Taulanti
Anëtar i ri
“Islami është feja e vetme e drejtë”
Vladislav Sohim me vite të tëra ishte prift në Kishën Ortodokse Ruse. Gjatë kërkimit të së vërtetës ai u ndriçua nga rrezet e udhëzimit të All-llahut të Gjithëmëshirshëm dhe u bind se besimi i shpallur nga Isai a.s tani i korrespondon vetëm feja Islame.
Intervistë me Vladislav Sohin, ish-prift ortodoks rus i cili ka pranuar Islamin.
Ju keni qenë një prift ortodoks me vite të tëra, cila ishte arsye që ju e braktisët krishterimin?
Unë hyra në shërbim të kishës me vetëdije sepse si fëmijë jam larë më ujin e shenjtë. Fillova të hulumtoj disa çështje siç është feja apo më mirë të them isha kureshtar të dija se pse njerëzit duhet të besojnë dhe pse rusët janë ortodoks. Dhe natyrisht u orientova të studioj shkencat religjioze. Pasi e përfundova shkollën e mesme religjioze unë fillova të ndjekja ligjëratat në "Akademinë e Religjionit" të cilën më vonë e mbarova. Unë studiova religjionin 4 vjet në Universitetin Shtetëror të Kursk-it. Gjatë gjithë kësaj kohe hulumtova realitetin. Gjatë shërbimit tim gjashtë vjeçar si prift ortodoks në kishë kam vërejtur shumë dukuri të mira, po edhe aq dukuri të këqija. Por unë isha i bindur se nuk mund kontrollonte asnjë forcë nga jashtë njeriun ngase në çdo vend ka njerëz dhe si pasojë e dobësisë së tyre të këqijat i shoqërojnë njerëzit. Kur këto dukuri negative reklamohen edhe nëpër media ato normalisht shumëfishohen. Edhe pse feja sado që ka ndikim te jashtëm, megjithatë ajo është një produkt i njeriut. Por me kohe mua filluan te me shqetësonin disa telashe dogmatike të perëndimit. Disa vite punova në shkollën fetare të Kursk-it. Aty ligjëroja për historinë e Kishave Katolike. Pasi që hulumtova historinë dogmatike të kishave mua më filluan të më shtohen problemet lidhur me besimin.
Librat, nga të cilët ligjëroheshin në shkollat ortodokse, nuk më zgjidhën problemet e mia. Dhe unë arrita në një përfundim të ndashëm nga të tjerët. I vetmi besim që njeriu mund të zgjedh për vetë është të besoj në Allahun një, ndërsa besimet tjera po besoj se janë krijuar më vonë.
Pra arsyeja që jeni larguar nga krishterimi është se besimi në Bibël nuk manifeston besimin e pastër monoteist?
Unë pata filluar të studioja librat e shenjtë. Dhe vërejta se në përmbajtjen e Dhiatës së Re ka konfrontime të ndryshme. Por fatkeqësisht krishterët i kanë mësuar këto dhe kanë besuar në ato. Ata mendojnë se këto shkrime janë të mbrojtura dhe mu këto shkrime manifestojnë realitetin Por megjithë pretendimet e krishterëve studimet moderne dëshmojnë se ka pasur ndërhyrje tek libri i shenjtë. Dhiata e Re nuk ka vetëm një transmetues dhe ka versione të ndryshme që nuk janë të pranuara. Shembull, Libri i Paulit nuk ka qenë i pranueshëm ngase ai ka pasur polemika me Shën Peterin dhe Peteri nuk ka pranuar bindjen kristiane të Paulit. Por çuditërisht pastaj versioni i Paulit u bë doktrinë zyrtare në kishat kristiane.
Si u bindët se tevhidi i vërtetë është në Islam?
Për herë të parë kur u njoftova me literaturën Islame mendova se shkrimet janë të gabuara dhe nuk kuptova se çka gjejnë njerëzit në këtë fe. Unë jam i lindur në Kursk dhe një pjesë të madhe të jetës time e kam kaluar aty. Në qytet nuk kishte xhamia dhe unë kur nuk kisha takuar ndonjë musliaman. Kështu që fillimisht kur studioja në teologji kisha lexuar libra për njohuritë e përgjithshme të fesë Islame. Por pastaj fillova të udhëtoj dhe vendi i parë musliman që vizitova ishte Irani. U habita se si njerëzit këtu janë duke jetuar një jetë kaq të pastër. Nuk kishte as narkotikë e as alkool. Pastaj, pasi që komunikova me njerëzit dhe kuptova besimin e tyre, vizitova edhe vendet tjera muslimane, lexova Kuranin dhe fillova të studioj Islamin thellësisht. Njëkohësisht kisha rastin të shkëmbej letra me dijetar të ndryshëm musliman dhe të pyesja për çështjet që më interesonin. Dhe pastaj u binda se Islami është fe e vetme e vërtetë që bart mesazhin e pastër të monoteizmit. Padyshim gjatë kësaj faze të observimit vërejta edhe anët negative po edhe ato pozitive të muslimanëve. Pas luftës vizitova edhe Kosovën për të observuar se si jetojnë muslimanët. Vizitova shumë vende dhe tubova shume material. Vërejta që ka njerëz që e përdorin edhe fenë për të realizuar qëllimet e tyre poltike.
Si reaguan ortodoksët që i keni afër për konvertimin tuaj në Islam?
Padyshim ata u munduan të më bindin se kam gabim, të më "shërojnë" dhe të më "shpëtojnë"... Por përgjithësisht mund të them këtë, shokët e mi dinin se unë hulumtoja Islamin një kohë, por asnjëri nuk mori për seriozisht këtë dhe ata tallenin me mua. Pasi dëgjuan vendimin tim ata u habitën shumë. "Më nuk jam prift ortodoks i kishës ruse dhe pas një studimi natyral dhe objektiv mora vendim të pranoj Islamin' i kumtova atyre. Ata reaguan shumë ashpër. "اka do që bën është në rregull por vetëm Islamin mos e prano" rezistonin ata. Por njeriu nuk mund të jetoj pa besim fetar, sepse besimi është arsye e ekzistencës sonë. Pranimi i Islamit nga ana ime nuk është konvertim nga një fe në një fe tjetër, por është thjesht një rikthim në Akiden monoteiste.
Si reagoi familja juaj në vendimin tuaj?
Padyshim se u habitën shumë, sepse ne të gjithë jemi lindur në Rusi dhe këtu sundon familja ortodokse. Normalisht familja e një priftit duhet të ruajmë më shumë ortodoksizmin, por kur thellohesh në studim dhe arrin në solucion e duhur atëherë besimi është i lirë dhe çdo njeri e ka rrugën e tij. Natyrisht familja ime kur dëgjuan se kam pranuar Islamin, nuk mirëpritën dhe fillimisht deklaruan se kjo është një akt armiqësor. Por besoj koha është ilaçi i gjithë problemeve. Kalimit tim në Islam reaguan ashpër njerëz krishterë që kryesisht nuk lexojnë Biblën, por çuditërisht edhe ata që nuk besojnë në Zot reaguan negativisht kur dëgjuan se një rus ka pranuar Islamin" Si mund të ndodh ne gjithë jemi ortodoks" këmbëngulnin ata . Njerëz të tillë kanë paragjykime ndaj Islamit dhe shkaku i këtyre paragjykimeve janë mediat të cilët servojnë Islamin si "fe e terrorit dhe e dhunës", por Islami është fe e paqes dhe e adhurimit të Zotit të Madhërishëm. Inshallah njerëzit fillojnë të mësohen gradualisht me gjendjen time. Njerëzit këtu pretendojnë se Islami është fe e arabëve dhe tatarëve, atëherë edhe ne me një logjikë të njëjtë mund të pretendojmë se Krishterimi është fe e grekëve dhe hebrejëve. Atëherë feja e vetme e vërtetë për Rusinë do të ishte feja ruse. Unë besoj se feja është globale dhe arabët, grekët dhe rusët nuk kanë fe të veçantë për veten e tyre. Feja është vetëm të besosh se në Allahun një dhe nëse dikush lind në Rusi nuk do të thotë se ai duhet të jetë ortodoks.
اfarë botëkuptimi kanë ortodoksët rus mbi Islamin?
Në mes të shumë lutjeve të krishterëve ortodoks është edhe lutja për tu mbrojtur nga mallkimi i 'muhammedanve'. Unë mendoj se kjo sqaron gjithçka ngase në ortodoksizëm Islami konsiderohet si pabesim ngase mohohen bazamentet e ortodoksizmit siç janë shenjtëria e "Merjemes" dhe zotësia e "Isait", të cilët përbëjnë dogmat themelore të kësaj feje. Nëse një ortodoks ka lindur në një vend ku jetojnë shumicë musliman atëherë ai do të ketë marrëdhënie normale me muslimanët. Ndërsa kur një rus e pranon Islami normalisht kundër tij tregohen sjelljet armiqësore. Si të mos ndodh kjo kur fatkeqësisht as mediat e as grupet e tjera nuk reflektojnë mendime pozitive ndaj Islamit.
Cilat janë të metat edukative të kishës ortodokse ruse?
Fillimisht vetë priftëria është problem, ne kur analizojmë mund të mendojmë se prifti është një udhëheqës i cili lutet para njerëzve. Në kohët e mëhershme priftërit kthenin fytyrat e tyre kah njerëzit dhe bënin lutje së bashku para Zotit, ndërsa tani prifëtrit ia kthen njerëzve shpinën dhe fshihen pas mureve duke qëndruar shumë larg njerëzve. Të metat e tilla janë të shumta, shembull një nxënës që edukohet në shkollat fetar i thuhet se "Pesë librat" i shkroi Musai a.s. ndërsa thirrjen për tek hebrejët e shkroi Pauli shenjtë.
Pasi të kalohet në nivelin akademik thuhet se përmbajtje e pesë librave janë shkruar më vonë, pastaj hebrejët e humbën Tevratin dhe atë e memorizuan ne mendjet e tyre. Janë shumë gjera që janë në kundërshtim me vete burimet biblike. Në njërën libër thuhet se Allahu fillimisht i krijoi shtazët e pastaj njerëzit, ndërsa në pjesën tjetër thuhet se fillimisht u krijuan njerëzit e pastaj shtazët. Dërgimi i Paulit tek hebrejët është pranueshme nga shumë njerëz në botën krishtere, ndërsa tani është vërtetuar se nuk qëndron puna ashtu. Neve thjesht na thuhej kështu " Po kjo ka ndodhur ashtu, por mos e cekni ju këtë gjatë lutjeve sepse mund të përgënjeshtroheni nga pjesëmarrësit e ceremonive". Kjo është një shembull i thjeshtë dhe në tërë Kishën Ortodokse Ruse mund të gjeni standarde të tilla të dyfishta.