Gjarperesha
Anëtar i Respektuar
-
- Anëtarësuar më
- Jul 28, 2008
-
- Mesazhe
- 3,871
-
- Reagimet e mara
- 131
"Indipendent": Dy lajme të mira për Kosovën
"Indipendent" konstaton se EULEX-i në Kosovë, dhe misioni ushtarak i BE -së në Bosnjë, tregojnë sesa ka ndryshuar Unioni.
E mërkurë, 10 Dhjetor 2008 09:50
Gazeta londineze "Indipendent" në një koment kushtuar fillimit të misionit EULEX konstaton në lidhje me Kosovën se ekzistojnë dy lajme të mira.
Lajm i parë është se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka kaluar dukshëm më mirë sesa shpresohej, dhe se ndryshimi i statusit deri më tash është treguar si hap që i ka kontribuar stabilitetit të rajonit.
Lajm i dytë i mirë është se BE - me faktin se në Kosovë dërgoi misionin për forcimin e sundimit të së drejtës - po e bën pikërisht atë që duhet, përkatësisht po forcon ndikimin e vet duke e përhapur frymën e tolerancës, kolegjialitetit dhe fleksibilitetit, por gjithmonë në kuadër të respektimit të ligjit.
"Indipendent" konstaton se EULEX-i në Kosovë, dhe misioni ushtarak i BE -së në Bosnjë, tregojnë sesa ka ndryshuar Unioni në krahasim me kohën kur shpërbërja e ish-Jugosllavisë tregoi paaftësinë e tij që të veprojë jashtë kufijve të vet. /qik/