ishin shkrimet e para si të thuash.

Ju u kthyet në Gjirokastër këto kohë me një qejf, me një dëshirë, apo kishte diçka që sikur e bënte shumë pak ndoshta të komplikuar rivajtjen në shtëpinë tuaj?

Kisha njëfarë kohe që kisha vendosur se duhej të shkoja, sepse arkitekti i shtëpisë, i cili po e rikonstrukton, pasi ajo ka qenë shkatërruar dhe vitet e fundit kishte pësuar një fatkeqësi, donte të shikoja se çfarë kishte bërë. Pak a shumë e ka rindërtuar dhe donte patjetër që ta shihja. I kisha dhënë fjalën dhe kështu që e pashë shtëpinë time të komentuar nga arkitekti, i cili e njihte shumë mirë, sepse është nga lagjja. Arkitekti im banonte, jetonte në rrugën më të çuditshme të qytetit, në atë që quhet "Sokaku i të marrëve", ku në fund të saj, isha unë dhe zakonisht njerëzit që banojnë atje. Ndërsa tani i kam vënë re që e kanë me qejf, meqë thuhet se turistët tregojnë interes për këtë emër të çuditshëm, që nuk e shpjegon asnjeri pse është vënë, sepse atje mund të shkonte vetëm një i marrë, të ecte, apo sepse atje mund të ketë banuar, mund të kenë qenë banorët e çmendur, ose për ndonjë arsye tjetër.

Vetë jam kurioz, çfarë e shtyn atë popullatë të jetë cinike?


Ajo që quhet cinike, mendoj unë, më tepër se cinizëm është një ftohtësi në pamjen e gjërave. Ky qytet është dalluar për njëfarë rezerve, për një farë rezervimi të shfaqjeve të emocionit. E kam shkruar edhe në librat e mi, që Gjirokastra dhe gjirokastritët e mbanin veten për më të mençurit e Shqipërisë dhe besonin se ishin ashtu. Kështu që, kishin një pikëpamje të tyre për botën. Madje njëherë, kur kemi diskutuar, kam shkruar që ato gratë e vjetra, duke pirë kafenë, përdornin dylbitë, shikonin peizazhin dhe kjo quhej kafe me dylbi dhe njëherë u komentua kështu: këto janë gra me pikëpamje.

Me pikëpamje ishin, madje të zgjeruar...

Po, po, kjo gjë ishte e rrallë në Shqipëri për kohën, bëhet fjalë për gratë që kishin qenë vajza, ose gra të vjetra në kohën e Perandorisë Osmane. Gratë me pikëpamje nuk ishin kaq të shpeshta në perandori.

Të bën përshtypje që Gjirokastra në vetvete, pikërisht për këto arsye shumë interesante, ka pasur njëlloj izolacionizmi, sikur nuk përzihej me pjesën tjetër, njëri-tjetrin e ndihmojnë sidomos kur janë në qytete të tjera dhe menjëherë të vjen natyrshëm të bësh një pyetje: Në fakt është e kërcënuar Gjirokastra prej një lloj greqizmi që vjen nga poshtë?

Kjo është një gjë shumë kundërthënëse. Mund të duket kështu sot, por në kohën kur unë kam qenë atje, adoleshent, fëmijë, ka qenë e kundërta. Po të shikoje qytetin thoshe: si është e mundur që këtu banojnë vetëm njerëz të fisëm, ose në kuptimin me shtëpi të mëdha. Mendoje: ku janë të tjerët? Njerëzit e thjeshtë, pra nuk binin në sy. Një pjesë kishin pensione të larta dhe kishin prona në fshatrat afër, që ishin të banuara nga grekët, nga minoriteti grek. Kur isha fëmijë mendoja se Shqipëria e sundon Greqinë, sepse grekët punonin, ishin fshatarë, si të thuash, punonin në tokat e qytetarëve të Gjirokastrës, i kishin shtëpitë në tokat e gjirokastritëve dhe për mendësinë e qytetit, ishin si të thuash një popullatë e thjeshtë dhe ashtu ishin vërtet. Kjo ana senjorale e qytetit bashkuar me pronësinë, që ishte elementi ekonomik i rëndësishëm, krijonte idenë, sidomos te fëmijët e adoleshentët, që Greqia ishte nevojtare ndaj këtij qyteti, gjë që nuk ishte e vërtetë sigurisht, por kjo përshtypje krijohej. Plus kësaj, e gjithë kjo u shoqërua me një mjerim që i ra Greqisë gjatë luftës, ku mijëra e mijëra grekë, në zinë e luftës, kalonin në Shqipëri dhe kryesisht në Gjirokastër, të dërrmuar, të leckosur, lypnin për të ngrënë dhe kjo e theksoi edhe më tepër.

Në çështje të marrëzisë, në "Darkën e Gabuar", ka personazhe shumë interesante, Remzi Kadareja, ju flisni pastaj për fisin e nënës suaj, të babait... Pra, më në fund vijnë Kadaretë në librat tuaj "fiction". Ia vlen të thuhet më në fund se pse nuk e keni bërë përpara dhe pse natyrshëm e bëtë tani?


Ndoshta është një emancipim i brendshëm i shkrimtarit që guxon të bëjë humor dhe me vetveten. Ne në Ballkan, sidomos në Shqipëri, kemi zakon që mburrim fisin. Natyrisht babai ishte shumë i mirë, mjaft zemërbardhë, shumë i mençur, gjyshi akoma më tepër, gjyshja një engjëll mbi dhe, tezet po ashtu, të gjithë. Unë prej kohësh kam pasur një... Asnjëherë nuk e kam bërë këtë glorifikim, gjithmonë kam qenë neutral me familjen time, asnjanës me fisin. Pastaj e kam çuar edhe më tej, më ka pëlqyer kjo gjë.

Mund të jetë pak anglosaksone ai vetëngacmimi, i cili luan një rol shumë pozitiv në pranimin nga të tjerët...

I çon përpara popujt, syri vetëkritik, mundësia, forca për të bërë humor me veten. Kurse tjetra është fatale, etja për lavdi e klanit të fisit, sidomos kur vjen në jetën moderne, shoqërore e politike. Kështu që tribalizmi është fatkeqësi e rëndë e një kombi.

Ju keni qenë një fëmijë i lumtur? Me cilin nga prindërit keni pasur raport më të mirë kur keni qenë i vogël?

Kur kam qenë i vogël nuk mund të them se kam qenë fëmijë i lumtur, por i qetë, i kënaqur, më kanë dashur shumë në familje. Nëna me një dashuri të drejtpërdrejtë, im atë me një dashuri të heshtur si të thuash. Ka qenë një njeri, nuk do të thosha i zymtë, por i përmbajtur, tamam ajo që thamë në fillim për gjirokastritët. Ishte shumë i... në atë rezervimin e tij, dashuria ishte edhe më e çmuar, si të thuash. Nuk mbaj mend kurrë të kem pasur me tim atë ndonjë përplasje. Ai ishte mjaft autoritar, por kur thonë se te shkrimtarët autoriteti i babait luan një rol negativ, këtë nuk e besoj fare. Ndoshta jam subjektiv. Ndoshta ka luajtur një rol të veçantë në marrëdhëniet tona, sepse qëkur isha i vogël kam filluar të botoj në shtyp vjersha ose proza, që 11 vjeç... dhe ajo krijon te fëmija njëfarë mistike të veçantë dhe më e çuditshmja ishte se në atë kohë Shqipëria përdorte sistemin e honorarëve sovjetikë, që ishin kolosale në krahasim me jetën e vendit.

Më kujtohet kur më dërgonin honorarët, kur nuk kisha të drejtë t‘i merrja se isha i vogël dhe nuk kuptoja çfarë ishin, babai më ka çuar në postë përdore, duke më thënë: ا‘janë këto para, nga të vijnë ty? Pasi telegrami i kishte ardhur babait, ku thuhej se djalit tënd i ka ardhur një shumë parash nga Tirana. U habit, i thashë që nuk e di dhe më pyeste se si nuk e dija. Përdore më ka çuar në postë. Shkuam dhe unë nuk e kuptoja. Pastaj, pak më vonë e kuptova kur më çuan një letër, në të cilën më thoshin se më kishin dërguar një honorar për vjershat dhe për çudi, honorarët ishin të mëdhenj, sepse ne i kopjonim shumë sovjetikët në atë kohë. Në muaj mund të më vinin aq sa ishte rroga e babait, gjë që ishte groteske për një kalama akoma me pantallona të shkurtra, e për të cilat nuk kishte asnjë ide ku t‘i prishte.

Ku i mbanit ju paratë?

Në libra. Sipas ngjyrave. Në atë kohë në Gjirokastër nuk kishe mundësi të prishje para dhe nuk kisha asnjë ide apo nevojë. Dhe mua si fëmijë, mund të m‘i merrte familja, pasi mund t‘i hynin në punë, por mua nuk më duheshin.

Pak spitullaqe, në kuptimin, çfarë ndodh, ju nuk ju pëlqen të flisni për veten në vetë të parë dhe që mund ta dokumentoni një gjë?


Nuk kam fare paragjykime të tilla, jo po flas shumë për veten, jo po je modest, s‘je modest. Për mua këto janë nocione që nuk ekzkstojnë. Nuk ka kuptim. اdo të thotë të jesh modest ose jo në letërsi? Se dikur është çmuar shumë modestia e shqiptarëve. Në kohën e socializmit është çmuar shumë. Të jeni modestë, na thonin.

Ndoshta jam i gabuar, por kam përshtypjen se ju e quani të kaluar marrëdhënien tuaj me poezinë, me poezinë tuaj le të themi...

Po. E para se është një proces i natyrshëm për shkrimtarin.

Mund të themi se ka vdekur poezia për Ismail Kadarenë apo qëndron diku e fshehtë?

Ndodh natyrshëm. Eshtë një dukuri jo e veçantë e imja ose e 2-3 shkrimtarëve. Eshtë pak a shumë e përgjithshme braktisja e poezisë. Eshtë një aftësi që braktis njeriu disa zakone në jetë, kryesisht shkrimtarët. Ashtu dhe brenda letërsisë, apo brenda universit braktisen disa zona.

Pra ju e dini në vetëvete që ka ndodhur një ndryshim dhe diçka tjetër?

Arsyeja kryesore është kjo, ana njerëzore. Arsyeja e dyte është se në të gjithë vendet socialiste ju bë një glorifikim acarues poezisë që për mua ishte i neveritshëm. Në të gjitha kontaktet, të pakta ishin, që kishim me gazetarët perëndimorë, kujtonim se do t‘i habisnim ata, duke iu thënë se tek ne poezia botohet me 100 mijë kopje tirazh. Dhe ngaqë në Perëndim poezia botohet në tirazh shumë të vogël dhe botuesit seriozë kanë vetëm nga 2-3 tituj ose nuk kanë fare dhe kjo është normale, ne mburreshim me të kundërtën. Siç ishte mbrapshti në të gjitha gjërat, ishte mbrapshti edhe në këtë gjë. Dhe në mënyrë fare të pahijshme pyetej, sa janë tirazhet në vendin tuaj, thuhej 3 mijë kopje. Ne thonim, tek ne janë zakonisht 30 mijë dhe populli i do shumë. Vetë shkrimtarët, vetë poetët i ngriotën një himn të pamerituar poezisë, duke thënë se ajo është pararojë e arteve. Në fakt, ishte pjesa më e dëmtuar e popzeisë shqipe, pjesa më e shkelur me këmbë. Ajo jo që nuk ishte pararojë, por mund të themi se nuk ishte as praparojë. Një pjesë e madhe e saj, ishte një gjë koti fare.

Ju kurrë nuk keni thënë, cili është shkrimtari juaj, aktualisht më i preferuar. Cili është ai që pëlqeni më shumë?

Nuk kam një shkrimtar të preferuar, prandaj nuk e kam thënë. Unë kam një shije të zakonshme.

Që shkon te cili emër?

Jo, unë kam shijen e zakonshme që ka njerëzimi për letërsinë e madhe. D.m.th., unë kam këtë mendim, që njerëzimi ka bërë shumë gabime në rrugëtimin e tij, nuk ka bërë kurrë një gabim, nuk ka harruar asnjë shkrimtar të madh pa e çmuar. Nuk ka gabime të njerëzimit, nuk ka kurrë, dikush të ngrihet të zbulojë një shkrimtar të 1200 vjetëve më parë. Ata që janë, janë zbuluar, ata janë vërtetë. Prandaj unë kam këtë shije që e ka vendosur njerëzimi. Prandaj e quajta të zakonshme. Mund të përdor dhe fjalën e rëndomtë por kjo është një shije e shëndetshme dhe shpesh qëllohen shkrimtarët që shfaqen me shije ekstravagante, d.m.th., që për të shokuar publikun apo bashkëbiseduesin... Unë do të përdorja një shkrimtar që nuk e ka dëgjuar njeri, po do të thonin... Prandaj unë kam zgjedhur të pëlqej gjithmonë majat e letërsisë.

Ju e njihni shumë mirë kulturën, shpirtin, letërsinë franceze, për shkak të lidhjeve tuaja dhe faktit që jetoni në Paris. Cili nga personazhet që do t‘ju përmend, ju ka bërë më shumë kurioz, Bonaparti, Sharl Main, Rishelie apo Luk XIV? Apo asnjëri prej tyre?

Asnjëri prej tyre.

Nuk e di pse shpresova për Bonapartin...

Nga këta, në fakt është ai që të sjell mendime, qoftë dhe si figurë tragjike. Franca ka... në këtë rast nuk duhet të vihemi në rolin e atyre që sapo i përmenda për keq, por ka personalitete të tjerë më interesantë. Ka një grup shkrimtarësh që gjithmonë janë për t‘u admiruar dhe studiuar, ata që i quajmë shkrimtarët e mallkuar të saj, ata nuk kanë një që të jetë gjeni apo zotërues, por janë një grup, sepse fuqia e letërsisë shfaqet në dy mënyra, në një individ që është sundues, si dhe në grup sunduesish. P.sh. Italia e ka të skajshme, ka Dante Aligerin që nuk lëviz prej 750 vjetësh. Ai është një lloj sunduesi që i bën mirë Italisë, i bën dhe keq letërsisë disa herë, sepse mban në hije ende letërsinë. Fjala penngon nuk është e saktë, por në një farë mënyre dhe e dekurajon. Vendet e tjera e kanë ndryshe, mund ta kenë plejadë, plejadë sunduesish që për çudi janë brenda një kohe të shkurtër, të gjithë njëri pas tjetrit. Gjermania e ka ndryshe, ka dy sundues Gëte me Shilerin. Anglia është përpjekur të shpëtojë nga sundimi i Shekspirit, por nuk ka mundur dot, ka bërë shumë përpjekje, do të thoja të kota, gjë që s‘ishte e nevojshme. Dhe kështu zhvillohet edhe Franca që më pyetët. Disa herë ngre si shkrimtar të parë të sajin Viktor Hygo, që nuk është padyshim, është dhe s‘është, është nga ata që thamë, shkrimtar misionar, shkrimtar kombëtar, disa herë Molierin, se është natyrisht ajo epoka e vjetër që i jep më peshë, por prapë smund të themi se hyn në një elitë që mund të konkurojë me shekspirin, ose Danten, ose Servantesin ose ndonjë tjetër të madh.

Ju ka ndodhur ndonjëherë që ju të mbani mend dhe ndoshta ta lidhni me diçka, një admiruese tuajën?

Po, ka qëlluar, çdo shkrimtari i qëllon. Shkrimtari dhe mund të mos e thotë për të mos ulur rëndësinë ose peshën e vet, por është njerëzore.

D.m.th. nëse dikush do të donte që me një sharm të momentit do të donte ti bënte përshtypje Ismail Kadaresë, nuk është një kështjellë e paafrueshme, mund të bësh përshtypje tek ju në qoftë se ju gjendet çelësi i duhur?

Sigurisht, nuk ka pse të mos ndodhë. Unë nuk kam qejf të bëj një regramë enigmatikë të vetes. Njeriu është një qendje njerëzore dhe sado të mbajë peshën, sado të dojë të krijojë një maskë tjetër, është e kotë, është një lodhje e kotë. Mbajtja e një maske është lodhje. Edhe ai që e mban mendon të vijë ora e ta heqë atë.

Diskutohet shumë këto kohë në Shqipëri dhe në botë, një kërkesë që bëjmë ne për t‘u kuptuar më shumë në religjonin tonë, në besimin tonë fetar. Ju jeni Ismail Kadare, i lindur, ma do mëndja në një familje myslimane, jodomosdoshmërisht shumë praktikante?


Shumica e gjirokastritëve të qytetit tim janë bektashinj, që është një sekt mysliman. Edhe myslimanët në Gjirokastër janë jopraktikisht praktikantë, shumica më e madhe. Por shumica janë bektashinj, që nuk janë fare, pra që s‘kanë direkt lidhje. Pra, kanë një lidhje që janë në universin mysliman.

Janë quajtur bektashinjtë, si kristianë të fshehtë...në një lloj këndvështrimi, nga pëlqimet që kishin, donin ta revolucionarizonin islamin. Cila fe ju duket më simpatike, ose më moderne, ose më seksi, le të themi, në Shqipëri...

Vizioni im i botës niset nga... në radhë të parë, kjo gjë lidhet edhe me profesionin, vizioni im për botën niset nga kultura dhe kjo gjë lidhet me atë kulturë, që kjo fe do të ishte më e afërt, jo si fe, por si formacion kulturor dhe ideja ime ka qenë gjithmonë që, shqiptari mysliman, katolik dhe ortodoks, për mua janë në radhë të parë shqiptarë, pastaj janë pjesëtarë të feve që përmenda. Dhe do të shtoja që ata janë, njëkohësisht, në mënyrë të barabartë, evropianë. Dhe këtë nuk e them për të bërë komoditet, apo një lloj konformizmi, sepse kështu duhet, por kur kujtoj historinë e kulturës shqiptare, shkrimtarët e mëdhenj shqiptarë, në radhë të parë, sepse unë jam njeri i letërsisë dhe nuk dua të fsheh që ajo pjesë më intereson mua kryesisht, është krejt e besueshme që shkrimtarët që vinin nga zanafilla muslimane janë po aq evropianë, po aq modernë, janë po aq kulturalisht evropianë sa janë të tjerët. Në këtë rast, mendja do na thoshte se katolikët janë, meqenëse feja e tyre është... plus nderimit që ka si feja më e vjetër në Shqipëri, ka edhe atë përparësi që është, nga një logjikë normale njerëzore, e lidhur drejtëpërdrejtë me traditën perëndimore.

Por për mendimin tim, të dy fetë tjera kanë të njëjtën lidhje, në mos e kanë, na duket ne se nuk e kanë këto vite, shumë shpejt do të kenë të njëjtin ngjyrim evropian, sikurse kanë të njëjtin ngjyrim shqiptar. Nuk mund të thuhet se patriotët shqiptarë, kjo fjalë tani keqpërdoret në propagandën tonë, Shqipëria ka qenë e detyruar të ketë patriotë se ka qenë vend i sunduar, por të tallesh me patriotët shqiptarë do të thotë të jesh një shëmtirë morale. Shqipëria, duke pasur një histori të hidhur sundimi, natyrisht ka pasur shumë patriotë dhe ata kanë qenë në gjëndje natyrale. Pra nuk mund të thuash se patriotët shqiptarë myslimanë kanë qenë më të pakët nga zelli patriotik, ose nga heroizimi apo nga gjithçka, më të pakët se tjerët. Madje, do të thoja që edhe ortodoksët, që e kanë pak atë... një ngjyrim si të thuash që u është dhënë artificialisht si të afërt me Greqinë, nuk është as për ta një gjë e tillë. Prandaj unë e them me sinqeritet dhe me bindje të thellë, kur kujtoj p.sh., Konica. Mund të gjesh shkrimtar më evropianist se ai?! Mund të thuash p.sh. që një shkrimtar, nga ana e jashtme ishte tepër evropianist se Ernest Koliqi, është më thellë evropianist se Konica? Kurrsesi s‘mund ta thuash. Janë të dy të barabartë me këtë nocion, në lidhje me këtë referencë.

Ne jetojmë në një periudhë globalizimi. Interneti është bërë një dashuri e përgjithshme. Në emër të tij ndodhin gjëra nga më të ndryshmet e çuditshmet. Ju qëllon që të navigoni në internet? E gjeni interesant?


Shumë rrallë. Unë jam i një brezi që ka lidhje të pakta me internetin. Ka njerëz që e kanë kapërcyer këtë, por unë nuk kam pasur nevojë për një gjë të tillë, ose më është dukur se nuk kam pasur nevojë. Shoh shtypin në internet...

Shkrimtarja amerikane, Shtein, Paund, Heminguej, e shumë të tjerë që kanë jetuar në Paris... E para thotë Parisi ka purifikuar gjuhën time zyrtare sepse sepse atje ne nuk flasim gjuhën tonë bazike, të rrëmujshme ashtu siç vjen, por e sofistikojmë nëpërmjet gjuhës frënge.

Kjo nuk ndodh më. Kjo ka ndodhur në vitet ‘30. Ishte një koloni shkrimtarësh amerikanë, jashtëzakonisht piktoreske dhe e fuqishme. Janë disa dukuri që nuk mund të përseriten. Ajo nostalgjia parisiane nuk mund të kuptohet pa ata. Ndërkaq në Paris ka shumë shkrimtarë të huaj që banojnë.

Ju keni jetuar gjatë në Paris. Ka diçka që po zbehet në Paris, apo ai është gjithmonë me ndriçim, me shkëlqim, dhe i kërkuar nga të tjerët?


Ka diçka që sipas mendimit të përgjithshëm, ka ndodhur një zbehje. Pas Luftës së Dytë Botërore kanë ndodhur disa zbehje në Evropë. I pari që u zbeh dhe ishte e logjikshme, ishte Berlini. Humbi një thesar evropian dhe botëror i kulturës. U thye në mes dhe Berlini ende nuk po e merr veten. Ajo qendër e madhe kultorure e meritonte të ishte e tillë. Eshtë duke e marrë veten dhe do ta marrë padyshim, por kush e ka njohur Berlinin në vitet ‘20 e ‘30, e qajnë me lot atë çfarë ka humbur. Edhe Parisi diçka ka humbur. Gjithë Evropa ka pësuar diçka pas Luftës së Dytë Botërore. E para ishte tronditja e luftës, e dyta ishte Lufta e Ftohtë që e ndoqi atë, çoroditja komuniste, e cila e tronditi në themel Evropën, ndikimi shumë i fortë i Lindjes, deri në rrëzimin e komunizmit, që erdhi më në fund.

Ju dëgjoni muzikë? Mund t‘ju përfytyrojë njeriu, një gjest tuajin, që sapo zgjoheni, shtrini krahët të gjeni stacionin e preferuar të radios?


Ndoshta jo. Mua më është hapur nami që Kadare nuk e do muzikën, por nuk është e vërtetë. Skam ç‘i bëj. Eshtë hera e parë që hapet ky muhabet. Por, në mënyrën time të të shkruarit, ma kanë thënë specialistë të muzikës, që përdor shpesh atë zhdërvjellim, atë procedim që mbron muzika. Ato lejtmotivet që shfaqen, ngrihen, zbehen, shfaqen... ulen... Siç duket është një dukuri patologjike e artit.

Ju e shihni veten tuaj në televizor? Nëse ka ndodhur, çfarë ndjesie keni kur e shihni Kadarenë duke marrë opjesë në një aktivitet ose duke dhënë intervistë...

Po të qëllojë ta shoh, e shoh, nuk ka ndodnjë problem. Zakonisht kur jepet ndonjë emision ku unë nuk jam, jam i kënaqur por edhe pse jam, nuk është ndonjë hata.

Në një nga parathëniet e librave tuaj është folur për një shtysë që keni pasur vitet e fundit, për të bërë retushe artistike. Ka qenë një nevojë e juaja për të shprehur një gjë që e keni shprehur në një formë më të pasuruar?

Kjo është për fat të keq një nga kundërthënjet që ka letërsia me masat e lexuesve, të cilat nuk janë gjithmonë të mira, pavarësisht se paraqiten. Marrëdhëniet letërsi-popull janë shumë të dyshimta, d.m.th., nuk janë ashtu siç mendohet.

Dhe në këtë mes për letërsinë mund të thuhet që është aristokrate dhe pas e sërës që...

Mund të thuhen të gjitha ato që thatë ju, por që për letërsinë ka shumë paragjykime dhe kjo çështje është një nga ato mendime që s‘do doja ptë përdorja fjalën vulgare por që, janë aq të thjeshta sa përfundojnë te vulgarja. Eshtë një lloj budallallëku, sa kur vjen puna që shkrimtari, duhet apo nuk duhet, ka apo s‘ka të drejtë, të retushojë diçka në veten e vet, ose shumëçka.

Dhe menjëherë themi që shkrimtari ka të drejtë të bëjë ç‘të dojë...

Sigurisht. Derisa shkrimtari është i gjallë, mund ta përmbysë veprën e vet, si të dojë. Edhe duke marrë qortimin e të gjithëve është e drejta e tij, askush në botë nuk mund ta ndalojë. Ky është parimi numër një. Por ka një parim tjetër sigurisht, që shkrimtari, veprën e tij e ka publike, është në dorën e publikut për t‘u gjykuar dhe çdokush mund të konstatojë nëse ato ndryshime, retushe apo përkryerje që ai kërkon t‘i bëjë veprës së tij, janë të vërteta apo janë të kota, ka shkrimtarë që mund ta mund ta prishin veprën dhe kjo nuk përjashtohet por zakonisht, shkrimtarët e shquar në botë, shkrimtarët seriozë, përdorin të gjitha mundësitë për ta përpunuar veprën e tyre, kurdoherë që kanë raste. Eshtë një fat për shkrimtarin kur e bën. Dhe është një injorancë e tmerrshme kjo ndërhyrje. Në këtë rast do të përdorja fjalën turp për ata që ndërhyjnë. Ata që ndërhyjnë përbëjnë një turp dhe nuk kanë asnjë punë me letërsinë. Vepra e Balzakut është një retush montal dhe një çmontim i vazhdueshëm. Komedia njerëzore e tij është e pabesueshme po të studiohet se si e ka shkruar dhe si e ka parë, si e ka moduluar, rimoduluar prapë. Prandaj është turp, është një turp i madh të merresh me këtë. Dante Aligeri e ka punuar veprën e tij 20 vjet.

"Komedia hyjnore" e Dantes, përveç historisë dhe vlerave të saj, është dhe një histori përpunimi pafund. Kështu janë bërë dhe shumë vepra të mëdha të njerëzimit. Prandaj, të ngrihet një injorant dhe t‘i kërkojë shkrimtarit, t‘i fusë hundët e në punët e tij, nuk ka asnjë punë. Unë e quajta turp. Ai është një lexues masiv dhe pse është masiv, kujton se ka të drejtë. Prandaj vij prapë te çështja e votës dhe e zgjedhësve, nuk është si kodi zgjedhor, që të bëhet kështu dhe shkrimtari të ndërrojë, të bëhet ashtu dhe shkrimtari të përfitojë.

ا‘raporte keni ju me "antipantizantët" tuaj?

Jam i detyruar të mësohem me ta.

Keni revoltë, keni inat?

Mund të më qëllojë që të kem, sidomos kur ka shumë pandershmëri që ata... ose në rastin kur ata e dinë që nuk është ashtu dhe ngulin këmbë për një problem të paqenë, e dinë që nuk është e vërtetë ajo që thonë, por megjithatë ngulin këmbë. Këtu fillon modeli i skajshëm i mungesës së ndershmërisë. اdo njeriu në botë i bën përshtypje, mund t‘i bëjë më shumë, më pak, mund t‘i ndjellë neveri, përbuzje, revoltë. Të gjitha janë njerëzore.

Në Gjirokastër, në vizitën në qytetin tuaj, në shtëpinë tuaj, ju përmendet Nobelin në një këndvështrim të ri dhe vjen për herë të parë kaq hapur dhe do të diskutohet për herë të parë në publik. Ish-ambasadori i Shqipërisë në Suedi, i cili ka lobuar dhe ka shkruar letra kundër shkrimtarit shqiptar se cila është kandidatura më bindëse për të marrë Nobelin. ا‘përfaqëson ambasadori Kokalari për ju?


S‘përfaqëson asgjë, ose përfaqëson diçka të kotë fare. Unë po t‘ju thoja tani që nuk e kam çarë kokën për të, do t‘u duhej si një afirmim mendjemadhësie. Unë mund t‘ua vërtetoj. Mungesa e mendjemadhësisë në këtë rast duket si e pavërtetueshme. Kjo histori ka ndodhur 14 vjet më parë, por unë nuk e kam thënë kurrë, sepse nuk e kam pasur në mendje. Qëlloi në Gjirokastër dhe më kanë pyetur. Dhe është hera e parë që e them. Duket që është hera e parë që qëlloi që e thashë pas 14 vjetësëh, do të thotë që unë nuk jam marrë me këtë gjë. As nuk i kam përmendur emrin ambasadorit dhe as... Ai vetë donte, si njeriu që e ka mizën nën kësulë dhe ka marrë një përgjigje të ashpër nga dikush tjetër, jo nga unë. Më pyetën për këtë gjë dhe thashe vetëm që është e vërtetë. Kjo është e vërtetë. Ka 14 vjet që e di dhe e di nga shtypi suedez e jo nga ndonjë thashethem. Eshtë krejtësisht e vërtetë. Ka qenjë një lobim kundër meje, kam pasur disa të tilla. Kam përmendur vetëm njërën nga këto, rastin kur ka pasur ceremoni të madhe në Paris, që praktikisht është bojkotuar nga Shqipëria, meqenëse lidhej me mua. Ka qenë më e madhja ceremoni që bëhet në Evropë.

D.m.th., ju nuk keni ndonjë lloj nervozizmi që Akademia Suedeze nuk po prononcohet të pakten pozitivisht apo në një formë elegante aristokratike lidhur me atë që ka ndodhur nën dhe, që të sabotohet marrja e çmimit Nobel të pritshëm?


Absolutisht jo, sepse ky nuk është një zakon. Akademia nuk e ka bërë kurrë, me askënd. Nuk është prononcuar as për ato mungesat e mëdha të atyre që kanë kandiduar, që kanë qenë për disa vjet rresht kandidatë dhe shumë shkrimtarë të mëdhenj. Pra nuk kam pse të kem pretendime unë ose ndonjë tjetër. Ka shumë shkrimtarë sot, që kur vjen puna e Nobelit i ngacmojnë të tjerët sesa ata vetë dhe duan a s‘duan i kap një nervozitet idiot disa herë sepse krijohet nga shtypi.

Ju do ta lexoni librin e Oliver Hienc Shmidit për Skënderbeun që është publikuar në Shqipëri?

Po të qëllojë rasti do ta lexoj, por nuk kam asnjë tundim po ose jo. Po që qëllojë të kem kohë, do ta lexoj. Eshtë një nga librat e panumër për Skënderbeun, kështu që s‘ka se si t‘i jepet një rëndësi. Objektivisht nuk e ka. Ka libra të panumërt për Skenderbeun. Para 10-15 vjetësh ka pasur 1200 tituj, tani duhet të jenë ndoshta 1700, 1800 tituj.

Mua, një nga librat tuaj, që mua më ka pëlqyer shumë, sepse vetë kam arritur ta vizualizoj në mënyrë modeste si djalë i ri, në nëntorin e një kryeqyteti, zonja e klasave të përmbysura, e merr mikeshën ose kunatën e saj dhe i thotë do dalim. Dhe kur ajo i thotë, jo se kam frikë, ajo i thotë duke përplasur bastunin: do të dalim tani, se dua të shoh sa poshtë kemi rënë. اfarë përshtypje ju bën ju e djathta, të djathtët?


Përshtypja e parë është klasë e përmbysur, klasë e goditur, klasë e rrëzuar. Kemi jetuar të gjithë në komunizëm, që kjo klasë ka qenë me kokën e ulur dhe vetëvetiu ky popull në mënyrë instiktive, vihet në ndjenjë faji. Mu kujtua një detaj. Unë kam disa vepra të mijat që për çudi janë komentuar disa herë për të kundërtën. D.m.th janë argumentuar keq. Një nga argumentet ka qenë se ka përshkruar keq borgjezinë e madhe. Ka qenë krejt e kundërta. Unë për shembull, në romanin "Dimri i vetmisë së madhe" kam një zonjë dhe një nga kritikat shpesh është: ja, ka sulmuar. Eshtë e kundrta, është një figurë monumentale është një zonjë që pret, ditë e natë përgjon radion, a do të përmbyset ky komunizëm. اfarë ka të keqe këtu, përkundrazi. Eshtë monumentale figura, sepse nuk them që kjo zonjë ka vjedhur, ka sharë apo është hileqare, them vetëm që kishte një pasion, pret a do rrëzohet komunizmi apo jo. Dhe prandaj është e çuditshme se si spekulantë, thonë ja zonja Nurihan. Eshtë dhe zonja tjetër që përmendet është në të njëjtën linjë. Unë i kam përmendur shpesh këta njerëz, që janë dënuar, u është ulur koka, që janë defiguruar, siç thotë ajo, "të shoh sa poshtë kemi rënë", sepse sigurisht, një klasë që mundet, e ka edhe këtë merak. Prandaj, si të thuash, Shqipëria është e çuditshme. Komentimi i letërsisë, disa herë është i papërfytyrueshëm.

Nëse ne, qytetarët e Shqipërisë, do të duhet të gjenim një argumentim sot, kur ka disa zhvillime të çuditshme dhe interesante, pse e duam ne Kosovën, a mund tua bëjmë një pyetje, pse e doni ju Kosovën?

Eshtë dukuri universale, nuk është vetëm e jona, ne kujtojmë se ne shqiptarët jemi të prapambetur se duam vendin tonë. Natyrisht disa e duan, disa e duan më pak, disa nuk e duan fare, është kudo në botë e njëjta gjë. Por ne na është fiksuar tani që të krijojmë simpati, të dukemi më modernë, të bëjmë përshtypje të mirë, sikur ne jemi ata që nuk çajmë kokën, nuk e duam. اdo njeri, çdo popull e do veten e vet. Pjesa e dashurisë është më e madhe se pjesa e mohimit, ndryshe do zhdukej, prandaj pyetja në këtë rast është ndjenjë natyrale. Ti mund të bëhesh nervoz me një pjesë të popullit tënd, t‘i mund të bëhesh nervoz me një pjesë tjetër, mund të bëhesh nervoz edhe me kosovarët, me shqiptarët e Maqedonisë, në radhë të parë me shqiptarët e Shqipërisë, por prapë është një ndjenjë natyrale që nuk është turp ta duash atë që është familja jote, ajo që është geni yt, lidhja jote.

Ka zëra në Kosovë që po bërtasin edhe më shumë, që ne jemi aq të ndryshëm sa nuk mund të duhemi, ose bëjmë gabim që themi se duhemi...


Këto janë gjëra vulgare të shpikura nga shqiptarët që nuk kanë ç‘bëjnë. Një popull e ka të natyrshme Shqipërinë, nuk është e panatyrshme. Populli shqiptar nuk mund të bëjë disa modifikime gjenetike siç bëjnë popujt e tjerë të Evropës për t‘u dalluar për të keq, se jemi dalluar për të keq. Nuk besoj se do të vazhdojmë. Një nga modofikimet që kërkohet kohët e fundit është për çudi modifikimi më i rëndë që mund t‘i ketë ndodhur një kombi, të krijojë atë që quhet filozofi e robërisë. Nostalgjia që shfaqet në Shqipëri për sundimin osman, është një operacion i rëndë. Një degjenerim jashtëzakonisht i rëndë, nuk e pranon asnjë popull në Evropë këtë lloj nostalgjie. Këtu te ne, për arsye nga më të çuditshmet, deri edhe korruptive... modifikim tjetër edhe ajo që thatë ju, po gatuhet një modifikim i shëmtuar, një modifikim i shëmtuar që i kërkohet kombit shqiptar, për të mos thënë i ushqyer deri nga rrethe poliitike, deri nga rrethe të fshehta misterioze, në këtë gjëndje që është është tani, që vendoset fati i hapësirës shqiptare në Ballkan, hapsirë e cila është legjitime. Po përpunohet një teori antishqiptare, që shqiptarët... që të mos ndodhi kjo, që shqiptarët të mos jetojnë normalisht, siç ka qenë para 15 apo 20 vjetësh, një popull në mes të Evropës, që ishte dhe jetonte në mes të një terrori, që ishte anakronik për botën. Pra kërkohet një modifikim i tillë dhe këto lloj modifikimesh që i propozohen kombit shqiptar janë tepër të papranueshme.

Bëra një pyetësor me studentët e mi të Prishtinës dhe u thashë: Cilat janë dy pyetjet e fundit që mund t‘i bënit një shkrimtari ose një personaliteti të njohur? Dhe ata thanë: Si flini ju, bëni gjumë të trazuar?

Mundet, ndodh. Nuk jam ndonjë i shqetësuar i madh në çështje gjumi. Ka raste që nuk fle gjatë.

اfarë është një gjë që ju përlqeni të hani në darkë, në tabaka, përballë televizorit?


Ato gjëra që nuk spërkaten.

Pini kafe, çaj, verë?


Kafe pi vetëm në mëngjes. Verën mund ta pi në çdo drekë ose darkë, kur krijohet një atmosferë për verën, jo gjithmonë pihet verë.

Pyetja e fundit është: Ju nuk para shkoni për dreka e për darka tek miq e shokë e njerëz. Pse?


Unë nuk shkoj kaq shumë, ose dukem sikur nuk shkoj. Unë shkoj normalisht tek njerëzit e mi, miq, të afërm. Por, ngaqë kam shpesh ftesa nga njerëz që s‘mund të them se i kam miq, sigurisht nuk kam ndonjë shtysë për të shkuar dhe kjo bie në sy sikur nuk shkoj. Dhe kjo bie në sy sikur nuk shkoj, sepse ftohem shpesh, kjo nuk më ndodh vetëm mua, por çdokujt që quhet i shquar. Ndodh që shkoj, por zakonisht u shmangem dhe del nami që nuk shkoj. Unë dhe ime shoqë bëjmë një jetë normale të tillë, përsa i përket kësaj situate darkore dhe drekore, nëse e quajmë kështu, ftojmë shumë njerëz dhe tek të gjithë, qoftë këtu, qoftë në Paris, sigurisht që shkojmë.

Shqip
 
Titulli: Ismail Kadare

Eh sa dallim ka kur Kadareja flet per Kadare-ne, dhe kur dikush tjeter flet per te....
 
Titulli: Ismail Kadare

....po gatuhet një modifikim i shëmtuar, një modifikim i shëmtuar që i kërkohet kombit shqiptar, për të mos thënë i ushqyer deri nga rrethe poliitike, deri nga rrethe të fshehta misterioze, në këtë gjëndje që është është tani, që vendoset fati i hapësirës shqiptare në Ballkan, hapsirë e cila është legjitime. Po përpunohet një teori antishqiptare, që shqiptarët...[/SIZE]
 
Kadare për Nobel, për herë të parë zyrtarisht

Letra e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, drejtuar Akademisë së Nobelit, nuk është gjë tjetër, veç një detyrë burokratike -është neglizhuar nga paraardhësit – që instancat më të larta të një vendi, dhe akademitë duhet të përmbushin për një rast si ky i propozimit zyrtar të shkrimtarit Ismail Kadare për çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2009.

Mësohet që Topi të ketë pasur konsultime edhe me botues të huaj prestigjiozë që botojnë Kadarenë në gjuhë si, frëngjishtja apo gjermanishtja, për të hedhur këtë hap “politikisht korrekt” për një propozim të vonuar.

Procedura e emërimit për çmimet Nobel ka një cikël të vetin dhe dhjetori - pak ditë pas ceremonisë zyrtare për dhënien e çmimeve Nobel të vitit që shkoi - është koha e duhur që secili vend të bëjë propozimet zyrtare për arritjet që vlerësohen me këtë çmim, që prej vitit 1901, në fushat fizikë, kimi, psikologji ose mjekësi, letërsi dhe paqe.

Prandaj, Presidenti i vendit, pikërisht dje, ka dalë me këtë deklaratë publike për mbështetjen që ai si kreu i Republikës i jep shkrimtarit Ismail Kadare.

U bënë gati pesë vjet që emri i Kadaresë lakohet në listën e ngushtë të kandidatëve për Nobelin e Letërsisë, si kandidatë ndër emrave të njohur të letërsisë botërore.

Në mjedisin shqiptar, sa herë vjen vjeshta, “stina e Nobelit”, opinioni ndahet më dysh: në ata që mendojnë se Kadare e meriton dhe e ka merituar prej kohësh çmimin Nobel dhe në ata që dyshojnë rëndë në rolin e veprës së tij letrare dhe të Kadaresë për raportet me diktaturën, për fqinjësinë mes tyre. Ky është krahu që refuzon kategorikisht ta quajë disidente atë vepër që krahu përballë e vlerëson si një vepër që ka raportuar në mënyrë alegorike jetën nën një regjim kriminal dhe diktatorial.

Kadare i ka komentuar gjithmonë zërat pro dhe kundër për këtë aspekt të veprës dhe personalitetit të tij. Në një intervistë të fundit, ai është shprehur: “Zakonisht flitet për servilizmin e letërsisë në regjimet totalitare ndaj regjimit totalitar. Dhe është e drejtë, sepse një pjesë e madhe e letërsisë kështu ka qenë. Ka qenë e përulur, e kemi ende sot që janë të rralla regjimet totalitare, si në Korenë e Veriut, që as nuk bëhet fjalë që letërsia të ketë më të voglën pavarësi apo dinjitet.

Por mendoni si ka qenë përpara, kur gati gjysma e botës ka qenë komuniste. Sepse harrohet gjithmonë se një hapësirë e madhe gjigante është shumë më shtypëse se sa diktatura të veçuara si janë tani. Dhe prapë flitet për servilizmin e artit dhe letërsisë ndaj regjimeve, por rrallëherë flitet për servilizmin e kundërt. ثshtë i njohur servilizmi i regjimeve të ashpra diktatoriale ndaj artit.”

Ai ka komentuar për të disatën herë edhe kandidaturën e tij për Nobel. Por në të njëjtën intervistë, komenti i Kadaresë erdhi në një formë tjetër:

“Po ju them një gjë të sigurt, është më shumë e rëndësishme për ju se për mua, ju në këtë rast jeni shoqëria shqiptare dhe është e natyrshme. Popujt e vegjël, popujt që kanë vuajtur nga mosnjohja, nga izolimi, i japin një dramacitet më të madh, siç duket, këtij çmimi.”

Për hir të së vërtetës, mbështetja nga institucionet zyrtare shqiptare për të paraqitur emrin e tij në listën e Nobelit, Ismail Kadaresë nuk i ka ardhur asnjëherë publikisht. Ajo që bëri Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe disa akademikë shqiptarë, 2-3 vite të shkuara, mund të quhet një nismë, por Nobeli ka një procedurë gati njëvjeçare, një aplikim që i përgjigjet në fakt ftesës së përçdovitshme të Akademisë Suedeze.

Emri i Ismail Kadaresë u paraqit si kandidaturë për Nobel edhe në vitin 2005, vit kur shkrimtari shqiptar u vlerësua me tjetër çmim prestigjioz. U bë fitues i të parit edicion të Man Booker International Prize, që i jepet çdo dy vjet një shkrimtari të gjallë për arritjet në letërsi.


Si shkohet për tek Nobeli i Letërsisë

Akademia suedeze është përgjegjëse për të zgjedhur laureatin e Nobelit për Letërsinë. Ajo përbëhet nga 18 anëtarë të përhershëm. E njohur si De Aderton (Të tetëmbëdhjetët), anëtarët e saj aktualë janë shkrimtarë të njohur suedezë, gjuhëtarë, studiues të letërsisë, historianë dhe juristë të mirënjohur.

Pjesa kryesore aktive e akademisë është Komiteti i Nobelit, i zgjedhur prej anëtarëve të tij me një mandat 3-vjeçar. اdo vit komiteti fton mijëra anëtarë akademish, profesorë universitarë, shkencëtarë nga shumë vende, laureatë të Nobelit, anëtarë të asambleve parlamentare dhe të tjerë, duke u kërkuar atyre të paraqesin kandidatët për اmimet Nobel për vitin e ardhshëm. Askush nuk mund të nominojë vetveten.

31 janari është ditat e fundit për paraqitjen e emrave për miratim nga Akademia.

Prilli është faza paraprake e selektimit të kandidatëve. Pas disa shqyrtimeve të mëtejshme, komiteti arrin në zgjedhjen e 15–20 emrave si fazë e parë.

Në maj paraqiten kandidatët përfundimtarë dhe komiteti e shkurton listën deri në pesë kandidatë që do të merren në konsideratë nga Akademia.

Qershor-gusht, anëtarët e akademisë lexojnë dhe diskutojnë veprën e kandidatëve në fjalë. Komiteti i Nobelit, gjithashtu, përgatit raporte për secilin.

Në shtator, anëtarët këshillohen dhe diskutojnë vlerat dhe kontributin e secilit kandidat.

Në fillim të tetorit zgjidhet laureati për Letërsinë, i cili duhet të ketë marrë më shumë se gjysmën e votave të llogaritura.

Në dhjetor, fituesi merr çmim në Stokholm.

Për çdo çmim jepet një medalje, një diplomë personale dhe një shumë parash, që aktualisht kap vlerën 800 mijë dollarë.

Me Nobelin për letërsinë janë laureuar, prej vitit 1901, 105 shkrimtarë. Fituesi i parë ka qenë shkrimtari francez, Sully Prudhomme dhe i fundit, është prapë francez, Jean-Marie Gustave Le Clézio.



Presidenti i Republikës i ka dërguar një letër zyrtare Akademisë duke vlerësuar arritjet e shkrimtarit të njohur

Topi propozon Kadarenë për çmimin Nobel


“Në sistem të mbyllur, ai shkroi letërsi me frymë evropiane, të lirë e emancipuese”

TIRANث- Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare është propozuar për herë të parë si kandidat për çmimin Nobel nga vetë shteti shqiptar. Ka qenë presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i cili pas një sërë konsultimesh me Akademinë e Shkencave shqiptare, me rrethe të ndryshme intelektualësh, botuesish, kritikësh letrarë dhe personalitete të spikatur të artit e të kulturës shqiptarë dhe të huaj, i ka dërguar një letër Akademisë së اmimit Nobel, në përkrahje të kandidaturës së shkrimtarit të madh, Ismail Kadare për marrjen e اmimit Nobel në Letërsi për vitin 2009.

Burimet zyrtare të presidencës pohuan se kjo ndërmarrje nga ana e kreut të shtetit bëhet në të mirë të njohjes së mëtejshme dhe rritjes anembanë botës së imazhit të Shqipërisë, kombit shqiptar dhe vlerave të tij të rralla artistike, kulturore dhe letrare, të cilat frymëzuan shkrimtarin Ismail Kadare.

Në letrën zyrtare të dërguar prej tij në Akademinë e اmimit Nobel, Presidenti i Republikës ka pohuar se shkrimtari i njohur është ndër të vetmit që në një sistem të mbyllur ka arritur të bëjë një letërsi me frymë evropiane. “Kam privilegjin dhe kënaqësinë e veçantë që, në emër të Shqipërisë dhe popullit shqiptar, t’i drejtohem Akademisë suaj të nderuar duke ju propozuar shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare, për çmimin Nobel në letërsi për vitin 2009.

Këtë akt po e ndërmarr, sepse vepra e Ismail Kadaresë është monumentale për nga vlera artistike, si dhe mbart e përcjell mesazhe humaniste e universale ndaj gjithë njerëzimit. Shqiptarët vuajtën njërën prej diktaturave më të egra që njerëzimi ka njohur në shekullin e 20-të, ku izolimi total ishte një nga tiparet dalluese të saj. Në këtë sistem të mbyllur, shkrimtari i madh Ismail Kadare shkroi një letërsi me frymë evropiane, të lirë dhe emancipuese për artin e kulturën shqiptare, kur kjo ishte gjëja më e vështirë në një shtet komunist të bunkerizuar”,- thuhet në letrën e presidentit të republikës, Bamir Topi.

Sipas tij, Ismail Kadare ka qenë shpesh herë pre e insinuatave të padrejta, të cilat e kanë penguar të fitojë çmimin prestigjioz. “Si për shumë shkrimtarë të mëdhenj, nuk kanë munguar insinuatat e pabazuara. Shteti ynë demokratik e njeh mirë këtë shkrimtar, i cili ka një integritet të lartë moral. ثshtë ky shtet demokratik, i cili menjëherë pas rrëzimit të komunizmit, i dha Kadaresë titullin më të lartë moral "Nderi i Kombit".

Ndryshimet demokratike në vendin tonë, ndërtimi i demokracisë dhe integrimi në Evropë, zenë fill edhe tek vepra e Ismail Kadaresë, i cili mbështeti me kurajë lirinë kundër tiranisë, humanizmin kundër dhunës. Vepra dhe zëri i Kadaresë janë padyshim, pasuria më e madhe intelektuale, artistike e morale në botën shqiptare, dhe përbëjnë gjithashtu vlera të çmuara të trashëgimisë shpirtërore e kulturore botërore”,- thuhet në letrën që i është dërguar Akademisë së اmimit Nobel.

Në të kreu i shtetit ka vlerësuar arritjet e shkrimtarit më të madh shqiptar dhe ka kërkuar që ai të marrë nderimet që meriton. “Për gjithçka që përfaqëson Ismail Kadare dhe vepra e tij, jam i mendimit se meriton të nderohet me çmimin e lartë Nobel prej Akademisë suaj”, përfundon letra e kreut të shtetit, Bamir Topi.


Kadare: Kush më pengoi për çmimin Nobel

Në vizitën e fundit në qytetin e Gjirokastrës dhe shtëpinë e tij, shkrimtari Ismail Kadare ka komentuar edhe arsyet përse e kanë mbajtur për vite me radhë larg çmimit Nobel. Pikërisht atë ditë shkrimtari ka akuzuar Shqipërinë që ka luajtur një rol negativ dhe pikërisht një ish-ambasador në Suedi si pengesën më të madhe. “Një ish ambasador i Shqipërisë në vendin ku jepet çmimi Nobel, në Suedi, ka kundërshtuar nominimin tim.

Ishte një veprim aq skandaloz saqë edhe vetë shtypi suedez u mor gjatë me këtë çështje. E ç’është më e keqja, ai ambasador ishte nga Gjirokastra”,- ka deklaruar më tej shkrimtari. I pyetur nga mediat nëse ambasadori në fjalë ishte Bardhyl Kokalari, shkrimtari i mirënjohur është përgjigjur me humor “E ku e dini ju.? Ndoshta ka qenë Shahini (i vëllai”, edhe ai është nga Gjirokastra, edhe ai ka qenë ambasador në Suedi...”.

Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top