Isa Boletini dhe Ismail Qemali tradhtare të Shqipërisë ?

Po i riferohem sulmit përsonal që po ju bën këtyre antarëve @Zana .
Për tjetër secili ka botëkuptimin e vet 🤷
 
Ty te duhet nje lavazh truri se kombi e ka mese te qarte historine e tij …. Ndersa ju qe fantazoni k’tu pas ekraneve e keni edhe te nevojshme .

Dhe as mos perfitoni nga fakti qe jeni pas Ekranit … dhe te hudhni edhe balte sipas interesit te Juaj .
Po une nuk shoh vec filmin e Skenderbeut apo ate te ngritje se flamurit moj Zane.
Por ska gje, ke te drejte ti normalisht.
 
Nuk ka lidhje patriotizmi k’tu … por interesi i shpifjeve dhe ti Po jua ushqen ne nje fare menyre , mbase Po te ngjan qe Po behesh interesant me k’te fakt … Por ne fakt e kunderta .
Nese me citon nje liber qe ke lexuar per Ismail Qemalin, Isa Boletinin, ose Skenderbeun tone te lavdishem, une ste replikoj me ne kte teme dhe e pranoj qe jam " i vaksinuar"
 
Po i riferohem sulmit përsonal që po ju bën këtyre antarëve @Zana .
Për tjetër secili ka botëkuptimin e vet 🤷
E ku e shikon sulmin personal ti ? Dhe meqe qenka kshu atehere ti ishe drejtuar @ReNdEx per menyren se qysh ai mu drejtua mua .

Po ju k’te pune keni mo Lauri … jeni lidhur per kunji k’tu 24/7 … dhe shikoni veten interestin tuaj personal .
 
Po une nuk shoh vec filmin e Skenderbeut apo ate te ngritje se flamurit moj Zane.
Por ska gje, ke te drejte ti normalisht.
K’te e kam te qarte une tani … qe ti rri sa rrin dhe e zgjat koken edhe tek komshinjte matane … dhe vjen k’tu pastaj dhe trazon edhe Corben .
 
Nese me citon nje liber qe ke lexuar per Ismail Qemalin, Isa Boletinin, ose Skenderbeun tone te lavdishem, une ste replikoj me ne kte teme dhe e pranoj qe jam " i vaksinuar"

Asnje nga k’to fantazite e tua .
 
Fakt esht qe Shqiperia esht me e vjeter se sa skenderbeu apo isa boletini apo ismail qemali ( ndjes per germat e vogla po pertoj me shtyp butonin 🤪 )
Madje esht sh me e vjeter nga sa mendon kjo gazetare !!!
Shqiperia esht shtypur , esht percare , dhe historikisht kan qen te instaluar ne pushtet njerezit qe jo fort ja kan dasht te miren !
Dhe mbi te gjitha ju ka shkruar historia nga shtetas te huaj !!!

E si mund te kemi ne nje histori tonen ? Kur historikisht kan ekzistuar te tille gazetar ? Qe isa boletinin e tregoj hamshor turk … ndersa ismail qemalin , nje erion veliaj i kohes se hershme … qe e paskan rraf edhe e paskan degjeneru lol 🤪🤪🤪
 
Ja ktu ngaterrohesh ti.
Nuk eshte gazetare, eshte historiane.
 
Letra e Faik Konices mbi Ismail Qemalin:

“Ditët e para të luftës Ismail Qemal Beu i shkoj në Stamboll, i hequr më nj’anë, dyke heshtur e dyke përgjuar punët. Pas Lule-Burgazit u kuptua se Turqia e humbi luftën edhe urdhërimin e saj në Ballkan. Ismail Qemali doli nga vrima, u hoth në Bukuresht, e andej në Vjenë ku, që të përdorim një fjalë të popullit, “i kish rënë era kërmë”. Plaku zëmër-thatë e i vdekur nga çdo ndjenjë, s’humbi kohë me prralla idealiste, po nisi të shtrojë listën e harxheve: harxhe që s’kish në mëndje t’i bëjë, as i bëri kurrë. Berchtold-i, kërrusur nën barrën e mejtimeve, s’kish ngè të bëjë pazarllëqe me një Armen të Bezistenit, po me sy të mbyllur dha ç’i kërkuan. Ismail Qemali, torbën me flori nënë sqetull, edhe doli në Durrës. Atje mblodhi edhe ca njerëz të tjerë, edhe të gjithë, ca kaluar e ca më këmbë, ca në qerre të hequra prej buajsh, u nisnë për në Vlorë.

Kjo karvanë, e përzjerë, e varfër, e qelbur, në çdo rast tjatër do t’ish për të qeshur, po tani shpinte fatin e një kombi të vjetër e, nga madhësia e barrës, merrte një farë madhësie edhe vetë. Passi Sërbët ishin në rrethet e Elbasanit, karavana kish zgjedhur një udhë të vështirë ngjat detit. Ismail Qemali, i ngrysur e i rëndë, me maskën e Moisuit të ngjitur mirë në faqe, mbahej si një profet i theatros edhe kalonte pa folur. Me në funt Dheu i Premtuar u duk: Vlora e lodhur, e shtrihur në zall të detit.

Çdo njeri ka orën e tij, një orë që i kapërxen të gjitha të tjerat nga bukuria e nga forca edhe është si maja më e lartë e një jete. Padyshim, më 28 të Vjeshtës së Tretë 1912, kur dora thonjë-mbrehur e tij ngriti në Vlorë flamurin e vjetër të Skënder-beut, katërqint vjet të harruar, çasti i math për Shqipërinë ka qënë edhe më i bukuri në jetë të turbulluar t’Ismail Qemalit. Sikur të kish vdekur të nesërmen, do të kish mbetur i rritur dhe i paharruar në zemër të popullit. Po rrojti. Rrojti mjaft sa të çbëjë me rrënjë atë që kish nisur edhe sa t’a ndyjë flamurin gjithë me atë dorë me të cilën e kish ngrijtur.

E para punë që bëri në Vlorë ish të dërgojë njerës në Janinë t’u këshillojë ushtarëve shqipëtarë të mos lëftojnë më kot për Turqinë, po të kthehen në shtëpit’ e tyre, se Evropa do t’i jipte Shqipërisë lirinë. Aqë budalla nuk ish Ismail Qemali sa të mos kuptonte që luftërat që bëheshin në Bezhan nuk ishin për të mbajtur Tuqinë, rolli i së cilës ish i mbaruar: ishin për të ruajtur Shqipërinë nga invazioni. Po ca vjet më parë Ismail Qemali kish shënuar me grekët një rimarrëveshje, pas së cilës kufiri i Greqisë edhe i Shqipërisë do t’ish një ditë Vjosa; më i besës te Greqia se të Shqipëria, ky “disfattista” para se të krijohet fjala i çponte Shqipëtarët të dezertojnë ballët e Bezhanit që t’u hapej Grekëve udha e Shqipërisë.

Një tjatër pun’ e bukur e Ismail Qemalit ish këshilla që u dërgonte shqiptarëve të mundojnë ushtarët e thyer të Turqisë, që xvarrniseshin të urët e të lodhur nga sheshet e luftës. Kur ish kundrë Turqisë, pse nuk e goditte sa ish Turqia e gjallë dhe e fortë? Turqët pa dyshim që na kishin bërë dëme, po a i ka hije një populli fisnik të shkelë e të shajë ata që janë mbë dhè? Kur del tjatri me dorën të zgjatur për lutje e me “amanin” në gojë, s’ke më një mik a një armik përpara, ke vetëm një njeri. Ç’mësim qytetërie për një popull t’i këshillosh t’u përgjigjet me shkelme njerësve të plagosur që kërkojnë një kupë ujë! Jo, Ismail Qemali nuk u dëftua si një stërvitës i lartë i popullit, po si një negër me instinkte shumë t’unjura.

E poshtër moralisht, sjellja e tij ish politikisht e lajthitur. Sa me atë mënyrë mbolli në zemër të Turqve dëshirën e çpërblimit. Dhe s’është aspakë një paradoksë të thomi se kryengritja e Shiakut më 1914 u gatit më 1912 në Vlorë. Që të mos mbetej asnjë dyshim në mëndje të Turqve se Shqipëria e re u kish deklaruar sheshit e gjer në funt luftën, një njeri i sëmurë, i cili kërkoi dhe mori lejë zyrtare për të shkuar nga Vlora që t’i hipij vaporit, u vra mu në mes të qytetit kur e shpijin të shtrihur në një shtrat. Ismail Qemali kujtonte se kjo vrasje do t’pëlqehej, sepse i vrari quhej Njazi, po edhe një malok e di se është gjë e poshtër të ngitet një njeri që shkon nga kufiri yt i siguruar me fjalën, me besën, me nderin tënt.

Me të tilla, dhe me qint të tjera si këto, Ismail Qemali e filloi Shqipërin’ e re, nxiu vetëdijat e Shqipëtarëve që prisjin dritë, edhe fëlliqi flamurin t’onë në sy të botës. Pakë nga pakë i dolli turpi, hoqi maskën, u duk hajduti sheshit, gjer sa më në funt një oficer i Hollandës i vuri hekurat në dorë e, mes dy zaptiesh me sungji përpjetë, e futi në vapor edhe e nxori për gjithnjë nga sheshi i politikës.

Po, me gjith’ këto turpe, dora e Ismail Qemalit do t’kujtohet për jetë në histori, se ngrijti e para flamurin e unjur katër shekuj më parë. Me këtë veprë Vlora u bë më tepër se një qytet historik: u bën simboll i pavdekur dhe një copë e pandarë e shpirti shqiptar.”

Nga: Faik Konitza, 28 Vjesht’ e Tretë / 3 Qershuar 1917, në “Kuvendi”, Romë, 30 nëntor 1919.
 
Historia e Shqiperise esht si ato librat e trrash …. Vazhdon historia, jan grisur nja 20 faqe … dhe pastaj vazhdon prap … por kush i grisi kto 20 faqe ? 🤔🤔🤔
 
Perderisa deformon historirat simas qefit , vec gazetare mund ta quj … historianet nuk mund te flasin budalliqe 🙄
Po mire o Llaq ... po sikur mos jene budallalliqe?
Ku e dime ne?
Zonja ka mbrojt doktoraturen me kte teme, do te thote qe disa dokumenta i ka kalu neper duar.
 
Perderisa deformon historirat simas qefit , vec gazetare mund ta quj … historianet nuk mund te flasin budalliqe 🙄
Por qe cdo historian me aq sa kuptoj une flet ne interes te tijen duke ber me te besushme teorit e tij ....Nuk ka historian te flas me fakte pasi ato fakte qe tregojin realitetin jan te fdhehura aq thell saqe as ai qe i ka fshehur se di ku i ka fut 😄
 
Po mire o Llaq ... po sikur mos jene budallalliqe?
Ku e dime ne?
Zonja ka mbrojt doktoraturen me kte teme, do te thote qe disa dokumenta i ka kalu neper duar.
Sapo e the .. ka mbrojt doktorraturen …. 🤗
 
Por qe cdo historian me aq sa kuptoj une flet ne interes te tijen duke ber me te besushme teorit e tij ....Nuk ka historian te flas me fakte pasi ato fakte qe tregojin realitetin jan te fdhehura aq thell saqe as ai qe i ka fshehur se di ku i ka fut 😄
Po ti thuaj dhe kte … skenderbeu ishte grek !!! Kshu e tha nje historiane …. Apo dhe kjo ka mbrojt doktorraturen ? 🤪🤪🤪
 
Po ti thuaj dhe kte … skenderbeu ishte grek !!! Kshu e tha nje historiane …. Apo dhe kjo ka mbrojt doktorraturen ? 🤪🤪🤪
Ate po them vlla qe cdo historian nxjerr na nje teori te re lol
 
Ja do nigjosh mas 20 vitesh ti … sali berisha hero kombetar … solli demokracine ne shqiperi !!! Isoj si ismaili qe solli pavaresine lol
Po ca thua ti mbas 20 vitesh...Ate qe tani po e quajen hero lol
 
Ate po them vlla qe cdo historian nxjerr na nje teori te re lol
Edhe ti na dole historian me vete … po hajt tani , se nuk jeni per k’to tema ju .
 
Historia e Shqiperise esht si ato librat e trrash …. Vazhdon historia, jan grisur nja 20 faqe … dhe pastaj vazhdon prap … por kush i grisi kto 20 faqe ? 🤔🤔🤔
Nje histori ka Shqiperia o Llaq dhe jo zinxhir. Lol
 
Nje histori ka Shqiperia o Llaq dhe jo zinxhir. Lol
Ju luetem na e shtjelloni ate histori qe dini ju zonjush duke mos i ren rreth e reorull ...Kshu kemi mundsin te lexojm e dicka interesante nga ty , sepse mesa po te lexoj me shum se fjal ne ajer dhe ofendime asgje konkrete lidhur me kte tem nuk po na sjell ...Me bind me argumenta historie qe ke dicka me shum se une apo ndo nje tjeter per ti sjell ksaj teme
Edhe ti na dole historian me vete … po hajt tani , se nuk jeni per k’to tema ju .
 
Ju luetem na e shtjelloni ate histori qe dini ju zonjush duke mos i ren rreth e reorull ...Kshu kemi mundsin te lexojm e dicka interesante nga ty , sepse mesa po te lexoj me shum se fjal ne ajer dhe ofendime asgje konkrete lidhur me kte tem nuk po na sjell ...Me bind me argumenta historie qe ke dicka me shum se une apo ndo nje tjeter per ti sjell ksaj teme
Ti shiko ofendimet e tua … dhe sa per historine shko ne biblioteken zyrtare dhe mesoje historine tende … dhe mos u merr me lloqe int duke I konsideruar si histori .
 
Ti shiko ofendimet e tua … dhe sa per historine shko ne biblioteken zyrtare dhe mesoje historine tende … dhe mos u merr me lloqe int duke I konsideruar si histori .
Patjeter dhe te mijat i shikoj nuk i mohoj dhe as qe u shmangem ....Atere duet te shkojemnte dy ne bibloteka e tua lem kte tem atyre qe din pal me shum nga ne nga kto pune si mendon? 😁
 
Patjeter dhe te mijat i shikoj nuk i mohoj dhe as qe u shmangem ....Atere duet te shkojemnte dy ne bibloteka e tua lem kte tem atyre qe din pal me shum nga ne nga kto pune si mendon? 😁
Jo shko ti … se ti e ke te nevojshme merr edhe LLaqin Po deshe …dhe duke lexuar dhe duke I hudhur k’tu . 😎
 
Po he pra ca faqesh … ti dinim ne ato historia do ishte ndryshe 🤦🏻‍♂️
Ajo c’fare me cudit mua me ju eshte pikerisht ne momentet ku historia Po kthehet edhe ne favorin tone …. Ju insinstoni edhe te kunderten , duke hudhur poshte edhe heronjte me te rendesishem te historise tone .

Skandal dhe e pa pranueshme …. Pastaj cuditeni sepse turqt kshu e greket ashtu .
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top