Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ibadetja punësohet në spitalin ku i dhanë këmbët e humbura nga mina në Kosovë

Ibadete Thaçi, e cila humbi të dy këmbët e saj nga shpërthimi i një mine gjatë luftës në Kosovë, erdhi në Shtetet e Bashkuara për trajtim dhe sot punon përkrah mjekëve që i shpëtuan jetën. Ibadetja frymëzon njerëzit çdo ditë duke besuar se çdo gjë është e mundur.

Ibadete Thaçi ishte 13 vjeç kur një minë në Kosovë shpërtheu dhe i mori këmbët.

“Mbaj mend çdo detaj, sado e frikshme që tingëllon”, kujton ajo.

I treguam këtë foto të saj në internet. اfarë do t’i thoshte vetes në atë kohë nëse do të kishte mundësi?

“Se nuk duhet të humbasësh shpresën sepse ka njerëz në botë që do të të ndihmojnë, se një ditë do të gjesh veten dhe do të jesh e lumtur”, thotë Ibadetja.

Në vitin 2000, një program televiziv tregoi historinë e saj në një spital. Kur amerikanët mësuan për të, njerëz të panjohur e sollën në spital për një operacion të vështirë për proteza falas. Ajo nuk fliste anglisht…por do ta fliste gjuhën rrjedhshëm më vonë, do të mësonte të ecte… dhe do të kthehej në Shtetet e Bashkuara për shkollën e mesme dhe kolegjin.. dhe do të punësohej në Spitalin për Kirurgji Speciale!

اdo ditë 30 vjeçarja Iba ecën nga ndërtesa e saj për në punë – në të njëjtin korridor ku ajo si adoleshente mësoi të ecte përsëri.

Ajo ka 3 vjet që punon aty.. dhe nuk e beson se më e keqja që i ndodhi në jetë do të hapte një jetë të re për të.

Maratona është sfida e saj e radhës dhe duhet të përmendim se i pëlqen shumë të bëjë ski.

Ajo i frymëzon njerëzit çdo ditë – por ka një të vërtetë që ajo beson…

..çdo gjë është e mundur. /VOA/

Ibadete Thaqi
ibadetja1-780x439.png
 

Attachments

  • ibadetja1-780x439.png
    ibadetja1-780x439.png
    332.3 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back