Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Irani prezanton avionin që ri që shmang radarët (FOTO)

Irani ka prezantuar sot avionin e ri luftarak, të prodhuar tërësisht në vend, për të cilin zyrtarët thonë se arrin t’u fshihet radarëve.

Presidenti Mahmud Ahmadinexhad tha se avioni i ri Qaher- 313, ose Dominant- 313, tregon se Irani ka vullnetin për të kapur majat e shkencës.

Qaher është një nga disa avionë të projektuar nga ushtria iraniane që prej vitit 2007.

Teherani ka kohë që pretendon për arritje të rëndësishme në fushën e teknologjisë, por këto pretendimet nuk mund të verifikohen për shkak se vendi nuk publikon detaje teknike të arsenalit që ka.

Republika islamike nisi një program të prodhimit të armatimeve në vend pasi në vitet 1980, Perëndimi vendosi embargo ndaj eksportit të teknologjisë ushtarake dhe armatimeve në Iran.

Që prej vitit 1992, Irani ka prodhuar vetë tanke, raketa, torpedo, avionë pa pilotë dhe avionë ushtarakë.

Irani thotë se avioni arrin të bëjë luftime në ajër dhe të sulmojë shënjestrat në tokë.

Mediat iraniane thonë se avioni është i ngjashëm me modelin amerikan F/A-18.

Megjithatë fizikisht avioni ngjan me modelin F-5E/F Tiger II, një model shumë i vjetër amerikan, që Irani e ka pasur në arsenalin e armatimeve kur SHBA furnizonte me armë regjimin e Shahut përpara revolucionit të vitit 1979./Tema


116.jpg


214.jpg


412.jpg

Avioni Amerikan F/A- 18
 
Titulli: Irani prezanton avionin që ri që shmang radarët (FOTO)

Aa tani meqe e prezantoi do e njohin te gjithe, kot i shkoi mundi :P
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back