Ne, ne jeten tone te perditshme me mundin dhe sakrificen tone, te gjith ne, madje pa asnje dallim ngjyre, race, besimi gjakojme per nje rendesi, nje harmoni apo me mire te themi gjakojme per nje jete me te lumtur familjare, bashkeshortore apo edhe ne shoqeri. Dite, muaj, vite e dekada ne cirremi pas gjerave te medha per ta permbushur jeten dhe shume pak nga ne kujtohemi dhe kuptojme se imtesite dhe vemendjet e imeta dhe te perditshme jane ato qe na mbushin jeten apo na bejne te lumtur. Sa me shume qe njerezit e kesaj bote arrijne ti permbushnin njeri - tjetrit kerkesat e imta, ne dukje te pare te parendesishme nga te cilat perbehet jeta, aq me shume do kete lumturi dhe harmoni familjare, kolegiale e sidomos bashkeshortore. Nje premtim per tu realizuar pas ca muajsh apo vitesh gjithnje eshte me i zbeht se nje cokollat e dhene ne befasi ne momentin dhe menyren e duhur. Lulet, pershendetjet, fjalet embla ne caste te duhura, lavderimet me tamam, sinqeriteti ne mase, kujtesa ndaj datave dhe diteve te rendesishme, perkujtimi i tyre, nje kartolin, nje dhurate modeste, nje ndihmes rreth puneve, nje darke e thjesht, nje kujdes i treguar, nje mirnjohje, nje email, nje sms …etj. ….etj..te gjitha keto ne menyre te sinqert ne kohen dhe momentin e duhur jane me te rendesishme se gjithqka. Ne dukje te pare te gjitha keto duken imtesi, por, a ja vlen ti dhurojme dikujt lule vetem kur semuret dhe eshte ne spital?!
Cfare mendoni ju per imtesite? Cfare konsideroni imtesi, sa ju kushtoni kujdes dhe cila ka qene imtesia e fundit qe keni bere/ ju kane bere e cila ka bere dike/ apo ju ka bere juve te ndjeni qofte edhe nje lumturi qasti? :gjujpeshk:
Cfare mendoni ju per imtesite? Cfare konsideroni imtesi, sa ju kushtoni kujdes dhe cila ka qene imtesia e fundit qe keni bere/ ju kane bere e cila ka bere dike/ apo ju ka bere juve te ndjeni qofte edhe nje lumturi qasti? :gjujpeshk: