Ish-punonjësja: Pango më mori në Londër të më joshte

vitk

Anëtar i Respektuar
Kjo që po ju rrëfej është një dëshmi shumë e vërtetë. Deri në janar të vitit 2008, unë isha punonjëse në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, me detyrë specialiste në Drejtorinë e Arteve. Punoja prej tre vjetësh e gjysmë në këtë ministri. Ardhja e zotit Pango në detyrë u shoqërua me një lëvizje të madhe funksionarësh, drejtorësh e specialistësh. Fjala e parë që ministri na tha në mbledhjen e tij ishte: “Unë di gjithçka ndodh në këtë ministri. Nuk kam ardhur me listë që të heq njerëz nga puna. Mos më paragjykoni, që të mos ju paragjykoj.” Na kërkoi ide dhe projekte të reja për çdo drejtori. Personalisht, m’u duk shumë pozitiv, dhe gati-gati m’u dukën të padrejta thashethemet që deri në atë kohë kishin qarkulluar se ai ishte maniak pas femrave, dhe i detyronte studentet e tij për të bërë marrëdhënie seksuale, e më pas t’u jepte provimet. Skicova disa projekte që i kisha ndërmend prej kohësh, dhe i dorëzova me protokoll në paradhomën e ministrit, ku e takova zyrtarisht dhe personalisht. Folëm pak për projektet dhe për atë çfarë kisha bërë unë deri tani në ministri dhe në eksperiencën time disavjeçare në punë. Takimi ishte shumë i shkurtër dhe ministri m’u duk njeri shumë serioz dhe jo djalli me brirë që na ishte përshkruar. Vetëm dy muaj pas këtij takimi, shefi i Kabinetit më kërkon pasaportën time, me arsyen se do të nxirreshin disa viza pune Schengen, për çdo përfaqësues të një drejtorie. Kështu, kur të kishte udhëtime pune jashtë shtetit, nuk do kishte vonesa nëpër radhë ambasadash. Nga drejtoria ime isha zgjedhur unë. Pasi pyeta të tjerët lidhur me këtë çështje, mora vesh se askujt tjetër nuk i ishte kërkuar pasaporta për një procedurë të tillë. Gati dhjetë ditë pas kësaj, mua më thërret ministri në zyrë, pasi po bënte një sistemim të ri në organigramën e ministrisë. Më pyeti nëse isha mirë me atë pozicion. I thashë se isha shumë mirë. Më kërkoi numrin tim të telefonit, si dhe më bëri një zile. Unë nuk e pyeta për pasaportën dhe ai nuk më tha gjë për procedurat e sipërpërmendura. Pasaporta ime qëndroi tre muaj në sirtarin e zyrës së shefit të Kabinetit, më pas unë shkova e tërhoqa, sepse më duhej. Shefi i Kabinetit e nxori nga sirtari, ma dha, pa më thënë asnjë fjalë lidhur me vizat. Sigurisht, nuk kishte asnjë vizë Schengen aty. Një fund korriku, më thërret zoti ministër në zyrë për një projekt, i cili nuk varej nga unë, por nga shefja ime, e cila në atë kohë ishte me pushime. Më pyet për projektin. Më pas më pyeti se ku do i bëja pushimet e verës. I thashë, në qytetin tim të lindjes, me familjen time. Më tha se duhet të punoja më shumë. I fola për një projekt veror dhe artistik që unë kisha menduar. Dhe më tha se nuk vlente. Mua më duhej të trajnohesha jashtë shtetit, për promovimin e turizmit. I thashë se isha “specialiste e arteve”. Por takimi u mbyll me “flasim”, dhe “duhet të integrohesh më shumë”.
Në muajin shtator njoftohem nga zyra e Marrëdhënieve me Jashtë për një udhëtim në Suedi. Ishte një tavolinë për turizmin, ku unë duhet të shoqëroja ministrin. Ftesa vinte nga një organizatë private, e cila organizonte një konferencë. Nuk pranova të shkoja, dhe më pas mora vesh se ai udhëtim nuk u bë. Në nëntor të 2007, më komunikojnë se duhet të shkoja me ministrin në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, i cili zhvilloj në Angli. Më thanë se do ishte një grup i madh pune, nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, ndërsa prezenca ime ishte e domosdoshme, pasi nevojitej një vajzë e paraqitshme, që të fliste gjuhën angleze, e cila do të qëndronte në pavijonin tonë të hapur në “ثorld Travel Market”. Fillimisht doja të thoja “Jo”, pasi pozicioni im i punës nuk përkonte me atë detyrë, por duke qenë se pas kësaj mund të isha pushuar nga puna për “Mosrealizim të detyrave të ngarkuara”, vendosa të pranoja. Shkuam në Londër. Në grupin e ministrisë isha unë, këshilltari i ministrit për Turizmin, shefi i Kabinetit, dhe shefja e Marrëdhënieve me Jashtë. Kur hyra në avion, këta të tre i gjej të ulur bashkë, vendi im ishte pas tyre, sapo ulem shoh edhe ministrin të hyjë, dhe çuditërisht vendi i tij ishte afër timit. Kush tha se ministrat udhëtojnë në “bisness class”?!
Pas përshëndetjeve të para, e pyeta ministrin se përse isha edhe unë në atë udhëtim. Më tha se prezenca ime duhej për promovimin e turizmit shqiptar në botë, në “ثorld Travel Market”. I thashë se në ministri ishte parë shumë keq ky udhëtim, pasi unë, si specialiste e arteve, shkoja për një udhëtim turizmi. Folëm për projektet e Drejtorisë së Arteve, dhe ministri ishte i pakënaqur nga puna jonë, ndërkohë ne kishim dy muaj që i çonin “Projektin për dramën shqipe” dhe ai nuk na e firmoste. Më pyeti nëse e kisha shoqëruar ministrin paraardhës në udhëtimet e tij jashtë shtetit, dhe i thashë se nuk kishte ndodhur asnjëherë. Mbërritëm në Londër në orën 23.00 dhe në hotel në orën 24.00. Shefi i Kabinetit donte të shkonin në pub, bashkë me këshilltarin e ministrit. Unë nuk pranova dhe u kërkova axhendën për të nesërmen.
Më thanë se do flisnim në mëngjes. U ngrita në mëngjes shumë herët për shkak edhe të ndryshimit të orës. Vetëm në orën 9.00 më marrin në telefonin e hotelit dhe më thonë të zbrisja poshtë. Ndërkohë vjen në dhomë dhe shefja e Marrëdhënieve me Jashtë, duke më thënë të nxitoja. Kur zbrita shkallët, pas gati dhjetë minutash, nuk gjej asnjë. Pyes te recepsioni dhe më thanë se katër personat që ishin aty, kishin ikur me një makinë që po i priste jashtë. Nuk më kishin lënë asnjë shënim, asnjë adresë. Dija vetëm se ata kishin shkuar në panair. E tmerrshme, isha vetëm në mes të Londrës, pa asnjë numër kontakti të grupit. Vendi ku organizohej panairi, ishte dy orë larg. M’u duk e frikshme të shkoja vetëm atje. Recepsionisti duke parë zhgënjimin tim, më këshilloi të dilja në zonën përreth ku mund të bëja “Shopping”. Dhe ashtu bëra. Në orën gjashtë pasdite, më vjen në dhomë shefja e Marrëdhënieve me Jashtë. Sapo ishin kthyer. Ishin lodhur shumë. Kur e pyeta pse kishin ikur pa mua, më tha se më mirë që s’kisha shkuar. Ministri kishte qenë shumë i nevrikosur me një çështje në Shqipëri dhe se makina e ambasadës nuk priste dot përpara hotelit, sepse merrte gjobë. I thashë se unë s’kisha ardhur të flija në Londër. Shtëpi kisha në Tiranë. Ajo sillej sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Më tha se po ikte te ca miqtë e saj që jetonin në Londër dhe iku. Atë natë nuk takova asnjë prej grupit. Të nesërmen në mëngjes mua m’u tërhoq vërejtje nga ministri, sepse ishte faji im, se isha zgjuar me vonesë. I thashë se çdo fjalë e imja kundër së tijës nuk do kishte vlerë. Pastaj u ngritëm të gjithë dhe do shkonim të bënim “Shopping”.
Me panairin nuk kishim më punë. Nuk guxova të pyesja më, sepse isha shumë e habitur nga çfarë po ndodhte. Dolëm rrugëve, që unë i kisha mësuar një ditë më parë, dhe po i drejtoja edhe të tjerët. Shefi i Kabinetit dhe këshilltari po tregonin se kishin pirë një ditë më parë dhe ishin me dhimbje koke. Ndërsa ministri, sipas tyre, ishte shumë i nevrikosur, sepse nuk kishte bërë “doënload”. Këto biseda zhvilloheshin nga një qendër tregtare në tjetrën, shpesh ministri humbiste dhe ndërsa e prisnim, dy ithtarët e tij, thoshin: “Eh, prostata”, dhe qeshnin. Pas një vërdallosjeje të lodhshme, shefi i Kabinetit u kthye në hotel, sepse ishte i sëmurë, ministrin dhe shoqëruesin e tij erdhi i mori makina e ambasadës sonë për të shkuar në një qendër veshjesh të shtrenjta, unë u ktheva në hotel, shumë e lodhur pas një porosie që më dha ministri t’ia kaloja shefes së Marrëdhënieve me Jashtë. Në orën gjashtë pasdite më merr në telefon shefi i Kabinetit dhe u zhvillua kjo bisedë.
- Po, si kalove?
- Po, ti si s’u kujtove të më merrje në telefon, të më pyesje si isha?, - tha ai me një ton sikur të ishim miq të vjetër.
- Nuk doja të të shqetësoja, - iu përgjigja unë, pasi në fakt as më kishte shkuar ndërmend ta merrja e ta pyesja.
- Po kush më la mua të qetësohesha, na u ça K…., me ato sirenat në drekë. (në hotel kishte pasur një provë alarmi kundër zjarrit dhe ndizeshin sirena çdo dhjetë minuta). E tronditur nga fjalori i tij i thashë.
- Të lutem, kujdes kur flet me mua, përdor një fjalor të rregullt.
- Pse, çfarë thashë unë?, - pyeti ai si i çuditur.
- Po të them, që kur të flisni me mua, ju lutem të jeni i kujdesshëm për vetën edhe pozicionin që keni, shef Kabineti.
-Mirë, mirë, - tha - është ministri poshtë po të pret për kafe. Do zbresësh?
- Jo, unë jam me dhimbje koke, nuk zbres dot, kafen do ta pi në dhomë. Kjo ishte biseda me shefin e Kabinetit.
Të nesërmen në orën dhjetë ne u nisëm për në aeroport. Në avion vendi im ishte me ministrin, i cili u ul nga ana e dritares, dhe shefin e Kabinetit, që donte të më ulte në mes, por unë nuk pranova, kështu u ul vetë.
Të nesërmen erdha në ministri dhe të gjithë ndërruan sjelljen ndaj meje. Ata që e kishin inat ministrin kujtonin se tanimë unë isha bëra mikesha e tij dhe gati nuk më flisnin. Të tjerë më shikonin me servilizëm, e të tjerë me druajtje e frikë. Në datën 8 janar 2008, gati një muaj pas udhëtimit në Londër, drejtori i Burimeve Njerëzore më tha në korridor: “Nuk e di se çfarë bisedash ke bërë ti me ministrin dhe shefin e Kabinetit, por më thanë se do ikësh nga ky vend pune”. Firmosa largimin me dëshirë, sepse nuk doja të hapja gjyq duke e ditur se nuk do kisha fuqi të fitoja. U habitën të gjithë nga largimi im, dhe askush në ministri nuk e besonte. Madje atë ditë qarkulluan fjalë se do shkoja të punoja asistente e tij në paradhomë. Kur njerëzit jashtë ministrisë e morën vesh që unë isha larguar nga puna, nuk më pyesnin pse, por thoshin: “Ta ka kërkuar Pango, dhe nuk ia ke dhënë?” Unë skuqesha nga një afirmim i tillë. Ndërsa pati edhe nga ato që më thanë: “Po ti pse s’ia dhe?” Deri tani unë nuk e di pse jam larguar nga puna, sepse personalisht nuk më është dhënë asnjë motivacion.
Një muaj pas meje, pushohet nga puna një tjetër punonjëse, pas një udhëtimi që kishte bërë në Greqi me ministrin. Ndërkohë, për një vit, lëvizjet në ministri kanë qenë të pafundme. Janë hequr njerëz shumë të aftë dhe të paaftë, dhe nuk e di se çfarë janë marrë në vend të tyre. … Kur më njoftuan dhe më thanë shiko “Fiksin” sot se ka nja material të Pangos me një vajzë, fillimisht mendova. “Sa mirë, më në fund. Mori atë që meritonte”. Kur pashë deri në fund, ose më saktë kur dëgjova gjithë bisedën, ndjeva një neveri të tejskajshme. Imagjinova se ajo gjë mund të më kishte ndodhur edhe mua, kujtdo, dhe u bëra akull e gjitha. Ndërkohë telefoni im nuk pushonte nga njerëzit që merrni dhe komentonin skandalin që sapo ishte shfaqur.
Arsyeja pse po i shkruaj të gjitha këto sot, nuk është sepse jam e kënaqur nga ajo çfarë ndodhi, siç mund të besojnë disa. Jo, aspak. Jam shumë e pështirosur nga i gjithë sistemi që ne kemi ngritur këtu në vendin tonë. Jam e pështirosur nga njerëzit e ministrisë dhe të ministrive, që i dinë shumë mirë se çfarë ndodh gjithë kohës dhe bëhen palë me këto fenomene. Jam e pështirosur nga shumë femra, të cilat deri tani i janë servirur këtij ministri dhe të gjithë shefave, që u kanë dalë përpara, për të mbajtur një vend pune, apo duke u bërë shefe e drejtoresha duke hapur këmbët. Jam e pështirosur nga të gjitha ato femra dhe meshkuj, që bëjnë rolin e kodoshëve, sot sekserëve, duke i çuar ministrave “femra” për dhuratë. Jam e pështirosur nga thashethemet e administratës, e cila nuk ka punë dhe nuk ka jetë, dhe merret me jetën e të tjerëve. Jam e pështirosur me zyrën e kryeministrit tonë, që bëri të pafajshmen, sikur nuk e dinin se çfarë ka ndodhur deri tani. (Janë me qindra mesazhet që i kanë shkuar numrit të kryeministrit, lidhur me këtë çështje). Jam e pështirosur edhe me ata që e shpalosën një akt të tillë shumë të turpshëm për qëllime që nuk dihen akoma. Jam e pështirosur me sistemin e vlerësimit në punë, ku sot nuk gjendet askush që të të vlerësojë apo të të dënojë për mënyrën si punon, por merren vetëm me: “Kush të ka sjellë në punë? I cilës partie je? Cilit fraksion brenda partisë i takon? Dhe nëse je femër e bukur, ose edhe pak e mirë, kujt ia ke dhënë? Pse ia ke dhënë?”
Jam e pështirosur me paburrërinë e meshkujve shqiptarë, që kanë zënë karriget e pushtetit politik, ekonomik edhe më tej. اfarë bën më të keqe se kaq një prostitutë dhe tutori i saj në rrugë? Jo, ajo çfarë bëjnë është shumë e ndershme. Tutori i gjen klientë femrës, e cila shet trupin e saj për parل. ثshtë shumë më e ndershme se sa t’i shitesh një ministri apo një shefi për një rrogë shteti. ثshtë e turpshme që këto ndodhin në administratën e lartë shtetërore. ثshtë akoma më e turpshme që njerëzit u kënaqën me atë që panë. Unë personalisht, ndjeva mëshirë. Ai njeri, mashkull, nëse mund të quhet kështu, ka marrë dënimin më të madh që mund të ekzistojë. Zoti e ka dënuar me paaftësi për të bërë një femër për vete, për ta tërhequr drejt tij me anë të inteligjencës apo bukurisë së mendjes e të shpirtit. Zoti e ka dënuar atë njeri me “padashuri të përjetshme”. Dhe nuk ka dënim më të madh se kaq. Ndërsa ne njerëzit që punojmë, “intelektualët” që përplasemi çdo ditë, duhet të merremi më shumë me jetët tona dhe jo me jetën e të tjerëve. Duhet të përpiqemi të krijojmë një sistem të ri jete, ku vlerat kryesore të jenë: e vërteta, puna, aftësia, progresi dhe morali njerëzor.

*Ish-punonjëse e MTKRS, kryeredaktore e emisionit “7x7” në TVSH. Letra është botuar në numrin e djeshëm të gazetës “Tema”
 
Titulli: Ish-punonjësja: Pango më mori në Londër të më joshte

uh....me ne fund e lexova te gjithen,,,,si s'eshte lodhur qe e ka shkruar,,nejse te shkuara te harruara!!!:)
 
Titulli: Ish-punonjësja: Pango më mori në Londër të më joshte

haha sa kam qesh me kete e pra kjo pse sja dha do hante buke ne ministri kshu eshte ber jeta ne shqiperi po nuk dhe nuk fito eh bisnes i madh eshte ber sexi kohet e fundit
 
Titulli: Ish-punonjësja: Pango më mori në Londër të më joshte

eh.....kjo eshte e verteta ne shqiperi???-fajin e kane ato femra qe e fitojne vendin e punes jo nga aftesia po nga ..........! se ato i kane mesuar keshtu!!!! TURP TURP !
 
Titulli: Ish-punonjësja: Pango më mori në Londër të më joshte

I doli boja kesaj goces :byca: nuk i paska bythet aq te rehatshme :byca:nga ne plakat thone kudra qe livrit bishtin :byca:
 
Titulli: Ish-punonjësja: Pango më mori në Londër të më joshte

bravo i qofte qe ka shkruar kete gje, se te gjitha ato qe jane shkruar aty jane te verteta.
ne shqiperi eshte prostitucioni sheshit dhe nuk merr kurre dot nje vend pune me zotesi dhe seriozitet ne pune.
po bere thashetheme, po e le tejtrit te te vardiset po u bere sevil, e po ishte dashnorja e ndonje te fuqishmi, i ke te gjitha dyert e hapura.
te na vije turp.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top