Islami: "Zgjedhjet në Shkodër, si në vitin 1996"

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
PS-ja paralajmëron se do të kundërshtojë ligjërisht zgjedhjet në Shkodër

TIRANث- Sekretari për اështjet Zgjedhore në PS, Kastriot Islami, ka deklaruar dje se, në Shkodër po dëmtohet seriozisht procesi zgjedhor.

"Vazhdon numërimi në Shkodër, por dukuritë që vihen re në Shkodër, fatkeqësisht, po dëmtojnë rëndë procesin e zgjedhjeve, bile në disa elemente ato janë të ngjashme me ato të vitit 1996.

Ka kuti që dalin 300 me 0, apo me 1 votë për Partinë Socialiste. Ka shumë votues që nuk kanë shënuar firmën dhe numrin e kartës së identitetit apo pasaportës, por thjesht kanë shënuar me kartë, me pasaportë. Të gjitha këto, me sa duket, tregojnë qartë se përse ka qenë pjesëmarrja kaq e lartë në Shkodër.

Të gjithë vëzhguesit tanë dhe komisionerët, në zbatim të ligjit, janë munduar të realizojnë një proces ligjor, por forca e kartonit ka bërë që të gjitha këto manipulime të vulosen nga komisionet e numërimit të votave", - tha dje Islami.

Sekretari për اështjet Zgjedhore u bëri thirrje komisionerëve që të ruajnë qetësinë, për të realizuar një proces normal dhe për të mos dëmtuar procesin e zgjedhjeve në tërësi, ndërkohë që në Shkodër ky proces është i dëmtuar rëndë.

"Ne do ta kontestojmë ligjërisht këtë proces, por me sa duket do të jetë e vështirë, që kjo që po ndodh në Shkodër të mos e dëmtojë rëndë procesin zgjedhor në tërësi",- tha Islami. Ndërsa dje në mesditë, Sekretari për اështjet Zgjedhore, Kastriot Islami, theksoi se Partia Socialiste ishte në pritje vetëm të rezultatit, që ndodhej në kutinë e votimit.

"Do t'i bëja thirrje të gjithë publikut të jetë i qetë, të mos shqetësohet, të presë rezultatin final, i cili është rezultati i vërtetë dhe do të jetë i gëzueshëm për të gjithë shqiptarët",- tha ai.

Në të njëjtën kohë, Sekretari për اështjet Zgjedhore i bëri thirrje Kryeministrit që të largojë të gjithë ministrat e tij nga kutitë e votimit, të cilët, sipas tij, po sillen jo si kandidatë për deputetë, por si ish-ministra, duke krijuar një atmosferë të papërshtatshme për të mbaruar procesin e numërimit të votave dhe për t'i dhënë Shqipërisë një proces total elektoral të pranueshëm.

"E përsëris, i bëj thirrje Kryeministrit të luajë rolin e garantit të këtyre zgjedhjeve në këtë moment të rëndësishëm përfundimtar, kur rezultati i zgjedhjeve duhet të pasqyrojë atë që ndodhet në kutitë e votimit", - tha ai.
Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top