Incident në Dropull të Poshtëm, kërcënohen komisionerët

WxP

Staf në FV.AL
Në qarkun e Gjirokastrës deri në 15:00 ka 30% pjesëmarrje në votimeve. Mesdita ka sjellë fluks. Votimi në Derviçan është bllokuar për disa minuta votimi, kjo pasi kryetarja dhe nënkryetarja ishin i njëjti person. Ndërkohë ka filluar kthimi mbrapsht i emigrantëve pas mesditës. Në Tepelenë, Përmet, procesi vazhdon i qetë.


* * *
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut denoncoi incidenet e ndodhura sot në komunën Dropull i Poshtëm në Korçë.
Zyra e shtypit e PBDNJ-së bëri të ditur se kandidati për kryetar komune në komunën Dropulli i Poshtëm i Partisë MEGA ka hyrë në qendrën e votimit me nr QV 4269 në fshatin Dervican duke kërcënuar komisionerët. Gjithashtu, PBDNJ bën të ditur se komisionerët e Partisë Demokratike nuk pranojnë të mbajnë protokoll për incidentin e ndodhur.


Gjirokastër, 10 mijë emigrantë kthehen për votime
09:47
Drejtoria e policisë së Gjirokastrës bëri të ditur se për votimet në pikën kufitare të Kakavijës kanë hyrë përgjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm rreth 10 mijë emigrantë. Ndërkohë, votimi në këtë qark vijon normalisht dhe pa probleme.


Qarku Gjirokastër nuk ka probleme me votimet. Gazetarja Entela Bani raporton se votimet po zhvillohen shumë të qeta dhe se qendrat e votimit janë hapur normalisht.
Qarku Gjirokastër ka 130 mijë votues, nga të cilët rrethi Gjirokastër ka 50 mijë dhe bashkia 30 mijë
Janë 222 qendra votimi në qark, 134 në rreth dhe 27 në qytetin e Gjirokastrës.
Qarku Gjirokastër ka 6 bashki dhe 11 komuna

Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top