I madhi “Grimoire”, ose “Bibla e Satanait”

Malsi

Anëtar i Nderuar
I madhi “Grimoire”, ose “Bibla e Satanait”

Kjo teori bazohet në faktin se i ashtuquajturi “I Madhi Grimoire” ekziston, dhe është e sigurt. Eshtë një libër, i cili quhet gjithashtu “Dragoi i kuq”, dhe “Bibla e Satanait.” Libri është i vërtetë, për arsye se Kisha Katolike zyrtarisht pretendon pronësinë e tij, por nuk e ka lënë asnjëherë publikun t’i hedhë sytë. Eshtë fakt se është zbuluar në Jeruzalem, në vitin 1750, në varrin e Solomonit, i shkruar ose në Hebraishten Biblike ose në Aramaikisht. Dorëshkrimi nuk daton në një kohë të mëparshme sesa kjo, ose Kisha nuk e ka thënë, por libri vetë është gdhendur me datën 1522 të Erës së Re. Teoricienët pretendojnë se ishte kopjuar në atë vit nga një dorëshkrim i shkruar në vitin 1200, ose më parë. Prova më e hershme e tij vjen nga shkrimet e një farë Honoriusi i Tebës, ekzistenca e të cilit nuk ka qënë provuar në mënyrë të pakundërshtueshme.

Ai mund të ketë qënë Papa Honorius III (1148-1227). Honoriusi i Tebës besohet të ketë shkruar diçka, që tani quhet “Libri i betimit i Honoriusit” nga i cili e ka prejardhjen edhe “I Madhi Grimoire”. Teoria pretendon se Honoriusi ishte ose Satanai vetë, ose i pushtuar nga Satanai, me qëllimin për të shkruar librin. Përmban udhëzime se si mund ta thërrasësh Satananë në çdo kohë, në çdo vend në Tokë, për qëllime të ndryshme. Fjala “grimoire” do të thotë një libër magjish. اdo lloj magjie, e mirë ose e keqe. Një pjesë e madhe e të ashtuquajturave kopje janë në qarkullim rreth botës, por asnjëra nga këto, pretendon teoria e konspiracionit, nuk përmban fjalët e vërteta të Grimoire-s së vërtetë. Eshtë shumë popullor në kulturën voodoo të Haitit, dhe praktikantët atje pretendojnë të përdorin librin gjithë kohën, si një “libër gatimi” për magji dhe magjistarë.

Teoricientë pretendojnë se Grimoire është vetë i supernatyrshëm, në kuptimin që i reziston djegies, nuk mund të pritet, shpohet, penetrohet, ose shkatërrohet. Eshtë i vetmi libër me njohurinë sesi ta thërrasësh Satananë, me një ritual preçiz për t’u kryer. Duke qënë I shkruar nga Satanai, sipas Teorisë, detajon prova të mrekullive supernatyrore të ndryshme të Biblës, vendodhjen e saktë të relikeve biblike, madje përmban skica personale të Satanait, të fytyrës së Judas Iscariotit dhe Jezu Krishtit.

Për arsye se është në zotërimin e Kishës Katolike, teoria vazhdon të pretendojë se çdo Papë fillon si një njeri, dhe pastaj “pushtohet” dhe “zotërohet” nga Satanai, sapo zgjidhet. Filmi i vitit 1989 “Warlock,” me aktorë Julian Sands si Antikrishti në perespektivë, e përdor Grimoire si një paisje kryesore komploti, dhe shkon edhe më tej, duke pretenduar se Grimoire përmban emrin sekret të Zotit, i cili, kur shqiptohet nga e kundërta, do të shkatërronte universin. Atëherë, ku është Grimoire? E kuptuat vetë: Në Arkivat e fshehtë të Vatikanit.
11403463_906425629422359_3484222126775147221_n.jpg

B. e verteta
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top