Incidenti i Korfuzit apo incidenti i Sarandës

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Anijet që u qëlluan me urdhrin e oficerit shqiptar ishin HMS Orion dhe HMS Superb dy anije të Flotës Britanike të Mesdheut të cilat pas këtij incidenti iu drejtuan Portit të Korfuzit. Në datën 16 Maj ambasadori britanik në Beograd i dorëzoi një Notë proteste Hysni Kapos, përfaqësuesi zyrtar ë Shqipërisë, mbi incidentin në fjalë, ndërsa në Parlamentin Britanik lideri i opozites, ish Kryeministri Churchill u interesua personalisht mbi këtë çështje.
http://www.fv.al/thumbnail.php?file=foto/incidenti_korfuz_sarande_935264522.jpg&size=article_small​
Anijet që u qëlluan me urdhrin e oficerit shqiptar ishin HMS Orion dhe HMS Superb dy anije të Flotës Britanike të Mesdheut të cilat pas këtij incidenti iu drejtuan Portit të Korfuzit.
Në datën 16 Maj ambasadori britanik në Beograd i dorëzoi një Notë proteste Hysni Kapos, përfaqësuesi zyrtar ë Shqipërisë, mbi incidentin në fjalë, ndërsa në Parlamentin Britanik lideri i opozites, ish Kryeministri Churchill u interesua personalisht mbi këtë çështje.

Në nëntor të 1945 me Marrëveshje të posacme, 4 fuqitë e mëdha aleate, Bashkimi Sovjetik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Franca ranë dakord për formimin e Komisionit Ndërkombëtar për Pastrimin e Minave MEDZON me praninë edhe të shteteve që lageshin nga deti Mesdhe për të pastruar të gjitha brigjet e Mesdheut nga minat e flotës Gjermane. Në bazë të Hartave të kapura Gjermanise ky Komision Ndërkombetar filloi punën për pastrimin e Minave.
Në fakt anijet britanike kishin filluar pastrimin e fushave të minuara që në fundin e 1944 në Kanalin e Korfuzit duke berë të mundur hapjen e këtij të fundit për të gjitha anijet tregtare që kalonin këtë Kanal. Në Dhjetor të 1945 anija Britanike HMS Regulus u godit nga një minë detare duke u mbytur ne ujrat e Gjirit, në Butrintit me humbjen e një oficeri të kësaj anije. Incidenti u konsiderua si pjese e rrezikut të pastrimit të minave të Luftës dhe çështja u mbyll në arkivat e Flotës Britanike. Anijet angleze vazhduan punën në këtë zonë megjithese asnjë herë pala shqiptare nuk u ftua të asistonte në këtë Operacion në ujrat e saja territoriale. Megjithë kërkesën e përsëritur të Qeverise Shqiptare për të marrë pjesë si vezhgues në MEDZON perfaqësuesit anglezë të MEDZON nuk e mbeshtetën këtë kërkesë me argumentimin se Shqiperia nuk kishte as mjete dhe as ekspertizë për të kontribuar në këtë Operacion të rëndësishëm.

Në 22 Tetor të vitit 1946, një Skuadron i Flotës Mbretërore Britanike i përbërë nga Kryqëzorët HMS Mauritius dhe HMS Leander, si dhe dy mina kërkues, HMS Saumarez dhe HMS Volage, u urdhëruan për të kaluar në Veri të ishullit të Korfuzit. Sipas dokumentacionit të bërë publik në Këshillin e Sigurimit pas Incidentit u pa se anijet angleze ishin urdheruar të kalonin në Veri nëpërmjet zonës së deklaruar të pastruar nga minat për të “testuar palën shqiptare dhe për të parë në se ata kishin nxjerrë mësime”. Sipas dokumentave të njohura të prezantuara nga pala britanike, anija Mauritius ishte në krye të kolonës e ndjekur nga Suamarez dhe dy milje nga dy anijet e para ishin anijet Leander dhe Volage. Sipas dokumentacionit të palës shqiptare, diku në afërsi të Gjirit të Sarandës, njera prej anijeve ra në mina detare dhe anija e dyte u godit gjithashtu shume pranë të parës.

Britaniket në dokumentacionin zyrtar të prezantuar pas incidentit, pretenduan se anija e dytë, Volage, u godit nga minat gjatë operacionit ndihmës që po i jepte anijes Suamarez dhe megjithëse të dyja anijet u demtuan mjaft rëndë, ato mundën të ankoroheshin në Portin e Korfuzit pas gati 12 orëve në operacion shpëtimi. Eksplozioni i minave sipas britanikeve vrau 44 marinarë angleze dhe plagosi 42 te tjerë, një nga humbjet më të mëdha të Flotës Mbretërore pas Luftës së Dytë Botërore. Britanikët në dokumentat e tyre nënvizuan se pala shqiptare nuk hapi zjarr ndaj anijeve angleze, por një anije e vogël shqiptare iu afrua anijeve të goditura dhe pasi foli me marinarët anglezë u largua “pa dhënë ndihmë”
Në 26 Tetor, Qeveria Britanike me anë të Ambasadorit të saj në Beograd informoi palën Shqiptare se si pasojë e ketij Incidenti të anijeve të saj do të bënte ripastrimin e kanalit të Korfuzit nga minat. Tre ditë më vonë Qeveria Shqiptare i dërgoi një Notë Proteste Sekretarit të Kombeve të Bashkuara Trygve Lie kundër asaj që ajo e quante “violencë ndaj ujrave të saj territorial, si dhe inkursione provokative” Në 31 Tetor, Qeveria Shqiptare ju përgjigj direkt Qeverisë Britanike duke protestuar ndaj hyrjes së anijeve angleze në ujrat e saj territorialë, por duke theksuar se “nuk kishte asnjë objeksion për këto pastrime në se beheshin jashte ujrave të saj territorialë”, por në se anijet hynin në ujra territorialë Qeveria Shqiptare do ta quante si provokacion.

Në 10 nëntor, Qeveria Britanike informoi palën shqiptare se kanali i Korfuzit do të pastrohej me aprovimin unanim të Bordit të pastrimit të Minave MEDZON në 1 nëntor. Ky aprovim ishte bërë me kërkesën Britanike dhe kishte përcaktuar zonën e operacionit. Në këtë dokument britanikët informonin se “asnjë nga anijet angleze nuk do të qendrojë në ujrat territorialë shqiptare” dhe ky operacion do të kryhej në zonat e pastrimit të viteve 44 -45, zona për të cilat shqiptarët nuk kishin pasur kundërshti.

Në vigjilje të këtij Operacioni Qeveria Shqiptare me anë të një note diplomatike informonte palën Britanike se “megjithëse në princip nuk ishte kundër që anijet e Flotës Mbretërore të ndërmerrnin këtë Operacion pastrimi, ajo propozonte që një Komision Miks i caktuar nga Kombet e Bashkuara të ishte i pranishëm në përcaktimin e zonave që do të pastroheshin” Opinioni Britanik ishte se kjo kerkese ishte një taktikë vonimi e palës shqiptare pasi korridori i pastruar kishte ekzistuar që prej dy vitesh dhe britanikët i kishin dhënë shqiptarëve informacionin e duhur mbi këtë korridor.Shqiperia proteston përsëri pranë Sekretarit të Kombeve të Bashkuara duke informuar atë se Britania po e vendoste Shqipërinë përpara një fakti të kryer me këtë Operacion që donte të ndërmerrte dhe theksonte se ajo nuk e njihte MEDZON, Bordin Nderkombëtar të Pastrimit të Minave. Duhet theksuar se në fakt me gjithë insistimin e Shqipërise për t”u përfaqësuar në MEDZON, britanikët e kishin penguar këtë antarësim.

Shqipëria ndërkohë bënte të qartë për publikun ndërkombëtar se “cdo Operacion pastrimi pa miratimin e saj nga anije të huaja Brenda ujrave të saj territorialë do të konsiderohej si agresion”.

Anijet Britanike e ndërmorën Operacionin e pastrimit të Minave në datat 12 dhe 13 Nëntor nën komandën e Komandantit të Forcave Aleate për Mesdheun. Britanikët sollën vetëm një oficer francez me statusin e vëzhguesit si perfaqësues të MEDZON.

Ky Operacion u krye qartësisht brenda ujrave territorialë shqiptarë dhe në afersi të kanalit të pastruar më parë. Operacioni i koduar “Retail” u bë nën vëzhgimin e një sërë anijesh luftarake britanike si dhe të një aeroplanmbajtese e cila ishte e gatshme për çdo eventualitet. 22 mina luftarake u gjetën sipas palës britanike “ të vendosura në pozicion të një fushe të minuar e vendosur qëllimisht”. Gjithmonë sipas Raportit Zyrtar të Flotës Britanike kjo fushë e minuar ishte vendosur në gjatësi prej 3 miljesh përgjatë Kanalit. Dy prej minave u dërguan në Malte ku pas ekzaminimit u vërtetua se ishin mina të prodhimit gjerman me 600 pound eksploziv. Sipas ekspertëve britanikë këto mina ishin të vendosura jo shumë kohë më parë se anijet britanike të ndeshnin me to, pasi mbi to u gjet graso si dhe nuk kishte asnjë gjurmë të algave apo barishteve të detit të cilat akumulohen nga koha.

Në debatin që rodhi pas ngjarjes së përshkruar më sipër Britania e Madhe e pranoi se kishte operuar në ujrat territorialë shqiptarë për pastrimin e minave pa miratimin e Shqipërise por vetëm me miratimin e MEDZON. Britania e pranoi gjithashtu edhe faktin se prania e nje numri te madh luftanijesh ne ujrat territoriale te një vendi Sovran nuk ishte e pranueshme nga Ligji Nderkombetar i Deteve, por veprimi në këtë mënyrë i Britanisë kishte të bënte si pasoje e krizes se krijuar nga ngjarjet e 22 tetorit. Britania pretendoi se ndërhyrja e saj për të pastruar minat në Kanalin e MEDRIT gjithsesi ishte e bazuar në Marrëveshjen e 22 Nentorit 1945, nënshkruar nga katër Fuqitë e perfshira në pastrimin e minave në Mesdhe, si dhe në klauzolën juridike “e drejta e forcës akuzuese për të kompesuar gjetjen e provave Corpora Delicti sa me parë të jetë e mundur për të mos lejuar zhdukjen apo fshehjen e tyre”
Në 9 Dhjetor 1946, Qeveria Britanike i dërgoi një Note të detajuar Qeverisë Shqiptare duke detajuar të gjitha pikat kryesore që nga fundi 1944. Kjo Note zyrtare kërkonte nga Pala Shqiptare që të kërkohej ndjesë për ngjarjet e majit dhe Tetorit 1946, sigurimi se ngjarje të tilla nuk do të përsëriteshin me, si dhe një kompensim për marinarët që humbën jetën në Incidentin e 22 Tetorit. Në këtë Note theksohej gjithashtu se nëse shqiptarët nuk përgjigjeshin në mënyrë të kënaqshme, brenda dy javësh kjo çështje do të çohej pranë Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara.

Në përgjigjen shqiptare të kësaj Note Zyrtare, Qeveria Shqiptare shprehte keqardhjen për ngjarjen e 22 tetorit, por nuk pranonte kurrsesi të kishte dorë në vendosjen e minave. Shqiptarët theksonin se vendosja e Minave mund të ishte një akt i atyre që kërkonin të dëmtonin marrëdhëniet miqesore midis Shqipërise dhe Britanisë së Madhe dhe sillnin si argument faktin që anije greke shpesh kishin shkelur ujrat territorialë në Jugun e Shqipërisë.
Në 18 Shkurt të 1947, Ambasadori Britanik pranë Kombeve të Bashkuara, Sir Alexander Cadoggan prezantoi ëështjen pranë Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara. Sipas Ambasadorit Cadogan faktet e sjella përpara Këshillit ishin prova të pakundërshtueshme se fusha e minuar ishte vendosur qëllimisht në mënyrë sekrete dhe në kundërshtim me Konventën e Hagës të 1907 e cila ndalon vendosjen e fushave të minuara pa paralajmërim dhe ajo që kishte ndodhur në Shqipëri ishte krim kundër njerëzimit. Ambasadori britanik gjithashtu shprehu keqardhjen e madhe për këtë ngjarje pasi sipas tij “anijet britanike kishin qënë viktimë e minave si pasoje e një shansi të keq që po kalonin në këtë zonë krejt rastësisht dhe kjo mund t”iu ndodhte edhe anijeve tregtare.



Fjala është për gjetjen në ujrat territoriale shqiptare, të një pjese të bashit të anijes luftarake HMS Volage, e cila ra në vitin 1946 së bashku me një anije tjetër, në mina detare. Kjo ngjarje, e njohur gjerësisht si incidenti i Korfuzit, përbën konfliktin e parë të Luftës së Ftohtë mes Lindjes dhe Perëndimit dhe solli ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.

Fjala është për gjetjen në ujrat territoriale shqiptare, të një pjese të bashit të anijes luftarake HMS Volage, e cila ra në vitin 1946 së bashku me një anije tjetër, në mina detare. Kjo ngjarje, e njohur gjerësisht si incidenti i Korfuzit, përbën konfliktin e parë të Luftës së Ftohtë mes Lindjes dhe Perëndimit dhe solli ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. Kjo gjetje, në vendin ku ndodhet, konfirmon indirekt se anijet britanike ranë në mina në territorin shqiptar, çka përbën një rishikim të plotë të konkluzioneve zyrtare që kanë egzistuar gjatë 50 vjetëve të fundit në lidhje me incidentin dhe që kanë bërë që Gjykata e Hagës të bllokojë arin shqiptar të rrëmbyer nga gjermanët. Zbulimi në fjalë ka bërë tashmë xhiron e botës, duke u transmetuar nga më shumë se 300 televizione, radio e gazeta në të gjithë globin. Në këtë intervistë, Del Gado shpjegon sesi ekspedita e tij arriti në përfundimet e mësipërme dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen me këtë zbulim. Prof. Delgado, sapo është publikuar rezultatet e ekspeditës nënujore, e cila duket se ka arritur në disa rezultate të rëndësishme lidhur me Incidentin e Korfuzit të vitit 1946.
http://www.fv.al/thumbnail.php?file=foto/harta_korfuz_833044540.jpg&size=article_small​
اfarë do të thotë ky zbulim shkencor për ju si një arkeolog Si keni arritur në këtë konkluzion?
Ky zbulim tregon edhe një herë tjetër se arkeologjia mund të luajë një rol të rëndësishëm lidhur me të shkuarën, duke i shtuar asaj elementë të rinj të panjohur, madje shpesh edhe duke e korrigjuar versionin zyrtar. Kam patur fatin të punoj me shumë ekspedita në kërkime për anije të periudhave të ndryshme historike, por më tepër kam qenë i përqendruar në anijet e fundosura në njëqind vitet e fundit. Pikërisht në këto “fundosje moderne” kam vënë re rolin substancial të arkeologjisë, për të kuptuar më mirë të shkuarën.
Konkluzioni lidhur me identifikimin e mbetjeve që u gjendën në Gjirin e Sarandës erdhi pas një ekzaminimi të kujdesshëm të provave, kjo për arsye se shikueshmëria ishte shumë e ulët. Konkluzionet e mia janë edhe rezultat i bashkëpunimit dhe mbështetjes prej kolegëve, pa punën e të cilëve kjo punë nuk do të ishte mundësuar. I jam mirënjohës veçanërisht Shqipërisë për këtë bashkëpunim të gjerë dhe Fondacionit Naval RPM, veçanërisht George Robb, që e bëri këtë punë të mundur.

Gjetjet e bashit të HMS Volage duken qartë se janë bërë në territor shqiptar, sipas koordinatave tuaja. A vërteton kjo se anijet britanike kanë rënë në mina në territor shqiptar
Ka mundësi. Qëndrimi zyrtar britanik është se HMS Volage kaloi në ujëra shqiptare, pasi kishte rënë në mina, ndërkohë që gjetjet tona tregojnë të kundërtën.

Cilat janë hapat për të vërtetuar pikërisht këtë që sapo thamë, për të mos mbetur vetëm në kushtet e një hipoteze? Kërkohet më tepër punë dhe një vëzhgim më i detajuar i zonës. Nëse Britania bie dakord, pasi mbetjet e anijes cilësohen një varr lufte, mbetjet mund të merren për studim të mëtejshëm, sidomos disa nga pjatat dhe municionet. Nëse kemi bashin e HMS Volage në ujëra shqiptare, a mendoni se verdikti i Gjykatës së Hagës se anijet britanike ishin duke udhëtuar paqësisht në Kanalin Medri është i saktë. Unë nuk jam gjykatës apo jurist, jam thjesht një arkeolog. Do të kisha një opinion të ndryshëm nga ai i juristëve lidhur me këtë çështje.

Jeni presidenti i INA, të famshmit Institut për Arkeologjinë Nënujore. Tani që keni ardhur këtu dhe keni eksploruar hapësirën shqiptare nënujore, a mendoni për potencialin që ka kjo lloj arkeologjie në Shqipëri. Shqipëria është një vend me histori të gjatë dhe me shumë site arkeologjike të rëndësishme. Sigurisht që pasuria arkeologjike e vendit tuaj duhet të jetë e shumtë edhe nënujë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Keni shansin që këto pasuri kanë ngelur të paprekura dhe të padëmtuara dhe kjo mund të jetë gati unike në të gjithë botën. Falë kësaj, mund të nxirrni në pah shumë prej historisë tuaj. Falë punës së Fondacionit Naval RPM dhe ekspertëve shqiptarë, kuptojmë se kjo pasuri është aty dhe kërkon të mbrohet, të studiohet dhe të përhapet në muzetë e ndryshme dhe botimet, duke kënaqur interesin e publikut shqiptar dhe atij botëror.

اfarë do t”i sugjeronit autoriteteve lidhur me mbrojtjen e këtyre pasurive nënujore?
E para do të ishte një legjislacion që mbron këto zona, sanksione ndaj atyre që i grabisin dhe i tregtojnë ato, koordinimin me peshkatarët për të evituar dëmtimin e këtyre mbetjeve nënujore dhe një qendër kombëtare për të vazhduar studimet në këtë fushë. Do të ishte shumë me interes edhe promovimi i turizmit, ekspozitat në muze, zhytja e kujdesshme në këto site, e cila do të promovonte më së miri pasurinë tuaj nënujore, por edhe trashëgiminë kulturore në përgjithësi. Sigurisht që do të ishte me shumë rëndësi edhe vazhdimi i studimeve në bashkëpunim me akademikët e universiteteve të huaja.

Anastasi: Si e rizbuluam të vërtetën e Incidentit të kanalit të Korfuzit?
Arkeologjia nënujore dhe navale hedh dritë me fakte dhe prova të reja mbi atë se çfarë ndodhi më 22 Tetor 1946 në Gjiun e Sarandës, të njohur si: Incidenti i Kanalit të Korfuzit

Në kuadër të punës për Hartën Arkeologjike Nënujore të Bregdetit Shqiptar, një bashkëpunim ndërmjet Institutit të Arkeologjisë të Qëndrës së Studimeve Albanologjike dhe RPM Nautical Foundation, e filluar ne verë të vitit 2007 e në vazhdim, janë zbuluar një sërë reliktesh të cilët datojnë nga shekulli i VI para Erës sonë e deri në fund të shekullit të XX si dhe një numër shumë i madh anomalish të cilat janë në verifikim e sipër. Pra është mbuluar një hapësirë kohore prej rreth 2600 vitesh në një sipërfaqe nënujore e cila fillon nga Kepi i Stillos dhe përfundon në veri të Porto Palermos (skanimet e fundit të nënujit, Korrik 2009).

Gjatë punës së përbashkët të ekipit shqiptaro-amerikan për skanimin e Gjiut te Sarandës, Qershor-Korrik 2007, u identifikuan nje numër i madh anomalish të cilat vazhdojnë të jenë në proçes verifikimi. Një nga këto anomali, hipotetikisht Gj.S.2007.XXX, brenda Gjiut të Sarandës dhe në një distancë rreth 1.5 km larg qytetit të Sarandës, rezultonte si një anomali e verifikuar “Relit Modern” (mbetje moderne).

Në verë të këtij viti, grupit kërkimor-shkencor iu bashkua edhe presidenti i Institutit Amerikan të Arkeologjisë Navale INA, profesor James Delgado, personalitet i padiskutueshëm ne fushën e arkeologjisë nënujore dhe asaj navale, si dhe një ekspert i reliteve te luftes së parë dhe të dytë botërore. Gjatë operacioneve të verifikimit të disa anomalive ne afërsi të Gj.S.2007.XXX, grupi i përbashkët i kërkimit vendosi që të konsultonte edhe një herë anomalinë e përcaktuar “Relit Modern”, me prof. Delgado me qëllim që të bëhej identifikimi i sakte.

U vendos që anija “Herkcules” të pozicionohej për dy ditë në Gj.S.2007.XXX dhe të kryente verifikime me ROV, robotin nënujor, pa përdorur metoda distruktive. Nga analizimi i sekuencave filmike dhe fotografive të kryera nga roboti u konstatuan materiale luftarake (arka fishekësh), enë guzhine, pjesë anijeje, fragmente eshtrash e tje., i gjithë materjali rezultonte i shperndarë në mënyrë jo të rregullt dhe që nuk i korespondonte një strukture kompakte, pra s”paraqiste një relit modern të plotë, siç ndodh në këto raste, por fragmentin e një anije. Nga studimi i mëtejshëm i materialit për rreth 3 muaj, u ngrit një hipotezë pune e cila në 95% të saj korespondon me bashin e HMS Volage, një nga dy destrojerët anglezë të përfshirë në Incidentin e Kanalit të Korfuzit më 22 Tetor 1946. Për të thelluar më tej studimin e provave materiale arkeologjike si dhe për të qënë 100% të sigurtë në verifikimin e kësaj hipoteze del e nevojshme që të ndërhyet në sit si dhe të merren materiale kampion për t”u analizuar dhe krahasuar. Për të ndërmarë hapa të tillë sigurisht që del e nevojshme një bashkëpunim ndërmjet qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.

Pa dyshim që kjo provë e rëndësishme arkeologjike, e cila identifikon pozicionin e saktë të bashit të HMS Volage, në rradhë të parë duhet interpretuar si një gjest human, në respekt të marinarëve të vrarë dhe familjeve të tyre. Në rradhë të dytë, me siguri do të hapë një debat të gjërë me specialistë të fushës, për një interpretim të drejtë dhe të paanshëm të asaj që ndodhi me të vërtetë në Kanalin e Korfuzit dhe në rradhë të tretë duhet të hapë një debat brenda vetë arkeologëve shqiptarë për të analizuar kompetencat, kronologjinë kohore si përcaktuese apo jo, metodologjitë e studimit të vetë ARKEOLOGJISث në përgjithësi si dhe të arkeologjisë nënujore në veçanti.
•Adrian Anastasi - Arkeolog •parajsa•
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top