I njohim të gjithë llojet e djathërave?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
I njohim të gjithë llojet e djathërave?

GOUDA

Malli më i famshëm i eksportit holandez (përveç tulipanëve) është ky djathë i verdhë i mirë, shpesh i paketuar në dyllë të kuq dhe celofan. I bërë nga qumështi i lopës, Gouda njihet përgjithësisht për shijen e tij të butë dhe të lehtë dhe sipërfaqen e lëmuar. Gjendet edhe i tymosur por me shije ekstra të fortë. Por gouda vërtetë e shijshme është ajo e staxhionuar për më shumë se 18 muaj. Kthehet në ngjyrë qelibari dhe ka një shije pothuajse të ëmbël, si karamele e djegur. Provojeni! Priteni në copa dhe shoqërojeni me verë të kuqe ose birrë, është e mrekullueshme.
MUENSTER

Djathi Muenster klasik nuk është i njohur më pak për shijen sesa për aromën e tij. Rrënjët nga Alsasa e Francës, e bërë nga murgjit, me origjinë të emrit nga latinishtja që do të thotë “manastir”. ثshtë djathë nga qumështi i lopës. Të tillë djathëra qëndrojnë rregullisht në shëllirë gjatë fermentimit për të marrë aromën nga rritja e disa baktereve të caktuara. Muenster klasik ka pjesën e brendshme të butë dhe pothuajse të lëngshme dhe shije të fortë dhe pjesën e jashtme në ngjyrë portokalli.
STILTON

Quhet edhe “Mbreti i Djathit Anglez”. ثshtë djathë i fortë, me vena blu dhe e meriton një titull të tillë. Djegës, pikant, kremoz dhe aromatik, Stilton është një djathë gjysmë i butë nga qumështi i lopës, i përgatitur sipas rregullave strikte vetëm në 3 vende të Anglisë. Njihen dy lloje: blu dhe i bardhë, ndonëse i bardhi është shumë më pak i njohur dhe shkon më shumë më frutat. Stilton është një dyllë në pjatën e djathërave dhe shoqërohet me biskota të forta, fruta dhe verë të kuqe. Gjithashtu përdoret edhe në sallam dhe salca.
FETA

Kjo dhuratë e kripur dhe pikante nga Greqia është përhapur shumë gjatë viteve të fundit por ka qenë djathi i preferuar përgjatë Mesdheut për shekuj të tërë. Ajo që e bën të veçantë nga djathërat e tjerë është se, ai konservohet në shëllirë, duke i dhënë një shije të rrallë dhe të fortë (ndonjëherë quhet djathi turshi). Tradicionalisht, feta prodhohet nga qumështi i dhisë apo i deles por në ditët e sotme ai shpesh bëhet me qumësht lope. Gjiza kripëset, pritet, paketohet në fuçi me shëllirë apo hirrë dhe më pas presohet në kallëpe katrorë. Feta variron nga i butë në gjysmë i fortë, me një përbërje të thërrmueshme dhe të pasur, shije të fortë dhe që bëhet më pikant me kalimin e kohës.
PARMIGIANO REGGIANO

Djathi më i famshëm italian (dhe më i kopjuari), Parmigiano-Reggiano i vërtetë bëhet ekskluzivisht nga qumështi i lopës në krahinën në afërsi të Parmës në Itali. Ka një shije të veçantë, atë të arrës. Vetëm djathi i bërë në Parma, në Itali mund të quhet Parmiggiano-Regianno; djathërat me etiketa Parmesan apo Parmigiano prodhohen diku tjetër. Një djathë i fortë i staxhionuar për rreth dy vjet, përdoret më shumë për gatim dhe skarë. Përpiquni të përdorni një thikë zarzavatesh për të bërë kaçurrela mbi pasta dhe makarona apo sallata-duket mrekulli dhe është i shijshëm.
BRIE

Një nga djathërat më të njohur francezë, i ka dhënë kënaqësi pallateve franceze prej shek. VIII. ثshtë gjalpë i zbutur brenda, ka një shije të pasur dhe kremoze e shkrin lehtë. Brie është pjesa kryesore dhe më e shkëlqyer e një pjate drithërash, sepse është garantues i kënaqësisë. Zgjidhni atë që është i shkrirë në mes dhe ka ngjyrë kafe në sipërfaqe – kjo është një shenjë që tregon se është i përshtatshëm.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: I njohim të gjithë llojet e djathërave?

Bri, camomberin e bej te vdekur :) eshte shume djath i mire dhe feta greken e perdor shume sidomos ne sallate
 
Titulli: I njohim të gjithë llojet e djathërave?

mua me pelqen dhe ky. pecorino, i bere me qumsht dele
 
Last edited by a moderator:
Titulli: I njohim të gjithë llojet e djathërave?

GORGONZOLA ME PELQEN MUA dhe brie
 
Last edited by a moderator:
Titulli: I njohim të gjithë llojet e djathërave?

PARMIGIANO REGGIANO

Vetem nga ky djathe te kem te ha sdua djathe tjeter
 
Titulli: I njohim të gjithë llojet e djathërave?

Djath delje me pelqen mua po ktu nuk paska :D
 
Titulli: I njohim të gjithë llojet e djathërave?

harruat kackavallin more
 
Titulli: I njohim të gjithë llojet e djathërave?

hey sweeeet me sa eshte kilja e PARMIGIANO REGGIANO???!
 
Titulli: I njohim të gjithë llojet e djathërave?

Gorgonzola eshte i preferuari im, sidomos ne sallate leshile me thana dhe me portokalle, kete siper eshte nje balsamic vinegar me manaferr... NICE!

Pastaj pas Gorgonzoles me pelqen Gouda dhe Fetta (ai francez, jo ai grek)
 
Titulli: I njohim të gjithë llojet e djathërave?

Ky lloj djathi me pelqen mua :) chaumes mmmmhhhhhh
 

Attachments

  • Chaumes_djathe.jpg
    Chaumes_djathe.jpg
    8.3 KB · Shikime: 17
Titulli: I njohim të gjithë llojet e djathërave?

gorgonxola me pelqen, eforta heren e pare qe e kam pare i kam thene kamarjerit qenka imykur...
 
Titulli: I njohim të gjithë llojet e djathërave?

Tri lloje të djathit në pjatë

Djathi parmasan, mozarella dhe rikota janë përmbajtja e një pastë të shijshme për ata persona që janë vegjetarian dhe dëshirojnë që afër djathit të kenë edhe sallata të kopshtit afër. Për ta ulur përmbajtjen yndyrore të këtij specialiteti italian duke rritur vlerat ushqyese vendosni djathin e yndyrshëm pranë sallatës se gjelbër.

Përmbajtja

Makarona në lloje të guacës
0.5 gramë gjizë të thatë
Gjysmë filxhani djathë rikota me pak yndyrë
Gjysmë filxhani djathë mozzarell të grirë
Një të katërtën e një filxhani me djathë permasan
Gjysmë luge me majdanoz të tharë dhe të freskët.
0.5 domate të qëruara italiane dhe të prera
05 g salcë të domates
Majdanoz të prerë dhe të freskët (sipas zgjedhjes tuaj)
Djathë përmasan të prerë (zgjedhore)

Përgatitja

1. Përgatitni makaronat për rreth 12 minuta apo deri atëherë kur ato të thahen. Ftohni makaronat në një tepsi mbi një fletë metalike të lyrë më vaj.
2. Në të njëjtën kohë, për t’i mbushur merrni një pirun dhe mbusheni hapësirën e makaronave. Përzije bashkë me një ve, djathin rikota, mozarella, parmasan dhe dy lugë me majdanoz. Përzieni dhe shtoni një të tetën e lugës me piper. Merre një lugë dhe kërkojeni guaskën makaron. Vazhdoni duke i mbushur deri sa të bëhet një pjatë e plotë.
3. Kombinoni domatet e pathara dhe salcën e tyre: zbrazeni mbi makorano në një enë kuzhine. Piqeni në një temperaturë prej 250 gradë Celsius për 15 minuta. Zbulojeni dhe shërbejeni pas 10 deri në pesë minuta.
4. Kur ta shërbeni spërkateni me majdanoz dhe djathë të grirë parmasan nëse dëshironi. Vlen për katër persona.
 
Titulli: I njohim të gjithë llojet e djathërave?

pecorino me pelqen shuuuuuuuuuuuuuuuuuuumeeeeeeeeeeee...
si dhe feta greke,e grana padano;)
 
Titulli: I njohim të gjithë llojet e djathërave?

vetem francezet kane 400 lloje djatherash
ata kane nje shprehje "Un repas sans fromage est comme une belle fille à qui il manquerait un œil" = "Nje vakt pa djathe eshte si nje vajze e bukur te ciles i mungon nje sy"
 
Pe: I njohim të gjithë llojet e djathërave?

Mua me pelqen shume ky djathi mozzarella...me pelqen ta ha thate fare, te pashoqeruar me asgje :)

7-most-popular-kinds-of-cheese-mozzarella-cheese.jpg
 

Attachments

  • 7-most-popular-kinds-of-cheese-mozzarella-cheese.jpg
    7-most-popular-kinds-of-cheese-mozzarella-cheese.jpg
    83.6 KB · Shikime: 0
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top