Informacionet, KQZ hesht

WxP

Staf në FV.AL
3 orë nga përfundimi i votimit, asnjë e dhënë për përqindjen e pjesëmarrësve

Kur kanë kaluar tre orë nga orari zyrtar i mbylljes së qendrave të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka dalë ende me të dhënat mbi pjesëmarrjen e votuesve.

Gazetarja e Top Channel pranë këtij institucioni, Rovena Moçka raporton se gjatë gjithë ditës është vërejtur një ngurim i KQZ-së në dhënien e informacioneve apo edhe marrjen e vendimeve. Gazetarja e Top Channel thotë se informacioni i siguruar nga KZAZ-të ka qenë më i madh nga ai i publikuar deri më tani nga KQZ.

Më herët KQZ deklaroi se është votuar në të gjithë territorin e vendit përvec një qendre votimi në komunën e Mollasit në rrethin e Elbasanit, ku mungonin fletët e votimit. Nuk ka asnjë informacioni se ku kanë përfunduar këto fletë.

Në këtë institucion është diskutuar edhe situate dhe incidentet në dy qendra votimi në Kamzë. Përfaqësuesi ligjor i PD-së Njazi Kosovrasti kërkoi shtyrjen e votimit në këtë zonë, ndërsa KQZ njoftoi mbledhjen për këtë temë, por nuk u mblodh.

Top-Channel
 

Attachments

  • 000.jpg
    000.jpg
    33.8 KB · Shikime: 23
Titulli: Informacionet, KQZ hesht

Kto te top kanalit jane kopja e Edvinit
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top