Pe: Impotent???!!!!
Do doja te shtroja nje pyetje ketyre,qe do braktisnin partnerin/burrin per impotence...Nese e dashuroni shume partnerin dhe merrni vesh qe jeni ju fajtorja qe nuk beni femije,si do tju dukej nese ai tju thoshte : Une dua femije,ti sben dot hajt ndahemi??...Dhe nje pyetje tjeter,kur betoheni kur martoheni,betoheni do jem me ty ne te mire e ne te keq,derisa vdekja te na ndaje,pse betoheni per ritual??...
Jeta eshte sfide,ka raste qe mashkulli dhe femra te jeni shume normal,ndodhin infeksione ne organet gjenitale,femra mund te heqe dhe mitren,dhe humbet te drejten per te lindur,te njejta fatkeqesi ndodhin dhe me mashkullin,sic eshte impotenca...Me shume se sa egoiste ato njerez sme duket se kane gje tjeter,derisa vene veten para cdo gjeje...nuk ben femije??Ka dale dermani,adopto nje femije,mjafton te kesh deshire te mire,per jeten dashuri per partnerin,e dhembshuri para nje femije e cdo gje arrihet...
Tani po e shtroj ne dy plane: 1.Nese ndodh qe eshte impotent,dhe ma thot qe ne fillim,do interesohesha nese eshte dicka e sherueshme apo eshte permanente...Te dyja rastet nese e dua ate njeri,une sdo i largohesha...Jeta nuk sillet vetem rreth seksit,eshte me shume se kaq,eshte mbeshtetje,eshte ngrohtesi e mbi te gjitha eshte ''lufte''...Kjo do ishte lufta ime dhe e atij...
2.Nese ai behet impotent pas lidhjes/marteses,as ne kete rast sdo largohesha...Nese do largohesha kur ai eshte ne veshtiresi do te thote qe se kam dashur kurr...Perkundrazi,do mundohesha ta mbeshtetja ne cdo gje,pasi me hall ka ai qe eshte ne ate gjendje se sa une...Pasi pervec problemit trupor,zakonisht jep shqetesime dhe emocionale dhe psikologjike...Per punen e femijes,ca problemi ka te adoptosh nje??...Sot ka njerez qe kane femije biologjike dhe adoptojne femije...Une e para kam ndermend ta bej,dhe pse jemi normal te dy e skemi probleme,e kemi menduar dhe vendosur te adoptojme nje,si fillim...Edhe pse per aq kohe sa do mbarojne procedurat e adoptimit ne do kemi beben tone biologjike

,por kur njeriu i ka kushtet i ka mundesite,i ka rrethanat e duhura,pse mos te marre nje femije??...Ne kete menyre ja lehteson jeten dhe nje femije,qe ska faj per pjesen e jetes qe i ka rene per hise...