A do të dalë iPhone 5 në verën e këtij viti? "Apple" nuk jep asnjë detaj dhe asnjë datë në lidhje me nxjerrjen e produktit të ri. Eshtë një rregull i kompanisë.
Motivi është i thjeshtë: Duhet rritur pritshmëria e blerësve, me qëllim që shitja e produktit të ketë sukses. Kështu që është shumë e vështirë të nxjerrësh ndonjë detaj nga ata të "Apple".
Lajmi është bërë i ditur nga site 9to5Mac.com, megjithatë mund të jetë vetëm një bllof. Të gjithë e dimë se herët apo vonë "Apple" do të hedhë një tjetër iPhone në treg, por jo përpara se blerësit të kenë shijuar iPad3, që pritet të dalë në muajin mars.
Ky site nuk është në gjendje të përshkruajë se si do të jetë iPhone 5, sepse deri tani qarkullojnë shumë prototipe. Kjo është një shenjë se "Apple" ende nuk ka vendosur se cilën 'fytyre' do t'i japë këtij smartphone të vyer.Për të gjithë ata persona të magjepsur pas teknologjisë e që sigurisht kanë edhe buxhetin e mjaftueshëm për ta përballuar, u themi që të presin edhe pak sepse sipas gjasave iPhone 5 së shpejti do të jetë në duart e tyre.
/t/ch/