India: Nuk e kthejme Nene Terezen

Lauri

Anunnak
India: Nuk e kthejme Nene Terezen
12/10/2009 15:55


Kerkesa e Shqiperise per eshtrat e Nene Terezes po shkakton reagime ne Indi.
Institucionet katolike kerkojne qe qeveria indiane te konsultohet me Misionaret e Bamiresise, urdhri i themeluar nga Nene Tereza ne Indi.
Ne oborrin e selise qendrore te misionit ne Kalkuta ndodhet e varrosur Nene Tereza, e cila vdiq ne Kalkuta ne vitin 1997.
Agjencia “Express India” shkruan se zedhenesja e ketij misioni nuk komenton, duke thene se asnje zyrtar nuk eshte lidhur me misionaret ne Kalkuta per kete ceshtje.
Por me te ashpra jane qendrimet e politikes. Sipas sekretarit shteteror ne Kalkuta Ardhendu Sen, nuk ka shume gjasa, per te mos thene e pazakonte, qe qeveria te jape eshtrat e Nene Terezes.
“Per sa kohe qe ata pra shqiptaret kane qene komuniste dhe nuk e pranonin Nene Terezen, - thote publicisti Sunil Gangopadhyay,- tani kerkesa e tyre duhet hedhur ne koshin e mbeturinave".
Ndersa te tjere kane thene se perderisa Nene Tereza punoi gjate jetes se saj ne Indi, dhe ishte nje qytetare indiane si mund ta pretendojne nje gje te tille. Nje prodhues filmash madje shprehet i cuditur se kjo eshte nje kerkese zyrtare
 
Kur do mbarojne paturpesite e qeverise sone. cdo dite dhe po keqesohen .
Si pretendojne qe te kerkojne eshterat e saj , kur ajo kaloi me shume se 80% te jetes saj ne Indi , dhe qe Shqiperia e perbuzi per 50 vjet sa nuk e pranoj as te varroste te nenen e saj.
Pastaj cdo Pape apo Ipeshkv , Prift apo Murgeshe , varroset aty ku sherben, si nuk u cua Polonia te kerkoje eshterat e Papa Gjon Palit te Dyte ? Apo perse Nene Tereza eshte e njohur tani per bamirsi, perse nuk ju ofrua nje rrespekt i tille kur ishte gjalle ?
Pastaj ky idioti i Sali Berishes , perse nuk kerkon eshterat e disa Priftave te tjere qe jane rrugeve te botes , si ne Austri , Itali , France.
Jane akoma ne Austri eshterat e Dom Nikolle Kaçorrit , qe ka qene me Ismail Qemalin kur ka ngritur flamurin ne Vlore. e shume e shume te tjere.
 
Kaq i plotesuar eshte ky kryeministri yne sa vetem eshtrat e te ndjereve i mungojne ,ta shpif ....
 
Kaq i plotesuar eshte ky kryeministri yne sa vetem eshtrat e te ndjereve i mungojne ,ta shpif ....
Me sa duket i eshte bere zakon i keq prej kohes qe ish president.Nuk la dekorate pa shperndare ne ate kohe,por vec per persona te vdekur.Njerzit e gjalle ai nuk i ka ne liste fare.Shume human ky kryeministri yne ,qe mos qofte.
 
Autoritetet zyrtare në Indi e kanë cilësuar të pamundur realizimin e kërkesës së kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, për kthimin në Shqipëri të eshtrave të Nënë Terezës. Gazeta indiane "Calcutta Telegraph" shkruan në numrin e saj të djeshëm, duke iu referuar burimeve zyrtare në Nju Delhi, se "Nënë Tereza ishte një shtetase indiane dhe do të jetë shumë komplekse dhe e vështirë të pranohet kërkesa shqiptare për kthimin e eshtrave në Shqipëri". Më tej citohet edhe zëdhënësi i misionit humanitar që drejtoi Nënë Tereza, duke deklaruar se nuk mund të japë një koment specifik në lidhje me këtë çështje. Ai thotë se deri tani nuk kanë marrë ndonjë kërkesë të tillë, por shtoi se në rast se vjen, duhet të vendosë misioni humanitar nëse varri i Nënë Terezës të lëvizë. Gazeta indiane shkruan më tej se Shqipëria dhe Maqedonia janë dy shtete që pretendojnë ende për nacionalitetin e Nënë Terezës.

Tirana zyrtare po synon kthimin në atdhe të eshtrave të Nënë Terezës. Qeveria Berisha ka kërkuar nga India që eshtrat e saj të kthehen në atdhe në gushtin e ardhshëm, kohë që përkon dhe me 100-vjetorin e lindjes së saj. "Negociatat me qeverinë e Indisë do të intensifikohen gjatë këtij viti", - tha kryeministri Berisha në një konferencë të posaçme shtypi të mbajtur dy ditë më parë. Shefi i ekzekutivit bëri gjithashtu të ditur se për këtë qëllim është ngritur një komision shtetëror, i cili do të merret me procedurat zyrtare të kthimit të eshtrave në atdhe të Nënë Terezës, si edhe të shumë personaliteteve më të mëdha, më të shquara e me kontributin më madhor në historinë e kombit shqiptar. "Qeveria vendos të kthejë në Shqipëri eshtrat e Mbretit Ahmet Zogu. Qeveria shqiptare merr këtë vendim, duke njohur Ahmet Zogun kryeministër, president dhe më vonë, Mbret i shqiptarëve, si arkitektin e shtetit modern shqiptar, si njërin prej personaliteteve më të mëdha, më të shquara, me kontribut më madhor në historinë e kombit shqiptar", theksoi Berisha në daljen para mediave. Të njëjtën gjë kreu i qeverisë premtoi edhe për eshtrat e Fan Nolit dhe Mit'hat Frashërit. "Ju keni të drejtë, nuk janë sjellë në vend eshtrat e Nolit. Por ka edhe një problem, si primar i Kishës Ortodokse shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Noli frymëzoi dhe frymëzon diasporën shqiptare në atdhetarinë e saj, në dashurinë e saj të pakufishme ndaj Shqipërisë. Ndaj dhe Kisha shqiptare e Bostonit e ka Nolin realisht si shenjtorin e saj të pashpallur. Por qeveria shqiptare do të nisë përpjekjet për të kthyer në Shqipëri burrin e madh të Kombit, Mit'hat Frashërin dhe personalitete të tjera", theksoi kreu i qeverise.

Gazeta Shqiptare
 
une them mvaret nga amaneti i saj,

nese Nane Tereza ka lene nje amanet qe te varroset ne Indi atehere nuk kemi cfare kerkojme.

une lexova ne nje gazete qe jane organizatat katolike ne shqiperi qe kerkojne nje gje te tille dhe i jane lutur Berishes qe ta zyrtarizoje.

edhe duam edhe zduam tani nuk po i kuptojme keto komunitetet fetare. lol
 
une do shkoj sonte ta grabis :p mos tregoni ...
 
une them mvaret nga amaneti i saj,

nese Nane Tereza ka lene nje amanet qe te varroset ne Indi atehere nuk kemi cfare kerkojme.

une lexova ne nje gazete qe jane organizatat katolike ne shqiperi qe kerkojne nje gje te tille dhe i jane lutur Berishes qe ta zyrtarizoje.

edhe duam edhe zduam tani nuk po i kuptojme keto komunitetet fetare. lol

Po per Zogun kush ju lut Harabeli ?
Dhe cfare interesi kane organizatat katolike qe te sjellin eshtrat e saj ?
Pastaj pse perseri Komuniteti Katolik e detyroi ti vinte emrin Aeroportit dhe shume gjerave te tjera.
Thjesht e ben per interes mqns ishte e njohur , mendon qe do ta ndihmoj bota sepse i vendos nje emer te Nene Terezes nje spitali , aeroporti , rruge apo tjeter .
Nuk mbahen Shqiptaret me keto budalliqe , Shqiptaret kane nevoje per pune , dhe te plotesoje gjendjen ne Shqiperi , sepse Shqiptareve nuk do tu hyje asnje lek ne xhep. si sollen eshtrat e Nene Terezes, Zogut , Fan Nolit apo tjeter , thjesht do te kete me shume shpenezime qeveria..
 
Një pjesë e eshtrave të Nënë Terezës në Prishtinë
Një pjesë e eshtrave të Nënë Terezës gjithsesi që do të pushojnë në katedralen dhe shenjtoren e saj që është duke u ndërtuar në Prishtinë, ka bërë të diture për Radio Dukagjinin, At Don Lush Gjergji duke pohuar se këtë bartje të eshtrave e lejon një traditë dy mijë vjeçare e Kishës Katolike dhe e tërë kjo do të bëhet përmes Vatikanit, vendimi i të cilit mund edhe kundërshtimin e mundshëm të Indisë.

Përderisa Shqipëria me ngulm është duke kërkuar që eshtrat e Nënës Terezë të barten atje nga India, duket se gjasat më të mëdha janë që një pjesë e eshtrave të shenjtores të prehen në Kosovë, këtë e ka bërë të ditur për Radio Dukagjinin, at Don Lush Gjergji duke u nisur nga një traditë dy mijë vjeçare e Kishës Katolike.

“India do të kundërshtojë dhe nuk do të lejoj që të bartet në tërësi, mirëpo një pjesë e eshtrave me siguri ne do ti kemi në Prishtinë, në kryeqendrën tonë, në katedralen kushtuar Nënës Terezë. Këtë e bëjmë përmes Vatikanit dhe aty nuk ka kurrfarë mundësie që ta pengoj apo ndërhyj shteti i Indisë”, ka thënë Gjergji.

Don Lush Gjergji ka shtuar se është e pamundur që të gjitha eshtrat të kthehen, duke e pasur për bazë se si trajtohet figura e Nënës Terezë në Kalkutë. Vitin e ardhshëm do të festohet botërisht 100-vjetori i lindjes së shenjtores Nëna Terezë. Ndërkohë manifestimet për këtë përvjetor do bëjnë bashkë Prishtinën,Tiranën dhe Shkupin thotë Gjergji.

“Kjo ngjarje do i ofrojë shqiptarët, pa marrë parasysh dallimet që kemi sepse tashmë në proceset e integrimeve kemi gjasa, kemi mundësi reale për një bashkëpunim dhe për një paraqitje në bazë të vlerave dhe virtyteve që i ka mishëruar dhe paraqitur në botën mbarë, Nënë Tereza”, tha ai.

Pas vdekjes së Nënës Terezë, më 5 shtator 1997, Qeveria indiane e nderoi me funeralin e Shtetit dhe trupi i saj u varros në Shtëpinë - Nënë e Misionareve të Bamirësisë. Shumë shpejt, varri i saj u bë vend shtegtimi e lutjeje për njerëz të besimeve të ndryshme, për të varfër e për të pasur, pa kurrfarë dallimi. Ndërsa eshtrat e nënës dhe motrës së saj prehen në Tiranë. /RTVD/Telegrafi/
 
e postova ketu qe mos t'hapet tem tjeter , smund te kuptoj se si mund te thojn kso fjalesh kreret e fes katolike ne kosove qe ti ndahet trupi pjes pjes nje personi ?
 
Ti i lexon artikujt kur i sjell ketu ? apo , shef titullin dhe te duket interesant dhe e sjell ?
Po ta lexosh artikullin ta shpjegon traditen 2000 vjecare te kishes katolite..
 
Qiqra ne hell kerkon ky Sala... Ky spo kujdeset per ato varre qe ka ne shqiperi, kerkon te tjera. Sa here e kane prish varrin e Enverit? Sa here? Sdi cte them per kete njeri. Turp... kryeminister koti.
 
Eshtrat e nene Terezes vetem ne Shqiperi qe nuk kane vend , pasi ajo ne Shqiperi ka kaluar fare pak ore te jetes se saj dhe zakonisht tendenca normale eshte qe robi te varroset ose aty ku ka lindur ,ku ka varret e te pareve te tij , ose aty ky ka jetuar para vdekjes , ose ku jetojne pasardhesit ,ose ose ku te kete lene amanetin.
Ahmetit psh i takon te rivarroset ne Shqiperi , pasi ai aty ka jetuar dhe sunduar dhe aty ka varret e te pareve , aty po jetojne dhe pasardhesit e tij .
 
perse merreni me karlliqet e sales ai e thote kete per te justifikuare pak a shume sielljen e eshtrave te zogut qe deri dje e shante sot e quan mbret
 
CNN: Shqiperia dhe India perplasen per Nene Terezen

“Nga gjaku une jam shqiptare, shtetase indiane, nga besimi katolike, por per ata qe kerkojne ndihmen time une i perkas botes”, do te thoshte Nene Tereza ne nje prej mesazheve te saj para shume vitesh.

Televizioni prestigjoz amerikan, CNN i ka dhene nje hapesire te madhe ceshtjes se kthimit te eshtrave te Nene Terezes ne vendin ku ajo u lind. Sipas faqes se CNN ne internet, Qeveria Shqiptare dhe ajo indiane po perplasen per kete ceshtje, pasi Tirana deshiron ta ktheje ne atdhe humanisten e madhe me rastin e 100 vjetorit te lindjes vitin tjeter.

I cituar nga CNN, kryeministri Berisha shprehet se qeveria ka ne plan hapjen e nje muzeu ne nder te Nene Terezes, por ai thekson se me e rendesishme eshte qe Gonxhe Bojaxhi te prehet prane eshtrave te mamase dhe motres se saj ne Tirane.

“Ate e merrte malli per familjen e saj. Ajo lutej perdite per familjen dhe vendin e saj. Dy qeverite tona duhet te diskutojne per kete ceshtje ne menyre qe te gjendet nje zgjidhje”, thote Berisha i cituar nga CNN. Nga ana tjeter, India, vendi ku Nene Tereza kaloi pjesen me te madhe te jetes, nuk pranon te zhvarrose eshtrat e humanitares. “Nene Tereza ishte nje shtetase indiane”, ka thene zedhenesi i ministrise se Jashtme, Vishnu Prakash.
TCH
 
Edhe une shpresoj te kthehen eshtrat sepse ajo ishte shqiptare ...edhe india ska pse kerkon asgje ..!!



:djalle:
 
Ne fakt kte ceshtje ngado ta kapesh nuk ke kujt i jep te drejte, sepse eshte e drejte qe Nene Tereza te prehet prane familjareve dhe ne token e lindjes, ama dhe India eshte vendi qe ajo i dha shpirtin dhe gjith jeten e saj, ka kaluar pjesen me te madhe te jetes ne Indi ,ishte nje shtetase indiane dhe ishte nje vend qe ajo e donte me shpirt,,, gjithsesi kudo ti kete eshtrat Nene Tereza ajo ashtu sic e ka thene dhe vete i perket gjith botes,,,,,
 
Ke te drejte ketu , por me mire do ishte ne vendin ku ka lindur ....



:djalle:
 
CNN: Shqiperia dhe India perplasen per Nene Terezen
17/10/2009 17:00

CNN: Shqiperia dhe India perplasen per Nene Terezen<!--Session data-->
“Nga gjaku une jam shqiptare, shtetase indiane, nga besimi katolike, por per ata qe kerkojne ndihmen time une i perkas botes”, do te thoshte Nene Tereza ne nje prej mesazheve te saj para shume vitesh.

Televizioni prestigjoz amerikan, CNN i ka dhene nje hapesire te madhe ceshtjes se kthimit te eshtrave te Nene Terezes ne vendin ku ajo u lind. Sipas faqes se CNN ne internet, Qeveria Shqiptare dhe ajo indiane po perplasen per kete ceshtje, pasi Tirana deshiron ta ktheje ne atdhe humanisten e madhe me rastin e 100 vjetorit te lindjes vitin tjeter.

I cituar nga CNN, kryeministri Berisha shprehet se qeveria ka ne plan hapjen e nje muzeu ne nder te Nene Terezes, por ai thekson se me e rendesishme eshte qe Gonxhe Bojaxhi te prehet prane eshtrave te mamase dhe motres se saj ne Tirane.

“Ate e merrte malli per familjen e saj. Ajo lutej perdite per familjen dhe vendin e saj. Dy qeverite tona duhet te diskutojne per kete ceshtje ne menyre qe te gjendet nje zgjidhje”, thote Berisha i cituar nga CNN. Nga ana tjeter, India, vendi ku Nene Tereza kaloi pjesen me te madhe te jetes, nuk pranon te zhvarrose eshtrat e humanitares. “Nene Tereza ishte nje shtetase indiane”, ka thene zedhenesi i ministrise se Jashtme, Vishnu Prakash.
 
Kur do mbarojne paturpesite e qeverise sone. cdo dite dhe po keqesohen .
Si pretendojne qe te kerkojne eshterat e saj , kur ajo kaloi me shume se 80% te jetes saj ne Indi , dhe qe Shqiperia e perbuzi per 50 vjet sa nuk e pranoj as te varroste te nenen e saj.
Pastaj cdo Pape apo Ipeshkv , Prift apo Murgeshe , varroset aty ku sherben, si nuk u cua Polonia te kerkoje eshterat e Papa Gjon Palit te Dyte ? Apo perse Nene Tereza eshte e njohur tani per bamirsi, perse nuk ju ofrua nje rrespekt i tille kur ishte gjalle ?
Pastaj ky idioti i Sali Berishes , perse nuk kerkon eshterat e disa Priftave te tjere qe jane rrugeve te botes , si ne Austri , Itali , France.
Jane akoma ne Austri eshterat e Dom Nikolle Kaçorrit , qe ka qene me Ismail Qemalin kur ka ngritur flamurin ne Vlore. e shume e shume te tjere.


Shuuuuuuuuuuume dakord me postimin tend...E shikoj si jashte vendit kerkesen per te sjelle eshtrat e Nene Terezes ne Shqiperi.Ajo i ka sherbyr per gjithe jeten e saj Indise dhe eshte mire qe te qendroje atje.
 
Po le te mbeten eshtrat aty ku kane qene deri dje. Ata qe e kane dashur/respektuar dhe akoma e respektojne Nenen Tereze, per ta s'to te ndryshonte fare respekti dhe dashuria qe kane per te, nqfs eshtrat i kthehen ne Shqiperi apo mesin atje.
 
Aty ku ka shprehur deshiren NENE TEREZA te varresot,aty duhet te ngelen dhe eshtrat e saja....!
 
Qiqra ne hell kerkon ky Sala... Ky spo kujdeset per ato varre qe ka ne shqiperi, kerkon te tjera. Sa here e kane prish varrin e Enverit? Sa here? Sdi cte them per kete njeri. Turp... kryeminister koti.

pse me varrin e dulles do kujdeset qeveria?lol

mos shaj Bac Berishen se ti cova policet me kembe 60 atje ne myzeqe ku te jeshe dhe te bene te kercesh me cifteli, lol
 
perse merreni me karlliqet e sales ai e thote kete per te justifikuare pak a shume sielljen e eshtrave te zogut qe deri dje e shante sot e quan mbret

Krajl Zogut do ti behet cermoni kombetare dhe do shoqerohet me 21 te shtena topash sa qe komunisteve tju shkoje shurra pika pika.

dhe kujdes se jan rraksionaret ne pushtet dhe mos na detyroni te perdorim dhunen, lol
 
.......................................................
Krajl Zogut do ti behet cermoni kombetare dhe do shoqerohet me 21 te shtena topash sa qe komunisteve tju shkoje shurra pika pika.

dhe kujdes se jan rraksionaret ne pushtet dhe mos na detyroni te perdorim dhunen, lol

[COLOR="Red" me kete kryeminister cdo gje ben vaki se nje vend me republike dhe me mbreteri ne shqiperi po e degjojme kohet e fundit

ti ne kete forume je i regjistruare vetem per 2 gjera
1-te mbrosh ahmet
2-te shashe jugun
per te paren nuk te veje faje se e ke nga burreli ose ndoshta ke dhe lidhje gjaku pavarsishte se cfare figure ka qene - apo +
saper te dyten une kurre nuk shaje ose i kundervihem dikujt qe eshte nen nivelin time ne cdo drejtim por gjithmone shaje ate qe eshte 1 shkalle apo me teper se mua

dhunen e provuat me 97 dhe moret rezultatin

1 te mire ke ti burreli ne kete forum se e ndez pak atmosferen me ato budalliqet e zones tende duke krijuare konflikte me te gjithe [/COLOR]
 
AFP, India: Nënë Tereza, shtetase indiane. Nuk i kthejmë eshtrat


Nju-Delhi - India është shprehur kategorikisht kundër kërkesës së qeverisë shqiptare për kthimin e eshtrave të Nënë Terezës në Shqipëri. Lajmi është raportuar nga agjensia AFP, sipas të cilës murgesha ka marrë shtetësinë indiane në vitin 1951.
"Nënë Tereza është shtetase indiane dhe ajo po pushon në tokën e saj, në vendin e saj"- ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme në Nju Delhi, Vishnu Prakash.
Pas vdekjes së saj, më 5 shtator, 1997, Nënë Tereza u varros në selinë e Misionarëve të Bamirësisë në Kolkata, vend që tashmë është shndërruar në vend pelegrinazhi.
Reagimi zyrtar i Indisë erdhi pas kërkesës së kryeministrit shqiptar Sali Berisha për të diskutuar rreth mundësisë së kthimit të eshtrave të saj.
AFP-ja citon Berishën, duke nënvizuar se ai ka deklaruar se pavarësisht kundërshtimit të Indisë kjo çështje mbetet e hapur. "Qeveritë e dy shteteve duhet të flasim për këtë në një të ardhme të afërt," tha ai.


"Nga gjaku jam shqiptare, nga shtetësia, indiane, nga besimi jam katolike, por për të gjithë ata që kërkojnë ndihmën time, i përkas gjithë botës". Me këto fjalë të Nënë Terezës hapet një kronikë e televizionit CNN për debatin e fundit mes Shqipërisë dhe Indisë lidhur me kërkesën për kthimin e eshtrave të saj në vendin tonë.
Në faqen online të televizionit shkruhet se qeveria shqiptare dhe ajo indiane janë përfshirë në një debat lidhur me këtë kërkesë, pasi Tirana kërkon që të riatdhesojë eshtrat e saj me rastin e 100 vjetorit të lindjes, që përkon vitin tjetër.
"Fjalët e thëna prej saj ndoshta do të shërbejnë pak për të zgjidhur një grindje diplomatike rreth saj"- thotë CNN.
CNN citon kryeministrin shqiptar, duke nënvizuar deklaratat e vetë Nënë Terezës. "Ajo lutej përditë për familjen e saj dhe vendin e saj. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se të dy qeveritë duhet të flasin rreth kësaj çështjeje për të gjetur një zgjidhje," citon CNN Berishën.
Më tej, vijon deklarata zyrtare e qeverisë indiane, përmes zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme, sipas të cilit Nënë Tereza është shtetase indiane dhe po prehet në vendin e saj, në tokën e saj.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top