I vdiqën dy fëmijët në aksident, gjykata liron nga burgu babain

Guest2

Antarë i Respektuar
aksidenti-2-933x445.jpg

Gjykata ka liruar nga burgu babain e dy fëmijëve, që humbën jetën në aksident, duke udhëtuar në makinë me nënën e tyre. Kështu sot Gjykata i ndryshoi masën të dënuarit Sokol Negollari, i cili ishte arrestuar për ndërtim të paligjshëm, duke vendosur detyrim paraqitje.

2 fëmijët e mitur mbetën viktimë e një aksidenti tragjik pasditen e së shtunës, në Qerret të Kavajës. Mjeti tip “Benz” që drejtohej nga nëna e tyre devijoi nga rruga dhe u përplas me trafikndarësen e autostradës. Silva Negollari ishte duke udhëtuar nga Durrësi në drejtim të Rrogozhinës bashkë me 3 fëmijët e saj të moshës 1, 3 dhe 5 vjeç.

Humbja e kontrollit dhe përplasja me trafikndarësen rezultoi fatale për 2 nga tre vëllezërit. Aksidentit i mbijetoi vetëm foshnja 1 vjeç dhe nëna e tyre. Depërtimi i llamarinës anësore të rrugës në brendësi të automjetit dyshohet të ketë shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy fëmijëve. Për të nxjerrë viktimat nga automjeti u desh sharrimi i barrierave metalike. 24 – vjeçarja po udhëtonte drejt burgut të Rrogozhinës bashkë me fëmijët, për të takuar bashkëshortin e saj. /tvklan.al
 
Titulli: I vdiqën dy fëmijët në aksident, gjykata liron nga burgu babain

Nuk gjen njeriu fjalet e duhura per keto lloj tragjedie.

Tmerri vete!

hajduti
 
Titulli: I vdiqën dy fëmijët në aksident, gjykata liron nga burgu babain

Pash policine kur kaloi rrufe.
Me than per 30 min qe ndodhi tragjedi.

Merziti,stresi,pakujdesia.AI aks nuk esht per aksident.NE paqe engjej.
 
Titulli: I vdiqën dy fëmijët në aksident, gjykata liron nga burgu babain

Femijet bashke me nenen,ishin nisur te takonin babain/burrin ne burg.
Ja pra ky eshte sistemi yne,ku ai qe nderton nje banes te vogel,futet ne burg..ndersa ai qe nderton pallate buze detit,rrine i lire.kjo eshte drejtesia shqipetare.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: I vdiqën dy fëmijët në aksident, gjykata liron nga burgu babain

Po cke qe I hyp makines kur sdi
 
Titulli: I vdiqën dy fëmijët në aksident, gjykata liron nga burgu babain

E pash lajmin qe mbrem por ketu ke frike te postosh dicka....

Nejse u prehte ne paqe shpirti i vogelusheve! :(
 
Titulli: I vdiqën dy fëmijët në aksident, gjykata liron nga burgu babain

I cili ishte arrestuar për ndërtim të paligjshëm, duke vendosur detyrim paraqitje.

Po cbehet keshtu me kete qeveri m... Besoj e ky eshte te grupi i atyre qe kan ndertuar nje kasolle apo qe kane nje llambe ndezur
 
Tjeter ceshtje kjo PSE esht arrsestuar.
Ceshtja PSE esht burgos eshte me e thell SE ndertimi PA leje.
 
Titulli: I vdiqën dy fëmijët në aksident, gjykata liron nga burgu babain

Nuk I di shkaqet,por ne kete rast ka me shume mundesi qe kjo goca 24 vj,me 3 femije ska qene shofere e mire....sma merr mendja te kete qene e dehur,me shpejtesi.ka edhe arsye psikologjike,ose pagjumesia por sbesoj se merr dikush iniciativen ti jap makines me 3 femije nese ndihet keq
 
Last edited by a moderator:
I cili ishte arrestuar për ndërtim të paligjshëm, duke vendosur detyrim paraqitje.

Po cbehet keshtu me kete qeveri m... Besoj e ky eshte te grupi i atyre qe kan ndertuar nje kasolle apo qe kane nje llambe ndezur

clidhje ka kjo me aksidentin?
 
Last edited by a moderator:
Titulli: I vdiqën dy fëmijët në aksident, gjykata liron nga burgu babain

Mekat.. Femijet jane shpirti jone, dhe besoj se kjo nene, ka nje dhimbje qe vetm Zoti mundet te ja lehtesoj... une renqethem nga vetem se mendoj, por aq ka qene dita e tyre, shpresoj qe nena te jete ne gjendje te kujdeset per bebin, se ajo do kaloj krize edhe ate te tmerrshme...O Zot lehtesova gjendjen...
 
Titulli: I vdiqën dy fëmijët në aksident, gjykata liron nga burgu babain

clidhje ka kjo me aksidentin?

Kush foli pwr aksidentin me duket titulli po flet per ate ca ka bere gjykata ne lidhje me lirimin edhe pse ishte arrestuar i ati i femijeve te vdekur
 
Last edited by a moderator:
Titulli: I vdiqën dy fëmijët në aksident, gjykata liron nga burgu babain

Gjynah per femijet dhe prinderit.
Sa vdesim ne shqiptaret qe edhe ne momente te tills te paragjykojme.
Padiskutim qe faji ka qene i shoferes...ne kte rast i nenes ,por a duhet te merremi me fatkeqesine apo ti shtojme ca doza benzine ?
E sa per ceshtjen e te jatit skuptoj lidhjen qe behet.
Themi duam shtet por shteti ska devijime kasolle apo pallat. Tjeter gje pastaj pse ai i pallatit nuk futet ne burg.
Gjithsesi se sdua te merrem me kte pjese....fatkeqesia mund te kish ndodhur kudo.
Tmerr qe ka perjetuar ajo nene!!!
 
Titulli: I vdiqën dy fëmijët në aksident, gjykata liron nga burgu babain

Nje lajm vertete shume tragjik. :(
Per sa i perket arrestimit te babait,kjo mund te ndodhe nese gruaja i jep makines pa patente edhe nese nuk e kane te dy emrat ne te njejten kompani sigurimi,ose ti kete dhene te drejten e drejtimit te makines.Te pakten ketu keshtu funksionon rregullorja per ne Shqiperi nuk e di tamam te sakte.
U preheshin ne paqe nena edhe dy femijet e vegjel! :(
 
Titulli: I vdiqën dy fëmijët në aksident, gjykata liron nga burgu babain

oh Zot.. C'traume do kalonka nena shkrete. :(
 
Titulli: I vdiqën dy fëmijët në aksident, gjykata liron nga burgu babain

Tmerri Vet :(
Dheu Qoft i Leht Per ta
Ska nevoj per replika :( :(
 
Titulli: I vdiqën dy fëmijët në aksident, gjykata liron nga burgu babain

U prehshin ne paqe!

Ca ti besh jetojme ne Albanistan!
 
Titulli: I vdiqën dy fëmijët në aksident, gjykata liron nga burgu babain

Sa te vegjel femijet. U prehshin ne paqe.

Por dhe me 3 femije kaq te vegjel nuk udhetohet vetem se te cperqenrojne. Ska rendesi tashme por nje pergjegjesim per te gjallet duhet te behet.
 
Titulli: I vdiqën dy fëmijët në aksident, gjykata liron nga burgu babain

Aksi rrugor eshte i mire,me sinjalistike etj.
Ora e keqe per fatmjeren ,fatzezen,per yjet e saj qe nje hekur 30 cm ua pershkroi trupin.
S'ka vend per ta gjykuar Albanistan e perralla.

Nqs s'njeh situaten hesht me mire.
Esht mire tema te dergohet nr arkiven e forumit,para SE te shoqeroj icona te qesh postimet.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: I vdiqën dy fëmijët në aksident, gjykata liron nga burgu babain

Nuk e kuptoj si mund te aksidentohesh ne ate rruge, vetem ajo dhe Zoti e dine aresyen e aksidentit se eshte cudi e madhe.

Gjynah per femijet Xhenneti qofte per ta.
 
Titulli: I vdiqën dy fëmijët në aksident, gjykata liron nga burgu babain

Nje lajm vertete shume tragjik. :(
Per sa i perket arrestimit te babait,kjo mund te ndodhe nese gruaja i jep makines pa patente edhe nese nuk e kane te dy emrat ne te njejten kompani sigurimi,ose ti kete dhene te drejten e drejtimit te makines.Te pakten ketu keshtu funksionon rregullorja per ne Shqiperi nuk e di tamam te sakte.
U preheshin ne paqe nena edhe dy femijet e vegjel! :(

Ti po qe i ke hyre temes ne fill.....
 
Titulli: I vdiqën dy fëmijët në aksident, gjykata liron nga burgu babain

Aksi rrugor eshte i mire,me sinjalistike etj.
Ora e keqe per fatmjeren ,fatzezen,per yjet e saj qe nje hekur 30 cm ua pershkroi trupin.
S'ka vend per ta gjykuar Albanistan e perralla.

Nqs s'njeh situaten hesht me mire.
Esht mire tema te dergohet nr arkiven e forumit,para SE te shoqeroj icona te qesh postimet.

Pikerisht
Edhe kur mund te tregojme se jemi njerez me shpirt prape tregojme vrerin qe kemi.
Propozoj te hiqet si teme meqe ne shqiptaret edhe ne dhimbje sdime te behemi nje!
Turli traplliqesh lexon!
 
Titulli: I vdiqën dy fëmijët në aksident, gjykata liron nga burgu babain

Eh Edvina Edvinushe,futi burgjeve keta te shkretet,dhe lere rrugve krimielet e vertet,qe shkojne e zbrasin 15 pulmba siper tjetrit,mes dites ne Durres.
Ja keshtu,depresioni fati i keq,trysnia qe bashkshorti ne burg.
Mund ti kene shembur ndertesen,shtepin,sa do i duhet te paguaje per te nxjerr burrin nga burgu?
Ka lekete per gjygjin? etj etj etj..
Nesje mbi te gjitha dita e zeze e saj.
:( U prefshin ne paqe!
 
Po Edvini c'hyn ne aksident moj aman?
po pse edhe vdekjen doni ta politizoni....pa pike lidhje .
Po pse aludon kete , e nuk aludon se duke qene me tre femije e makine eshte hutuar nga femijet dhe ska pare cfare ka ndodhur?
pastaj ku e di per cfare u fut ai boti ne burg?
bejini nje nder vetes , ngushelloni e lerini pikat mbi I!!!!!!
 
Une dhash mendimin tim!
Dhe eshte e drejta ime.
Besoj nuk cenova askend dhe asnjne.
Perderisa lajmi eshte vizualisht dhe nuk jemi realisht ne mort te prishim qetesin e dhimbjes dhe njerzve ne mort.
Mendoj qe jemi brenda kontureve normale te nje lajmi traxhik.
Ku mendimet jane te ndryshme ne varsi te syrit lexues.
Dhe sigurisht ne fund dhash dhe ngushllimet.
Ndersa per ata qe duan te japin ngushllimet ne form kortezie dhe sa me te afer dhimbjes ne fjale.
Mendoj duhet te behen pjese reale e kortezhit te engjujve.
 
Titulli: I vdiqën dy fëmijët në aksident, gjykata liron nga burgu babain

Nuk ka vend as ngushellimi me ne kete teme.

Hiqeni se eshte me mire,sepse sa here lexohet,aq me shume sheh postime te ndryshme.

Pse eshte futur ne burg ai zoteria eshte dicka me shume se ajo c'lexohet.
Media per show nxjerr lloj lloj artikulli(e gazetaret te ngjashme me ne ketu jane,tallen,e politizojne,bejne sikur ju vjen keq duke e bere per te pas me show mediatik etj.

Sahati i keq i te mjeres!
Fati i prere per ata dy femije.

Nje arsye per te shkruar marrezira ky popull i marre.
 
Pasion nuk shoh arsye te mbyllet tema.
Mendimet le te jene te ndryshme.
Sepse dhe ne jemi te ndryshem.
Mua me aq sa lexova ne artikull,dhe lexova qe;- i shoqi i saj eshte futur ne burg per nje ndertes pa leje.(Dhe duke ditur qe Edi i ka bere,dhe i bene ne mase keto arrestimet per mos pagesa taksash,dritash etj etj ) me lindi ai mendimi vrere dhe para nje lajmi mortor)Kaq.
Tani une s"kam ide nese zotria eshte nje kriminel,eshte nje bandit,nje qytetare pa veper penale apo jo.
Mendimi im shkone ne pergjthesimin e nje realiteti social,duke tejkaluar traxhedin ne fjale.
Fakti i komenteve tona ketu,as nuk e bene me te madhe dhimbjen e tyre,dhe as nuk e zbute,fatkeqsishte ate.
 
Titulli: I vdiqën dy fëmijët në aksident, gjykata liron nga burgu babain

Nev , sigurisht qe eshte mendimi yt dhe askush sta ndalon , por jepi cezarit ate qe i takon cezarit!

Por sdo te thote te jesh FIZIKISHT diku qe te ndihesh pjese e TRAXHIKES sic thua ti !
Me mire le te heshtim sesa bejme nje faj edhe me te madh , ku kesaj tragjedie i vendosim emrin e nje individi, drejtojme gishtin drejt dikujt qe ska perse fatkeqesite tona tia mbartim mbi kurriz!
NDoshta do mendosh se po mbroj dike , dhe sdo cuditesha hic qe do mendoje keshtu ....ndodh zakonisht ky fenomen.
Ajo cka dua te te them ty dhe gjithkujt eshte nje mesazh , sepse ndryshimi per cdo gje nis nga VETJA.
Le te urojme qe ata femije te gjejne paqen prane Zotit dhe kurajo per ata prinder....
Dhe kurre Zoti mos na vente para sfidave te tilla....kurre!

Jemi pergjegjes per veprimet dhe mosveprimet tona, si rrjedhoje do pranojme edhe konseguencat!
 
Titulli: I vdiqën dy fëmijët në aksident, gjykata liron nga burgu babain

C'te diskutoni?
Me trego c'do te diskutoni ne ate teme?

Nuk ka te beje me postimin tend sugjerimi im te mbyllet,por duke e pare ne teresisht c'ka eshte shenuar ne te dal ne ate konkluzion.

Hapni nje teme kur thoni pse futen ne burg ata qe shkelin ligjin.
A zbatohen rregullat e qarkullimit rrugor ne Shqiperi?
Pse ndodhin aksidente ne Shqiperi?

Por ne kete teme ndiej dhimbje,prandaj c'do gje qe shkruhet me duket siperfaqesore me llafollogji.

nqs do kisha tendence drejt shkrimit tend e kisha repliku ate.
 
Titulli: I vdiqën dy fëmijët në aksident, gjykata liron nga burgu babain

Mon Fakti qe une apo dikush tjeter ketu, beri apo bene nje koment ne nje ngjyre ndryshe.
Kjo nuk verteton qe ndjeshmeria njerzore,tek njeri komentues eshte me i larte e tek tjetri me barbar apo me i pa-ndjeshem.
Gjithashtu Edi ne kete rast nuk eshte promotori direkt i ketij aksidenti,kete e kuptojme te gjithe sigurisht.
Por ama Edi bashke me politikat fiskale dhe legjislative ne shume segmente te jetes sociale Shqiptare eshte promotori i ketyre ngjarjeve.
Dhe e gjitha cfare une permbledha ne ate mendim indirekt kaq ishte.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top