Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ia zgjatni parfumit aromën

Sikurse edhe preparatet e kozmetikës, edhe parfumin duhet ta përdorni siç duhet për të arritur efektin e dëshiruar. ثshtë e rëndësishme se në cilën pjesë të trupit ta vendosni, në cilën mënyrë, por edhe në cilën periudhë të vitit.

Ja disa këshilla të dobishme
1. Mos e vendosni parfumin me gishta direkt nga shishja. Vaji nga lëkura juaj do të hyjë në shishe dhe kështu do të ndikojë në notën e aromës. Përdorni parfume me spërkatës apo hidheni parfumin në një pjesë lecke dhe pastaj e vëni në lëkurë.

2. Kur e vëni aromën, vendoseni nga kyçi i dorës dhe lart. Mbajeni në mend se aroma gjithmonë ngrihet! Po ashtu, ta keni në mendje rregullin e artë të parfumit: vendoseni në mënyrë të kursyer.

3. Bëni kujdes që parfumi të mos vijë në konkat me rrobat. Vendoseni vetëm në lëkurë dhe atë në ato pjesë ku do të zhvillohet më mirë dhe do të shndërrohet në aromë të vërtetë, respektivisht në pëllëmbë të dorës, në skaje të kyçeve të dorës dhe në nyje të këmbëve. Keni në mendje se parfumi mund të lë njolla në disa pëlhura të ndjeshme, posaçërisht në mëndafsh. Për këtë arsye, më së miri është ta vëni parfumin para se të visheni.

4. Mos blini parfum vetëm për atë se ka aromë të bukur në shoqen tuaj. Ai parfum i njëjtë mund të qëndroj keq tek ju. Për këtë arsye, para blerjes, provoje në dorë.

5. Keni në mendje se në parfum ndikon edhe periudha e vitit. Aromat më të forta dhe më të rënda, janë më të përshtatshëm gjatë vitit, ndërsa ato më të lehtit, për ditët e nxehta.
6. Kur blini parfum, mundohuni të mos i testoni më shumë se tre të ndryshëm përnjëherë, sepse hunda juaj më nuk do t’i dallojë. Parfumet e përziera, mund të ju shtyjnë që të blini atë që fare nuk ju përshtatet.

7. Mbrojeni parfumin nga drita dhe të nxehtit, në mënyrë që t’ia zgjasni aromën. Më shumë do t’i përshtatet tavolina e tualetit në dhomën e freskët të gjumit, se sa vendi para pasqyrës në banjë KS
 
flm shume per keshillat por doja te shtoja dicka


kur profumi eshte i markes dhe origjinal 1 sprucim te vogel ti besh ndihet era gjithe diten dhe sikur te djeresitesh era profum vjen nuk iken aroma nese perdor profum futja kot atehere kto keshillat mund te hyne ne pune


vendoseni në mënyrë të kursyer. kjo gje dihet por gjithmone nese seshte profum origjinal duhet te hedhesh gjysem shisheje per te pare rezultat
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back