Imazhet magjike të liqenit të kripur

Tuana

Nada é por acaso!
liqeni-i-kripur.jpg


Nuk e kanë parë shumë vetë, por është me të vërtetë një mrekulli e natyrës. Bëhet fjalë për liqenin e Uyunit në Bolivi, i cili njihet ndryshe si liqeni me ujë të kripur për shkak të përmbajtjes së tij.

Fotografi Michael Kittell ka bërë një seri fotosh të mrekullueshme, të cilat të lënë me të vërtetë me gojë hapur.

“Salar de Uyuni” është një shkretëtirë e madhe kripe, që me sipërfaqen e saj prej mbi 10 mijë metra katrorë është rezerva më e madhe e kripës në botë.


liqeniikripur1.jpg


Ai ndodhet në rreth 3.650 metra kuotë dhe vlerësohet se përmban 10 miliardë tonelata kripë, 25 mijë prej të cilave nxirren dhe përpunohen çdo vit. Bëhet fjalë për një të tretën e rezervave të kripës të të gjithë planetit.


liqeniikripur2.jpg

Rreth 40 mijë vjet më parë ishte pjesë e liqenit gjigand parahistorik Michin. Kur ky i fundit u tha u formuan dy liqene, Poopo dhe Uru Uru dhe dy shkretëtirat me kripë, Salar de Coipasa dhe Salar de Uyuni. /TCH/

liqeniikripur3.jpg


liqeniikripur4.jpg


liqeniikripur5.jpg

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top