Iliret shkruanin edhe letra.

Lauri

Anunnak
-Të flasim për pozitën dhe rolin e ilirëve në qytetërimin antik. Janë quajtur barbarë që banonin prapatokën apo periferinë e “qytetërimit” të vërtetë antik. Po çfarë ishte ky qytetërim antik? Nëse qytetërim do të thotë, qytete, tregti, organizim shtetëror, atëherë ilirët nuk ngeleshin mbrapa në asgjë.
Qytete. - Dhe qytete kishin! Të ndërtuara në pozita të sigurta, të fortifikuara; Pra, të zotët në artin e të ndërtuarit; dhe nëse vetë romakët mos t'i kishin djegur një pjesë të mirë të qyteteve (këtë e bënin zakonisht kur qytetet që pushtonin ia kalonin në bukuri Romës, si rasti i Kartagjenës) do zbulonim ashtu siç kemi zbuluar në Apolloni dhe Dyrrah, punime mermeri!
Punues druri e metali. - Tek druri arritën nivelin më të lartë, ndërtuan anijet më të shpejta në Adriatik; Dhe anijet nuk transportonin vetëm luftë, siç u pëlqente ilirëve, por dhe verë e grurë...
Minatorë të zotët, punues argjendi dhe ari. - Dhe këta nuk paskan pasur në përdorim monedhat?! Por çdo gjë me vlerë mund të shërbente si mjet shkëmbimi në këto raste, dhe monedha nuk ishte domosdoshmëria e vetme.
Tregtarë, prodhues vere, birre. - Artikujt më të shitur dhe ata më të përdorurit nga vetë ilirët. Dhe të prodhosh duhet teknikë, duhet lënda e parë, pra dalin dhe kultivues... Por duhen amfora për transportim, e megjithëse në fillim këtë artikull e importonin, më vonë ilirët e prodhonin vetë atë.
Bujq të zotët. - Ushqyen ushtarë pa pushim për shekuj me radhë; dhe nëse marrim në konsideratë terrenin e vështirë të Ballkanit, atëherë kanë qenë vërtetë të zotët.
Ushtarë! Më saktë, luftëtarë! - Karakteristika që do ti shoqërojë gjithmonë. Dhe këtu përkulën dhe vetë Romën e lavdishme me legjionet e saj të disiplinuara, por të kalbur në sistemin e saj politik. Mbrojtës të flaktë të lirisë së tyre, sistemi romak nuk i joshi kurrë (ai helen nuk u konsiderua kurrë rrezik për ekzistencën ilire, ata të vërtetët) deri në momentin kur iu imponua me dhunë.
Ilirët ripërtërinë shtyllën ku mbështetej sistemi romak, ushtrinë. Një ushtri skllevërish e bujqish, që u kthye me legjionet ilire në një ushtri të vërtetë që i siguroi Romës edhe disa shekuj jetë.
Organizimin shtetëror! - Mbreti, princi, kryeluftëtari. Ja ilirët! Të cilët nuk u joshën nga senati apo bulé-ja. Një ilir e jepte mendimin e votën e tij me shpatë.

-Po polet e “qytetërimit” antik?
Roma me senatin e saj u kalb në korrupsion deri në momentin kur dhe vendosën që shpëtimi ishte një Perandor. Kurse Heladha, u zhduk falë demokracisë së saj përçarëse dhe jetoi vetëm jehona kontradiktore e legjendave dhe ndonjë doktrinë filozofike krejtësisht e papërshtatshme dhe pa dinamikë.
Kështu dhe i erdhi fundi lirisë ilire, nga një Romë e ripërtërirë në sistemin e saj, si e vetmja mënyrë për të shpëtuar, por dhe për të shtypur ilirët dhe popujt energjikë të veriut.
Shoqëria ilire është lënë mënjanë sepse antikiteti dominohet nga “shoqëritë” helene e ajo romake. E para plot kontradikta dhe e dyta një shoqëri pa identitet që ripërtërihej sa herë pushtonte krahina, duke iu marrë elemente shoqërore për të plotësuar tyrin.
Komunikimi përmes letrave
Njëra nga mënyrat e komunikimit të ilrëve ishte edhe ai përmes letrave. Këtë gjë e bënte mbretëresha Teutë sidomos kur donte t'i dërgonte urdhëra ushtrisë që ndodhej larg1. Por duhet të mendojmë që nuk është ky i vetmi rast kur oborri ilir përdorte letrat për të komunikuar. Këto letra që dërgoheshin kilometra larg nga oborri duhej të kenë mbajtur patjetër shenjat e mbretëreshës apo mbretit.
Teuta nuk ka qenë e para që ka përdorur letrat por që me Agronin e babain e tij letra duhet të jetë futur si rezultat i konsolidimit dhe rëndësisë që mori mbretëria Ilire nën dinastinë ardiane. Shenjat duheshin për të vërtetuar origjinalitetin e letrave. Në një oborr, sidomos ai i Teutës, mund të bëhej pre shumë lehtë e abuzimeve me këto letra mbretërish që përmbanin urdhra.
Por dokumenti bëhej i pavlefshëm edhe kur mbante vulën e mbretit, kjo në rastin kur mbreti nuk dinte të lexonte dhe dashakeqësit mund të manipulonin urdhrat e mbretit sipas dëshirës, falë injoracës së tij. Në rastin e Teutës ajo ja dërgonte këto letra një nga komandantëve të saj, Skerdilaidit. Nëse një komandant2 dinte të lexonte po ashtu edhe mbretëresha nuk mund ngelej mbrapa. Kjo sepse mund ta humbte shumë shpejt fronin sidomos kur në oborr ambicia ishte e madhe, si në rastin e Demetër Farit.

1. Polyb, Historiae, II. 6. Ilirët dhe Iliria.....
2. Një tjetër komandant i Teutës dinte të lexonte, Demetër Fari. Demetri ndodhej në prani të Filipit V maqedonit kur këtij të fundit i vjen një letër që e lajmëron për fitoret e Hanibalit në Itali. Ky ia kalon letrën Demetrit për ta lexuar dhe për ta mbajtur sekret.

-Populli romak nuk e përdori monedhën prej argjendi përpara se të mundte mbretin Pirro. Ajo [monedhë] që tani quhet Victoriat, qe prerë sipas ligjit Klodia. Më përpara, kjo [monedhë] vinte nga Iliria, dhe pranohej në vend të mallit.1
Ilirëve tregtarë duhet tju jetë dashur shumë kohë të mësonin të prapambeturit romakë për format e reja të shkëmbimit në tregti. Tregtia në Romë, në kohën e futjes në monedhave duhet të ketë qenë në një fazë parake, ku malli shkëmbehej me mall.
Për tu zhvilluar më poshtë duke u nisur nga çështja në fjalë, është: minierat e argjendit, shtypja e monedhave.

1. Akademia e Shkencave, C. Plini Secundi, Naturalis Historiae, Lib. XXXIII, fq. 199

-...Marku hyri në Ambraki dhe i përzuri etolët pa u bërë gjë, por rrëmbeu shtatoret dhe pikturat që ishin në një numër të madh mbasi Ambrakia kishte qenë selia e Pirros. Përveç asaj, i dhuruan një kurorë ari prej njëqind e pesëdhjetë talentesh...
Polyb, Vep. përm. XXI, 30, f. 65.

-150 talente duhet të ketë qenë një shumë goxha e madhe në atë kohë. Në "Luftën e Peloponezit," Tucidida tregon se maksimumi i të ardhurave vjetore të Athinës (duke përfshirë këtu bile edhe një gjobë të majme që ishte vendosur mbi njërin nga qytetet rebele që sapo ishin thyer) arriti në 600 talente. Normalisht shuma e tributeve po të mos llogariteshin të tilla gjoba (të cilat nga një anë përdoreshin edhe për të hequr shpenzimet e luftës) arrinte në rreth 400 talente në vit në pikun e Athinës.

Artikulli i me siperm eshte marre tek Vargmal.org
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Iliret shkruanin edhe letra.

Diku me ka rene te lexoje nje koment mjafte interesant te nje akademiku gjermane:''Kur Iliret beni shkrim e lexim dhe shkrinin xehe, ne, Europianet kacavirreshim lisave''. :gjujpeshk: Kjo ndoshta edhe eshte e vertete, por, ne duhet ta argumentojme kete. Te hulumtojme arhivat e ndryshme te botes dhe te bejme zbulime arkeologjike te shume e shume vendbanimeve qe i kemi por si kemi hulumtuar kurre. Perndryshe, me keto investime qe po bejme ne kulture, them se, Iliret do te ndiheshin te turperuar me ne. :lexim::lexim:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top