Imtësitë dhe rëndësia e tyre!

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Ne, ne jeten tone te perditshme me mundin dhe sakrificen tone, te gjith ne, madje pa asnje dallim ngjyre, race, besimi gjakojme per nje rendesi, nje harmoni apo me mire te themi gjakojme per nje jete me te lumtur familjare, bashkeshortore apo edhe ne shoqeri. Dite, muaj, vite e dekada ne cirremi pas gjerave te medha per ta permbushur jeten dhe shume pak nga ne kujtohemi dhe kuptojme se imtesite dhe vemendjet e imeta dhe te perditshme jane ato qe na mbushin jeten apo na bejne te lumtur. Sa me shume qe njerezit e kesaj bote arrijne ti permbushnin njeri - tjetrit kerkesat e imta, ne dukje te pare te parendesishme nga te cilat perbehet jeta, aq me shume do kete lumturi dhe harmoni familjare, kolegiale e sidomos bashkeshortore. Nje premtim per tu realizuar pas ca muajsh apo vitesh gjithnje eshte me i zbeht se nje cokollat e dhene ne befasi ne momentin dhe menyren e duhur. Lulet, pershendetjet, fjalet embla ne caste te duhura, lavderimet me tamam, sinqeriteti ne mase, kujtesa ndaj datave dhe diteve te rendesishme, perkujtimi i tyre, nje kartolin, nje dhurate modeste, nje ndihmes rreth puneve, nje darke e thjesht, nje kujdes i treguar, nje mirnjohje, nje email, nje sms …etj. ….etj..te gjitha keto ne menyre te sinqert ne kohen dhe momentin e duhur jane me te rendesishme se gjithqka. Ne dukje te pare te gjitha keto duken imtesi, por, a ja vlen ti dhurojme dikujt lule vetem kur semuret dhe eshte ne spital?!

Cfare mendoni ju per imtesite? Cfare konsideroni imtesi, sa ju kushtoni kujdes dhe cila ka qene imtesia e fundit qe keni bere/ ju kane bere e cila ka bere dike/ apo ju ka bere juve te ndjeni qofte edhe nje lumturi qasti? :gjujpeshk:
 
Titulli: Imtësitë dhe rëndësia e tyre!

e ke fjalen per spontanitetin? sikur do formulohej me qarte ne kete menyre.

Dhe padyshim spontaniteti eshte mbret i rastesise, kohes dhe momentit, lum ai/ajo qe e kap dhe shijon. Askush nuk do e nderronte me ate te ashtequajturen " planifikim" qe sado te perqiqesh, mundohesh.. kurre sta jep ate kenaqesine e spontanitetit sidomos ne kohen e duhur, sado thjeshte mund te vij.
 
Titulli: Imtësitë dhe rëndësia e tyre!

Spontaniteti dhe imtesite (per te cilat kam shkruar une brenda temes) jane krejtesishte te natyrave te ndryshme, por, gjithsesi pajtohem qe edhe spontaniteti ka rendesin e vet gje qe eshte teme ne vete. :gjujpeshk:
 
Titulli: Imtësitë dhe rëndësia e tyre!

Atehere keto qe ke permendur nuk jane imtesira. Keto jane shume te rendesishme dhe te medhaja ne nje lidhje. Keto nuk mund ti mosperfillesh ne asnje menyre dhe ti hedhesh si pa te keq, ne kategorine e "imtesirave" :D

Nje premtim per tu realizuar pas ca muajsh apo vitesh gjithnje eshte me i zbeht se nje cokollat e dhene ne befasi ne momentin dhe menyren e duhur. Lulet, pershendetjet, fjalet embla ne caste te duhura, lavderimet me tamam, sinqeriteti ne mase, kujtesa ndaj datave dhe diteve te rendesishme, perkujtimi i tyre, nje kartolin, nje dhurate modeste, nje ndihmes rreth puneve, nje darke e thjesht, nje kujdes i treguar, nje mirnjohje, nje email, nje sms …etj. ….etj..te gjitha keto ne menyre te sinqert ne kohen dhe momentin e duhur jane me te rendesishme se gjithqka
 
Titulli: Imtësitë dhe rëndësia e tyre!

kitrra miku im. mendoj se kur thua imtesit, mund ti quajm dhe detaje ose gjera elementare qe ne nje bashkesi komplete keto perbejn diten tone, si psh kur vjen nga puna pervec detyrave te shtepise se berit dreken gati :p gruaja te jet prezente edhe me nje fjal te mire dhe qetesuese per burrin e saj :)
dhe jan vertet te rendesishme. njeriu e konsideron veten qenie te zgjuar, te sinqerte dhe qe shpreh gjithmon ate qe ndjen.......por shpesh e sidomos ne keto kohe pak siperqafesore qe perjeton rinia jon, nuk i jep rendesi ketyre imtesive por gjerave me te medha si forme dhe si konsum.

Shiko....kur marrim dhurate nje dicka materiale te shtrenjte, gezohemi, kenaqemi e falenderojm me shume dashamiresi dhe na e mbush ate dite kjo dhurate e mrekullueshme..........por jeta jone eshte e perbere dite pas dite, dhe po te mendohemi keto dite ne na i mbushin imtesite te cilat jane puthjet, perqafimet, fjalet, urimet etj.....pra imtesite na perbejn ne.

ne jetojm per te pasur ekonomi te mire, per te pasur ushqim te mire, per te pasur shtepi te mire, per te pasur shendet te mire....keto jan gjerat materiale te medha per te cilat punojm pa pushim, per te cilat torturohemi ne fakt :).......ndersa gjerat e vogla, imtesit jan gjerat qe ne duhet ti bejm per te shperblyer njeri-tjetrin,per tu mbushur me jete dhe dashuri :)
 
Titulli: Imtësitë dhe rëndësia e tyre!

Genjen ai qe mund te thote qe nuk ndjehet I lumtur kur dikush mund ti tregoj ne shenje kujdesi qofte edhe me nje perqfim te vetem…Problemi eshte se sa njerezit japin ne kete drejtim…Behemi ndonjehere pjese e ca iluzioneve dhe endrrave te kota qe te shtyjne te mendosh vetem per para, vetem per kariere dhe harron ti kushtosh rendesi vetes dhe te tjereve me keto gjera kaq te vogla ne dukje dhe ne thenie por aq te medha dhe te nevojshme per shpitrin e njeriut…

Nuk njoh gje me te bukur se sa kur nje gjest dhe perkushtim I vogel e ben tjetrin qe te ndjehet I vecante, i respsektuar nga ti, I lumtur per perkushtimin dhe perkujdesin…Thua eshte aq e veshtire ti dergosh nje porosi( sms, e-mail apo cfardo qofte ) shoqes apo shokut tend ku e falenderon ate per dicka apo tjesht e kujton se e ke nje mik te vertete e qe e respekton…per te qene e sinqerte, kete gje e bej shpesh…Dhe dhuratat nuk eshte se I bej rralle, mundohem njerezit e afert mos ti kujtoj thjeshte vetem per ditelindje apo per nje date te caktuar..ata nuk jane te rendesishem thjeshte vetem per ate dite…(behet fjale per persona shume te afert )

Jo me larg se sot kam bere dreken ne shtepi, :) edhe pse isha e lodhur e e raskapitur nga provimi, sepse isha zgjuar qe ne 6 te mengjesit, e ndjeva se po ta beja ate do beja dicka per mamin tim, nese jo me shume sepaku do I heqja mundimin qe do merrte ajo per te pregadit….Mora dhe nje falenderim te sinqerte nga ajo pastaj…E pash qe e mori si kujdes ate gje…U ndjeva mire me te vertet.

Njerez, cafr t’ju them tjeter..mund e duket klishe kjo gje…Por dhuroni dhe jepini momente kujdesi per te tjeret. :)

P.S. Kitrra, tema eshte shume e bukur. :)
 
Titulli: Imtësitë dhe rëndësia e tyre!

shume e bukur tema ,eshte shume e vertete ,ndonjehere jane imtesite qe te ndryshojne komplet diten
 
Titulli: Imtësitë dhe rëndësia e tyre!

varet se cfare kerkon dhe sa di ti vleresosh momentet qe te ofrohen........normale qe jeta jone ndertohet nga imtesite,thjesht duhet te mesohemi tu japim pak me shume rendesi..........
 
Titulli: Imtësitë dhe rëndësia e tyre!

Imtesite plotesojne ato boshlleqet sado te vogla te jetes se nje njeriu,e shpeshhere prej atyre ndjehemi me mire se sa prej nje detaji te madh...nuk mbaj mend ndonje imtesi te fundit te kem bere,ndoshta qe i urova pashket nje shokut tim qe kisha rreth tre a kater muaj pa kontaktuar me te...ama ndoshta...:)
 
Titulli: Imtësitë dhe rëndësia e tyre!

Lidhur me imtesit, ne lidhje me rendesin dhe domosdoshmerin e tyre, do shkruaj per nje rrefenjez te vogel qe flet shume, te cilen e kam lexuar diku:

'' Nje dite gruaja deri sa shtronte tavolinen e bukes per dreke per burrin dhe djemt e saj ne vend te gjelles mbi tavoline kishte servuar hiq me pak se nje duaj sanë. Me te arritur burri dhe femijet ishin aq te tronditur sa mendonin se gruaja/nena ishte cmendur deri sa ajo nuk ua ktheu.
- Kam gatuar per ju mbi 15 vite dhe thashe te provoje ne mos gjellerat e mia nuk dallojne nga nje duaj sanë perderisa asnjehere te vetme nuk kam marre as nderimin me te vogel per gjellerat e pergaditura me vite te tera. :gjujpeshk:
 
Titulli: Imtësitë dhe rëndësia e tyre!

Perpara nuk i vlersoja fare , kurse tani kam pershtypjen qe jan art i te jetuarit .
 
Titulli: Imtësitë dhe rëndësia e tyre!

Cfare mendoni ju per imtesite? Cfare konsideroni imtesi, sa ju kushtoni kujdes dhe cila ka qene imtesia e fundit qe keni bere/ ju kane bere e cila ka bere dike/ apo ju ka bere juve te ndjeni qofte edhe nje lumturi qasti? :gjujpeshk:


 
Pe: Imtësitë dhe rëndësia e tyre!

Imtesite jane disa detaje te vogla qe sa jane te bukura aq jane dhe fushe e gjere per te hapur nje debat...Une mendoj se cdo gjeje duhet ti japesh nje vend te caktuar,pasi nqs i jep disa detajeve nje rendesi te madhe duket sikur ''i hyn ne hak'' gjerave me te rendesishme...Ti vesh rendesi imtesive zakonisht behet nga njerez te kujdeshem dhe njerez te rregullt,e dojne qe cdo gje te jete e perkryer(pavaresisht se ne kete bote asgje nuk eshte perfekte)..Mua me pelqejne njerezit qe kujdesen ne detaje per cdo gje por pa kaluar ne 'Mani' kjo gje,pasi ne ate rast fillojne debatet....Dikush qe sheh imtesite normal qe dhe pret qe dikush tja jape keta imtesi ne ate menyre,por gjithmone duke marre parasysh se njerezimin e kemi te shumellojshem ndodh dhe zhgenjimi i ketyre personave...Sic kane thene : Djalli eshte ne detaje....Ka dhe detajeqe na kenaqin zakonisht kur nuk jemi mire,nje perqafim ,nje fjale e bukur etj etj...Por une jam e mendimit qe cdo gje duhet te behet e te trajtohet pa e tepruar dhe duke pase rendesine qe i takon....
 
Pe: Imtësitë dhe rëndësia e tyre!

Imtesite jane ne kuptimin e plote te fjales elemente pavarsisht se mund ti quajme te vogla por me vlera vertet te medha.Mendoj qe imtesive u kushtoj shume kujdes sepse mund te ndikojne per mire apo per keq...
 
Pe: Titulli: Imtësitë dhe rëndësia e tyre!

Cfare mendoni ju per imtesite? Cfare konsideroni imtesi, sa ju kushtoni kujdes dhe cila ka qene imtesia e fundit qe keni bere/ ju kane bere e cila ka bere dike/ apo ju ka bere juve te ndjeni qofte edhe nje lumturi qasti? :gjujpeshk:



kitrra un do te quaja imtesi ose detaje te bukura ato gjera te vogla qe na ve re partneri (por jo vetem ai,por edhe motra,vellai,shoku,prindi etj)........Psh. me me beri te ndihem shume mire buzeqeshja dhe fjala e spontane e burrit tim kur vishja gocen per te dal nje mbasdite dhe ai po na priste......ai po na shihte, un po vonohesha pak e i thosha ja te vesh dhe vet shallin e erdha...ai buzeqeshi dhe vetem sa tha: vazhdo me qetesi, do tju pres gjithmon zemer:puthje:.........Un si grua,si femer u ndjeva mire,sepse keto detaje apo fjal (imtesi)jan te prirura qe ne martese ose ne nje bashkjetese sikur harrohen ose mendohen sikur he zere se ti kam then perderisa jemi bashk....Por jo jan keto fjal,keto buzeqeshje,keto shikime,keto mendime,keto vleresime...KETO IMTESI qe ta kthejn diten nga lodhese ne nje dit qe ja vleu te lodheshe e te jesh aty ku je :)

Imtesit per mua jan ajka e jetes....e sidomos e nje marrdhenie e mbi te gjitha e nje martese...nuk duhen harruar edhe nese nuk i kujtojm dite per dite apo shpesh here, do ishte bukur qe te pakten te kujtohemi se vlersimet,respekti dhe ngrohtesia duhet treguar edhe me fjal ndonjehere, te mos mjaftohemi vec me faktin qe i ndjejm e nuk kan nevoj te shprehen.
 
Pe: Imtësitë dhe rëndësia e tyre!

Do doja ti shtoja edhe kenaqesin, e qe na mbushet vetja me akoma me shum vetvlersim jan edhe ato detaje e imtesi te vogla qe ndjejm me familjaret tan. Un kam dy motra qe jan me te vogla se un por sigurisht te rritura, te pavarura. Kur ishim me te vogla e kur ato ishin adoleshente psh duke qen se un isha me e madhja kam pasur nje autoritet me te madh, kam pasur vemendje me te madhe ne ate qe thosha e qe beja nga motrat e mia.........Kam menduar shpesh se me kalimin e viteve kur edhe ato te rriteshin e te shkonin ne moshen time ky vlersim si moter e madhe do me binte se ato do beheshin me te pavarura ne mendime e ndoshta me kokeforta.
Ato tani jan nga 27-25 vjec dhe ne kemi krijuar jetet tona........Por kur jemi bashk ne vazhdojm te vleresohemi,te degjohemi si gjithmon pa asnje mendjemadhesi.

Do thuash ti kitrra po c'hyn kjo me imtesit e castit........Mendo per nje cast te jesh duke ber muhabet me vellan apo motren tende dhe ashtu pa kuptuar duke ber muhabet te dy ve re se edhe pse keni mendime te kunderta, mbetet vleresimi dhe dashuria qe keni si atehere kur keni qen femij :)

A nuk eshte bukur kur perballjet e brezave ne fund dalin me fjalen: sa bukur ke folur :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top