_King_Arthur_
Mbret i Elbasanit
Interneti me shpejtësi prej 1 Gbps godet Japoninë
Nëse rastësisht do të kishim jetuar në Japoni, me siguri do të ishim në mesin e të parëve të cilët do të parapaguheshin për shërbimin më të ri të operatorit të telefonisë mobile KDDI. Shpejtësia prej 1 Gbps do të na i plotësonte të gjitha nevojat tona për internet.
Në ditët e sotme kur ka oferta të shumta multimediale nga shërbimet e shumta të internetit, është e domosdoshme që të kemi lidhje stabile dhe të shpejtë të internetit. Nuk është se ne ankohemi tepër me lidhjet që na i ofrojnë tek ne me vite, mirëpo ajo çfarë ofron operatori japonez i telefonisë mobile KDDI është larg çdo paramendimi.
KDDI, në fakt, nga 1 tetori u ofron klientëve shtëpiak mundësinë e zgjedhjes së shkarkimit (download) dhe ngarkimit (upload) deri në shpejtësinë maksimale prej 1 Gbps. Vetëm sa për krahasim, operatori në fjalë deri më tani u ka ofruar klientëve shtëpiak shpejtësinë maksimale prej 100 megabitë për sekondë.
Të gjithë japonezët të cilët e duan këtë dhe me atë rast nënshkruajnë marrëveshje dyvjeçare për lidhjen e internetit me shpejtësi prej 1 Gbps mund të kënaqen me çmimin prej 38 eurosh në muaj. Po zhvendosemi në Japoni!
KDDIو ?ه¼?ن¼?社――Designing The Future