Ismail Kadare propozohet për çmimin..

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
TIRANE -
Shkrimtari i njohur shqiptar, me famë botërore, Ismail Kadare propozohet si kandidat për çmimin Nobel në letërsi për vitin 2012.


Propozimi ka ardhur nga Akademia e Shkencave Shqiptare. Kryetari i saj, akademiku Gudar Beqiraj ka propozuar shkrimtarin e shquar dhe anëtarin e Akademisë Ismail Kadare, si kandidat për çmimin Nobel në njohje të veprave të tij, tashmë të përkthyera në shumë gjuhë të botës si dhe të vlerave si përfaqësues i artit dhe kulturës.


Propozimi i është bërë Komitetit për çmimin Nobel pranë Akademisë Suedeze, me kërkesën e saj për një kandidaturë.


Ismail Kadare ka qenë disa herë kandidat për çmimin Nobel, por pa mundur ta fitojë atë. Ndërkohë, Kadare mban titullin “Princi i Asturias” për letërsinë në vitin 2009.


30597_3.jpg





balkanweb.com
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Ismail Kadare propozohet për çmimin Nobel

Nuk e merre ky kete cmim sikur te propozohet 100 here,..jo se nuk e meriton si shkrimtar,.sepse eshte nder me te medhenjet ne Evrope dhe te elites boterore,.por jane ca gjera tjera qe ky ne momnte kyce ne lidhje me atdheun e tij e ka braktis ne nje fare forme,..e ne shume situata tjera ka qen jashte pozicionit qe nje njeriu te madhe nuk i lejohet te jete,..ndaje keto gjera nuk thuhen por ndikojne dhe keshtu iken dhe cmimi.
Gjithesei eshte nder per kombin tone qe kemi njerz te tille.
 
Pe: Ismail Kadare propozohet për çmimin Nobel

Ne jemi popull i vogel por me nje shpirt te madhe. Jemi nder popujt e rralle te vegjel qe botes se madhe deri me sot i kan dhuruar dy Nobelist shqiptare apo me prejardhje shqiptare: Nene Terezen dhe Ferid Muratin.

Megjithate cmimi Nobel per letersi ka kohe qe i sillet kembesh shkrimtarit tone te madhe qe kalon permasat nacionale dhe eshte shenderruar ne nje shkrimtar i kalibrit boteror. Kam pershtypjen se ngrehalucit tona te brendshme me shume i kan krijuar deme shkrimtarit se sa ai vetvetes andaj jam plotesisht kundershtoje mendjte te cilat thone se iku nga vendi i tij. Njerezit si kalibri i Kadares gjejne vende nga aty ku me se shumti munde ti kontribuojne popullit te tyre andaj vet ndryshimi i mendimit franceze nda Shqiperise dhe Kosoves ne vecanti kam pershtypjen se eshte nje kontribut i madhe Kadareian. Pra, ai nuk iku nga askush, por shkoi atje ku munde ti kontriboje ceshtjes madhore te popullit te tij. Edhe ngrehalucit e fundit si tradhetar ndaj gruas dhe ca gjera tjera nuk jane gje tjeter pos kalamanlleqe te popullit tone qe su permiresuam kurre.

Megjithate kam pershtypjen se koheve te fundit cmimi Nobel ne letersi disi eshte politizuar. E po te fitoj cmimin Nobel nje Orhan Pamuk apo nje Paulo Coelho ne krahasim me Kadaren edhe disi eshte e pafalshme.

Megjithate, shpresoje se me ne fund shkrimtari yne i madhe do arrije te behet Nobelisti i trete shqiptare dhe ti tregojme botes se jemi te vogel me nje shpirt shume te madhe.
 
Pe: Ismail Kadare propozohet për çmimin Nobel

I uroj nga zemra qe kesaj radhe te kete fat dhe te kurorezohet me cmimin Nobel. Them te kete fat, sepse vetem ai i ka munguar sa here qe eshte kandiduar, ngase premista tjera tashme i ka te permbushura plotesisht.

Nuk dua te diskutoj per te sepse cfaredo qe te them eshte shume pak ne krahasim me cfare eshte ai dher sa ka dhene per letesine se pari por pse jo edhe ne pergjithesi per kombin tone.
 
Pe: Ismail Kadare propozohet për çmimin Nobel

Kadare: Pse ika nga Shqipëria në vitin 1990 -

Kadare: Bashkim Shqipëri - Kosovë? Ndjenjë romantike, por jo projekt politik

hkrimtari shqiptar Ismail Kadare këtë vit fitoi çmimin "Princ i Asturias" për veprat e tij. Shkrimtari më i njohur i vendit të tij është njohur në nivel ndërkombëtar duke nisur nga vitet '60. Jeton në Paris nga viti 1990, kur në koencidencë me rënien e Murit të Berlinit bie dhe regjimi në Tiranë. Juria përshkruan romanet e tij si një dënim i hapur kundër çdo forme totalitarizmi.

Euronews: Ishit vetëm 10 vjeç kur Enver Hoxha mori pushtetin dhe vendosi në Shqipëri regjimin komunist. Pra jeni rritur me këtë lloj sistemi politik. Ju keni thënë se i vetmi shpëtim i juaji për të qenë i lirë ishte nëpërmjet letërsisë

Kadaré: "Eshtë shumë e thjeshtë dhe logjike: nisa të shkruaj kur isha vetëm 11 vjeç. Në atë moshë askush nuk shtyhet të shkruajë për arsye politike, apo ideologjike.
Unë besoja se jetoja në një vend si gjithë të tjerë, nuk kuptoja që nuk kishte liri. Ja pse mund të them që kam shkuar drejt lirisë nëpërmjet letërsisë, kur ende nuk kisha ndonjë ide se çfarë ishte liria.
E kuptova se çfarë ishte dhe cila ishte situata në Shqipëri kur u bëra student. Këtë e them dhe në shkrimet e mia".

Euronews: Si u zhvillua ndërgjegjja jote për sistemin totalitar?

Kadaré: "Nuk ka qenë e vështirë. Tani mendohet sikur ajo gjë përbënte një zbulim të madh, por jo. E kuptoje menjëherë që Shqipëria ishte një vend me një defekt shumë të madh: mungesën e lirisë.
Në Shqipëri nuk ishte e mundur të dëgjoje radion e vendeve perëndimore, gjithashtu dhe të shihje televizione perëndimore. Pra nuk mund të thuhet që ne nuk e kuptonim, që nuk e dinim. Nuk ishim të verbër, në Shqipëri sigurisht që nuk ishim të verbër.
Regjimi ishte shumë i ashpër, shumë Stalinist. Shtypja ishte e tmerrshme, por ishim të vetëdijshëm.
"Euronews: Këtë vit festohet 20 vjetori i rënies së Murit të Berlinit, por viti 1989 është dhe viti i masakrës në sheshin Tienammen. Ju jetoni në një vend që ishte aleati i parë i ish-Bashkimit Sovjetik dhe më pas i Kinës, para se të izolohej tërësisht: Si i keni përjetuar këto dy ngjarje?
Kadaré: "Sigurisht që bëhet fjalë për dy ngjarje që ishin të lidhura direkt me fatin e vendit tim. Jo vetëm unë, por i gjithë populli shqiptar, të gjithë i ndoqëm këto zhvillime dhe çdonjëri nxori konkluzionet e tij".

Euronews: Në vitin 1990 juve latë Shqipërinë për të shkuar e për të jetuar në Paris. Pse pikërisht në atë vit?
Kadaré: "E bëra për një qëllim të caktuar. Shqipëria ishte ende mes perëndimit dhe diktaturës, mes shpirtit të lirisë dhe atij të skllavërimit.
Në atë kohë mësova diçka që shumë nuk e dinin, një lojë shumë hipokrite nga ana e regjimit: kishin ndërmend të bënin aleancë me Bashkimin Sovjetik, por jo atë të Gorbaçovit, por atë të golpistëve. Golpistë, stalinistë që po përgatiteshin të merrnin fuqinë. Pra duhej që unë të bëja diçka që të bënte përshtypje: të lija Shqipërinë, unë që isha shkrimtari më i njohur i vendit duhet të gjeja mënyrën të thosha hapur që diktatura po gënjente sërish. Duhet ta bëja për të inkurajuar demokracinë dhe për të shkurajuar diktaturën.

Euronews: Në 20 vitet e fundit juve mbajtët anën e një populli tjetër albanofon, atë kosovar, i cili tani ka një shtet të vetin. Spanja, e cila të atribuoi çmimin, bën pjesë në vendet që ende nuk e ka njohur Kosovën. اfarë doni t'i thoni qeverisë spanjolle?
Kadaré: "Unë mbrojta lirinë e popullit kosovar , gjë që do ta bëja për të gjithë popujt e tjerë. Nuk ishte diçka speciale, fakti që unë jam shqiptar. Ajo ishte një kauzë e qartë, ishte një skandal që në Evropë një popull të jetonte ende në kushte koloniale.
Reputacioni im si shkrimtar mund të ishte dëmtuar për këtë, pasi nuk është e lehtë për një shkrimtar të vazhdojë të mbështesë idenë se Jugosllavia duhet të ndëshkohet për shtypjen e tmerrshme që kishte kryer në Kosovë. Nuk është e lehtë për një shkrimtar, pasi sipas klisheve, shkrimtarët duhet të jenë kundër çdo lloj ndëshkimi, mbi të gjitha, bombardimeve. Për këtë qëndrim që mban Spanja, nuk e di se si e kanë justifikuar faktin e mos pranimit të pavarësisë së Kosovës. Mendoj se e kanë marrë vendimin për Ballkanin, në bazë të logjikës së politikës së jashtme.

Euronews: Besoni që herët a vonë Kosova dhe Shqipëria janë të destinuara të bashkohen?
Kadaré: "Besoj që sigurisht ekziston një shtytje drejt unifikimit, por më shumë në nivel sentimental dhe romantik...nuk ekziston në nivel politik, në programet e partive për shembull.
Por as nuk mund të thuhet që tani shqiptarët kanë hequr dorë nga ideja se ne jemi një komb i vetëm. Nuk është më si më parë që Kosova ishte e ndarë nga Shqipëria dhe bënte pjesë në një vend tjetër, tërësisht i huaj. Tani Shqipëria dhe Kosova aspirojnë të shkojnë drejt Europës.
اmimi i letërsisë "Princ i Asturias" për 2009 i shkon shkrimtarit Ismail Kadare
Romancier, dijetar, poet, Kadare është konsideruar si një nga intelektualët më të mëdhenj europianë të '900. I lindur në '36 në Gjirokastër, ka jetuar dhe treguar dramën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, Gjermania hitleriane dhe bashkimi sovjetik.
Për të marrë këtë vendim, juria ka vlerësuar gjuhën e përditshme dhe në të njëjtën kohë lirike të veprave të Kadaresë: aftësinë e tij për tu dhënë jetë miteve antike nëpërmjet imazheve të reja, në gjendje të shprehë trishtimin e thellë dhe ngarkesën dramatike.
Shkrimtari shqiptar ka qenë i përzgjedhuri mes italianit, Antonio Tabuçhi, të verbrit, Milan Kundera dhe anglezit Ian McEwan, të cilit ishin në etapën finale.

"Gjenerali i ushtrisë së vdekur", i publikuar më 1964, është romani i tij i parë dhe pati një sukses ndërkombëtar Mes veprave të tij të përkthyera në 40 gjuhë, përmendim "Prilli i thyer", "Kështjella",

marre nga gazeta_Shekulli.

[MENTION=285]kitrra 123[/MENTION] ne fakte disa fakte flasin vete ,,mua kjo intervista me siper me duket krejt hipokrite dhe shume e ngushte dhe cinike nga ana e Kadares.
Ne lidhje me brockullat e gruas se kadares,,as nuk vlejn te lexohen sepse nje shkrimtar ka shpirte krijues..dhe ne vetevete rilind ne gjdo kohe dimension ,.nejse tem tjeter kjo..por as nuk i hec pike as nuk i jepe pike ajo cfare thote e shqoqia e kadares ketu e kam fjalen,..ajo qe une theksoi eshte se ne shume raste kadare ka qen ne pozicione jo te duhura kundrjet popullit te vet,dhe keto gjera nga analiste bublicist dhe njerezve te elites historike e me gjere verehen dhe lene shenja mbi trupin e nje nejriu te madhe sic eshte kadre .
 
Pe: Ismail Kadare propozohet për çmimin Nobel

Sinqerisht nga ajo lloj interviste e meposhtme une nuk po arrije te nxjerre ndonje konkludim mbi gabimet e tij te mundshme apo ndoshta jane te fshehura thelle mes rreshtave dhe kjo mendja ime nuk po arrine ti kuptoje.

Kam nje pershtypje se ai, Kadare, i ka thyer barrierat ekstremisht te ngushta te mendjeve tona te erreta dhe tash ne na duket se po bene pak per ne, megjithate eshte nder figurat e pakta shqipe mes te cilave njihemi dhe afirmohemi si komb.

Nuk me pelqejne lojerat e ngrehalucive dhe bajraktarizmave shqiptare: Ke ka nxene muzgu i mbremjes patriot agu i mengjezit duhet ta zbardhe gjithsesi tradhetar.

Kam lexuar te terin dhe gjithcka mbi te por e perserise sikur ne intervisten e fundit asnjehere asigje nuk me ka vene ne dyshim mbi ndonje njolle te tij qe ja vlen te permendet.
 
Pe: Ismail Kadare propozohet për çmimin Nobel

Askushe nuk hedhe balte apo pluher mbi penen e kadares,.kjo eshte tashme ndrkombtare,..ndersa ne lidhje me shume gjera te tjera kadare ka pase mundesi dhe fuqi te ishte me kontribues dhe me pozitiv,..ne lidhje me shume gjera per shqiperin,..dhe pse jo te ishte pjes kontribuese duke qendruar afer popullit te tij,.sepse kadare nuk mori rruget e emigrimit per bukue as per nje vende pune pedagog ne Austri..:)..
gjithesesi e thashe apo se thashe une,apo ndonje tjeter,..Ai ngelet nje parfaqsues i kobmit Shqiptar dhe ne krenohemi me te.


Citim:Kadaré: "E bëra për një qëllim të caktuar. Shqipëria ishte ende mes perëndimit dhe diktaturës, mes shpirtit të lirisë dhe atij të skllavërimit.
Në atë kohë mësova diçka që shumë nuk e dinin, një lojë shumë hipokrite nga ana e regjimit: kishin ndërmend të bënin aleancë me Bashkimin Sovjetik, por jo atë të Gorbaçovit, por atë të golpistëve. Golpistë, stalinistë që po përgatiteshin të merrnin fuqinë. Pra duhej që unë të bëja diçka që të bënte përshtypje: të lija Shqipërinë, unë që isha shkrimtari më i njohur i vendit duhet të gjeja mënyrën të thosha hapur që diktatura po gënjente sërish. Duhet ta bëja për të inkurajuar demokracinë dhe për të shkurajuar diktaturën.

personalishte kjo pergjigje me len indiferente me duket krejt tallse nga ana e tij.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Ismail Kadare propozohet për çmimin Nobel

Perderi sa kete qmim "nobel" e ka marr edhe Obama per "paqe" hahah , at'here vlera e keti qmimi eshte -00000.0000000.
 
Pe: Ismail Kadare propozohet për çmimin Nobel

Nuk dua te imponoj mendime ngase thjeshte po debatojme megjithate kam pershtypjen se edhe ikjen e beri me nje qellim te caktuar. Ai munde te ikte edhe ne SHBA, por iku aty ku eshte ajka boterore e letersise, dhe ajka gjithmon ka ndikime te medha. E permenda edhe ne shkrimin e pare se kam pershtypjen se ndikimi i Kadares ne opinionin franqez ishte mjafte i fuqishem.

Lind pyetja: Cfare do bente Kadare sikur te mos ikte?

Do merrej me politike, do ndalte korrupcionin, do bente zhvillime me pozitive apo do vetmbyllej dhe nuk do ishte ai qe eshte sot.

Une kam pershtypjen se po te qendronte ne Shqiperi nuk do ishte ai qe eshte sot dhe ne kete rrjedhim as te mirat qe vijne nga ai per ne nuk do te ishin ato qe gezojme sot.

Ti thuash sot, ne cdo vend te botes, se jam bashkvendas i Kadares, qe besa eshte lluks. Kshu kam pershtypjen.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pe: Ismail Kadare propozohet për çmimin Nobel

nuk dua te imponoj mendime ngase thjeshte po debatojme megjithate kam pershtypjen se edhe ikjen e beri me nje qellim te caktuar. Ai munde te ikte edhe ne shba, por iku aty ku eshte ajka boterore e letersise, dhe ajka gjithmon ka ndikime te medha. E permenda edhe ne shkrimin e pare se kam pershtypjen se ndikimi i kadares ne opinionin franqez ishte mjafte i fuqishem.

Lind pyetja: Cfare do bente kadare sikur te mos ikte?

Do merrej me politike, do ndalte korrupcionin, do bente zhvillime me pozitive apo do vetmbyllej dhe nuk do ishte ai qe eshte sot.

Une kam pershtypjen se po te qendronte ne shqiperi nuk do ishte ai qe eshte sot dhe ne kete rrjedhim as te mirat qe vijne nga ai per ne nuk do te ishin ato qe gezojme sot.

ti thuash sot, ne cdo vend te botes, se jam bashkvendas i kadares, qe besa eshte lluks. Kshu kam pershtypjen.

komunist !?
 
Titulli: Ismail Kadare propozohet për çmimin Nobel

Shume i komplikuar dhe konfuz Kadareja ne shkrimet e tij . Shpesh humbet dhe origjinalitetin ,
por perseri nje çmim nobel i takon .
 
Kadare nderohet me çmimin "La Risa de Bilbao"

http://lajme.fv.al/images/f1_11kadare-jpg1347385133.jpg
Derisa emri i shkrimtarit Ismail Kadare ka nisur e po përmendet sërish si fitues i mundshëm i çmimit Nobel për Letërsi, shkrimtarit të madh shqiptar i është dhënë një tjetër çmim prestigjioz spanjoll, transmeton KTV.

Pas çmimit "Princi i Austurias", Kadare është nderuar me çmimin "La risa de Bilbao". Ismail Kadare është një nga intelektualët më të shquar evropian të shekullit 20. Konsiderohet si shkrimtari kombëtar i Shqipërisë. Librat e tij janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë të ndryshme të botës. /Pr/
 
KADARE, kandidat i çmimit britanik

Në garë, 16 shkrimtarë nga e gjithë bota, mes tyre nobelisti Orhan Pamuk
“THE INDEPENDENT”


kadare-300x180.jpg


Këtë vit, 16 libra në 13 gjuhë të ndryshme të botës, mes tyre edhe shqipja, përbëjnë listën e gjatë të veprave më të mira të letërsisë së huaj të përkthyer në anglisht. I themeluar nga gazeta “The Independent”, më 1990-n, si اmimi i Letërsisë së Huaj, “The Independent Foreign Fiction Prize”, është i vetmi çmim i madh britanik që jepet për letërsinë e përkthyer në anglisht. Lista e shkurtër prej 6 titujsh shpallet më 11 prill dhe fituesi, i cili i paraprin kësaj liste, do të nderohet në “Royal Institute of British Architects”, në Londër, në muajin maj 2013.

Midis emrave të shquar të letërsisë botërore është në këtë listë fituesi i çmimit të parë “Man Booker International 2005”, shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare me librin “The Fall of the Stone City” (në shqip “Darka e gabuar”, Onufri, 2009) përkthyer nga origjinali prej përkthyesit të talentuar John Hodgson. Ky libër ka pasur shumë vlerësime në shtypin britanik për Kadarenë, por edhe për cilësinë e përkthimit nga shqipja.

ثshtë hera e dytë që Kadare nominohet për këtë çmim. Herën e parë kryesoi listën “The Independent 2007” pothuajse deri në fund, me librin e suksesshëm “Pasardhësi”, përkthyer në anglisht, prej frëngjishtes nga përkthyesi tjetër i Kadaresë, profesori i Princeton University, David Bellos. Po ashtu bie në sy në këtë listë edhe nobelisti Orhan Pamuk me veprën “Silent House”.

Juria përbëhet nga pesë personalitete të shquar të botës letrare, kryesuar nga editori letrar i gazetës “The Independent”, Boyd Tonkin. Në juri është gjithashtu edhe Gabriel Josipoviç, shkrimtarja dhe gazetarja e shquar turke Elif Shafak Elif. “The Independent Foreign” Prize nderon veprën letrare më të mirë të një autori, i cili jeton dhe është përkthyer në anglisht nga cilado gjuhë e botës dhe botuar në Britaninë e Madhe. اmimi ka një vlerë prej 10,000 £ e cila ndahet në mënyrë të barabartë midis autorit dhe përkthyesit.

Në vitin 1995, ky çmim shkoi te një familje, kur përkthimi prej gjermanishtes i Michael Hoffmann për librin “The Film Explainer”, shkruar nga babai i tij, Gert Hoffmann, u shpall fitues. I vetmi fitues jo europian i këtij çmimi është Bao Ninh, me librin gjysmautobiografik, gjatë dhe pas luftës në Vietnam, “The Sorrow of War”. Dy fitues të këtij çmimi më pas u bënë laureatë të “Nobelit”: në vitin 1993 José Saramago dhe fituesi inaugural Orhan Pamuk më 1990-n.
shtepiaelibrit
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top