Inesa Beqiri - Fituesja e Bushit dhe e ftuar e Obamës

Fituesja e Bushit dhe e ftuar e Obamës
Shkruar nga : Dalip Greca

Nuk e teproj me fjalën fenomen për prezantimin e Inesa Beqirit. Nuk gjeta fjalë tjetër të përafërt që të përcaktoja shkëlqimin e vlonjates që ka fituar çmimin kryeministerialtë Greqisë, duke u bërë zotëruese e trofeut studentja më e mirë e të gjithë Greqisë, dhe fituese e njëkohshme e çmimit presidencial, që mban nënshkrimin e ish presidentit amerikan Xhorxh Bush, që ofron shkolla amerikane, e cila ishte e ftuara speciale në Uashington në ceremonitë e betimit të presidentit Barak Obama me 20 janar 2009. Në fakt, Inesa, nuk është një fenomen i lindur, e tillë u bë në saj të vullnetit, intelektit dhe kurajës së jashtëzakonshme për t’u përballë jo vetëm me vështirësitë e gjuhës, por edhe me racizmin grek. Ndërsa gjuhën greke ajo e përvetësoi
shkëlqyeshëm, studimet në kolegj i kreu në gjuhën angleze. Vlonjatja, që ka fituar të drejtën e studimeve me një bursë të paguar nga vetë universiteti i Bucknell në Pensilvania, është sot zotëruese e gjashtë gjuhëve. Nuk e njihja këtë vajzë, por kur Illyria botoi shkrimin për studenten nga Kosova, Nora Hajra, që jeton e studion në Arizona të SHBA-së, e cila ishte përzgjedhur nga komuniteti amerikan për të qenë në ceremoninë e betimit të presidentit Barak Obama, unë nuk e dija se ne kishim të dy krahët e shqiponjës në Uashington. Një miku im që kishte lexuar shkrimin, më futi xixat, që të ndiqja rrugën që kishte përshkuar vajza nga Vlora në Athinë e nga Athina në Uashington në ceremoninë e presidentit Obama, për t’u rikthyer plot mbresa në Athinë e për të rimarrë përsëri rrugën për në Amerikë, ku është e përzgjedhur që të vazhdojë studimet e financuara nga një prej universiteteve private amerikane në Pennsylvania. U lidha me të atin e vajzës, Fatos Beqirin, vlonjatin nga Tërbaçi, që jeton prej vitesh në Athinë. Fatosi, duke u ndjerë krenar për bijën e vet të vetme, më dërgon ftesën që i kishte mbërritur Inesës që në muajin maj, në të cilën shkruhej: ”E dashur Inesa, ju do të jeni e ftuar speciale në mëngjesin e 20 janarit 2009, ku presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të bëjë betimin në Shtëpinë e Bardhë. ”Në letrën-ftesë Inesa informohej se do të ishte pjesëmarrëse në shumë veprimtari përuruese që shoqërojnë betimin, përfshirë dhe mbrëmjen gala, takim me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, kongresistë e senatorë, komentatorë e analistë të njohur të politikës, liderë të vendimmarrjes, nobelistë etj. Dhe Inesa ishte në ceremoni dhe ndjehet e lumtur, që fiksoi në kujtesë, përjetoi nga afër, pa me sy ngjarjen më të rrallë në botë.

Kush është Inesa Beqiri

Inesa lindi në Vlorë në dhjetor të vitit 1989. Kur ende nuk kishte mbushur 5 vjeç, familja mori rrugët e mërgimit në shtetin fqinj dhe u vendos në Athinë. Familja emigrante i hyri jetës së vështirë për të siguruar jetesën, ndërsa vajzën e vogël e dërguan në kurse parashkollore për t’u përshtatur me komunitetin e fëmijëve dhe për të mësuar gjuhën greke. Nga viti 1996 deri në vitin 2005, ajo u shkollua në sistemin arsimor publik nga klasa e parë në të nëntën. Vajza shkëlqen të nëntë vitet mësimore duke e shpërfillur racizmin e shkollave publike, ku helenët nëpërkëmbin emigrantët. Vajza arriti të sigurojë rezultate të shkëlqyera, duke u vlerësuar me mesataren maksimale sipas sistemit grek, ku nota më e lartë është, 20. Asnjë notë tjetër veç 20-ës nuk njohu Inesa. Vajza nga Vlora ua diktoi respektin grekëve, të cilët nuk mund t’ia venitnin shkëlqimin. Rezultati i saj fenomenal, siç e vlerësoi shtypi grek dhe ai i emigracionit shqiptar në Athinë, (Gazeta Tribuna) i diktoi Ministrisë së Arsimit të Greqisë, që ta nderonte si numrin Një, duke e veçuar nga të gjithë nxënësit e tjerë grekë e jo grekë. Vetë Ministrja e Arsimit, Marjeta Janku ishte në krye të ceremonisë nderuese, ku vajza vlonjate u bë fituese e çmimit të iniciuar nga kryeministri. Ministrja e nderoi shqiptaren duke e çertifikuar si studenten me arritje më të shkëlqyera akademike, në grupin e studentëve të shkëlqyer. Dy çertifikata nderuese mori ajo, duke u shpallur nxënësja e parë mes nxënësve të shkëlqyer. Vetë kryeministri grek, Karamanlis, dhuroi për vajzën shqiptare një kompleks kompjuterik falas, internet falas e stimuj të tjerë. Ishte ky vit, kur Inesa fitoi përmes garës së konkursit, të drejtën e një burse të kushtueshme për të ndjekur studimet në Kolegjin Amerikan të Athinës (American Community Schols of Athens, Greece, ACS). Bursa e fituar kapte shifrën e 40mijë Eurove për vitet shkollore2005-2008. Siç është bërë e njohur, ACS është kolegji më i mirë në Greqidhe në programin IB (International Baccalaureate), studimet kryhen në gjuhën angleze. Në kolegj Inesa përjetoi një mjedis tjetër, jo si ai fyes e dengrius në shkollat publike, ku racizmi, të kujtonte se nëse nuk je helen, përbuzesh e nënçmohesh, pavarësisht rezultateve. Këtu ishte një tjetër klasë shoqërore, tjetër mentalitet, ku ajo njohu nga afër bijtë dhe bijat e “ajkës” së shoqërisë aristokratike greke, bijtë e të pasurve. Studentët e kolegjit ishin fëmijë të pasurish, ku shumica i paguanin vetë bursat e shtrenjta, ndërsa prania e Inesës, fëmijës së prindërve emigrantë nga Labëria, ishte përjashtim i dhuntive dhe vullnetit të saj të jashtëzakonshëm. Përvetësimi i programit mësimor dhe pjesëmarrja në aktivitete jashtëshkollore, janë certifikuar maksimalisht nga shkolla dhe institucionet arsimore greke. Inesa iu përshtat shkëlqyeshëm mentalitetit dhe filozofisë pedagogjike amerikane, ku studenti duhet të jetë lider dhe bashkëpunues, të ketë ego për të qenë më i miri, të veçojë si individ, por edhe ta bëjë skuadrën ku vepron që të jetë fituese. Pra ai duhet të shkëlqejë si individ, por duhet të dijë që të veprojë edhe në ekip. E tillë ishte Inesa, që për të katër vitet e studimeve udhëhoqi listën e nxënësve të shkëlqyer. Gjithmonë e para në klasë, e paranë shkollë ishte Inesa Beqiri.

Inesa, sfidantja që shpërfilli racizmin

Pavarësisht se ishte një shqiptare mes komunitetit grek, që dallohej se nuk vinte nga klasa e lartë, kur nxënësit e tjerë mbërrinin me makina të shtrenjta në shkollë, ajo shkonte me autobusin e linjës, ajo udhëhoqi listën e studentëve të shkëlqyer. Inesa u imponoi të gjithëve respekt e vlerësim. Në shkollën amerikane, Inesa, vërtetë që nuk ndjehej më si në sistemin publik, ku racizmi shfaqej në formën më primitive, ku përbuzeshin fëmijët e shqiptarëve, thjesht se ishin shqiptar, sidomos në festat, kur nxënësi më i mirë duhej të ngrinte flamurin kombëtar grek, gjë që xhelozonte racistët helenë dhe ndizte valë racizmi, sëmundja ende e pashëruar e helenëve, që vuajnë nga mendimi se bota vërtitet rreth tyre.

Racizmi qe shfaqur në formën më barbare, vite më parë, kur shqiptarit tjetër Odise Cena, që studionte në Selanik, iu ndalua e drejta e ngritjes së Flamurit, edhe pse ishte më i miri i më të mirëve. Natyrisht që në Athinë niveli qytetar ka një tjetër standard, ka tjetër shkallë civilizimi, por racizmi helen, as këtu nuk harron që të nxjerrë krye. Kujdesen qarqet raciste dhe ato fetare që ai të japë shenja se është gjallë dhe do të jetë edhe për shumë kohë në veprim, pavarësisht se Greqia prej kohësh është e privilegjuara e organizmave evropiane, ku është anëtarësua pa kushte. Inesa qe ndeshur në shkollën publike të Athinës me një lloj racizmi të kamufluar. Këtu racizmi ishte më i sofistikuar se në provincat greke. Fatosi, babai i saj emigrant, dëshmon se së bijës i qe dashur që të luftonte me moton: ”Në gjemba drejt yjeve”. Ajo i duroi nënçmimet, por i sfidoi të gjithë. Qesh mirë, ai që qesh i fundit, thotë një shprehje e urtë. Prindërit e Inesës janë të gëzuar se vajza e tyre po i çanë vetë shtigjet e jetës. Ajo, jo vetëm se është bërë zotëruese e shumë gjuhëve të huaja, por falë familjes, i ka mbijetuar sëmundjes, që sjell globalizmi dhe integrimi, asimilimit. Gjuha shqipe është e dashur për vajzën e sfidave, edhe pse në Greqi nuk ka shkolla shqipe, paçka se shqiptarët përbëjnë 70 përqind të emigracionit në këtë shtet, janë hapur shkolla për polakët që përbëjnë vetëm 2 përqind të emigracionit, shkolla serbe, edhe pse ka vetëm 3 përqind serbë në Greqi, ka shkolla franceze, ruse, madje po flitet edhe për shkolla kineze, por jo shqipe..

Në shtigje të vështirë për të sigurua lartësitë

Për të siguruar lartësitë e synuara, Inesa Beqiri zgjodhi shkallën më të lartë të programeve të vështira. Ajo vetëngarkoi veten me shkallë të lartë vështirësie duke marrë programin IB, duke zgjedhur edhe këtu më të vështirin, më të lartin, që rrallë nxënës e përballin. Në bisedë me të mëson se ç’është guximi, kur kërkon të ngjisësh lartësitë. Për ta kuptuar shkallën e vështirësisë së programit që përzgjodhi Inesa Beqiri, mjafton të sqarojmë lexuesit se në programin IB, në shtatë mësime, lejohet të marrësh maksimumi tri klasa (lëndë ose kurse) të nivelit të lartë (HigherLevel). Inesa mori tetë klasa (lëndë) dhe prej tyre katër ishin të nivelit maksimal. Askush tjetër nuk e kishte bërë këtë në kolegjin amerikan të Athinës. Programi ishte shumë i ngjeshur dhe tepër i vështirë. Madje qëlloi që të merrte dy klasa në të njëjtën kohë, si Mathematics IBHigher Level 2 dhe Humanities (English Honors Credit, Grade 12). Asnjë lloj vështirësie nuk e pengoi vajzën që kërkon të arrijë yjet. Dhe studimet i përfundoi me rezultate të shkëlqyera, nuk njohu vlerësim tjetër veç atij maksimal, A+.Studentët e tjerë e epitetuan si“Harry Poter” e shkollës amerikane të komunitetit të Athinës. Vajza nga Vlora ia ka diktuar të tjerëve respektin ndaj vetes, pa rrahur gjoksin. Ajo u përball me moshatarët e saj në shumë konkurse, kur përherë i sfidoi jo vetëm në rang kolegji, por edhe në nivel kombëtar apo internacional. Ka aq shumë dëshmi, certifikata mirënjohje, medealje, sa do të ishte vështirë që t’i sillnim në faqet e gazetës për të dëshmuar suksesin e saj të jashtëzakonshëm. Në maj 2005mori pjesë në një konkurs kombëtar matematike të quajtur “Thales”, ku përballen nxënës që kanë interesa për matematikë. Inesa shkëlqeu. Jo vetëm si individ, por edhe në kolektiv ajo përbënte boshtin e skuadrës. Gjatë viteve 2005-2008, mori pjesë dhe fitoi çmim special si pjesëmarrëse në skuadrën universitare të tenisit, me 2005-2006 ishte anëtare-kyç e ekipit të mathematikës, në prill 2006 ishte pjesëtare e një ekipi studimi që ndërmorën udhëtim në Paris dhe Versajë, nga 5-21 korrik 2006 iu rakordua një tjetër vlerësim nëpërmjet matematikës, ku fitoi çmim si pjesëmarrëse në ACS në bashkëpunim me ثilliams College, ku fokusimi ishte në krijimtarinë për mendimin mathematik. Inesa ishte redaktore në “Blue &Gold”, ACS, gazeta zyrtare, në 2005-2006 dhe 2007 ishte kontribuuese në “Literary ArtsMagazine”, me 19-21 tetor 2006 është certifikuar për pjesëmarrje aktive në seancën e 9-të “DeutscheSchule Athen, Modeli i Kombeve të Bashkuara.

Lista e aktiviteteve ku ka marrë pjesë brenda dhe jashtë Greqisë është e gjatë, por jashtë saj s’mund të lëmë pa përmendur udhëtimet e vështira në fshatrat greke tek fëmijët me probleme, ku ra në sy humanizmi i saj; në2006-2007 ajo ishte finaliste në ACS, model i përzgjedhur i Kombeve të Bashkuara, ku ajo u nderua me çmim të veçantë; me 21-27 janar 2007, ndoqi sesionin vjetor XXIX, Model i Kombeve të Bashkuara në Hagë, (THIMUN), në 206-2007 ishte sërish në pozicionin e editores shkencore për shkollat e mesme në gazetën “Blue & Gold”, në mars 2007, mori pjesë në një studim humanitar, që u realizua përmes një udhëtimi në Firenze, Arrezo, Romë, Siena; në qershor 2007 ajo u përzgjodh në Konferencën e Udhëheqësve të rinj botëror, mbajtur në Uashington DC dhe Nju Jork, ku ajo u nderua me çmimin e veçantë për njohje të shkëlqyer. Në radhën e çmimeve do të rendisim edhe: اmimin në ACS të verës, për nxitje të menduarit kritik dhe kreativ, në bashkëpunim të Institutit të Athinës me Universitetin Tufts, për një kurs në marrëdhënie ndërkombëtare, në 2006-2007 fitoi çmimin nga Komuniteti amerikan i shkollës së Athinës për exelling në fushën e Shkollës së Shpirtit etj.

Shtatë universitete në garë

Inesa ishte përherë një hap para të tjerëve. Ajo, paralelisht me programin e shkollës punoi edhe për testet e sistemit amerikan për t’u pranuar në universitete këtij vendi, ku lakmojnë gjimnazistë nga e gjithë bota. Ajo shleu me rezultate të larta detyrimet studimore, duke siguruar pikët maksimale: SAT-I dhe SAT-II (Në sistemin SAT-II 4 lëndë: Math. IB; Physics IB HL, dhe Literature IB* SL. Po gjatë asaj kohe Inesa përgatiti edhe ESSAY, si kusht kryesor për t’u pranuar në Universitet amerikane. Inesa nuk ishte thjeshtë një nxënëse që kishte rezultate të larta në mësime si rezultat i vullnetit dhe intelektit, ajo ishte dhe një aktiviste që gjendej në shumë veprimtari. Si nxënëse e shkëlqyer asaj iu desh që t’u përgjigjej shumë ftesave të veçanta si studente e shkëlqyer. Kështu ajo u ftua 15 ditë në Uashington për të qenë pjesë e “GlobalYoung Leaders Conferenc” (GYLC), ku fitoi një përvojë të vlefshme. Po kështu ishte e ftuar edhe në Hagë, ku mori pjesë për tetë ditë në “ModelUnited Nations”(MUN). Inesës, në përfundim të Shkollës Amerikane të Athinës, i ofruan bursë të plotë, shtatë Universitet amerikane. Konkretisht në garë për ta marrë atësi studente, ishin: Boston University, Bard University, Smith College; ثorcester Polytechnic Institute, ثehatonCollege dhe Bucknell University. Inesa zgjodhi pikërisht këtë të fundit.
Përse, Bucknell ?- e pyeta.
Përgjigja e Inesës: Kërkoja një universitet, ku të kishte hapësira të lira konkurrimi dhe ballafaqimi, hapësirë për arte, mundësi dhe programe sfiduese, të kishte prestigj. Admiroj kolegjet liberale, që kanë vëmendje ndaj studentëve, që paguajnë për intelektin, zellin dhe shpirtin e tyre kërkues. Universiteti Bucknell është themeluar që në 5 shkurt 1846 dhe ka krijuar një traditë të shkëlqyer. Inesa është e kënaqur me ofertën e Universitetit, që ia paguan vetë bursën 4-vjeçare prej 200 mijë dollarësh.
 
Titulli: Inesa Beqiri - Fituesja e Bushit dhe e ftuar e Obamës

Nje shqipetare qe me ben te ndihem krenare per gjakun tim , atdheun tim , trojet e mia dhe inteligjencen e bashkatdhetareve te mi .
Jam e lumtur qe mu dha rasti ta lexoja kete artikull dhe jam e lumtur qe po e ndaj me ju te gjithe .
Dua t'ju them atyre qe perçmojne shqipetaret emigrant se ja cilet jane inteligjentet e vertet te Shqiperise , ja ku kane ikur kokat e mencura te vendit tone (ne mergim ) duke ju thene : Ulni koken dhe respektoni inteligjencen qe po nderon vertet Shqiperine . Duke ju thene mos perçmoni me emigrantet tuaj anembane botes sepse te gjithe luftojne me mish e me shpirt ne menyrat e tyre per Nenen tone Shqiperi per te na nderuar te gjithe ne .
Ju pershendes
 
Titulli: Inesa Beqiri - Fituesja e Bushit dhe e ftuar e Obamës

Hallall,,,qenka dhe nga Terbaci!!
 
Titulli: Inesa Beqiri - Fituesja e Bushit dhe e ftuar e Obamës

Kot nuk ka thene Nostra Damus, qe bota do te cuditet kur shqiptaret te levizin te gjitha kartat e tyre... :D

Krenare per kete vajze ! :)
 
Titulli: Inesa Beqiri - Fituesja e Bushit dhe e ftuar e Obamës

Sa mire me te vertete:)

Lum si kjo:p

Suksese te metejshme.
 
Titulli: Inesa Beqiri - Fituesja e Bushit dhe e ftuar e Obamës

Kot nuk ka thene Nostra Damus, qe bota do te cuditet kur shqiptaret te levizin te gjitha kartat e tyre... :D

Krenare per kete vajze ! :)
Do bejne shkalle Reale eh LOL LOL LOL LOL LOL

cuditshme, po ne shqiperi eshte kthyer ndonje here goca, se ky gazetari se permendi???..

Me duket se nuk permendi dhe nje fakt tjeter, qe kjo goca si nxensja me e mire ka ngritur flamurin grek ne shkollen ku vazhdonte...dhe jo vetem kjo e ka ngritur kete flamur, jan shume femije shqiptaresh qe po dallohen ne greqi...
Dhe pse autori nuk e shpjegoje mire per cfare dege do vazhdonte...i uroje goces shume suksese ne te ardhmen...
 
Titulli: Inesa Beqiri - Fituesja e Bushit dhe e ftuar e Obamës

sa me behet qefi per kete gocen :D
 
Titulli: Inesa Beqiri - Fituesja e Bushit dhe e ftuar e Obamës

Hallall i Qoft :D Zdi qfar te them veq hallall i qoft :D
 
Titulli: Inesa Beqiri - Fituesja e Bushit dhe e ftuar e Obamës

Hallall buka e misrit :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top