Ismail Kadare

Një tregim fenomenal i Kadaresë

Vdekja e gruas ruse


Nina F. moskovite. Martuar më 1956 me një oficer shqiptar. Pas fjalëve të dua, erdhën shëtitjet në parkun Gorki, telefonimet nga kabinat e mbuluara me borë, dënesat s'do të më harrosh etj.,etj,.gjer te : qytetare Nina e pranon për burrë A.D. Dhe pastaj nënshkrimet, këmbimi i unazave, ardhja dhe muaj i mjaltit në Shqipëri .Tani ajo është shtrirë në arkivol në mes të dhomës së apartamentit, mijëra kilometra larg vendit të saj. Ka vite që s'ka marrë letër nga të vetët (letrat ishin të rralla pas prishjes së marrëdhënieve dhe vitet e fundit pothuajse janë prerë). Ajo nuk ka ditur saktësisht kush ka vdekur e kush është gjallë në familjen e saj, ashtu sikurse nuk do ta marrin vesh kurrë saktësisht nëse ajo ka vdekur vërtet e, aq më pak, vitin e vdekjes.Rrotull arkivolit një grumbull grash e qajnë në gjuhë të huaj . Janë motrat e oficerit, plaka tashmë.Për shkak të shamisë me lule me të cilën ia kanë lidhur kokën, ajo ngjanë edhe më shumë ruse dhe akoma më të trishtueshme e bën kjo e qarë në gjuhë të huaj për të .Rrallë është vajtuar një grua nga kunatat e saj me kaq ngashërim. Ky është një mendim që edhe në qoftë së nuk thuhet me zë, ndihet menjëherë . Ashtu siç ndjehet shpjegimi për të : qajnë në radhë të parë vetminë e saj .E me siguri; të tyren . Në të djathtë të arkivolit, pas shpinës së grave ngrihet një raft librash. Midis titujve, spikasin librat që flasin për prishjen me Bashkimin Sovjetik, kryesisht librat politikë të udhëheqësit të vendit .Midis tyre dhe gruas ruse shtrirë në arkivol është dënesa e grave .ثshtë një ditë e lagët , me shi . Megjithatë askush nuk largohet para kohe nga gropa . Një grua, anëtare e kryesisë së Frontit të Bllokut , mbanë një fjalë fare të shkurtër, ku thotë se Nina F. Ishte nënë dhe bashkëshortore e mirë dhe një punonjëse e ndërgjegjshme, që në punën dhe jetën e saj kishte pasur përherë parasysh mësimet e partisë dhe të udhëheqësit të saj. Asnjë fjalë për kombësinë e saj , atë kombësi që i kishte dhënë asaj vetminë më të madhe që mund të përfytyrohet . Lamtumirë, Nina ! Këto fjalë janë të vetmet fjalë të natyrshme që thotë anëtarja e kryesisë së Frontit. Po më e natyrshme se ato është zhurma e baltës dhe guriçkave që bien mbi arkivol, me një gjuhë universale, shumë më të kuptueshme se ajo e njerëzve , ndonëse varrin për gruan e vdekur nuk po e jep toka e gjerë ruse, por trualli i ngushtë shqiptar, i cili mezi mjafton për varret e të vetëve .
 
Hear e pare qe e lexoj kete shkrim ..interesant do thoja..Megjithese kishte ca fjale qe si kuptova mire cfare donte te thoshte Kadareja..Por nuk eshte hera e pare qe ngaterrohem me kete gjuhe qe perdor kadare me ka ndoshur edhe ne libra te tjere te tij si Kronike ne gur, Prilli i thyer etj etj...

Gjithsesi flm qe na solle shkrimin :)
 
O Ajsi, më vije keq, kur e kuptoj unë si kosovar, po ti ?
Asjsi, për mendimin tim, ky tregim është nder tregimet më të bukura të krijimtarisë shqipe. I shkruar thjesht, shkurt dhe qartë.
Shiko, Asi, se çfarë përfundimi mjeshtëror ka, lexo edhe njëherë te lutem!

Respekt,
Gurrakociani-Pejani
 
Titulli: Një tregim i mrekullueshëm

Nje shkrim i mrekullushem per absurdin dhe kotesine...,por kujdes! ndoshta dhe gabohemi, mos po mbulohet me Dhe, nje shpirt i cmendur rus, i aratisur ne rini te saj nga stepat e pa ane, per hir te nje dashurie te pa deshifrushme per ne kalemxhinjte e Ballkanit.Do na prqeshte ne perjetesi pastaj..
 
Poezi vetem nga ISMAIL KADARE

Mall

Ca pika shiu rane mbi qelq,
per ty une befas ndjeva mall
Jetojme te dy ne nje qytet
Dhe rralle shihemi sa rralle


Dhe mu duk pak e cuditshme
Si erdhe kjo vjeshte, ky mengjes
Qiejte e ngrysur pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes


Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Sec mu kujtua sot per dreq:
' Te zgjuarit jane bashke ne bote,
Kurse te fjeturit jane vec"


Ne c'ender kemi rene kaq keq,
Qe dot s'po zgjohemi valle
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty ndjeva mall.
 
Titulli: Poezi vetem nga ISMAIL KADARE

Mesueset e fshatit !


Mesueset e fshatit
Ne udhekryqe ,ndan' xhadeve
Ditet e shtuna dalin shpesh
Dhe zgjatin doren nga makinat
Here dy nga dy, here vec e vec

Po shpesh ata qe jane brenda
me njeri-tjetrin shkembejne fraza:
"Si shume pretendime kane
Mor shoku Jani keto vajza"

Dhe jane ata qe bejne zhurme
Qe kane per vete dyzet goje
Qe i shkruajne leetr presidiumit
Per nje kuzhine po t'ju mungoje

Dhe ato presin makine tjeter
Atje ne rruge, atje ne shi
Ato,te urtat gjer ne dhembje
Te thjeshtat gjer ne madheshti


Ketrushe nuk te vjen keq qe shtova dhe kete poezi te Kadarese ketu :D
 
Titulli: Poezi vetem nga ISMAIL KADARE

MMMMMMMmmmm bukur ketrushe kjo tregon nje vleresim goxha domethenes per pezine shqipetare ...bye irsa
 
Titulli: Poezi vetem nga ISMAIL KADARE

Pa ty

Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.
Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.
C'te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?
Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.
 
Titulli: Poezi vetem nga ISMAIL KADARE

Varri

Jashte ngrene, piramiden e turpit
Me ulerima, brohoritje, thirra vaj.
Dritaret une i mbylla trishtueshem,
Te mos hyje zhurme e tokes, pluhuri i saj.
Shkretetire grimcash, parullash.
Sahare plenumesh. Te kercet
Ne dhembe kuarci i frazave,
Te vdekura qysh nga viti '40.

Jashte ngrene piramiden e turpit
Te murtajes, te Hoxhes se zi.
Ndersa une prane oxhakut te studios
i vetem mbi varrin e tij.

I thelle ky varr duhet te jete
Qe piramiden ta gelltise krejt
Qe prej gropes se tij te mos dale
As hoxha, as fantazma e vet.

Mih e germo dite e nate
Thellohu kon dantesk.
Me emrin varrmihes do ta nderroja
Prej kohesh emrin poet.
 
Titulli: Poezi vetem nga ISMAIL KADARE

Ti dhe Hena


Kesaj nate me hene te vjeshtes
Dola fushes te bredh kuturu.
Rete shtohen me vrap pa reshtur,
Hena duket aty-ketu.

Porsi vete mendimet e mia
Po me shtyhen nder mend me shpesh
dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti
si kjo hene qe duket mes resh.

Hena shpejt do te zhduket dhe netet
do te mbeten pa te, kurse ti
ne enderrimet e mia pa jete
perendim s'do te kesh kurrsesi.
 
Titulli: Poezi vetem nga ISMAIL KADARE

Ardhja e vjeshtes

E pandryshueshme si perhera
Ia mberriti vjeshta perseri,
Modifikime avionet paten,
Po krahet e zogjve,kurrsesi.

Ndryshim nuk pati as modeli
I fletes qe te parku ra.
Gjithcka perreth kerkon kujtese
Dhe per kujtese mall vec ka.

Te hyrja e teatrit prape
U shtyne per bileten e fundit.
ne prova regjizori u bertet
Njelloj Cezarit si dhe Brutit.

Pas nje rremuje gazmore shqote
Si grua e re krehur sakaq,
Qe nje karfice ve mes flokesh,
Me nje ylber dita u shfaq.
 
Titulli: Poezi vetem nga ISMAIL KADARE

Po sjell te preferuarat e mija nga Kadare:

Ti ishe për Mua

Ti ishe për mua e pamposhtur si Troja
Troja që unë dot s'e pushtoja.
Ti ishe për mua e pakuptueshme,
Më e pakuptueshme se mbishkrimet etruske

Vetëm në ëndrra, ah, në ëndrra
T'i përqafoja flokët e dendura.
Gaz më shumë ndjeja tek të pushtoja
Se gjithë grekët kur ra Troja.

Vetëm në ëndrra m'ishe e kuptueshme,
Ti, e shtrenjta ime etruske.

~ * ~

Të Huaj Jemi

Të huaj jemi ne prej kohësh
ا'ish për t'u thënë është thënë.
Si gurët që zënë vend në tokë
Një jetë vend ne kemi zënë.

Drejt njëri tjetrit kemi mbyllur
Të gjitha rrugët edhe shtigjet
Si dy qytete mesjetarë
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por natën kur i lodhur truri
Portat i Mbyll me qetësi,
Ti gjen një shteg dhe futesh mbrenda
Një shteg që vetëm ti e di.

Futesh dhe si n'rrugica parqesh
Shetit mes cirkonvolucionesh.
Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.

Po kur mëngjesi zë ofrohet
Nis shqetësohesh befas ti.
Dhe heshturazi del përjashta
Nga shtegu që veç ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prap jeta
Dhe ne të dy si dhe më parë
Të ftohtë rrimë e të pamposhtur
Si dy qytete mesjetarë
 
Titulli: Poezi vetem nga ISMAIL KADARE

Nث PARKUN Qث MBULUAN FLETثT

Në parkun q'ë mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.

Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q'ë kan' mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s'e shtypën dot.

Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti...
 
Titulli: Poezi vetem nga ISMAIL KADARE

Balada a Nenes

Ne mbremje u kthye ai ne shtepi
i lodhur, i ngrysur, me traktet ne gji.

Mesnates se shurdher, se erret, se shkret’
do ngjise ai traktet kudo ne qytet.

-Mesnates ti sonte, o nene, me zgjo!
-Mir’, biri nenes, fli, bir! – tha ajo.

Ai si i vdekur ne gjume! ra pastaj
dhe nena mbi te nuk i ndan syte e saj.

Shikon ajo traktet dhe lutet mbi te
<<Fli, biri i nenes, se ora s’eshte nje.>>

Akrepi leviz, me ngadale leviz
pas perdesh, pas xhamash: e zeze nata pis.

Ne enderr ai buzeqesh e po sheh,
nje fushe te bukur, nje qiell pa re.

Dhe nena e tij me te bardha vallezon,
ne fushe te sahatit me dore tregon.

Akoma akrepi s’ka shkuar ne nje,
ndaj nena s’e zgjon, ndaj akoma po fle.

Por befas ne fushe u degjua qe larg
nje krisme perreth: trak a trak, trak a trak!

Dhe nena u zhduk si ne mjegull atje,
sahati i thyer sec ra permbi dhe.

I mbytur ne djerse u zgjua ai
<<O nene>>, dhe doren e vuri ne gji.

Atje trakte s’ka. <<O nene ku je!>>
Pas perdesh, pas xhamash po gdhin dite e re.

<<O nene!>>, por nena nuk eshte me perqark
diku mitralozi troket: trak a trak!
 
Titulli: Poezi vetem nga ISMAIL KADARE

Në këtë poezi Kadare shkruan:
Per qenin e kufirit

“Merr frymë shpejt.
Me sy nervozë
Vështron përqark;
Një rryp i blertë
I shtrëngon qafën muskuloze,
Tek ec në pyll me hap të lehtë.
Bilbilat që nga drurët e shohin me nderim,
Sorkadhet brirët e bukur i ulin në blerim
Dhe ujqit vetë, po t’ u delte përpara
Do t’ i hapnin udhën kafshës ushtare”.
(Ismail Kadare: “Shekulli im”, Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 1961, f. 6)

---------- Post added at 18:33 ---------- Previous post was at 18:32 ----------

Kjo per baba Stalinin

LAMTUMIRA E FUNDIT



Kurora dhe kurora pa mbarim,
Kurora gjithë lule, gjithë yje;
Dhe sytë te perlotur me trishtim
Dhe pamje e rëndë zije.


O shokë! Për te fundit herë sot,
Babane po percjell turm’ e pasosur
Me dhembje te kulluar e me lot,
Me zemër te plagosur.

Dhe ja tani, mes heshtjes, ne eter,
Një ze i njohur, qartë po dëgjohet.
Ne emër tonë sot, shoku Enver,
Perpara tij betohet.

Ne gjysmë – shtiz flamuret era tund,
Gjemime topash ndihen ne hapësirë;
I jep Stalinit turma e pafund,
Të fundit lamtumire.



Pra, lamtumire mik i madh, baba!
اdo zemër sot i thonë lamtumire.
Se bashku me Leninin krah për krah
Aty ka për t’u shkrire.

Pushon tashti Aty ne qetësi,
Por, jo! Ay nuk vdiq! Vazhdon te rroje!
Dhe fjal’ e tij e urte përsëri
Perpara do na çoje!
 
Titulli: Poezi vetem nga ISMAIL KADARE

njera me e bukur se tjetra...KRISTAL per mua mbetet e vecanta
 
Pe: Ismail Kadare

Koha e pamjaftueshme
nga Ismail Kadare


S'kam kohe te harroj shume gjera
Qe nga mendja ti nxjerr perjete.
Per tragjiket e vjeter e shkreptimat
Do t'me duhen se paku dy vjet.
Dhe ndoshta po aq per Danten,
Per frengjishten tok me plazhet po aq,
Ndoshta grate do te jem duke fshire
Kur muzgu do te afrohet nderkaq.

Si udhetari me peshe te tepert
Para avionit qe niset pas pak
I ngarkuar rendshem ende
Do t'afrohem tek varri humbak.

Nga supet si ta heq kete barre?
Ku ta hedh kete peshe, si?
Me te s'mund te zbres atje poshte
Por as lart dot s'e le kurrsesi.

I menduar gjer ne cast te fundit
Nga mosthenia, nga pengu tragjik,
Nje shenje ndoshta te pakuptueshme
Do t'ju bej te gjitheve e do ik.


(Pranvere 1990)
 
Titulli: Ismail Kadare

Monologu i plakës Nicë

(Pjesë nga nga kapitulli i njëzetë i romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur. )


...Këta, siç duket, e kanë dasmën të shenjtë, mendoi gjenerali, ndryshe nuk do të udhëtonin natën për t'u ndodhur në një gëzim, sado i madh qoftë ky. Siç duket po bie shi i madh. Në një natë të tillë nuk është e mundur të hapësh as llogore, sepse llogorja mbushet përgjysmë me ujë.

Thonë se ti mbledh të vrarët e vendit tënd. Mbase ke mbledhur shumë dhe do të mbledhësh akoma shumë të tjerë, mbase do t'i mbledhësh të gjithë, por dije mirë se njërin nuk ke për ta gjetur kurrë në jetë të jetëve, ashtu si në jetë të jetëve unë nuk do t'i gjej më kurrë vajzën time dhe burrin tim. Sa do të doja të tregoja për atë që ti nuk do ta gjesh dot kurrë, por nuk e bëj, sepse nuk dua t'u kujtoj të zezat e luftës këtyre dasmorëve. ا'shi që binte atë natë, më tepër se sonte. Ujët buiste kudo. Nuk ishte e mundur të hapje gropë, se gropa mbushej përgjysmë me ujë, një ujë i zi pis, sikur buronte nga nata. Megjithatë unë e hapa gropën. Po nuk do të tregoj asgjë për të mos prishur gëzimin e të tjerëve, qoftë edhe gëzimin tënd o i mallkuar.

Gjenerali ndezi një cigare dhe për çudi cigarja e tij iu duk e vogël dhe e pafuqishme përpara çibukëve të mëdhenj prej shqope, të zinj e të gjatë, që i mbanin pleqtë në duart e tyre të rreshkura, duke i thithur herë pas here midis fjalëve që thoshin, sikur të mbanin me ta ritmin e shtruar të bisedës.
I zoti i shtëpisë, ai plaku i vjetër që e priti në fillim fare në korridor, erdhi e u ul pranë gjeneralit, me çibuk në dorë si gjithë pleqtë e tjerë dhe me një medalje të verdhë që i tundej mbi rrotën e zezë prej shajaku. I njihte këto medalje të verdha që mbanin shpesh në gjokse fshatarët dhe i dukej gjithmonë se pas çdo medaljeje të tillë ishte fytyra e zbehtë e një ushtari të vrarë nga ushtria e tij.
Gjenerali i buzëqeshi fytyrës plot rrudha të plakut, që i kujtoi një copë trung të tharë e të plasaritur, por akoma të fuqishëm. Një njeri që e kishte përkrah, ai që i kishte thirrur në fillim "ngrejeni gotën", i përktheu fjalët e para të plakut. I zoti i shtëpisë i kërkoi ndjesë mysafirit që nuk e mbajti me muhabet, sepse miqtë akoma s'kishin mbaruar së ardhuri dhe atij i duhej t'i priste të gjithë.
Gjenerali tha disa "Ju lutem, ju lutem" dhe "Ju falem nderit" duke duke tundur kokën. Plaku heshti dhe thithi çibukun ngadalë. Pastaj pyeti me zë të qetë.
- Nga të kemi?
Gjenerali ia tha.
Plaku tundi kokën i menduar dhe gjenerali e kuptoi se ai nuk e kishte dëgjuar kurrë qytetin e tij të lindjes, megjithëse ai ishte qytet i madh e i famshëm.
- Ke grua, fëmijë? - pyeti përsëri plaku.
- Po, jam i martuar, - tha gjenerali, - dhe kam dy fëmijë.
- Të të rrojnë!
- Falemnderit!
Plaku thithi përsëri çibukun dhe në ballë iu formuan ca rrudha të thella dhe dukej se diç donte të thoshte; gjeneralit iu duk se plaku do të thoshte pikërisht atë gjë, të cilën ai trembej ta dëgjonte në këtë vend.
- E di përse ke ardhur, - tha plaku me zë fare të qetë dhe gjeneralin e shpoi një si thikë mu në zemër. Gjatë kohës që ishte aty ai i qe trembur kësaj bisede, që mund të bëhej shkak provokimesh, dhe mundohej ta bënte veten që të harronte përse ndodhej këtu, thjesht si një turist që interesohet për ritet e një populli të lashtë, që t'ua tregonte pastaj më vonë miqve të tij në atdhe. Por ja, më në fund biseda e mallkuar kishte plasur dhe gjenerali u pendua që kishe ardhur në dasmë.
- Po, - vazhdoi plaku. - Bën mirë që mbledh ushtarët e vrarë, sepse çdo rob i perëndisë duhet të prehet në vatanin e tij.
Gjenerali tundi kokën i heshtur në shenjë pohimi. Plaku u ngrit rëndë-rëndë dhe kërkoi ndjesë, sepse i duhej të priste e të përcillte miq të tjerë.
Gjenerali piu i lehtësuar. Tani ishte përsëri në qejf. Tani mundësia e provokimit kaloi, dhe ai mund të ndiqte i shkujdesur zhvillimin e dasmës dhe mund të pinte sa të donte.
- E shikoni? - i tha përsëri priftit. Gjeneralit filloi t'i trashej pak gjuha. - Ata na respektojnë. E thashë unë, të shkuara të harruara. اfarë thatë?
- Thashë se në këto raste nuk kuptohet mirë ku mbaron zakoni dhe ku fillon respekti, - u përgjigj prifti.
Për gjeneralët ka gjithmonë respekt. - Gjenerali ktheu dhe një gotë. - E dini ç'mendoj? - tha gati me dinakëri, duke i afruar fytyrën priftit. - Kam qejf të ngrihem e të kërcej valle.
Prifti u mahnit.
- Seriozisht e keni?
- Pse jo?
Prifti tundi kokën me nervozizëm.
- Unë nuk ju kuptoj sonte.
Gjenerali u inatos.
- Mjaft më jeni qepur si një dado. Lermëni të qetë, dreqi e mori. Nuk dua të më kontrollojë njeri. Dua të dëfrej.
- Ngadalë, - tha prifti. - Po na dëgjojnë.
- Kur do të thyhet kjo traditë mizerabël që gjeneralët të jenë vazhdimisht nën kontroll?
Prifti vuri dorën në ballë, sikur të thoshte: ا'na polli tani.
- Do të ngrihem, dhe pikë.
- Po ju nuk dini të kërceni, do të bëheni qesharak.
- Unë s'bëhem qesharak. Këto janë valle të thjeshta. Pastaj, përpara kujt do të bëhem qesharak, përpara këtyre fshatarëve?
Prifti përsëri vuri dorën në ballë.

Më thanë se sonte në klub ti pyete veçanërisht për të. Siç duket, ke kohë që e kërkon dhe nuk e gjen dot. Po përse ke pyetur dhe e ke kërkuar aq shumë atë kolonel të zi? Mos vallë e ke pasur mikun tënd? Me siguri e ke pasur mik, përderisa e kërkon kaq shumë. Gjithë mbrëmjen nuk lanë njeri pa pyetur në fshat, sepse të gjithë e dinë që ai dergjet në dhé diku këtu rrotull, por asnjerit nuk ia merr mendja ku ndodhet ai. Do ikësh pa e marrë mikun tënd, mikun tënd të zi që më sterrosi jetën. Të ikësh sa më parë, sepse edhe ti je i mallkuar si ai. Tani rri urtë si një qengj dhe të qesh buza tek shikon se si kërcejnë njerëzia, por unë e di se ç'ke në mendje. Ti mendon se si do të vijë dita që të sulesh në anët tona me ushtri dhe të na djegësh e të na pjekësh e të na vrasësh siç bënë shokët e tu. Nuk duhej të vije në këtë dasmë. Të të dridheshin gjunjët kur të niseshe për këtu. Së paku për hirin tim, të mua plakës së shushatur, të mua gjëmëzezës. Po ç'bëhet kështu? Ti po ngrihesh në valle? Ti guxon të ngrihesh në valle? Po vë buzën në gaz! Po ngrihesh! Dhe njerëzit të pranojnë! Daleni! ا'bëni kështu! Kjo është e tepërt! Gjynah nga zoti!

Kete pjese e kam adhuruar gjithmone :)
 
Pe: Ismail Kadare

Dashuria...

Kane frike prej teje. O, sa kane frike.
Pleq me fytyra plot rrudha, qe s'i trembi as bisha, as plumbi,
Burra me borsalina dhe canta, qe thirren shpesh neper mbledhje,
Gra shamizeza, qe perballuan trimerisht vdekjet;
Kane frike prej teje.
C'i tremb?
Mos valle mjegulla jote e bardhe e sperkatur
aneve me reflekse te cuditshme? Ngrene kunder teje
Pushken, shkopin, mallekimin. Duan te te shtypin
Me sendyqet e pajave, te te marrin frymen
Me dysheket e jasteket e qendisura. Hedhin
Balten e zeze te shpifjeve mbi rroben tende te bardhe.
Pastaj fillojne sulmin e fjaleve pa fund.
Dashuria? Ah, dashuria, kush ia pa asaj hairin,
Pardje u zune dy fqinjet, i degjuat? (Jane marre me dashuri)
Tezja jote zvarriset gjyqeve. (Ku shkoi dashuria?)
Para tri javesh nje vajze u hodh nga kati i gjashte.
E degjove? Ja, keto ben dashuria.
Atehere, si vjellin cdo gje, ashtu si artileria
Qe vjell bresherite e zjarrit mbi fushen e luftes,
Hedhin kunder teje, ne sulm te deshperuar,
Regjimentet e zes te shkeseve.
Por ti,Duke shkundur nga supet balten
E shpifjeve dhe thashethemeve, duke shkundur
Puplat e jastekeve, naftalinen e senduqeve,
Ngrihesh para tyre edhe me e bukur
Nga shenjat e kaltra te goditjeve...

 
Pe: Ismail Kadare

Nostra, c'me shohin syte valle??
Ti quan miopi nxjerrjen e se vertetes ne shesh??
Pse ndalon vetem tek jeta e tij private, dhe nuk shkon me tutje??
Une nuk e shava vetem se futi "babain e nipit te tij" ne burg, por sepse asgjesoi shume e shume mendje te ndritura qe mund te nxirrnin ne pah difektet e sistemit, qe mund te na benin te hapnim syte me shume!
Ti e vlereson si shkrimtar, dhe nuk mund te bej te kunderten une, i heq kapellen per talentin e tij ne te shkruar.

Si intelektual, marre ne sensin e nje personi qe behet "profet" vlerash, nuk mund ta konsideroj hic mire.
Bota, bota, bota...Kush po e kris per Shqiperine o Nostra!?
Secili duhet te veproje mire per veten e vete, jo per boten!
Bota e ngre larte dhe Sali Berishen, thone qe eshte presidenti qe i solli demokracine Shqiperise, po vetem ne e dime per ke behet fjale...

Te mos dallosh imazhin e percjelle dhe figuren reale do te thote te ndikohesh nga vleresimet e te tjereve dhe te mos kesh nje qendrim individual.Por perseri O.Uajld (ne mos gaboj) thote: Besoj dhe dyshoj
.
 
Pe: Ismail Kadare

Për të harruar një grua...

Po tani ç’të bëj, thashë me vete, duke vështruar me radhë flegrat e lagura, të mbufatura nga shiu. Pastaj qilimin, derën, prej nga pak kohë më parë ajo kishte dalë, hirnoren e cigareve, me fjalët “Hotel Turizmi” anash. Një copë herë u vërtita nëpër dhomë, gjersa këmbët më çuan pranë derës. Qëndrova pikërisht te vendi ku ajo më kishte përqafuar ndërsa dilte, me një përqafim që s’ishte as ndarje dhe as premtim për diçka më të mirë. Një përqafim i tillë te dera, pas një pasditeje të stuhishme, përfytyrohej, zakonisht, në sfond të dënesës, të pendimit për fjalët e ashpra dhe me buzë që synojnë drejt njëra-tjetrës për të falur gjithçka. Por asgjë e tillë s’kishte ndodhur. Unë i kisha mbajtur duart në xhepa, madje i kisha rrasur më thellë dhe, i ngrirë si dru, ndjeva buzët e saj te qafa dhe pastaj te cepi i gojës dhe prekjen e furishme të flokëve. Mundimshëm ndjeva nevojën ta përqafoja, sipas ritualit mijëvjeçar të mbarimit të grindjeve, por një gips mortor, i ikur nga kushedi ç’shtatore, s’më la të lëvizja.

S’isha penduar për asgjë. Isha vetëm i lodhur.

Në hirnore, dhjetëra bishtat e cigareve, të rënë njëri mbi tjetrin, si në një masakër (të sajtë si të vrarët e njërës palë, asaj pale që për t’u njohur mbante një rrip të kuq, dalloheshin vërtet nga shenja e të kuqit të buzëve), jepnin më mirë se çdo gjë atë që kishte ndodhur: furinë, shpjegimin e vështirë, fajësimet e ndërsjella që i kishim bërë njëri-tjetrit, lotët e pafund të saj. Sikur të kishte gjëkund një muze të hidhërimit, do ta kisha çuar atë hirnore.

Isha i lodhur. Gojën e kisha të hidhur. Doja të pushoja me çdo kusht. Me mosbesim vështrova shtratin, velenxën sipër tij dhe nënkresën. Vërtet shpresoja se mund të flija? Më erdhi të qeshja, kaq e pamundur m’u duk kjo.

Shushurima e shiut vinte që jashtë zbutëse. Duhej ta harroja me çdo kusht, ta nxirrja nga vetja ime atë grua. Por, së pari, duhej të nxirrja atë mbrëmje. Ishte gjëja më e ngutshme.

Duhej ta nxirrja atë grua, sepse gëzimet që më jepte ishin përherë më të pakta se mërzia.

E gjeta veten duke lëvizur nëpër ato pjesë të dhomës ku kishim lëvizur dhe ishim zhvendosur të dy gjatë atyre orëve të çmendura. Dhe përsëri hirnorja me bishtat e cigareve më mbajti në vend.

E mora, e ktheva në pëllëmbë të dorës atë grusht bishtash, si të kisha përpara syve një gjë të pabesueshme. Të ftohura, të shkrumbuara vende-vende, ishin tani ato që pak më parë kishin qenë më afër se çdo gjë tjetër pranë fjalëve tona, frymëmarrjes së furishme, pendimit, dënesës.

Iu afrova dritares, shtyva flegrën dhe i flaka përjashta, në terr. Kështu hidhet hiri i të vdekurve, kur e lënë me testament, mendova. Duhej ta harroja patjetër atë grua.

Të përdorja gjithë mekanizmin e trurit tim për ta zhvlerësuar. Ta godisja nga pika të ndryshme, në mënyrë që, kur të vinte ora e harrimit, ta kisha të lehtë rrënimin e saj.

Kisha ende një keqardhje të fundit për këtë, por isha i bindur se s’kishte rrugë tjetër. Do të shtrihesha pas pak horizontalisht (e kisha vënë re se në atë qëndrim mendoja gjërat më shkatërruese) dhe do të filloja... Do t’i ndiente vallë buldozerët që larg, në shtratin ku, ashtu si unë, me siguri, nuk flinte?

Dhe, papritur, më shkrepi në kokë një mendim: e sikur ta shkruaja gjithë këtë? E shkruar, ndoshta kjo mbrëmje mund të nxirrej më lehtë nga vetja. Ta trupëzoja për ta vrarë më lehtësisht.

Ashtu do të bëja.

Për çudi, siç më ndodhte përherë në kësi rastesh, mendimi i të shkruarit më dha qetësi. Si avioni që e nxjerr trupin e vet nga zona e stuhisë, ajo ide, më shpejt se ç’e mendoja, më nxori nga gjendja delirante në një shtresë më të qetë, sipër furtunës.

Dhe më parë se ç’e prisja, fjeta...
 
Pe: Ismail Kadare

Në Leksion....

Shi në rrugë bie pa pushim
ا'po mendon atje ti shpirti im?
Në atë kënd, e vetme, ç'të mundon?
S'mban shënime, vija vizaton.

Tetëmbëdhjetë vjeçe nuk është shpejt
që menduar xhamat t'i vëresh
duhemi por zemra seç të ndjell
Sytë e bukur trembur pse mi hedh?

Koha ikën klasën do kujtosh
do të gdhihet befas një mëngjes
sytë rreth do hedhësh të shikosh
se si derdhet shiu në mes resh
Por në bankën pranë s'do ta gjesh
djalin që e deshe dhe të desh.
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Kristal - Ismail kadare

Ka kohë që s'shihemi dhe ndjej
si të harroj une dalëngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokët dhe gjithçka.


Tani kërkoj poshtë e lartë
një vend ku ty të të lëshoj
nje strofë a notë, a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.


Në s'të pranoftë asnjë varr
asnjë mermer, a morg kristal
mos duhet vallë prapë të të mbart
gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.


Në s'gjetsha hon ku të të hedh
do gjej një fushë a një lulnajë
ku butësisht porsi polen
gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.


Të të mashtroj ndoshta kështu
dhe të të puth të ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harim ish ky a s'ish harim.
 
Titulli: Ismail Kadare

Te huaj jemi


Te huaj jemi ne prej kohesh
C'ish per t'u thene eshte thene,
Si guret qe zene vend ne toke,
Ne jete vend ne kemi zene.

Drejt njeri-tjetrit kemi mbyllur
Te gjitha rruget edhe shtigjet,
Si dy qytete mesjetare
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por naten, kur i lodhur truri
Portat i mbyll me qetesi,
Ti gjen nje shteg dhe futesh brenda,
Nje shteg qe vetem ti e di.

Pastaj si ne rrugica parqesh
Shetit me cirkovolucionesh
Hyn neper endrra i shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma ben me dore.

Por kur mengjesi ze afrohet,
Nis shqetesohesh befas ti
Dhe heshturazi del perjshta
Nga shtegu qe vec ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prape jeta
Dhe ne te dy si dhe me pare
Te ftohte rrime e te pamposhtur

Si dy qytete mesjetare.
 
Didi.Ismail Kadare

E pamundura

Ne aeroport te Rinasit nga ike
Pistat jane Te shtruara gjithnje
Te gjithe avionet ty te marrin
Por pas s’te kthen asnje

Vec mes gjemimit te motoreve
Duralumini ndrit, dritheron,
Zeri gjemues dhe buzeqeshja jote
Vijne nje cast dhe prap’ shkojne

########################################

Ne parkun qe mbuluan fletet

Në parkun q’ë mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.

Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q’ë kan’ mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s’e shtypën dot.

Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s’kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s’kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti…

#####################################

Ti ishe per mua

Une pashe lulet e para qe çelnin kudo permbi dhe
Pashe zogjt e pare shtegtar, qe u k'thyen serisht tek ne

Ne brigje, ne kopshte, ne ara, gjithçka eshte e pare gjithçka
Ndermen dashuria e pare, ato kur i pashe me ra

Do vyshken te gjitha te parat dhe prap do kthehen ato
Perveç dashurise se pare.. As vyshket, as k'thehet ajo ...

#############################################

MALL

Ca pika shiu ranë mbi qelq
Për ty unë befas ndjeva mall
Jetojmë të dy në të njejtin qytet
Dhe sa rrallë shihemi sa rrallë...

Dhe mu duk pak e cuditshme
Si erdhi kjo vjesht ky mëngjes
Qiejt e ngrysyr pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç mu kujtua sot për dreq
"Të zgjuarit janë bashkë në këtë botë
Kurse të fjeturit janë veç"

Në ç'ëndërr kemi rënë kaq keq
Që dot s'po zgjohemi vallë?...
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mallë.

#######################################

TI DHE HثNA


Kësaj nate me hënë të vjeshtës
Dola fushës të bredh kuturu.
Retë shtohen me vrap pa reshtur,
Hëna duket aty-këtu.

Porsi vetë mendimet e mia
Po më shtyhen ndër mënd më shpesh
dhe pas tyre gjithnjë gjendesh ti
si kjo hënë që duket mes resh.

Hëna shpejt do të zhduket dhe netët
do të mbeten pa të, kurse ti
në ëndërrimet e mia pa jetë
perendim s'do të kesh kurrsesi.

#####################################

Kristal

Ka kohë që s'shihemi dhe ndiej
Si të harroj unë dalngadalë,
Si vdes tek unë kujtimi yt
Si vdesin flokët dhe gjithcka

Tani kërkoj unë posht' e lart
Një vend ku ty të të lëshoj.
Një strofe a note a një brilant
Ku të të le, të puth, të shkoj.

Në s'të pranoftë asnjë varr
Asnjë mermer a morg-kristal.
Mos duhet vall' prap të të mbart
Gjysëm të vdekur, gjysëm të gjalël?

Në s'gjetsha hon ku të të hedh
Të gjej një fushë a një lulnaje
Ku butësisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund të të shpërndaj.

Të të mashtroj ndoshta kështu
Dhe të të puth e t'ik pa kthim
Dhe nuk do te dimë as ne, askush
Harrimi ish ky, a s'ish harrim.

#####################################

Koha e pamjaftueshme

S’kam kohe te harroj shume gjera
Qe nga mendja ti nxjerr perjete.
Per tragjiket e vjeter e shkreptimat
Do t’me duhen se paku dy vjet.

Dhe ndoshta po aq per Danten,
Per frengjishten tok me plazhet po aq,
Ndoshta grate do te jem duke fshire
Kur muzgu do te afrohet nderkaq.

Si udhetari me peshe te tepert
Para avionit qe niset pas pak
I ngarkuar rendshem ende
Do t’afrohem tek varri humbak.

Nga supet si ta heq kete barre?
Ku ta hedh kete peshe, si?
Me te s’mund te zbres atje poshte
Por as lart dot s’e le kurrsesi.

I menduar gjer ne cast te fundit
Nga mosthenia, nga pengu tragjik,
Nje shenje ndoshta te pakuptueshme
Do t’ju bej te gjitheve e do ik.
 
Titulli: Ismail Kadare

MALLI I SHQIPثRISث

Më ka marrë malli për Shqipërinë tonë
Sontë, kur po kthehesha me autobuz,
Tymi i cigares "Partizani" që pinte dikush
Dridhej, kaltëronte bënte spirale,
Sikur të fshehta më thosh me gjuhën e shqiptarëve

Mua bashkeatdhetarit
Të shikoj dua mbrëmjes në rrugët e Tiranës,
Ku kam bërë dikur ndonjë marrëzi.
Dhe në rrugët ku s'kam bërë marrëzi.
Më njohin ato porta të vjetra të drunjta,
Inatin akoma do ta mbajnë,
Kokën do ta tundin,
Po unë s'do ta marr për keq,
Se malli më ka marrë.
Dhe t'eci rrugicave plot gjethe të thara
Gjethe të thara gjethe vjeshte,
Për të cilat krahasimet gjenden aq lehtë.

Më ka marrë malli për Shqipërinë tonë
Për atë qiell të madh, të gjërë e të thellë,
Për vrapin e kaltër të dallgëve adriatike
Për retë që në muzg si kështjella digjen,
Për alpet mjekër bardha e mjekër gjelbra,
Për netët e najlonta që nga flladet fërgëllojnë,
Për mjegullat që si indiane të kuq
muzgjeve shtegtojnë.

Për lokomotivat e kuajt,
Që të djersitur avullojnë e hungërojnë,
Për qiparisat, kopetë, e varret
Malli më ka marë, malli më ka marë,
Për shqiptarët.
Më ka marë malli e së shpejti vi atje
Duke fluturuar mbi mjegullat si mbi dëshira,
Sa i largët, aq edhe i dashur je, Atdhe.

Aerodromi do të dridhet nga uturima
Mjegulla do të rrije pezull mbi humnera.
Ata që shpikën shpejtësinë reaktive
Larg Atdheut sigurisht do të kenë qenë ndonjehere.
 
Titulli: Ismail Kadare

Naten e mire ne Helsinki

Shiu befas pushoi,
Vrapojne njerezit.
Streheve,
Dancingjeve,
Futen me rradhe.
Vetem statujat s’i lene piedestalet,
Sikur tremben mos ua zene vendin.
Te gjallet.

Ne rruge vrapojme ne te dy
Le te shkojne statujat te pushojne pak,
Ne vendin s’ua zeme kurrsesi,
O, mbi piedestale eshte merzi,
Nen shi, jemi te perjetshem
Sonte bashke

################################

Vjeshte e moçme

Gjith' udhet e fshatit balta i ka mbushur,
Vija qerresh zgjaten tutje neper fushe.

Era si femije ndjek fletet mes shelgjesh.
Ato ikin, lodhen, bien siper pellgjesh.

Si mendime zgjaten tutje gjurma qerresh.
Nje vajze per dasme c'trishton pas penxheresh.

################################################

Pritja

Telefoni po merr nje sy gjume para ardhjes sate
Abazhuret varen te heshtur mbi pritjen
Perbindeshat mbi qilimin e dhomes dremitin te qete

Ora kaloi
Ti u vonove
Drita e abazhureve u be e keqe
Si i vrare telefoni ka rene permbys e s’merr fryme
Tani perbindeshat filluan te levizin
Ja, po zgjohen me leshra te kerleshura mbi qilim

Ti do vish patjeter te qetesosh gjithcka

############################################

Rete

Mes maleve tutje prej tokes lindore,
Sec ra nje ushtar nen plumbat mizore.

As kryq nuk i vune, s’e shtine ne toke,
As nene e as moter s’iu gjenden mbi koke.

Vec rete qe vinin qe larg nga vatani
E pane dhe e njohen e zune te qanin
 
Titulli: Ismail Kadare

Ismail Kadare është një shkrimtar bashkëkohor, disa herë i nominuar për çmimin "Nobel" për letërsi. Dallohet për novela, romane, por ka shkruar dhe poezi dhe kritika. Ai e ka ndarë jetën e tij mes Francës dhe Shqipërisë. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri dhe veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë.Gjithashtu eshte martuar me shkrimaren e njohur te skicave dhe tregimeve per femije,Helena Kadare.
Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" (1958-1960). Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenjë të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të mëdhenjë të letërsisë botërore bashkëkohore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.
Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, "ثndërrimet", (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.
Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i ëndrrave (1981). Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.

Tituj të veprave:
Frymëzime djaloshare poezi - 1954
Endërrime poezi - 1957
Shekulli im poezi- (1961)
Gjenerali i ushtrisë së vdekur - roman- 1963
Përse mendohen këto male poezi - 1964
Dasma - 1968
Motive me diell poezi - (1968)
Kështjella - roman - 1970
Kronikë në gur - roman - 1971
Koha (1976)
Dimri i madh - roman - 1977
Ura me tri harqe - 1978
Kush e solli Doruntinën - roman - 1979
Prilli i thyer - 1980
Gjakftohtësia - përmbledhje novelash - 1980
Nata me hënë - 1985
Koha e shkrimeve - 1986
Koncert në fund të dimrit - 1988
Vepra Letrare - 1981-1989
Dosja H - 1990
Përbindëshi - 1991
Piramida - 1992
Shqipëri - 1995
Pallati i ëndrrave - 1996
Dialog me Alain Bosquet - 1996
Spiritus - roman- 1996
Kushëriri i engjëjve - ese- 1997
Poezi - 1997
Tri këngë zie për Kosovën - triptik - 1998
Ikja e shtërgut - tregim - 1999
Qorrfermani - roman - 1999
Vjedhja e gjumit mbretëror - tregime - 1999
Ra ky mort e u pamë - ditar për Kosovën, artikuj, letra - 2000
Kohë barbare (Nga Shqipëria në Kosovë) - biseda - 2000
Breznitë e Hankonatëve - 2000
Vajza e Agamemnonit - 2000
Bisedë përmes hekurash - 2000
Elegji për Kosovën - 2000
Lulet e ftohta të marsit - roman - 2000
Unaza në kthetra - 2001
Eskili, ky humbës i madh - 2001 (ribotim)
Qyteti pa reklama - roman - 2001
Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman - 2002
Princesha Argjiro -lektyrë - 2003
Pasardhësi - roman - 2004
Shkaba - 2004
Ftese ne studio - 2004
Dantja i pashmangshëm - 2005
Identiteti evropian i shqiptarëve - 2006
Hamleti, princi i vështirë - Sprovë - 2006
Hija (roman) - 2007
Spiritus - 2007
اështje të marrëzisë -
Poshtërimi në Ballkan -
Muzgu i perëndive të stepës -
Darka e gabuar - roman - 2008
E penguara - roman - 2009
Aksidenti - roman - 2010
Ca pika shiu ranë mbi qelq - poezi
Ditë kafenesh - novelë
Mosmarrëveshja, mbi raportet e Shqipërisë me vetveten - 2010
Stinë e mërzitshme në Olymp
Vepra 1
Vepra 2
Vepra 3
Viti i mbrapshtë
Mbi krimin në Ballkan. Letërkëmbim i zymtë - 2011
اlirimi i Serbisë prej Kosovës - 2012
 
Titulli: Ismail Kadare

Pa Ty


Ti ike udhes se pafundme,
ku zverdhin druret gjetherenes.
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medaljon i henes.

Lejleket iken. Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi,
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.

Tani ne fusha shkoj menduar,
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si donkishote.

C'te bej po them me veten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Kur qerrja baltrave ben shkrime,
Te lashta si te Gjon Buzukut?

Do shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene.
Ne gryke e di qe do me ngelet
I ftohti medaljom i henes.

###################################

Te huaj jemi


Te huaj jemi ne prej kohesh
C'ish per t'u thene eshte thene,
Si guret qe zene vend ne toke,
Ne jete vend ne kemi zene.

Drejt njeri-tjetrit kemi mbyllur
Te gjitha rruget edhe shtigjet,
Si dy qytete mesjetare
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por naten, kur i lodhur truri
Portat i mbyll me qetesi,
Ti gjen nje shteg dhe futesh brenda,
Nje shteg qe vetem ti e di.

Pastaj si ne rrugica parqesh
Shetit me cirkovolucionesh
Hyn neper endrra i shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma ben me dore.

Por kur mengjesi ze afrohet,
Nis shqetesohesh befas ti
Dhe heshturazi del perjshta
Nga shtegu qe vec ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prape jeta
Dhe ne te dy si dhe me pare
Te ftohte rrime e te pamposhtur
Si dy qytete mesjetare.
 
Titulli: Ismail Kadare

E HIDHUR VJESHTE E KETIJ VITI

Ne memorje te demonstratave studentore
ne Prishtine ne vitin 1981

E hidhur vjeshte e ketij viti
Kosoven gjeti nen terror
Korba te zes mbi te ja mbriten
Hetues,gjykates,prokurore.

Me 5 vjet burg,me 8,me 7
Me 12 denojne diku
Keshtu mes jush shekullin ndani
Dhe mijevjecarin ndani ju.

Keshtu e preket historine
Mbi supe e bartet JU serish
Prangat ne shkolle qe i mesuat
Ne duar i ndjete befasisht.

Dhe pate se nuk ish larg mesjeta
S`qe larg dhe vec ne endra s`qe
Dh`u kthye nata e Prishtines
Ne naten Shen Bartoleme

U ngritet Ju vigane,fisnike
Me korektese e madheshti
Ngaqe kerkuat *Republike*
Ju shtypen si ne Monarki.

Por koha kurre s`vjen pergjysem
Nat e masakres vetem s`mbrin
Se pas Dushanit car te frikshem
Rrufeshem Skenderbeu arin.

S`kish deshmitare,TV nuk pati
Zinxhir i tankut kur ju griu
Por rete e globit vec ju pane
Ndergjegje e botes tek ju mbriu.

Keshtu ne vorbull te epokes
U ngritet Ju si monument
Ju qe e preket historine
Dhe n`histori u kthyet vete.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top