Зngjεll
___________
Irani ekzekuton me varje 20 të dënuar për trafik droge
Njëzetë persona të dënuar për trafik droge u varën brenda një dite, në një burg në afërsi të Teheranit, njoftoi agjencia gjysmëzyrtare ‘Fars’.
Irani kreu ekzekutimet brenda burgut Rajaie Shahr, që ndodhet në Karaj, rreth 50 kilometra në perëndim të kryeqytetit Teheran. Të dënuarit, të moshës 35 deri 48 vjeç, ishin arrestuar në një periudhë nga pesë deri në një vit përpara varjes, vazhdoi i njëjti burim. Sipas agjencise, ata ishin arrestuar me më tepër se 700 kilogramë drogë, ndër të cilat heroinë, kokainë dhe opium.
Irani mban vendin e dytë në botë nga numri i ekzekutimeve pas Kinës, mësohet nga organizata e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, Amnesty International. Por është gjë e rrallë që kaq shumë të dënuar ekzekutohen brenda të njëjtës ditë.
Vetëm më 27 korrik të vitit të kaluar është regjistruar një shifër më e madhe varjesh. Sipas televizionit, atë ditë janë ekzekutuar në Iran 29 persona për trafik droge, vrasje dhe përdhunime.
Me 20 varjet e ditës së shtunë arrin në të paktën 161 numri i personave të ekzekutuar në Iran që nga fillimi i vitit, mësohet nga një bilanc i AFP-së i hartuar mbi bazën e burimeve të shtypit. Sipas të njëjtave burime, në vitin 2008 janë ekzekutuar 246 persona./Shekulli.com.al/