InfoBlic.

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Një luftë e panevojshme

Jimmy Carter- “The Washington Post”

Nga angazhimi personal e di se pushtimi shkatërrimtar i Gazës nga Izraeli mund të ishte shmangur me lehtësi
Pasi vizitova Sderotin prillin e shkuar dhe pasi pashe dëmet serioze psikologjike të shkaktuara nga raketat që kishin rënë në atë zonë, deklarova se hedhja e tyre nga Gaza ishte e pafalshme dhe një akt terrorist. Qyteti ishte traumatizuar nga shpërthimet e paparashikueshme. Rreth 3.000 banorë ishin larguar në drejtim të komuniteteve të tjera dhe rrugët, terrenet sportive e qendrat tregtare ishin pothuajse të zbrazëta.
Kryetari i bashkisë, Eli Moyal, grumbulloi një grup qytetarësh në zyrën e tij për t’u takuar me ne dhe u ankua se Qeveria e Izraelit nuk ishte duke i ndaluar raketat, as përmes diplomacisë, dhe as përmes veprimeve ushtarake. Duke e ditur që shpejt do të takoheshim me drejtuesit e Hamasit nga Gaza edhe në Damask, ne premtuam të vlerësonim perspektivat për një armëpushim. Nga shefi i shërbimeve sekrete egjiptiane, Omar Suleiman, i cili kishte negociuar midis izraelitëve dhe Hamasit, mësuam se kishte një ndryshim thelbësor midis dy palëve.
Hamas dëshironte një armëpushim të gjerë si në Bregun Perëndimor, ashtu edhe në Gaza dhe izraelitët refuzonin të diskutonin për ndonjë gjë tjetër përveçse Gazës. Ne e dinim se 1,5 milionë banorët e Gazës ishin duke vuajtur urie, ndërsa raportuesi special i OKB-së mbi të drejtën për t’u ushqyer kishte zbuluar që kequshqimi akut në Gazë ishte në të njëjtën shkallë si në vendet më të varfra në jugun e Saharës, me më shumë se gjysmën e të gjitha familjeve palestineze që hanin vetëm një vakt ushqim në ditë. Udhëheqësit palestinezë nga Gaza ishin bishtnues mbi të gjitha çështjet, duke pretenduar se raketat ishin e vetmja rrugë për t’iu përgjigjur burgosjes së tyre dhe për të dramatizuar gjendjen e tyre të vështirë humanitare. Megjithatë, drejtuesi kryesor i Hamasit në Damask ra dakord të merrte në konsideratë një armëpushim në Gaza vetëm nëse Izraeli nuk do të sulmonte Gazën dhe do të lejonte që ndihmat humanitare t’u shpërndaheshin qytetarëve palestinezë.
Pas diskutimeve të tejzgjatura me ata nga Gaza, këta udhëheqës të Hamasit ranë gjithashtu dakord për të pranuar çdo marrëveshjeje paqeje e cila mund të negociohej midis izraelitëve dhe presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, i cili drejton edhe OCP-në, nëse ajo do të miratohej nga një shumicë votash palestineze në një referendum ose nga një qeveri uniteti e zgjedhur. Prej asaj kohe kemi qenë vetëm vëzhgues dhe jo negociues. Ne ua transmetuam këtë informacion egjiptianëve dhe ata vazhduan propozimin për armëpushim. Pas rreth një muaji, egjiptianët dhe Hamasi na informuan se të gjitha veprimet ushtarake nga të dyja palët dhe të gjitha goditjet me raketa do të ndalonin në 19 qershor, për një periudhë prej 6 muajsh, dhe që ndihmat humanitare do të ishin rivendosur në nivelin normal që kishin ekzistuar përpara tërheqjes së Izraelit në vitin 2005 (rreth 700 kamionë në ditë). Ne nuk ishim në gjendje të konfirmonim këtë në Jerusalem për shkak të mungesës së dëshirës nga ana e Izraelit për të pranuar ndonjë negociatë me Hamasin, por goditjet me raketa u ndërprenë shpejt dhe kishte një rritje të furnizimeve me ushqime, ujë, medikamente dhe karburant.
Sidoqoftë, rritja ishte në një mesatare prej 20% të niveleve normale. Dhe, ky armëpushim i brishtë ishte shkelur në mënyrë të njëanshme në 4 nëntor, kur Izraeli nisi një sulm në Gaza për të shkatërruar një tunel mbrojtës që ishte gërmuar nga Hamas brenda murit që rrethonte Gazën. Në një tjetër vizitë në Siri, në mesin e dhjetorit, bëra një përpjekje për të shtyrë afatin gjashtëmujor. Ishte e qartë se çështja më e rëndësishme ishte hapja e kalimeve për në Gaza. Përfaqësuesit nga Qendra Karter vizituan Jerusalemin, u takuan me zyrtarët izraelitë dhe pyetën nëse kjo ishte e mundur në shkëmbim të pushimit të goditjeve me raketa. Qeveria izraelite në mënyrë informale propozoi që 15 për qind e furnizimeve normale mund të ishte e mundur të rivendoseshin nëse Hamasi do të ndalonte fillimisht gjithë goditjet me raketa për 48 orë.
Kjo ishte e papranueshme për Hamasin dhe veprimet ushtarake shpërthyen. Pas shumë ditë “luftimesh”, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit raportojnë se më shumë se 1000 objektiva janë bombarduar ose shkatërruar. Gjatë kësaj kohe, Izraeli ka hedhur poshtë përpjekjet ndërkombëtare për të siguruar një armëpushim me mbështetjen e plotë të Washingtonit. Shtatëmbëdhjetë xhami, shkolla ndërkombëtare amerikane, shumë shtëpi private dhe pjesa më e madhe e infrastrukturës bazë të zonës së vogël, por tepër të populluar, janë shkatërruar.
Kjo përfshin sistemet që furnizojnë me ujë, energji elektrike dhe kanalizimet. Viktima të shumta civile janë raportuar nga vullnetarët e guximshëm mjekësorë prej shumë vendeve, ndërsa ndonjë prej tyre me fat operon të plagosurit nën dritën e prodhuar prej gjeneratorëve me naftë.
Shpresa është se veprimet e mëtejshme ushtarake nuk janë më produktive. Izraeli, Hamasi dhe SHBA-ja do të pranojnë një tjetër armëpushim, kur raketat të pushojnë sërish dhe një nivel adekuat i ndihmaven humanitare do të jetë lejuar për mbijetesën e palestinezëve, me marrëveshje publike të monitoruar nga komuniteti ndërkombëtar. Hapi tjetër i mundshëm: një paqe e plotë dhe e qëndrueshme.
 
Titulli: InfoBlic.

Berisha, sulme elektorale ndaj Ramës

Ermelinda Hoxhaj

Përplasjet midis qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës nuk kanë të sosur. اdo ditë, midis këtyre dy palëve po lind një “mollë e re sherri”, çka tregon shumë qartë se sulmet elektorale mes palëve kanë filluar. Konfliktet e qeverisë dhe të Bashkisë po sjellin bllokimin e disa projekteve madhore për kryeqytetin. Përplasjet mes tyre iniciuan për segmentin e dytë të Unazës së madhe. Një projekt gjigant jo vetëm për Tiranën, por për mbarë vendin, sepse ky është një aks që do të ndihmojë lehtësimin e lëvizjes për të gjitha automjetet që do të hyjnë në kryeqytet. Ndërkohë, problemet mes pushtetit qendror dhe atij lokal të Tiranës po sjellin pengesa dhe në projekte të tjera siç është, Plani i ri Urbanistik, buxheti i Tiranës për 2009-ën, si dhe Unaza e vogël e qytetit, ku me moskryerjen e shpronësimeve për segmentin e fundit të saj po bllokohen punimet edhe për sheshin “Skënderbej”.
Projektet
Madhore dhe jetike paraqiten projektet që janë bllokuar për shkak të konfliktit të interesave mes qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës. Kjo luftë që po bëhet mes tyre, ka bllokuar jo vetëm buxhetin e Bashkisë për vitin 2009, por ka sjellë probleme edhe për sa i përket projekteve të dy akseve shumë strategjike siç janë, Unaza e madhe dhe Unaza e vogël e Tiranës. Por nuk ka shpëtuar nga përplasja e interesave as Projekti i ri Urbanistik i kryeqytetit. Kryeministri Berisha dy ditë më parë ka kritikuar Bashkinë për tejkalim të çdo afati kohor në lidhje me realizimin e planit rregullues. Gjithashtu edhe ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi gjatë një forumi të zhvilluar ditën e djeshme, është shprehur se Plani Rregullues i kryeqytetit është klientelist. Por ka qenë i menjëhershëm reagimi i Bashkisë së kryeqytetit. Ku në një deklaratë publike, Bashkia sqaroi se procesi po ecën normalisht dhe se plani është në fazën përfundimtare të miratimit. Ky plan është miratuar në këshillin vendor të Rregullimit të Territorit dhe së shpejti do t’i paraqitet për miratim këshillit bashkiak. Bashkia ka garantuar se Plani Rregullues i Tiranës është i standardeve evropiane. Pengesat për projektin e Unazës së madhe por edhe segmentit të fundit të Unazës së vogël, sipas Bashkisë kanë ardhur për shkak se nuk po kryhen shpronësimet e pronarëve që preken nga këto investime. Projekti për Unazën e vogël të qytetit, edhe pse deri tani është përfunduar segmenti i tretë, ka probleme shpronësimi në zonën që lidh rrugën e Barrikadave me rrugën prapa Muzeut Kombëtar. Vonesa e shpronësimeve jo vetëm që po pengon vijimin e punimeve për Unazën e vogël, por po sjell probleme gjithashtu edhe në nisjen e projektit të sheshit “Skënderbej”. Sipas Bashkisë, sheshi “Skënderbej” nuk mund të nisë, nëse nuk zgjidhet çështja e shpronësimit të Unazës së vogël nga ana e qeverisë. Nëse nuk hapet ky segment për kalimin e automjeteve, nuk mund të bllokohet sheshi, sepse do të paralizohej i gjithë trafiku. Deri më tani nga ana e qeverisë nuk është dhënë asnjë sinjal pozitiv për nisjen e procedurave të shpronësimit të pronarëve në pjesën që lidh rrugën e Barrikadave me rrugën prapa Muzeut Kombëtar.
 
Titulli: InfoBlic.

KLD, të hënën përzgjidhen gjyqtarët që do trajtojnë problemet elektorale

Këshilli i Lartë i Drejtësisë duhet të bëjë përzgjedhjen brenda ditës së hënë të gjyqtarëve që do të jenë pjesë e Kolegjit Zgjedhor, ndërkohë brenda ditës së premte duhet të informojë dy partitë parlamentare të shumicës dhe dy partitë parlamentare të opozitës që kanë numrin më të madh të mandateve në Kuvend, për listën e gjyqtarëve që do të përfshihen në short. Neni 1467 i Kodit Zgjedhor detyron KLD-në që brenda 5 ditëve nga dekretimi i datës së zgjedhjeve, të nisin procedurat për hedhjen e shortit për të bërë edhe përzgjedhjen e tetë anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor. Ndërkohë që KLD-ja i ka kërkuar tashmë Kuvendit një informacion mbi dy partitë e pozitës dhe dy partitë e opozitës me numrin më të madh të mandateve. Pjesë e shortit për anëtar të Kolegjit Zgjedhor bëhen të gjithë gjyqtarët e gjykatave të Apelit në vendin tonë, me përjashtim gjyqtarët për të cilët është vendosur fillimi i çështjes penale; është në fuqi një masë disiplinore; është filluar procedimi disiplinor. Pas nxjerrjes së tetë emrave nga kutia, secili nga përfaqësuesit e partive pjesëmarrëse në short ka të drejtë të përjashtojë një prej tetë emrave të nxjerrë nga kutia e shortit, duke mos pasur të drejtën e kundërshtimit asnjë nga partitë e tjera. Kërkesa për përjashtim përmban vetëm emrin e gjyqtarit, pa përmendur shkaqet e përjashtimit dhe është procedurë e fshehtë. KLD, kur konstaton rastin e përjashtimit, brenda një ore nga shorti i parë, organizon një hedhje të dytë të shortit, për të zëvendësuar emrat e përjashtuar nga partitë politike. Tetë emrat që mbeten, përbëjnë Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe menjëherë delegohen në këtë detyrë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Brenda 24 orëve nga përzgjedhja me short, të tetë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, në një ceremoni publike në prani të KLD-së dhe nën drejtimin e Presidentit të Republikës, bëjnë betimin. Kolegji ka detyrë, shqyrtimin e ankimeve të subjekteve zgjedhore ndaj vendimeve të dhëna nga KQZ-ja.
 
Titulli: InfoBlic.

Varrezat greke, miratohet marrëveshja me Athinën

Qeveria shqiptare miratoi dje në mesditë marrëveshjen me Athinën zyrtare për ndërtimin e dy varrezave të ushtarakëve grekë në Gjirokastër dhe Këlcyrë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane, të vitit 1940-1941. Ky vendim u miratua vetëm pak orë para se Parlamenti grek të fillonte diskutimet lidhur me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, debate që u mbyllën me ratifikimin e saj me shumicë votash. Siglimi i marrëveshjes për memorialet e ushtarëve grekë u bë në Tiranë më 19 nëntor 2008. Në këtë dokument sanksionohet se numri i anëtarëve të komisioneve të përbashkëta do të jetë i barabartë nga palët greke dhe shqiptare, dhe çdo dokumentacion do të ketë dosje dyshe si dhe procesverbale dyshe, të shoqëruara me fotografi. Në këto komisione do të ketë edhe ushtarakë e historianë, të cilët do të zgjidhin në mënyrë të përbashkët dhe do të zbardhin çështje që kanë nevojë për njohjen e fakteve historike. Varrezat, në bazë të kësaj marrëveshjeje do të administrohen prej kishës ortodokse shqiptare, vetëm në aspektin humanitar të tyre. Qeveria shqiptare e ka konsideruar nënshkrimin e marrëveshjes në fjalë si shprehje të “frymës së bashkëpunimit të sinqertë e konstruktiv, si dhe e mirëkuptimit të dyanshëm”, duke e cilësuar si “një zgjidhje të duhur për një çështje të tillë e të ndjeshme për të dy vendet tona, siç është ajo e vendprehjes së ushtarakëve grekë”.
 
Titulli: InfoBlic.

Tepelenë, shkelet me këmbë flamuri grek

Ismail Xhaferi

Shkelet me këmbë flamuri grek. Nën këmbët e dhjetëra protestuesve të mbledhur në sheshin “Ali Pashë Tepelena”, përfunduan dje dhe emrat e shkruar mbi flamuj të prefektit të Gjirokastrës, Spiro Ksera dhe kryebashkiakut të Himarës, Vasil Bollano. Gjyqi i çuditshëm që po zhvillohet prej disa muajsh ndaj dy të rinjve nga fshati Toç i Tepelenës, ka rebeluar shumëkënd që ka për zemër vlerat e kombit shqiptar dhe ruajtjen e tërësisë territoriale. Ndërsa pritej që të fillonte seanca gjyqësore e radhës në ngarkim të Orges Hasanbegës dhe Luan Halilit, të cilët akuzohen për organizimin e një tubimi të paligjshëm në maj të vitit të kaluar, dhjetëra vetë të ardhur nga Përmeti, Gjirokastra, Tirana, Vlora, Fieri, Berati etj, u mblodhën fillimisht në sheshin e qytetit të Tepelenës dhe më pas para godinës së gjykatës së këtij rrethi. Gjatë kësaj proteste të organizuar nga disa shoqata atdhetare, u kërkua t’i jepet fund këtij gjyqi të turpshëm. Protestuesit, me flamuj kuqezi në duar dhe me parulla të tilla si “Spiro Ksera e Bollano janë grekë”, “Këtu është Shqipëri dhe jo Greqi”, kërkuan njëzëri lirimin e Orges Hasanbegës dhe Luan Halilit. Sipas tyre, dy të rinjtë mbrojtën dinjitetin kombëtar të nëpërkëmbur edhe nga përfaqësuesit më të lartë të shtetit shqiptar. “Në bankën e të akuzuarve nuk duhet të jenë këta dy të rinj patriotë, por dy grekërit: Bollano e Spiro Ksera. Të largohen njëherë e mirë Bollano dhe Bollanot e tjerë, jo më gjyqe ndaj atyre që mbrojnë dinjitetin kombëtar”, - janë shprehur protestuesit. Këta të fundit kishin marrë me vete në shesh një flamur grek, mbi të cilin ishte shkruar emri i Vasil Bollanos dhe një flamur serb, mbi të cilin ishte shkruar emri i Spiro Kserës. Drejtues të shoqatave të ndryshme atdhetare pohuan se protesta e djeshme ishte paqësore dhe e ligjshme. Mësohet se gjyqi në ngarkim të dy “rebelëve” të denoncuar nga Komisariati i Policisë së Tepelenës u shty për në datën 28 janar. Kjo për faktin se në seancën e katërt të radhës nuk është paraqitur ish-shefi i Komisariatit të Tepelenës, prokurori i çështjes, Përparim Nelaj (për arsye shëndetësore) dhe as dëshmitarë të tjerë të kërkuar në këtë proces gjyqësor. Avokati i dy të rinjve të akuzuar, Xhafer Meçi pohoi para trupit gjykues se nuk është e vërtetë se prokurori Nelaj mungoi për arsye shëndetësore. “T’i hiqet vërejtje prokurorit të çështjes. Ai dhe ju, thjesht keni frikë të përballeni sy për sy me këta dy djem patriotë”, - tha në sallën e gjyqit avokati Meçi.
 
Titulli: InfoBlic.

“Dy të rinjtë patriotë të shpallen qytetarë nderi të Tepelenës”


ثshtë e turpshme të zhvillohet gjyq ndaj dy të rinjve patriotë, të cilët jo vetëm që nuk duhet të dënohen, por duhet të shpallen qytetarë nderi të Tepelenës”. Kështu është shprehur dje Kristaqi, i cili një vit më parë dogji në mes të qytetit të Fierit flamurin grek. Së bashku me shumë persona të tjerë nga rrethe të ndryshme të vendit, Ziu ka shpejtuar të ishte i pranishëm në protestë për të mbrojtur dy të akuzuarit nga policia: Orges Hasanbegën dhe Luan Halilin. “Erdha në sheshin e Ali Pashë Tepelenës për të mbrojtur flamurin tonë. Edhe pse jemi në demokraci, në Shqipëri vazhdojnë të bëhen gjyqe si në kohën e diktaturës komuniste”, - ka thënë i irrituar Fieraku. Sipas tij, Hasanbega dhe Halili bënë atë që duhej bërë, mbrojtën dinjitetin e kombit tonë që në vijimësi vazhdon të nëpërkëmbet nga njerëz si Bollano dhe prefekti i Gjirokastrës, Spiro Ksera. “Poshtë Bollano! Kryebashkiaku i Sarandës duhet të ikë njëherë e më parë nga skena. Ai është një çiban i keq, që duke qenë në Shqipëri vazhdon të shikojë ëndrrën e Vorio-Epirit. Qeveria duhet t’i mbyllë gojën këtij greku ekstremist”, - kanë deklaruar disa protestues nga Vlora, Gjirokastra dhe Saranda.
 
Titulli: InfoBlic.

Topi: Zgjedhjet, me 28 qershor

Rozeta Rapushi

E Enjte, 15 Janar 2009

Shtetasit shqiptare qe kane mbushur moshen 18-vjec, do te votojne per te zgjedhur Kuvendin e ri, me 28 qershor. Pa humbur as edhe nje dite kohe, Presidenti Bamir Topi dekretoi dje, daten e zgjedhjeve parlamentare. Kreu i shtetit firmosi dekretin, vetem nje dite pasi ligji i zgjedhjeve hyri ne fuqi. Presidenti Topi zgjodhi pikerisht ashtu sic parashikohej, te dielen e fundit te muajit qershor per t'u zhvilluar zgjedhjet. Nje mundesi kjo per t'iu lene sa me shume kohe organizimit dhe zhvillimit te tyre si dhe per te lehtesuar pajisjen e shtetasve me karta identiteti. "Bazuar ne Nenin 92, pika "gj" e Kushtetutes dhe Nenin 184 te Kodit Zgjedhor te miratuar nga Kuvendi, ne date 29.12.2008, Presidenti i Republikes vendosi qe zgjedhjet e pergjithshme per Kuvendin e Republikes se Shqiperise te mbahen diten e diel, ne date 28 qershor 2009". Presidenti Topi, vendosi menjehere sapo ligji i zgjedhjeve hyri ne fuqi, ne menyre qe te mos humbet as edhe nje dite kohe, ne nisjen e pergatitjeve te zgjedhjeve parlamentare, duke qene ne limitin e kohes se organizimit te tyre. Kodi, i cili ishte rikthyer nga kreu i shtetit per disa rregullime, u miratua me konsensusin e dy partive te medha PD dhe PS. LSI e PDK kundershtuan Kodin. Dekreti i kreut te shtetit per Kodin e ri Elektoral u rregullua me dispozite kalimtare nga komisioni i posacem i Reformes Zgjedhore ne Kuvend, pas kthimit per shqyrtim ne Kuvend me daten 3 dhjetor. Me dekretimin e dates se zgjedhjeve, strukturave zgjedhore u nis puna me pergatitjen e tyre, menaxhimin dhe organizimin. Ne baze te ligjit, fushata elektorale do te nise ne 28 maj dhe per nje muaj te tere partite politike do te kene mundesine te bindin zgjedhesit, per te thithur votat e tyre. Zgjedhjet parlamentare ne 28 qershor, do te zhvillohen sipas ligjit te ri zgjedhor dhe sistemit te ri te percaktuar tashme dhe ne Kushtetute, atij proporcional rajonal. Po keshtu, ne ligjin e ri te zgjedhjeve, percaktohen procedura te reja, per votimin si dhe menyren e deklarimit te shpenzimeve te fushates elektorale, si nga ana e partive politike ashtu dhe kandidateve qe do te hyjne ne garen zgjedhore.

Data e zgjedhjeve ve ne levizje partite politike per ngritjen e KQZ

Hyrja ne fuqi e Kodit Zgjedhor dhe caktimi i dates se zgjedhjeve, vene ne levizje partite politike, qe te zgjedhin anetaret e rinj te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Forcat politike, me shume ato te medha PD-PS, brenda nje periudhe 30 ditore, duhet te gjejne dhe miratojne anetaret e rinj te KQZ-se. Nevoje kjo e domosdoshme, pasi vetem KQZ mundeson pergatitjen e zgjedhjeve. Me emerimin e tyre, anetaret do te nisin procedurat e pergatitjes se zgjedhjeve me formulen e ndarjes se mandateve, listave te zgjedhesve e ceshtje te tjera qe lidhen me procesin zgjedhor. Anetareve aktual iu nderpre dy dite me pare ne mes mandati dhe ata do te qendrojne ne KQZ, derisa Kuvendi te emeroje shtate emrat e rinj, qe do te perbejne Komisionin me te larte Zgjedhor.
 
Titulli: InfoBlic.

Shtylla, dorehiqet "viktima" e pare e ligjit te "Dosjeve"

E Enjte, 15 Janar 2009

Zamir Shtylla, pergjegjes i grupit te hetimit per tragjedine e Gerdecit, i kerkon kryeprokurores Ina Rama doreheqjen dhe largimin nga detyra per hetimin e tragjedise se Gerdeci, si dhe doreheqje nga Drejtoria e Hetimit dhe Kontrollit ne Prokurorine e Pergjithshme. Kerkesa per doreheqje i eshte paraqitur dje kryeprokurores, Ina Rama pak perpara perfundimit te orarit zyrtar te punes dhe pak para perfundimit te afatit, per hyrjen ne fuqi te ligjit te dosjeve. Burime nga prokuroria bene me dije se Shtylla, nuk ka percaktuar ne detaje se cilat ishin motivet e largimit te tij. Sipas burimeve kryeprokurorja Ina Rama, do te vendose nese do ta firmose largimin e tij nga detyra apo jo. Gjithashtu behet e ditur se Shtylla ka kerkuar qe te jete nje prokuror i thjeshte, per te ushtruar detyren e tij. Pavaresisht se nuk eshte bere e ditur zyrtarisht se cilat kane qene motivet per doreheqjen e tij, nga te gjitha funksionet qe ai mbante ne Prokurorine e Pergjithshme dhe per me tepert ai kishte ne dore dhe dosjen e "nxehte" te Gerdecit, terheqja e tij, pikerisht ne diten kur ligji i Lustracionit, apo i quajtur ndryshe ligji i "Dosjeve" hyri ne fuqi, pavaresisht se mungonte firma e Presidentit Topi, tregon se indikacioni i ketij ligji ka qene i qarte dhe i forte. Pasi doreheqja e Shtylles eshte dhene pikerisht pak minuta para ores 16.00, ne momentin kur skadonte orari zyrtar i punes, por skadonte dhe afati per dekretimit te ligjit te dosjeve. Zamir Shtylla ka qene jo pak i sulmuar nga ana e politikes, per pozicionin e tij si hetues ne kohen e diktatures, ku eshte akuzuar dhe ka qene pjese e gjyqeve politike ne ate kohe. Nderkohe qe perfshirja ne ligjin per Lustracionin, pikerisht ne Nenin 4 te ketij ligji, qe ben fjale per pajtueshmerine e funksioneve. "Pastertia e figures morale te funksionarit publik te percaktuar ne Nenin 3 te ketij ligji, eshte e papajtueshme, me mbajtjen prej tij, gjate periudhes 29 nentor 1944- 8 dhjetor 1990, te nje prej detyrave te me poshtme: ... Hetues apo ndihmes-hetues, prokuror apo ndihmes- prokuror, gjyqtar apo ndihmes-gjyqtare ne procese politike", thuhet ne nenin 4, pika (g) te ligjit te Lustracionit, i cili qe nga ora 16.00 e dites se djeshme ka hyre ne fuqi pa firmen e Presidentit Topi duke shkaktuar dhe "viktimen" e pare te tij, ish-drejtorin e Drejtorise se Hetimit dhe Kontrollit ne Prokurorine e Pergjithshme, njeheresh, pergjegjes i grupit te hetimit per tragjedine e Gerdecit. Zamir Shtyllen. Nderkohe ende mbetet mister drejtimi i hetimeve te ngjarjes se dhimbshme dhe reagimit zyrtar te Prokurorise se Pergjithshme, si dhe reagimin zyrtar te vete Shtylles, per motivin e largimit te tij nga detyra.

2 Detyra Ka mbajtur prokurori Zamir Shtylla deri ne keto momente, ate te drejtuesit te hetimeve te tragjedise se Gerdecit dhe drejtor i Drejtorise se Hetimit dhe Kontrollit ne Prokurorine e Pergjithshme, pozicione qe kane sjelle mjaft perplasje me politiken.

18 Vjet Ka Zamir Shtylla qe ka punuar ne te gjitha shkallet e organit te akuzes, duke qene ne pozicione shume kyce te Prokurorise. Ka qene personi qe ne vitet e para te pluralizmit dergoi prapa hekurave te burgut te vejan e Hoxhes dhe ish-bllokmenet.

Sqarimi

Vetem njehere Shtylla i eshte pergjigjur akuzave te politikes, teksa eshte shprehur se ka ne tere keto vite qe ka ushtruar profesionin e tij ne sferat me te larta te organit te akuzes, madje i emeruar dhe nga ish-Presidenti Berisha, dhe nuk ka pasur asnjehere probleme. Njeheresh ka mohuar akuzat se ka qene pjese e gjyqeve politike.



Ligji i Lustracionit/Neni 4 Papajtueshmeria e funksioneve

Pastertia e figures morale te funksionarit publik te percaktuar ne Nenin 3 te ketij ligji, eshte e papajtueshme, me mbajtjen prej tij, gjate periudhes 29 nentor 1944-8 dhjetor 1990, te nje prej detyrave te me poshtme:

a) Anetar ose kandidat i Byrose Politike, anetar i KQ te PPSH-se, me perjashtim te rasteve kur ai ka vepruar kunder vijes zyrtare apo eshte larguar vete nga detyra ne menyre publike;

b) Kryetar i Gjykates se Larte, Prokuror i Pergjithshem;

c) Minister i Brendshem, Zv/minister i Puneve te Brendshme dhe cdo punonjes i organeve te Sigurimit te Shtetit;

d) I denuar me vendim penal te formes se prere per krime kunder njerezimit ose per veprat penale te shpifjes, te kallezimit te rreme ose deshmise se rreme ne procese politike;

e) Bashkepunetor i Sigurimit te Shtetit ne veprimtari te karakterit politik, qe lidhen me veprat penale politike te parashikuara nga ligji nr.7514, date 30.09.1991, "Per pafajesine, amnistine dhe rehabilitimin e ish-te denuarve dhe perndjekurve politike" (te ndryshuar), apo bashkepunetore vullnetare per vepra te tilla.

f) Anetar i Komisionit Qendror te Debim-Internimeve;

g) Hetues apo ndihmes-hetues, prokuror apo ndihmes-prokuror, gjyqtar apo ndihmes-gjyqtare ne procese politike;

h) Denoncues apo deshmitar i akuzes ne proceset gjyqesore politike.

Ankimi

Opozita ka deklaruar se menjehere pas dekretit te Topit te ligjit per "Dosjet" do te beje ankimim ne Kushtetuese. Duke qene se ligji ka hyre ne fuqi pa firmen e Presidentit, pritet se shpejti dergimi i ankeses zyrtare.
 
Titulli: InfoBlic.

"Dosjet", ne fuqi pa firmen e Topit

Rozeta Rapushi

E Enjte, 15 Janar 2009

Asnje zyrtar i larte i shtetit, qe dikur ka pasur lidhje me Sigurimin e Shtetit, nuk do te kete mundesi te mbaje postin qe ka, pasi ligji per hapjen e dosjeve u shpall dje. Ne diten e fundit te afatit, Presidenti Bamir Topi, vendosi te "abstenoje", ndaj ligjit te miratuar ne Kuvend, duke mos vene firmen e tij as pro, as kunder ligjit. Nje zgjidhje e mesme kjo e zgjedhur nga kreu i shtetit, per te qene me sa duket mes paleve dhe mbi palet. Ne baze te Kushtetutes se vendit, nje veprim i tille nga ana e kreut te shtetit, mundeson hyrjen ne fuqi te ligjit ne menyre te menjehershme, sapo perfundon afati. Konkretisht ne Nenin 84 te Kushtetutes, thuhet se: "Presidenti i Republikes shpall ligjin e miratuar brenda 20 diteve nga paraqitja e tij. Ligji quhet i shpallur, ne qofte se Presidenti i Republikes nuk ushtron te drejtat e parashikuara ne paragrafin 1 te ketij neni". Ne keto kushte, edhe pa firmen e Presidentit Bamir Topi, ligji per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit, hyri ne fuqi dhe zbatimi i tij do te nise brenda ketij muaji. Perballe kritikave te shumta te nderkombetareve dhe opozites, si dhe protestave te ish te perndjekurve e studenteve per miratimin e ligjit, kreu i shtetit preferoi te mos shprehet per kete ligj kaq te debatuar. Presidenti, Bamir Topi nuk pranoi te vere firmen mbi kete ligj, por nga ana tjeter as nuk e pengoi miratimin e tij. Sipas procedurave ligjore, ligji hyne ne fuqi 15 dite pas botimit ne fletore zyrtare. E me nje perllogaritje te thjeshte, ai do te nise te funksionoje ne ditet e fundit te ketij muaji. Ligji per hapjen e dosjeve, nuk lejon qe ish-bashkepunetoret e Sigurimit te Shtetit, te gezojne aktualisht poste te rendesishme shteterore. Me verifikimin e ketyre personave, do te merret nje komision i posacem, i perbere nga pese anetare, i cili do te verifikoje nje me nje se kush jane zyrtaret me dosje. Pjese e kontrollit do te jene hetuesit dhe gjyqtaret, qe ne kohen e regjimit komunist, qe kane dhene vendime politike, duke denuar njerezit me internime. Me sakte, kjo eshte percaktuar ne Nenin 4 te ligjit, ku theksohet se hetuesit, prokuroret apo gjyqtaret te asaj periudhe te perjashtohen nga e drejta e kandidimit ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ne postet e tjera drejtuese. Kjo bene qe nje pjese e mire e gjyqtareve aktuale, ne nivelet me te larta te perfaqesimit te mos e gezojne me, te drejten per t'u zgjedhur serish. Ligji per hapjen e dosjeve, do t'i shtrije efektet e zbatimit te tij nga 29 nentori i vitit 1944, deri ne 8 dhjetor 1990. Duke perfshire keshtu dhe te gjithe ata qe jane kontrolluar disa vite me pare, nga ligji dikur ne fuqi po per hapjen e dosjeve.

Topi, dreke me Oketen kur po skadonte afati

Dy oret e fundit te afatit per dekretimin e ligjit per hapjen e dosjeve, Presidenti i Republikes, Bamir Topi i kaloi duke drekuar me miqte e tij, ne nje prej restoranteve te kryeqytetit. Pikerisht ne oren 14:00, kur donin edhe dy ore ne skadimin e afatit zyrtar 16:00, per dhenien e firmes mbi ligjin e dosjeve, kreu i shtetit u pa ne zonen e stadiumit "Qemal Stafa", duke drekuar me miqte e tij. Presidenti Topi ishte i shoqeruar nga ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa dhe deputetet demokrate, Sali Shehu dhe Dashnor Sula, te njohur si miqte e ngushte te Presidentit. Dreka e tyre zgjati deri pas ores 16:00, kur perfundoi zyrtarisht dhe afati qe kreu i shtetit kishte, per te dhene firmen mbi ligjin, aq te debatueshem per hapjen e dosjeve te ish- bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit. Ditet e fundit Presidenti zhvilloi dhe nje takim me krere te shoqatave te ish te perndjekurve politike ne zyren e tij. Presidenti Topi degjoi kerkesat e ish te perndjekurve, qe ndonese kerkonin miratimin sa me pare te ligjit, shprehen disa rezerva per Nenin 4 te tij. Nen qe percakton funksionet e papajtueshme me ish-bashkepunetoret e Sigurimit te Shtetit.

Prokuroria, Presidenti dhe pak kohe afat per ligjin

Presidenti i Republikes ka dhe pak dite kohe afat, per te dhene vendimin per ligjin per Prokurorine e Pergjithshme. Ndonese ka kaluar pjesa me e madhe e kohes, kreu i shtetit ende nuk ka vendosur nese do te shprehet pro, apo kunder kesaj nisme ligjore. Ligji per Prokurorine e Pergjithshme u votua ne seancen e fundit te Kuvendit, per sesionin qe shkoi. Ai mori votat konsensuale te dy partive te medha politike PD dhe PS. Me nje shumice prej 120 votash, Kuvendi e miratoi ne 29 dhjetor, ligjin per prokurorine qe u kundershtua vetem nga organi i akuzes. Por cuditerisht jo nga opozita, e cila pranoi variantin e ri te ndryshuar te ekzekutivit.
 
Titulli: InfoBlic.

Parlamenti grek ratifikon MSA-ne

E Enjte, 15 Janar 2009

Fatjona Mejdini

Parlamenti grek ratifikoi mbreme, mes debateve marreveshjen e Stabilizim-Asocimit mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian, duke permbyllur ne kete menyre edhe procesin e ratifikimit te MSA-se. Gjate punimeve te Parlamentit helen, ne seancen ku pritej ratifikimi i MSA-se per Shqiperine, perfaqesues te minoritetit grek "OMONIA" kane zhvilluar nje proteste disa minuteshe kunder ratifikimit. Sipas Partise Nacionaliste greke LAOS dhe sipas shoqates OMONIA, Shqiperia nuk respekton te drejtat e vorio-epirioteve ne Shqiperi dhe si rezultat nuk duhet te jete pjese e ratifikimit te MSA-se. Kjo proteste ka qene e paralajmeruar, duke qene se ne nentor te vitit te kaluar nepermjet nje memorandumi, Parlamentit dhe Ministrise se Jashtme greke i kerkohej edhe mos ratifikimi i kesaj marreveshje, deri ne zgjidhjen perfundimtare te kerkesave te minoritetit. Por duket se 12 votat e Partise Nacionaliste te Greqise nuk ndikuan ne votimin per rafitikimin e MSA-se, duke qene se pro ketij ratifikimi, ishin 3 partite me te madha greke. Nga ana tjeter ambasadori yne ne Greqi, Vili Minarolli ka qene i pranishem ne Parlament per te ndjekur nga afer veprimtarine e ligjvenesve greke, per kete ceshtje. Greqia eshte vendi i fundit i BE qe ratifikoi MSA-ne dhe Parlamenti i vetem qe e miratoi ate nepermjet debatit, nje "dhurate" kjo e "OMONIA-s shqiptare. Pak ore me pare se te fillonte kjo seance parlamentare, ministri yne i Jashtem, Lulezim Basha theksoi se pritej qe Parlamenti grek ta perfundonte me sukses kete ceshtje. Sipas Bashes, me mbylljen e ketij procesi nga ana e Greqise, i hapej rruga edhe nje hapi tjeter te rendesishem nga ana e Shqiperise, atij te kerkeses per vendin kandidat prane Bashkimit Evropian. "Hapi tjeter, padyshim qe eshte aplikimi per anetaresim, qe njihet publikisht si aplikimi per statusin e kandidatit dhe qe i hap rruge procesit te marrjes se statusit te kandidatit, proces qe po ashtu ka vijueshmerine e vet", deklaroi ministri Lulezim Basha ne fjalen e tij. Sipas Bashes, do te vazhdohet dialogu me partneret evropiane dhe Komisionin Evropian, per te hedhur hapin tjeter ne momentin e duhur me rezultatin e duhur. "Ky dialog ka nisur prej kohesh dhe ne nje moment te caktuar, qeveria do te beje publike edhe daten e aplikimit. Por, sic eshte shprehur kryeministri, kjo date nuk pritet te jete e larget dhe padyshim, presidenca ceke eshte dhe mbetet nje moment shume i favorshem per te konsideruar hedhjen e hapit tjeter", deklaroi ne fjalen e tij ministri Basha, duke lene te kuptohej se kjo kerkese do te behej brenda 6 mujorit te pare te ketij viti.



Varrezat

Qeveria i hapi rruge diten e djeshme edhe ndertimit te varrezave te ushtareve greke, te rene ne territorin shqiptare gjate luftes greko-italiane te zhvilluar pergjate viteve 1940-1941. Ne kete menyre qeveria shqiptare plotesoi nje kerkese te pales greke, e shprehur edhe gjate vizites se ministres se Jashtme greke, Dora Bokojanis.
 
Titulli: InfoBlic.

Elton Deliu ishte kercenuar shume here, por s'ka asnje prove nga akuza

E Enjte, 15 Janar 2009

Tirane- Biznesmeni Elton Deliu, ka marre kercenime te ndryshme, para ekzekutimit. Por, sipas hetimeve, asnjehere viktima nuk i eshte drejtuar policise apo prokurorise, me ndonje kallezim penal per emra konkrete. Fakte te tilla kane dale ne drite pas vrasjes se tij dhe te se emes, gjate marrjes ne pyetje te grupit shoqerues te 32-vjecarit, badigardeve te tij, te cilet e kane shoqeruar me pare apo dhe pak para se te vritej. Burime nga prokuroria bene te ditur se numri i personave te pyetur deri me sot, i ka kaluar te 100 personat, ku perfshihen te aferm, shoqeri apo dhe te dyshuar per konflikte me te riun. "Gjate marrjes ne pyetje te personave te ndryshem, te cilat kane qene te afer te viktimes, shoqerise se tij, ka rezultuar se shpesh ka marre kercenime nga persona te ndryshem, por qe nuk rezulton te kete bere asnje kallezim penal, prane organit te akuzes apo dhe policise. Ndoshta per ego, ndoshta sepse ka menduar t'i zgjidhe vete problemet. Shpesh rezulton te kete pasur edhe perplasje me arme me te tjere persona, por serish Deliu nuk i eshte drejtuar organeve kompetente, me kallezim penal. Per sa kohe nuk ka kallezime penale, nuk ka as prova per kercenimet e tij. Per kete, mund te ngrihet nje akuze per nje person apo grup personash, vetem nga deklarimet e shokeve te Deliut", shprehen burime nga grupi hetimor qe eshte duke hetuar per zbardhjen e kesaj ceshtjeje. Megjithate, hetimet vazhdojne, per gjetjen e provave te reja, pasi ekzekutori apo ekzekutoret, kane arritur te marrin ne kohe kaseten me filmimet e pallatit, ne banesen e Deliut.



Vrasja

Krimi i rende ndodhi disa dite para Festave te fundvitit, ku mbeten te vdekur ai dhe nena e tij, Flutura Deliu. Ngjarja ka ndodhur ne apartamentin e tyre, prane Fakultetit te Drejtesise, nderkohe qe ekzekutimi mesohet te jete bere me silenciator. Pas vrasjes, ekzekutori ka marre kaseten ku regjistroheshin filmimet, per hyrje-daljet ne pallatin ku jetonte viktima.
 
Titulli: InfoBlic.

"Qafe gjashta, s'jemi ne autoret"

E Enjte, 15 Janar 2009

Tirane- Te pandehurit e akuzuar per vrasjen dhe djegien e efektivit te policise Gjergji Mehmeti dhe plagosjen kolegut te tij Sokol Bizhga, kane mohuar dje akuzat e ngritura nga Prokuroria e Krimeve te Renda. Nje e nga nje avokatet mbrojtes dhe vete te pandehurit, kane cilesuar hetimet e prokurorise te ceketa ndersa kane sqaruar se ne banken e te akuzuarve duhet te ishin persona te tjere, autoret e vertete te ngjarjes se 4 marsit te vitit 1997. "Na kane sjelle gabimisht. Ngjarja eshte e rende se ka ikur nje jete personi. Na kane marre me force. Sa here na kane thirrur per te dhene shpjegime jemi paraqitur. Po te isha vetem nje ngrime fajtor, do te isha larguar nga Saranda", deklaroi dje i pandehuri Vladimir Sinani. Ndersa avokati i tij mbrojtes Vladimir Germenji sqaroi se: "Provat e prokurorise nuk kane te bejne me te mbrojturin prej meje. Hetimet e bere nga akuza tregojne pafajesine e tij. Klienti im se bashku me te vellane e tij, diten e ngjarjes ishin duke ruajtur karburantin e dy vellezerve Vaso. Klienti im ka nxjerre nga makina e djegur, trupin e pajete te efektivit Gjergji Mehmeti dhe e ka mbeshtjelle ate me carcaf". Me tej avokati theksoi se ceshtja ishte politike. Nga ana tjeter avokati mbrojtes i te pandehurve Eduart Cipa dhe Alqi Paguni, sqaroi pozicionin e klienteve te tij. Sipas mbrojtesit Artan Kodheli, Paguni kishte qene rastesisht ne karburantin e dy vellezerve Vaso, per te furnizuar automjetin e tij. Madje ai vuri ne dukje se klienti i tij nuk duhet te ishte sjelle per gjykim, kjo per vete faktin se Gjykata e Larte pervec lirimit te tij kishte argumentuar se, ndaj tij nuk kishte prova qe te merrej i pandehur. Ndersa per te pandehurin tjeter, mbrojtesi beri me dije se ai ka shpjeguar ne organin e akuzes se nuk ka qene ne vendin e ngjarjes, c'ka sipas tij, do te thote qe ai nuk duhet te ishte bere objekt gjykimi. Pretendimi per pafajesine e te pandehurve eshte theksuar me shume edhe nga ana e avokatit Ferdinad Ndoja. Sipas tij, sot ne banken e te akuzuarve nuk jane autoret e vertete te kesaj ngjarjeje. Sipas mbrojtesit ne banken e te akuzuarve, duhet te ishte autori i plagosjes se rende te deshmitarit Fatos Mahmutaj. Ne mbyllje te deklarimeve te tyre mbrojtesit i kerkuan gjykates qe te pranonte marrjen e provave, te kerkuara nga ana e tyre. Kryesisht provat kishin te benin me deshmitaret, numri i te cileve arrinte ne 100, si dhe administrimin e disa kaseta filmike, ne te cilat shfaqen pamjet e ngjarjes se 4 marsit. Te pandehurit e ketij procesi jane : Vladimir Sinani, Eduart Cipa, Alqi Paguni, Admond Sejko, Agron Qurku, Aleksander Bala, Mikel Kendezi, Nestor Sinani, Arben Kendezid dhe Ristan Lapa. Prokuroria disponon nje sere provash, te cilat tregojne implikimin e tyre ne kete ngjarjeje.

Redinalda Caushaj
 
Titulli: InfoBlic.

Avokati Sazan Aliko, ka qene gjyqtar ne Vlore

E Enjte, 15 Janar 2009

Gjate momentit qe prokurori i ceshtjes ka lexuar kerkesen per gjykim, si dhe provat qe kerkonte qe te merreshin ne ngarkim te te pandehurve, gjyqtaret kane vene re se nje nga avokatet kishte denuar disa vite me pare keta te pandehur, denim i dhene gjate kohes qe ai kishte qene gjyqtar ne Vlore. Sazan Aliko ka shpjeguar per trupin gjykues, te kryesuar nga gjyqtari Fran Prendi se nuk perbente asnje pengese, ne mbrojtjen e klientit te tij, pasi ai ishte denuar dhe e kishte shlyer ate denim. Po ashtu mbrojtesit e tjere kane sqaruar se keta te pandehur, jane gjykuar per vepra te tjera penale, te cilat nuk kane lidhje me objektin e gjykimit. Por nga ana e tij prokurori i kerkoi gjykates perjashtimin e avokatit Aliko dhe caktimin e nje tjeter avokati, per te mbrojtur interesat e te pandehurit. Gjykata ne fund vendosi qe avokati Aliko, te vazhdoje mbrojtjen e ketij te pandehuri.
 
Titulli: InfoBlic.

"Mesfushori1"gjykata burg dy te pandehurve

E Enjte, 15 Janar 2009

Gjykata e Krimeve te Renda caktoi dje masen e sigurise "arrest me burg"

per dy, nga kater te arrestuarit per drogen e kapur ne kuader te operacionit "Mesfushori 1". Sipas burimeve nga gjykata, dy te pandehurit Thanas Bebi dhe Mikel Dhima nuk kane pranuar te japin shpjegime para gjykates, por vetem kane sqaruar se ishin te pafajshem.

Dy prokuroret e ceshtjes i kane bere me dije gjykates se, ndaj te pandehurve ka prova bindese, ku njera prej tyre ishte edhe pergjimi qe iu ishte bere te pandehurve per nje periudhe te shkurter kohore. Pas degjimit te paleve gjykata caktoi masen e sigurise "arrest me burg" per Bebin e Thimen. Dy te pandehurit u vune ne pranga ne saje te operacionit te koduar "Mesfushori1". Se bashku me ta ne pranga rane edhe te pandehurit Gjergji Gjika dhe Bexhet Hidri, te cilet u njohen me masen e sigurise dy dite me pare. Sipas hetimeve te akuzes, te pandehurit jane kapur me nje sasi prej 4 kg heroine ne taksi dhe tjetri me 1 kg kokaine ne nje magazine ne Elbasan.
 
Titulli: InfoBlic.

Vrau bashkatdhetarin, Apeli i jep 25 vjet burg Arben Murrjes

E Enjte, 15 Janar 2009

Tirane - Vrasja e bashkatdhetarit te tij, 6 vjet me pare ne Angli, i ka kushtuar plot 25 vjet heqje lirie, te dyshuarit per kete krim Arben Murrjes. Vendimi eshte dhene nga togat e zeza te Gjykates se Apelit Tirane, te cilat ashpersuan denimin e Murrjes edhe me 5 vjet me shume ne krahasim me vendimin e Shkalles se Pare. Ngjarja per te cilen akuzohet i pandehuri ka ndodhur me 27 mars te vitit 2003, teksa Arber Jahelezi po ecte ne brendesi te Cannon Hill Park, te qytetit te Birmingamit, ne shoqerine e dy miqve te tij. Pas nje zenke me fjale, Murrja, qe ishte nen shoqerine e 22-vjecares angleze Caroline Loue, ka nxjerre thiken nga brezi, duke e goditur ate disa here. Menjehere pas kesaj ngjarjeje, i pandehuri eshte larguar nga qyteti i Birmingamit dhe me pas eshte rikthyer ne Shqiperi. E reja angleze u denua vetem me 80 ore pune vullnetare, nga Gjykata e Krimeve ne Birmingam. Deshmite e vajzes, e cila diten e ngjarjes ka qene me viktimen, zbardhen edhe krimin e ndodhur gjashte vite me pare. Gjate hetimeve u be e mundur te identifikohej i dyshuari, dhe te kapej ne Tirane gjate vitit 2005, ndersa kishte ndryshuar dhe emrin e tij nga Arben ne Petrit Murrja. Arben Murrja akuzohej per vepren penale te "vrasjes me paramendim", akuze e cila eshte edhe para gjykates.
 
Titulli: InfoBlic.

Pranga dy te rinjve, u kapen me kokaine

E Enjte, 15 Janar 2009

Dy te rinj jane vene ne pranga nga Policia e Tiranes, per posedim dhe shperndarje te lendeve narkotike. Roland Agalliu, dhe Ylli Dhima, te dy 27 vjec u arrestuan dje nga specialistet e seksionit Kunder Droges, ne rrugen "Deshmoret e 4 Shkurtit". Nga hetimet paraprake dyshohet se Roland Agalliu, ia kishte shitur sasine prej 1 gram lende narkotike e dyshuar si kokaine, Dhimes. Pas kontrollit te baneses se 27 vjecarit Agalliu, policia gjeti nje sasi prej 18.5 grame, e dyshuar si lende narkotike e llojit kokaine, si dhe nje peshore elektronike, e cila sherbente per te peshuar lenden. Ne cilesine e proves materiale shtetasve te mesiperm iu sekuestrua 20.5 grame bime narkotike e dyshuar kokaine, tre aparate telefonie celulare, 500 leke dhe nje peshore elektronike.
 
Titulli: InfoBlic.

Arrestohet 16 vjecari, akuzohet per plagosje

E Enjte, 15 Janar 2009

Policia e Tiranes ka arrestuar nje 16 vjecar, i cili akuzohet se ka plagosur nje person.

Uniformat blu kane vene ne pranga adoleshentin me inicialet F.N. Sipas burimeve nga policia, arrestimi i tij u krye sepse dyshohet se dy dite me pare ne rrugen "Tasim Shehu" ka kanosur me arme zjarri duke e plagosur lehte, per motive te dobeta, shtetasin Fadil Rushani, 24 vjec, banues ne Tirane. I riu dyshohet se ka konsumuar veprat penale te "kanosjes", "plagosjes se lehte me dashje", si dhe te "armembajtjes pa leje". Ne cilesine e provave materiale u sekuestrua arma e llojit "Kallashnikov", model 56. Materialet hetimore ne ngarkim te tij, i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, per hetime te metejshme.
 
Titulli: InfoBlic.

Digjet apartamenti, vetem demtime materiale

E Enjte, 15 Janar 2009

Nje zjarr i fuqishem ka perfshire nje banese, ne katin e peste te nje pallati ne Kamez. Si pasoje e ketij zjarri u shkaktuan shume deme materiale, por nuk pati te lenduar ne njerez. Gjate momentit te renies se zjarrit ne banese ndodheshin dy persona, te cilet kane arritur te dalin jashte. Burime nga polica sqaruan se flaket perfshine kuzhinen dhe nje dhome te ketij apartamenti. Zjarrfikesit, te cilet u vune ne dijeni per zjarrin nga banoret e pallatit, mberriten menjehere ne vendngjarje duke evakuar te gjithe banoret e kateve te siperme te pallatit, per shkak te rrezikut te perhapjes se flakeve. Mesohet se ne vendngjarje shkuan tre makina zjarrfikese, te cilet kane arritur te shuajne zjarrin pas nje ore. Zjarrfikesit ende nuk kane percaktuar shkakun e zjarrit, por dyshohet se gjithcka ka ardhur nga nje bombol gazi, e cila ishte lene hapur.
 
Titulli: InfoBlic.

Skandali me ndihmat gjermane zbulon abuzimin me emrin Caritas

E Enjte, 15 Janar 2009

Mirdite- Skandali me shperndarjen e 9600 pakove te ardhura si ndihma nga Gjermania, ka zbuluar edhe nje tjeter ceshtje te bujshme. Abuzimin me emrin e shoqates bamirese "Caritas". Ndersa pas publikimit te lajmit ne gazeten "KJ" ne Rreshen perfaqesuesit e "Caritas"-it Austriak kane nisur te shperndajne edhe ato pak pako ndihmash te televizionit "Antenne Bayern", "Caritas"-i Shqiptar ka reaguar dje nepermjet nje deklarate, ku sqaron opinionin publik se nuk eshte ai iniciuesi i shperndarjes se ketyre ndihmave per te cilat flitet se ka abuzime. Pra vihet ne dukje se emri Caritas, perdoret per bamiresi nga persona apo organizma te ndryshem dhe ne kete rast, behet fjale per ate austriak qe ka degen e tij ne Mirdite. "Ne cilesine e drejtorit Kombetar te Institucionit "Caritas Shqiptar" i Kishes Katolike Shqiptare, bej sqarimin me kompetence te plote profesionale, juridike dhe morale, se organizata e Kishes Katolike "Caritas Shqiptar" dhe gjashte deget e saj, nuk kane asnje lidhje me kete ceshtje", shkruan Albert P. Nikolla. Sipas tij, asnje prej kamioneve qe permenden ne artikull, nuk kane kaluar nepermjet rrjetit te "Caritas"-it Shqiptar dhe degeve. "Ne baze te kesaj ndodhie qendron nje shoqate qe ne menyre abuzive, qe prej vitit 1999, perdor emrin e Caritas-it dhe qe quhet "Caritas Mirdita". Kjo shoqate e dyshimte dhe abuzive nuk ka asnje lidhje me rrjetin kombetar e nderkombetar te Caritas-it", vijon me tej Nikolla. Fundvitin e kaluar, ne Rreshen mberriten 8 kamione me ndihma per 7500 familje te rrethit Mirdite dhe qe u deklarua se, ishin dhurata nga "Caritas"-i Austriak. Banoret u ankuan se nuk kishin terhequr keto ndihma dhe se ne magazina kishin mbetur vetem 750 pako



Dioqeza

Kreu i "Caritas-it Shqiptar", Albert Nikolla, sqaroi gjithashtu se presidenti legjitim i "Caritas Dioqezan Rreshen" eshte Mons. Cristoforo Palmieri. "Ai eshte edhe Ipeshkev i Dioqezes, i cili konfirmon se nuk ka asnje lidhje me shoqaten qe ben perdorim abuziv te emrit te "Caritas"-it, dhe qe vetequhet "Caritas Mirdita'", perfundon deklarata.
 
Titulli: InfoBlic.

Biznesmeni italian nen hetim

E Enjte, 15 Janar 2009

Vlore- Denoncon vjedhjen e 400 mije eurove ne polici, por hetohet per origjinen e valutes dhe menyren se si e ka siguruar. Biznesmeni italian, pronar i nje fabrike kepucesh ne Vlore, ka kerkuar ndihmen e uniformave blu mengjesin e dites se djeshme, per te zbuluar autoret e bastisjes se pasurise se tij. Ndersa ka mberritur ne shtepine ku rrinte me qira se bashku me gruan, Francesco Di Cossola ka vene re se valixhja ku kishte futur eurot ishte e hapur. Gjate numerimit te valutes ai ka konstatuar se nga 750 mije euro, ne te gjendeshin 400 mije euro me pak.

Burime zyrtare konfirmuan lajmin dje per gazeten "KJ" duke shpjeguar se nisen hetimet per te zbuluar te verteten. Aktualisht po verifikohet origjina e kesaj valute, menyra se si eshte siguruar ajo nga biznesmeni, pasi ndalohet qarkullimi i nje sasie kaq te madhe ne cash. Po keshtu ne banese, ka mberritur nje grup hetimor per te kryer verifikimet per gjurmet e autoreve. Francesco Di Cossola, i cili jeton ne Vlore prej disa vitesh, ka depozituar menjehere denoncimin per vjedhje.

Ne shpjegimet e para ai ka deklaruar se valuta i duhej per nje investim te ri ne fabriken e kepuceve qe zoteronte. Mesohet se sasia prej 350 mije eurosh, i eshte sekuestruar per shkak te hetimeve qe po kryhen. Krimi mendohet se ka ndodhur gjate oreve te mbremjes se marte, por jane ende te paqarta menyrat, se si autoret jane futur brenda ne shtepine e biznesmenit dhe i kane hapur valixhen.

Policia pasi ka marre denoncimin, ka shkuar ne banesen e ciftit, ne te cilen nuk ka vene re demtime apo dyer e dritare te demtuara. Grupi hetimor i ngritur per ceshtjen po ben te gjitha verifikimet, ndersa hetohet dhe pista e nje mashtrimi nga ana e sipermarresit per t'i shpetuar ndonje detyrimi fiskal.

Policia: Sekuestruam eurot e mbetura

Francesco Di Cossola jeton ne Vlore qe prej vitit 1992. Ai ka ne pronesi te tij nje fabrike kepucesh, ku jane te punesuar rreth 500 punetore. Nga verifikimet e bera ne ndermarrje dhe ne aktivitetin e biznesit te Di Cossolas, blute kane evidentuar se italiani prodhon kepuce, te cilat me pas i eksporton per ne Itali. "Ne po hetojme per te zbuluar se si jane siguruar parate dhe sasine e mbetur ne valixhe, prej 350 mije eurosh e kemi sekuestruar deri ne perfundim te procesit", thane zyrtare te policise. Mesohet se grupi hetimor ka kerkuar menjehere edhe sekuestrimin e baneses se ciftit, per te verifikuar gjurmet dhe me tej se kujt i perket. Francesco Di Cossola jetonte me qira se bashku me bashkeshorten, edhe kjo nje shtetase italiane. Ai ka pohuar se parate, kishin ardhur nga aktiviteti ne biznesin e tij, shitja e kepuceve.

O.Hila
 
Titulli: InfoBlic.

Shkon per sardele ne Karaburun, mbytet peshkarexha "Nikolaos"

E Enjte, 15 Janar 2009

Vlore- Era e forte dhe reshjet e shiut kane bere qe nje peshkarexhe te fundosej oret e para te mengjesit te djeshem ne Vlore. Pese pjesetaret e ekuipazhit arriten te shpetonin, fale ndihmes se Rojeve Bregdetare Shqiptare, Policise Kufitare dhe Guardia di Financias. Anija e peshkimit "Nikolaos" ka kerkuar ndihme rreth ores 00:05. Ajo ndodhej per gjueti sardeleje ne gjirin e Vlores, prane vendit te quajtur "Shen Jani", prane Gadishullit te Karaburunit. Nga informacionet qe jep drejtoria e kufirit dhe migracionit, eshte komunikuar fillimisht me pronarin e peshkarexhes, Alfred Osmani, i cili ka konfirmuar se ndodheshin rreth dy milje ne Jugperendim te Triportit, ku u ishte fikur motori. Mjeti lundrues kishte filluar te merrte uje dhe ekuipazhi prej 5 personash rrezikonte te mbytej. Sapo kane marre informacionin, sherbimet e Policise Portale jane vene ne levizje. Per shkak te situates se valezimit te larte detar dhe stuhise ne det, mjetet e lundrimit te stacionit te Policise Kufitare te Triporit e kishin te pamundur te ofronin ndihmen e kerkuar. Per kete arsye nga ana e sherbimeve te Rojes Bregdetare ne Sazan u vu ne dispozicion Roja Bregdetare 217. Edhe kjo anije kontaktoi me ekuipazhin ne rrezik, po per shkak te kohes se keqe nuk i dha dot ndihme. Ne keto kushte ne bashkeveprim me kapitenerine e portit dhe me Guardia di Financen, u nisen ne drejtim te peshkarexhes dy rimorkiatore. Si pasoje e eres se forte, anija eshte zhvendosur nga "Shen Jani" perballe kodres se Zvernecit, rreth nje milje ne afersi te bregut. Vetem rreth ores 02:40 anija ka mundur te hyje ne cektine, ndersa ekuipazhi u ndihmua te largohej nga zona e rrezikut. Pronari i saj, Alfred Osmani, si dhe 4 pjesetaret e tjere te ekuipazhit, arriten te shpetonin, te ndihmuar nga forcat policore te bregdetit.

O.Hila



Shkaku

Mjeti lundrues do te nxirret nga ceketina ne Zvernec pasi te qetesohen dallget e detit dhe te permiresohen kushtet atmosferike. Nje tjeter shkak i mbytjes ka qene edhe defekti i pesuar ne motorin e peshkarexhes, i cili u fik papritur dhe mjeti doli jashte kontrollit, duke rrezikuar stafin.



Ekuipazhi

Alfred Osmani

Xhevair Hasani

Pajtim Veizi

Genci Shehu

Njazi Abazi
 
Titulli: InfoBlic.

Theri per parkimin, 10 vjet burg kasapit

E Enjte, 15 Janar 2009

Fier- Gjykata e Fierit denon kasapin e pandehur per vrasjen e kryer pas sherrit, dy vjet me pare ne Ballsh, per shkak te nje parkimi para dyqanit. Flamur Brakaj do te vuaje 10 vjet izolim per therjen e Sadush Hyskajt, ne muajin mars te vitit 2007. Trupi gjykues i perbere prej gjyqtareve Alfred Komini, Pirro Sota dhe Nafije Curri ka degjuar argumentet e akuzes se perfaqesuar nga prokurori Genci Mane. I pandehuri Brakaj ka qene i mbrojtur prej avokatit Ylli Hasimetaj, ndersa kerkoi meshire ne sallen e gjyqit gjate fjales se fundit ne proces. Trupi gjykues pranoi nje nga kerkesat e te penduarit, i cili pretendoi gjykim te shkurtuar duke pranuar kryerjen e krimit te rende, ne gjendjen qe ishin edhe aktet e organit te akuzes. Prokurori sqaroi se i pandehuri Flamur Brakaj, ne muajin mars te vitit 2007, ka marre me qira kundrejt shumes 10 mije leke ne muaj, nje dyqan qe ndodhej ne lagjen "5 Shkurti" te qytetit te Ballshit, ku dhe tregtonte mish. Me daten 8 mars, rreth ores 10:00, para dyqanit te te pandehurit, D. H. ndalon automjetin e tij tip fugon dhe pas debatit me te, perfshihet ne nje grindje. Ne kete perleshje eshte perfshire edhe viktima Sadush Hyskaj, qe mbeti i vrare me thike. Policia kapi autorin, pas disa oresh kerkime ne qytet. Grindja mes paleve ndodhi per parkimin e mjetit, para dyqanit.

Xh.Beharaj
 
Titulli: InfoBlic.

Koha e keqe, bllokohet puna ne portin e Durresit

E Enjte, 15 Janar 2009

Kushtet e keqija atmosferike kane shkaktuar probleme edhe ne portin e Durresit. Reshjet e dendura te shiut, te shoqeruara me ere te forte dhe det te trazuar, kane bere qe fillimisht te nderpritet puna ne anijet qe shkarkojne mallra, te cilat kane mbyllur hambaret. Me pas eshte nderprere puna edhe ne terminalin e konteniereve, pasi era e forte rrezikonte perplasjen e ngarkesave qe ngrihen me kavo. Puna eshte bllokuar perkohesisht edhe ne sektorin e ngarkim-shkarkimit, deri ne permiresimin e kushteve atmosferike. Tragetet jane ankoruar ne kohe, ndersa pritet qe te mos kete vonesa ne nisjen e tyre per shkak te kohes se keqe.

E.A.
 
Titulli: InfoBlic.

Cmenduria e Podgories, Hadri akuzon fshatin

E Enjte, 15 Janar 2009

Korce- Deshmia e 45-vjecarit Reshat Hadri nuk bind grupin hetimor per shkaqet qe e cuan ne ekzekutimin e bashkefshatarit Lulzim Lazi, mbeses se tij Shpresa C, dhe sulmit ndaj efektiveve te policise. Konfuz dhe i dyzuar, ka qene i dyshuari nga fshati Podgorie i Korces, i cili u arrestua mengjesin e se martes, pas 20 oreve operacioni ne Malin e Thate dhe bindjes per vetedorezim. Si pasoje e cmendurise se bariut qe kishte humbur te birin dy muaj me pare, u shenuan dy viktima dhe u terrorizua nje fshat me 4500 banore. Nderkohe qe grupi hetimor ka kerkuar edhe ekspertimin e gjendjes mendore te te dyshuarit, per te vleresuar nese eshte i rregullt menderisht.

Burime zyrtare te policise bene te ditur se i marre ne pyetje per tre ore, Hadri ka fajesuar bashkefshataret per vetevarjen e djalit te tij, Gazmendit, ne nje repart ushtarak ne Tirane. "Megjithese ne mungese argumentesh, i dyshuari kembengulte se kane qene bashkefshataret e tij, te cilet e detyruan djalin te me vetevritej ne ushtri dhe se e tallnin per te keqen qe e kishte zene, prandaj ai donte t'u tregonte vendin", tha nje prej hetuesve. I pyetur per viktimen, Lulezim Lazi, autori i ngjarjes eshte munduar te tregohet me i kthjellet ne shpjegimet e veta. Sipas shpjegimit te 45-vjecarit, familja Hadri dhe Lazi nuk kane shkuar me njera-tjetren per shkak te disa martesave dhe fejesave te prishura. "Me kete familje nuk kemi shkuar asnjehere, pasi familja e Lulezimit eshte divorcuar me nje njeriun tim te afert. Kurse mbesa ime Shpresa, ka prishur fejesen pikerisht me nje person te familjes Lazi", ka thene Reshati. Po per hetuesit, kjo deshmi nuk duket shume bindese per te marre vendime kaq ekstreme dhe me nje intensitet te forte, qe jane te ngjashme me sjelljen e nje njeriu anormal. Per kete arsye, Prokuroria e Korces, per te vijuar hetimet, ka kerkuar fillimisht ekzaminimin psikik te autorit. Dhe vetem pas nje ekzaminimi te tille, duke pare edhe shkallen e pergjegjshmerise, do te vazhdojne hetimet lidhur me ngjarjen.

Hetuesit gjate dites se djeshme kane vazhduar marrjen e deklarimeve te te gjithe deshmitareve okulare dhe atyre qe kane pasur dijeni per ngjarjen, perfshire edhe familjaret e viktimes dhe autorit. Mbi 45 vjecarin Reshat Hadri, do te rendoje akuza e "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese kunder dy ose me shume personave", "armembajtje pa leje" dhe "kundershtim te punonjesit te policise".



Ngjarja

Cmenduria, i vetem me arme kunder fshatit

Teksa bashkefshataret e ngushellonin per humbjen e te birit dy muaj me pare, pas vetevrasjes ne raportin ushtarak te Tiranes ne Mullet, nuk e kane menduar se Reshat Hadri, do te cmendej deri ne ate shkalle. Rreth ores 14:00 te se henes 45-vjecari, vret me arme gjate kthimit nga arat Lulezim Lazin, pasi e qellon dy here. Me pas shkon tek shtepia e se motres ku tenton te vrase mbesen, qe e le te plagosur dhe terrorizon per nje ore, fshatin Podgorie. Pas rrethimit nga policia nuk pranon te dorezohet dhe qellon me arme, por pa shkaktuar viktima. Fshihet ne Malin e Thate dhe vetem gjate aksionit te RENEA-s, dorezohet se bashku me armen automatike dhe granaten.

D.Zisi
 
Titulli: InfoBlic.

E moshuara, droge ne burg djalit

E Enjte, 15 Janar 2009

Peqin- Nje e moshuar u arrestua nga gardianet e burgut te Peqinit, pasi u kap me droge te fshehur ne tesha, e destinuar per djalin dhe dhendrin e saj, te denuar per krime te ndryshme. Pavlina Metani, 62-vjec, banuese ne Cerrik, ka udhetuar mengjesin e dites se djeshme bashke me nje cante ushqimesh qe do ia dergonte Ndricim Metanit, te birit te burgosur per krimin e kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune dhe i denuar me 20 vjet izolim. Burime zyrtare nga ky institucion i vuajtjes se denimit konfirmuan mbreme lajmin per gazeten "KJ" dhe bene me dije se, lenda narkotike ishte hashash me peshe disa grame.

"Sherbimet e sigurise ne burgun e Peqinit ndaluan Pavlina Metanin, pas kontrollit fizik dhe te ngarkeses me ushqime, pasi tentonte t'i dergonte djalit Ndricim Metani, nje sasi te konsiderueshme hashashi", thane zyrtare te policise qe moren ne dore hetimet. Sipas te dhenave paraprake, lenda narkotike ishte fshehur mire dhe e maskuar mes asortimenteve, por rojet e sigurise se burgut, kane mundur te identifikojne drogen. Ata kane shoqeruar per ne dhomen e izolimit Pavlina Metanin, nderkohe qe eshte lajmeruar edhe Seksioni Kunder Lendeve Narkotike ne Drejtorine e Policise se Elbasanit dhe Prokuroria e ketij rrethi. Nga hetimet paraprake rezulton se destinacioni i hashashit, ishte per tek djali i te moshuares, i denuar me 20 vjet heqje lirie. Ne te njejtin burg mesohet se vuan denimin edhe dhendri i saj Adriatik Zero.

Specialistet e antidroges dhe grupi hetimor kane marre ne pyetje 62 vjecaren, per te zbuluar origjinen e lendes narkotike. Por ajo eshte shprehur se nuk ishte ne dijeni te droges dhe se nuk dinte se kush ia kishte futur mes ushqimesh. Ndaj saj eshte ngritur akuza per vepren penale te "trafikimit te lendeve narkotike". Edhe here te tjera jane regjistruar raste te tentativave te futjes se lendeve narkotike ne burgun e Peqinit. Por sherbimet e sigurise kane mundur te zbulojne drogen dhe destinacionin e saj, ndersa po kryejne hetimet per te mesuar nese e moshuara ka arritur te fuse hashash edhe me pare ne kete burg.

Alarmi, kontrolle ne qeli

Zbulimi i sasise se hashashit ne canten me ushqime, ka vene ne levizje sherbimet e sigurise se burgut te Peqinit, te cilat kane ndermarre nje kontroll te befasishem ne qelite e dy te denuarve dhe te personave te tjere, qe dyshoheshin per marrjen e sendeve te palejuara. Gardianet kane ushtruar kontrolle pergjate dites se djeshme dhe kane marre ne pyetje dy te rinjte, tek te cilet do mberrinte edhe narkotiku.

F.Salliu
 
Titulli: InfoBlic.

Prangosja e gardianit dhe te moshuarit

E Enjte, 15 Janar 2009

Gardiani i burgut te Shenkollit ne Lezhe, u arrestua me 18 dhjetor te vitit 2008 nga koleget e tij, si i implikuar ne furnizimin me droge te te burgosurve. Agjentet e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem zbuluan rreth ores 01:40 te mengjesit efektivin, gjate nje kontrolli te befasishem dhe konstatuan se 36-vjecari Marjan Gjoni, mbante 3 gr lende narkotike hashash. Burime zyrtare thane se levizjet e dyshimta te efektivit gjate turnit te trete, kane cuar ne kapjen e tij ne flagrance. Por ende nuk eshte bere e mundur te gjehet, se kujt i shitej dhe dergohej droga ne qeli. Vetem pak dite me pas, gardianet kishin ndaluar edhe nje te moshuar 62-vjecar nga Lezha, qe i dergonte droge ne qeli te birit te denuar per vrasje. Lenda narkotike ishte fshehur mes teshave dhe ushqimeve ne cante.

Precedenti

Tre muaj me pare ne kete burg eshte arritur te parandalohet nje tjeter tentative e futjes se sendeve te paligjshme ne qeli, tek te denuarit. I afermi i nje te burgosuri eshte kapur me disa materiale si celular edhe karta rimbushese.

Burgu

Burgu i Peqinit eshte i sigurise se larte, ku mbahen mbi 500 te denuar per krime te renda dhe emra te njohur te botes se krimit ne vend. Masat e sigurise jane te larta dhe ne dhomen e kontrollit, verifikimet kryhen me imtesi.
 
Titulli: InfoBlic.

Flijohet ne vetmi 51-vjecari

E Enjte, 15 Janar 2009

Korce- Nje 51-vjecar i ka dhene fund jetes pas tentatives se dyte te flijimit, ne kushtet e depresionit nervor. Te afermit gjeten te vetevarur me litar, ne nje prej dhomave te baneses Albert Xhankollin rreth ores 12:30 te dites se djeshme. Burime zyrtare te policise konfirmuan ngjarjen dhe thane se ngriten nje grup hetimor per te zbardhur rrethanat e aktit. Mesohet se nje nga shkaqet qe ka cuar ne vetesakrifikim Xhankollin, ka qene jeta qe bente, ndersa te njejten gje ka provuar edhe ne muajin nentor te vitit te kaluar. Por nderhyrja e menjehershme e fqinjeve e shpetoi nga kthetrat e vdekjes. Burime te Policise se Korces bejne te ditur se u njoftuan nepermjet te afermve te te ndjerit, per ngjarjen dhe se dergimi ne spital i 51-vjecarit ka qene i kot. Nga hetimet paraprake rezulton se viktima jetonte i vetem dhe prej kohesh ishin vene re tek ai shenja depresioni. Ekspertet nuk konstatuan shenja dhune ne trup, pervec hematomave te shkaktuara nga shtrengimi i litarit ne fyt. Xhankolli eshte viktima e shtate brenda 48 oreve te fundit ne vend.

D.Zisi
 
Titulli: InfoBlic.

Dy ore peng per te pranuar vjedhjen

E Enjte, 15 Janar 2009

KUCOVE- Bastisjen e lokalit tre dite me pare nga persona te paidentifikuar, ka tentuar ta zgjidhe me vetegjyqesi duke marre peng dhe torturuar per dy ore bashkefshatarin, tek i cili dyshonte. Krenar Muca, 31-vjec, banues ne fshatin Gege, perfundoi me fraktura te renda ne trup dhe koke ne spitalin e Beratit, nderkohe qe policia vendore nisi hetimet per ngjarjen e ndodhur ne rrethin e Kucoves. Bluzat e bardha thane se i riu u paraqit ne urgjence ne gjendje shoku, rreth ores 22:00 te se martes. Diten e djeshme uniformat blu arrestuan dy prej te dyshuarve, pronarin e lokalit, Artur Qosja, 38-vjec dhe bashkepunetorin e tij Ilirjan Plaku, 33-vjec. Ne kerkim eshte shpallur edhe nje i trete, vellai i pronarit, Mirjan Qosja.

Ngjarja

"Me thirren mbremjen e se martes per nje muhabet privat, pa me sqaruar se per cfare. Kur iu afrova lokalit te fshatit, pashe nje makine tip "Opel" dhe brenda saj dy vellezerit Qosja dhe Ilirjan Plakun. Me moren me force duke me futur brenda dhe me mbajten peng dy ore me radhe", ka rrefyer i demtuari Krenar Muca, gjate marrjes ne pyetje nga grupi hetimor ne shtratin e spitalit, diten e djeshme. I pyetur per shkakun e ngjarjes 31-vjecari ka sqaruar se tre dite me pare Artur Qoses, i kishin vjedhur lokalin dhe dyshonte se ai ishte autor. "Une nuk e kam kryer kete vjedhje dhe per dy ore ata me torturuan duke me kerkuar qe ta pranoja krimin", ka shpjeguar i demtuari per policine. Keqtrajtimi mesohet se kishte ndodhur ne makinen e tre te dyshuarve dhe me pas i plagosuri eshte hedhur ne rrugen kryesore te fshatit Tapi, pak kilometra me tej. "Me kercenuan se do te me vrisnin po te mos pranoja dhe po te tregoja ne polici", ka thene 31-vjecari duke denoncuar edhe autoret e krimit.

Arrestimet

Burime zyrtare shpjeguan dje per gazeten, se lokali i fshatit Gege ishte vjedhur nga persona te paidentifikuar. Por pronari, vellai i tij dhe nje shok nuk kishin pritur zbardhjen e ngjarjes, duke marre me force Krenar Mucen ne makine. Ata dyshonin se 31-vjecari ishte hajduti dhe per kete shkak e kane rrahur keq. Mjeket thane se frakturat ishin te renda dhe i riu kishte mberritur ne gjendje shoku, pasi ishte gjetur nga disa kalimtare te rastit i pergjakur. Po diten e djeshme Policia e Kucoves dhe ajo e Beratit kane kryer arrestimin e dy te dyshuarve Ilirjan Plaku dhe Artur Qosja. Te dyshuarit nuk kane pranuar akuzen duke e quajtur sajese denoncimin, kurse ne kerkim u shpall i dyshuari Mirjan Qosja, njekohesisht edhe drejtues i makines. Ndaj tre te rinjve eshte ngritur akuza e "heqjes se paligjshme te lirise se tjetrit".

Eriola Hazizolli
 
Titulli: InfoBlic.

Vidhnin naften e kompanive celulare, tre ne pranga

E Enjte, 15 Janar 2009

Tre te rinj te dyshuar si grabites te sasive te konsiderueshme te karburantit, ne pikat e antenave te kompanive celulare ne zonen e Gjirokastres, jane ndaluar diten e djeshme nga policia vendore. Burime zyrtare deklaruan se vune ne pranga te dyshuarit, Nerid Ahmeti, 22-vjec, Venito Ahmeti, 18-vjec dhe Ilirian Puci, 18-vjec, banues ne Mashkullore, ndersa gjate oreve te vona te nates, me automjetin tip furgon "Benz Mercedes", me targa Gj 56 77 A, prone e babait te Nerid Ahmetit, qe ia kishte marre pa leje, kane shkuar ne vendin e quajtur "Qafa e Kocikut" ne Ballaban te Permetit.

"Aty, keta shtetas kane vjedhur baterine dhe rreth 700 litra nafte te gjeneratorit te antenes se nje kompanie celulare", tha zedhenesi Gentian Mullai. Mesohet se te rinjte jane kapur ne vendin e quajtur "Ura e Leklit ", ne rrugen kombetare Gjirokaster-Permet. Po keshtu ata dyshohen se me 11 janar 2009 kane vjedhur karburant, tek nje tjeter antene ne fshatin Picar, ndersa ne cilesine e proves materiale u zbuluan edhe 120 litra nafte.

B. Kore
 
Titulli: InfoBlic.

Vlore, sherri ne universitet, perjashtohen dy studentet

E Enjte, 15 Janar 2009

Vlore- Rektorati i Universitetit te Vlores "Ismail Qemali" ka perjashtuar diten e djeshme deri ne nje afat te pacaktuar dy studentet e perfshire ne sherrin e 12 janarit, ku mbeti i plagosur nga ish e dashura e tij 21-vjecari Klaudio Kamberaj. Pas reagimit te menjehershem per ngjarjen, ku u denua veprimi i studentes Lediana Zekaj, rektorati ka marre edhe masen ndeshkuese per te rinjte. I plagosuri ndodhet ende ne spitalin e Vlores, kurse studentja e dyshuar do te hetohet ne gjendje te lire, per vepren penale te "plagosjes se rende me dashje, ne kushte te depresionit te thelle psikik". Vendimin e marre, rektorati ia ka komunikuar po dje dekanatit te Shkencave Teknike, ku studionin ne vitin e dyte te deges Teknologji Informacioni, dy te rinjte. Mundesi rikthimi mesohet se ka vetem per 21-vjecarin Kamberaj, i cili mbeti viktime e sulmit me thike nga ish e dashura.

O.H.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top