ISHP: Uji është i ndotur në 23 pika të kryeqytetit

braziljania

Anëtar i Nderuar
Pas monitorimit, konstatohen edhe mungesat e klorit


Uji që mbërrin në çezmat tona, jo gjithmonë është i pastër dhe jo gjithmonë përmban sasinë e duhur të klorit. Këto mund të jenë raste sporadike apo probleme të përhershme. Përfundimin e këtij problemi nuk mund ta thonë të bashkuar të tre sektorët që kujdesen për monitorimin e ujit. Përgjatë një muaji, Instituti i Shëndetit Publik, Drejtoria e Higjienës, si dhe Ujësjellësi kryejnë monitorime dhe kontrolle të ujit, në pikat kryesore të qytetit. Në raportin e muajit korrik, të përgatitur nga Instituti i Shëndetit Publik për të gjithë vendin, theksohet se në 23 pika janë konstatuar ndotje, apo siç thonë specialistët, ngarkesë mbi normat e lejuara. Gjatë muajit korrik, uji i kryeqytetit rezulton me ndotjen më të madhe në pothuajse të gjitha pikat e monitoruara nga specialistët e Shëndetit Publik. Monitorimi i ujit të pijshëm i muajit korrik, i kryer nga ISHP tregoi se pothuajse i gjithë kryeqyteti pati ndotje të ujit me mikrobin e-koli, mikrob infektiv, që lehtësisht gjendet në ujërat e zeza. Sipas raportit të ISHP-së, bulevardi "Zogu I", rruga e Elbasanit dhe bulevardi "Zhan D‘Ark", mbajnë rekord për ndotjen e ujit të pijshëm nga ujërat e zeza. Nga ky monitorim i muajit korrik, rreth 15 herë u vu re ndotje në bulevardin "Zogu I", 11 herë në Rrugën e Elbasanit dhe 10 herë rezultoi ujë i ndotur në bulevardin "Zhan D‘Ark". Por, ndotje kanë konstatuar dhe pikat e ujësjellësit në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", rreth 5 herë gjatë muajit, rruga pranë Stacionit të Trenit, 6 herë e ndotur në korrik, rruga "Vaso Pasha", "Todi Shkurti", Kombinati, Rruga e Durrësit, Rruga e Dibrës, Rruga e Kavajës. Ashtu si dhe në tabelë, shpërndarja gjeografike e ndotjes së ujit e përcakton muajin korrik si më problematikun në lidhje me ndotjen e rrjetit të ujësjellësit nga ujërat e zeza. Por ndryshe nga ky raport, Drejtoria e Shëndetit Publik, e cila ka për detyrë të monitorojë çdo ditë ujin e pijshëm në Tiranë, nuk konstaton të njëjtat përfundime. Për këtë drejtori, problemi i vetëm i pandryshuar mbeten pus-shpimet, të cilat për shkak të mungesës së klorit rritin sëmundshmërinë infektive.

Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik, kontrollet kanë evidentuar mungesë të klorit në disa ujësjellës të qyteteve të ndryshme. Gjatë monitorimit u kapën pika pa klor në ujësjellësin e Hasit, Burrelit, Selenicës, Kuçovës, Vlorës dhe Tiranës. Sipas ISHP, mungesë klori është vënë re dhe në ujësjellësin e Poliçanit, i cili nuk është klorinuar në oraret e lëshimit të ujit për qytetarët. Për këtë arsye janë marrë masa administrative ndaj Ndërmarrjes së Ujësjellësit të këtij qyteti.




Zonat me ngarkesë mbi normalen


Bulevardi "Zogu I"

Rruga e Elbasanit

Bulevardi "Zhan D‘Ark"

Qyteti Studenti

Rruga pranë Stacionit të Trenit

Bulevardi "Dëshmorët e Kombit"

Rruga "Vaso Pasha"

Rruga "Todi Shkurti"

Zona e Kombinatit

Rruga e Durrësit

Rruga e Dibrës

Rruga e Kavajës

Rruga "5 Maji"

Rruga "Kristaq Cipo"

Rruga "Dhimitër Kamarda"

Rruga "Ali Demi"

Rruga "Muhamet Gjollesha"

Rruga "Komuna e Parisit"




gazeta shqip*
 
une e paskam ujtin e mir shyqyr...megjithse se mos e pi pe cezme un
 
Ne fakt me e mira per cdo familje esht qe ta blene ujin,pra te konsumojne uje te kontrolluar.....megjithate kjo varet edhe nga situata financiare!
 
Ne fakt me e mira per cdo familje esht qe ta blene ujin,

Cudi qe ne kohen e Enverit nuk kishe kshu problemesh!! Ndoshta kto probleme lindin si pasoje e shum kompanive qe shperndajen ujin ne shqiperi, edhe gazetat cfar bejn? Terrorizojne popullin.


anyway!
 
Ne fakt me e mira per cdo familje esht qe ta blene ujin,pra te konsumojne uje te kontrolluar.....megjithate kjo varet edhe nga situata financiare!

tek mua me pare e blinim ujin,,,
kurse tani shkon babi me makin e mbush ne dajt cdo jav...
 
Cudi qe ne kohen e Enverit nuk kishe kshu problemesh!! Ndoshta kto probleme lindin si pasoje e shum kompanive qe shperndajen ujin ne shqiperi, edhe gazetat cfar bejn? Terrorizojne popullin.


anyway!

Ne kohen e everit ekzistonte barazia ne popull.......nuk kishte kompani private.gjithcka prone e shtetit,ndersa tani esht lufte per ekzistence.kush te vjedhe e te beje hile me shume..ehd pse kjo implikon rrezikimin e jeteve njerezore!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top