Implantet dentare!

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
IMPLANTET DENTARE!

Dr.Lendita Islami-Nallbani,
specialiste e kirurgjisë orale

اfarë janë implantet dentare?
Implantet janë elemente në formë të rrënjës (foto 1) që kompensojnë dhëmbin e humbur dhe shërbejnë si bazë për vendosjen e kurorave të porcelanit, urave të porcelanit dhe protezave me bazë akrilik. Përbërja e implanteve dentare është titaniumi i pastër i shkallës së 5-të, gjithashtu dhe implantet me përbërje TI6AL4V, ku përpos titaniumit kanë edhe alumin dhe vanadiumin në përbërjen e tyre ( titanium - 6%, aluminium - 4%, vanadium). Ishte prof. Per-Ingvar Branemark nga Suedia, i cili zbulon se titaniumi është materiali më biokompatibil për kockën, janë bërë disa vite hulumtime për të vërtetuar biokompatibilitetin e titaniumit, më 1970 bëhet edhe vendosja e implantit të parë nga Branemark, vit i cili shënon dhe fillimin e historisë moderne të implanteve dentare.
Krahasimi.jpg

Foto 1. Krahasim dhëmbë - implant
Pse është me rëndësi të kompensoni dhëmbët që ju mungojnë?
Ekzistojnë shumë arsye pse është me rëndësi t'i kompensoni dhëmbët që ju mungojnë:
• Nëse keni të gjithë dhëmbët do të keni më shumë vetëbesim.
• Kur dhëmbët janë të humbur, vendi ku kanë qenë dhëmbët në nofull fillon të tërhiqet dhe me kohë mund të humbni aq shumë kockë të disponueshme për vendosjen e implanteve, sa që do të ju nevojitet intervenim kirurgjik për kompensimin e kockës, me kockë artificiale.
• Humbja e dhëmbëve ndikon ne kualitetin e përtypjes dhe përzgjedhjen e ushqimit, shumë njerëzve të cilëve ju mungojnë dhëmbët nuk janë mirë të ushqyer, kjo mund të ndikoj në gjendjen e tyre shëndetësore.
• Humbja e dhëmbëve ndryshon kafshimin tuaj, ndryshimi i kafshimit tuaj të sjell deri te problemet me nyjën e nofullës tuaj.
• Humbja e dhëmbëve sjell deri te ndryshimet në të folur dhe gjithashtu ndikon në vetëbesimin tuaj.
Kush është kandidat potencial për vendosjen e implanteve dentare?
Pacientët cilët kanë shëndet të mirë oral dhe të përgjithshëm të cilët kanë humbur në mënyrë aksidentale një apo më shumë dhëmbë janë kandidat potencial, ndërsa ekzistojnë një numër i caktuar i sëmundjeve dhe gjendjeve tek të cilët është e kundërindikuar vendosja e implanteve, kujdesi i dobët i higjienës orale, konsumimi i tepruar i alkoolit dhe duhanit dhe pacientët me imunitet të kompromituar.
Si realizohet vendosja e implanteve dentare dhe sa zgjat procedura e vendosjes?
Faza e parë është, implanti dentar i cili duket si një vidë apo cilindër (Foto 3), vendoset në kockë d.m.th. në vendin ku mungon dhëmbi (foto 2), pastaj në kohë prej 2 deri në 6 muajve implantet lihen në kockë që të bëhet lidhja në mes të kockës dhe implantit në nivel qelizor (i ashtuquajtur osteointegrim). E tërë procedura fillestare e vendosjes zgjatë prej 30-60 minuta varësisht prej numrit të implanteve që ka për t’u vendos.
Faza e dytë, realizohet pas 2-6 muajve pasi të jetë bërë lidhja kockë-implant, kjo faze është e nevojshme për zbulimin e implantit dhe vendosjen e pjesës, i ashtuquajtur Abutment (foto 4) që lidh punimin protetikor me trupin e implantit.
mungesa-dh.jpg

Foto 2. Vendi ku mungon dhëmbi
vendosja-impl.jpg

Foto 3: Vendosja e Implantit
Abutmeni.jpg

Foto 4: Vendosja e Abutmentit
protektor.jpg

Foto 5: Vendosja e punimit protetikor
Sa gjatë qëndrojnë implantet dentare?
Implantet dentare janë përdorur për 30 vjet për të zëvendësuar dhëmbët që mungojnë. Ato mund të qëndrojnë tërë jetën varësisht sa i kushtoni kujdes shëndetit oral pas vendosjes. Si çdo restaurim tjetër stomatologjik edhe implant-dhëmbi i ardhshëm i juaj mund të dëmtohen nga trauma të ndryshme dhe të afektohen nga sëmundja e mishit të dhëmbëve.
Hulumtimet e fundit tregojnë një mesatare të qëndrueshmërisë së implanteve prej së paku 10 vitesh!
dhembet-mungojne.jpg

Foto 6. Vendi ku mungojnë dhëmbët
implant-vend.jpg

Foto 7. Vendosja e implantit
Abutmen-vend.jpg

Foto 8. Vendosja e Abutmentit
punimi-protekt.jpg

Foto 9. Vendosja e punimit protetikor
 
Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale

Implantologjia orale është pjesë e stomatologjisë e cila merret me mbjelljen e impianteve te padhëmbësia totale ose parciale me qëllim të përmirësimit të funksionit të përtypjes, estetikës dhe fonacionit.



Dominon mendimi se implantet e parë në të vërtetë kanë qenë transplante. Ata kanë qenë dhëmbë që iu kanë hequr robërve dhe të varfërve dhe ua kanë vendosur të pasurve. Materialet që përdoren për ndërtimin e impianteve duhet të jenë: biokompatibil, bioinert, biofunksional dhe bioadhezivë.

Me biokompatibilitet nënkuptojmë materialin që nuk është toksik, nuk vepron në mënyrë kancerogjene, nuk jep reaksion të trupit të huaj dhe nuk shkakton alergji. Në të vërtetë biokompatibiliteti është përshtatje e implanteve në indet e gjalla, duke mos shkaktuar dëmtimin e tyre. Bioinert d.m.th. materiali që përdoret për ndërtimin e implanteve është jo i tretshëm, rezistent dhe nuk i nënshtrohet korozionit. Biofunksionaliteti d.m.th. se materiali respektivisht implanti ka formë dhe dizajn të mirë, respektivisht fortësi dhe elasticitet të mirë.

Bioadheziviteti është ngjitja e ngushtë në mes të indit përreth dhe implantit. Metal zgjedhës për ndërtimin e impianteve është titaniumi i pastër. Ai është: inert, jo i tretshëm, rezistues në tërheqje, posedon potencial oseogjenik, nuk deponohet në organe dhe nuk jep reaksione sistemime (sepse e ka “gjysmëjetën biologjike” të shkurtër).

Profesori suedez Per-Ingvar Branemark, i pari e ka vërejtur se titaniumi mund të inkorporohet me sukses në kockë, me ç’rast osteoblastet rriten rreth sipërfaqes së titaniumit të implantuar. Me këtë krijohet lidhje strukturale dhe funksionale në mes të kockës dhe implantit. Sipërfaqja e trupit të implantit është e spërkatur me alumin oksid për të krijuar një sipërfaqe të vrazhdë, e cila e zmadhon sipërfaqen kontaktuese për 2-4 herë. Indikacionet dhe kundërindikacionet Vështirë është të theksohen indikacionet për vendosjen e implanteve. Indikacion për implantim mund të jetë vetëm dëshira e pacientit.

Kundërindikacionet për vendosjen e impianteve endooseale mund të jenë: të përgjithshme dhe lokale.

Kundërindikacionet e përgjithshme janë të shumta dhe përfshijnë:
* sëmundjet e eshtrave
* osteoporoza e shprehur,
* sëmundjet reumatizmale,
* koagulopatitë,
* sëmundjet e indit nervor,
* çrregullimet e metabolizmit.
* të sëmurët gjatë ose pas radioterapive
* personat emocionalisht jostabil, alkoolist dhe narkoman.

Kundërindikacionet lokale janë:
* shprehitë e këqija higjienike,
* renditja jo e volitshme e dhëmbëve të mbetur,
* raportet jo të mira ndërnofullore,
* atrofia e shprehur e kreshtave alveolare,
* pneumatizmi i shprehur i maksillës-sinus proccidens,
* dermatozat dhe infeksionet rekurente të indeve të buta të gojës,
* patologjitë e kockave të nofullave etj.

Për suksesin e implantit ka shumë rëndësi gjendja e indit rreth implantit; gingivës dhe indit kockor. Po ashtu ka shumë rëndësi zgjedhja e pacientit, i cili gjatë të gjitha fazave të punës është i gatshëm të bashkëpunoj me mjekun. Qëllimi i këtij punimi shkencor është që të prezentohet eksperienca jonë në implantologjinë dentare si dhe mundësia e shkurtimit të kohës së vendosjes së suprastrukturës pas implantimit te padhëmbësit parciale dhe totale.

Autori Hotz thekson se për shkurtimin e kohës së vendosjes së suprastrukturave pas implantimit është përgjegjës mbështjellësi i hidroksilapatitit te cilit i shtohet edhe aluminoksidi me granulate të keramikës.

* Hotz ka arritur të shkurtoj kohën e vendosjes së suprastrukturave në 4 deri 8 javë. Sipas rregullave standarde ose-integrimi arrihet brenda 4-6 muajve për nofullën e sipërme ndërsa ne kemi arritur ta shkurtojmë kohën në 3 muaj, ndërsa për nofullën e poshtme nga 3 -4 muaj ne këtë e kemi shkurtuar në 2 muaj.

Gjatë eksperiencës tonë kemi konkluduar se periudha e vendosjes së suprastrukturës pas implantimit mund të shkurtohet në 3 muaj për nofullën e sipërme dhe në 2 muaj për nofullën e poshtme duke u bazuar në konsistencën e kockës, stabilitetin primar të implantit dentar, numrin e implanteve dhe gjatësinë e implanteve. /Telegrafi/

Shiko fotografinë 1401372Shiko fotografinë 1401373
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top