I Kadare: Turko-osmanët ishin krah i sllavëve kundër shqiptarëve

Lauri

Anunnak
Turko-osmanët ishin krah i sllavëve kundër shqiptarëve

Në fundjavë (15.06) në Këln ishte i ftuar shkrimtari Ismail Kadare i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe shkrimtarja e njohur Helena Kadare. Kadare foli ndër të tjera për raportin Shqipëri - Europë - Perandori osmane.

Bashkëbisedimi me shkrimtarin u fokusua më shumë në librat më të fundit të Kadaresë dhe veçanërisht në temat më aktuale që preokupojnë shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë. Duke u nisur nga jehona që ka bërë libri më i fundit i tij “Mosmarrëveshja”, pjesë e të cilit u lexuan në sallë shqip dhe gjermanisht, interesimi i publikut u ndal më së shumti në temën mjaft delikate të raportit mes Shqipërisë dhe Europës, apo të raportit të Shqipërisë me kohën e pushtimit turk, për të cilën kohët e fundit ka pasur shumë diskutime.

Sipas Kadaresë, problemi thelbësor mbetet raporti i Shqipërisë me Europën „Nuk ka problem të Ballkanit, ballkanas - ballkanas ose problem të Shqipërisë, shqiptar – shqiptar. Nuk ka asnjë problem të asnjë populli të Gadishullit pa qenë i lidhur me Europën”. Për Kadarenë shqiptarët janë një ndër tri popujt më të rëndësishëm në Ballkan. Pra këta janë: shqiptarët, grekët dhe serbët. Por, sipas tij, ka mbi një shekull që pati lindur një teori që vetëm dy nga këta popuj duhet të qëndrojnë në Europë, ndërsa një duhet zhdukur.

S'mund të ketë Shqipëri jashtë qytetërimit europian

“Populli i dëbuar që është populli shqiptar, duhej të dëbohej me forcë, me ndarje, me shpërngulje, me denatyrim, duke provuar të gjitha mënyrat. Madje për parantezë: gjuha shqipe në Europë është e vetmja e ndaluar me ligj për shekuj të tërë. Nuk ka një gjuhë tjetër indo-evropiane që është e ndaluar si shqipja dhe kjo ende nuk është shpjeguar nga historiografia shqiptare”. Duke u nisur nga këto fakte, sipas Kadaresë shqiptarët megjithatë kanë një lloj përkushtimi disi të habitshëm për Europën, për qytetërimin europian. “Ata e kanë kuptuar se s'mund të ketë Shqipëri jashtë komunitetit europian, jashtë qytetërimit europian”.

Në librin “Mosmarrëveshja”, Kadare heq një paralele mes shqiptarëve dhe Europës duke theksuar se ngjajnë për nga ashpërsia. Këtë Kadare e konkretizon me faktin se ky kontinent (Europa) ka lindur dy përbindëshat më të rrezikshëm të shekullit të 20 e këtej: Fashizmin dhe bolshevizmin. Por po vetë kjo Europë i ka mbytur ato. “Nuk e mbytën fashizmin dhe komunizmin as popujt e Afrikës, as Kina dhe as India apo ndonjë kontinent tjetër. Dhe këtu është forca e qytetërimit europian, që ai edhe kur pjell të keqen di ta mbysë atë. Besoj se tashmë të gjithë e kujtojnë parullën tonë pas rënies së komunizmit: E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Një tjetër temë me të cilën u përball shkrimtari Kadare në mbrëmjen letrare në Këln ishte edhe periudha e sundimit osman në Shqipëri, për të cilën pati një sërë pyetjesh nga të pranishmit. Dihet tashmë se në Kosovë, por edhe në Shqipëri është vënë në diskutim raporti i Shqipërisë së atëhershme dhe pushtimit osman. Shumë debate kanë nisur edhe mbi ndryshimin e teksteve të historisë për periudhën osmane. Ka shumë teza që vënë në diskutim këtë periudhë historike. Kadare me një gjuhë të ashpër u shpreh mjaft kritik ndaj kësaj teme. “Thelbi dhe baza e historisë nuk mund të ndryshohet, ajo mund të interpretohet sipas interesave të ditës, por kurrsesi nuk mund të ndryshojë. Këtë “teori” që ka dalë tashmë në skenën shqiptare Kadare e quajti “filozofi e robërisë”.


Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarët nga sllavët

Sipas kësaj teorie, “pushtimi osman ka pasur diçka pozitive për kombin shqiptar, sepse e ka mbrojtur kombin shqiptar nga një rrezik më i madh që ishte rreziku sllav”. Por kjo, sipas Kadaresë është e gjitha krejtësisht e pavërtetë. Kjo është një fantazi makabër, shpifje, një doktrinë e sajuar. “Të gjithë popujt e Ballkanit pësuan një dramë të përbashkët dhe në këtë dramë nuk ka pse populli shqiptar të bëjë befas një përjashtim, sepse nuk ka pasur kurrfarë përjashtimi në fatin e tij. Populli shqiptar ka qenë më i ashpri kundër Perandorisë Osmane, për vetë faktin se shqiptarët u bënë pengesë kryesore për depërtimin e Perandorisë Osmane deri në Itali. Sllavët vetë ishin për faqe të zezë, gjendja e tyre ishte më e defavorizuar se e shqiptarëve. Atëherë: nga cilët sllavë na mbrojti Perandoria Osmane? Si na mbrojtën ne turqit nga sllavët? Kjo është e pabesueshme, nga ana logjke, nga ana psikologjike. Për mua e gjitha është groteske, e paimagjinueshme, nga fillimi deri në fund”, shtoi Kadare, njofton dw.

Në fund të takimit u diskutua me shkrimtarin edhe pozicioni i Shqipërisë lidhur me hapjen e arkivave, me zbardhjen e së kaluarës duke iu referuar shembullit të Gjermanisë e cila e kapërceu këtë akt në mënyrë të shkëlqyer. Për Kadarenë ky problem nuk mund të anashkalohet se paska probleme të tjera në Shqipëri më të rëndësishme se sa ky. Ai i quajti të pajustifikueshme të gjitha zvarritjet që bëhen në këtë drejtim. Sipas tij, kjo detyrë morale për hapjen e arkivave të fshehta, të ndërgjegjes së një populli është numër një dhe përsa i përket profecisë se po u hapën arkivat e fshehta do të ndodhi katastrofë, kjo sipas tij nuk është e vërtetë. “Përkundrazi asnjë katastrofë nuk i erdhi as Gjermanisë, madje një nga arsyet që eci përpara ishte edhe kjo: pastrimi i ndërgjegjes”, theksoi Ismail Kadare.
 
Titulli: I Kadare: Turko-osmanët ishin krah i sllavëve kundër shqiptarëve

Kadar eshte i mir per poezi per tjerat del komunist i shpifur........... Kur nuk ishte Turku kemi qene nen perandorine Serbe, me perpara ne ate bizante, me perpara ne ate bullgare, me perpara ne ate romake. Qe nga shekulli 3 para eres sone deri sa erdhi Turku qe ja morri ballkanin serbise kishim qene i pushtuar. Tani ku dreqin ka qene krah i sllaveve turku kur ty te cliroi nga sllavi dhe te vuri padron te sllavit.
nuk u fol asnjher per pushtimin 10 shekullor romak qe te shfarosi gjithcka, sfolet per ate bullgar qe i vuri cdo gjeje emra sllave, sfolet per ate serb qe ju ktheu nga shqiptare ne serbe, por flasin vetem per ate turk qe mbrojti.
 
Titulli: I Kadare: Turko-osmanët ishin krah i sllavëve kundër shqiptarëve

Sa shekuj qendroj Iliria nen sundimin romak, Arfellina, 10 shekuj?
Ne shekullin 3 para Lindjes se Krishtit, Ballkani ishte i pushtuar nga turku?? lol Kur ne shek 3 deri ne shek 5, pas Lindejs se Krishtit sllavet merrni leje per kalimin e Danubit per te punuar ne tokat ish-ilire. Dhe rekrutoheshin si ushtare nen perandoret romak te Lindjes(perandor ilir ne fakt). Kishte gjekundi Turqi ne atye kohe, pra pas 6-7 shekuj me vone seç po flet ti?
Pas 100 vjet nen sundimin serbe ne mesjete, gjuha shqipe Arbnore lulezonte, shkruhej dhe lexohej ne menyre perfekte. Me ardhejn e turqeve ne 500 vjet humbi nga qarkullimi fale atyre "vellezerve", dhe mbijetoj ne mendjen e njerzeve..(katolik) dhe rilulezoj perseri ne 1908-en, po nga katoliket..:) Gjuha jone shqipe, ku mburremi si gjeja me e shtrenjet e cila na tregon gjurmet tona antike te pamohueshme si popull i vjeter.

Te gjykosh Kadarene, te duhet shume pune Arfe. Dhe shume "metematike"-histori, pasi e bere lemsh fare
 
Titulli: I Kadare: Turko-osmanët ishin krah i sllavëve kundër shqiptarëve

Perandoria Osmane na shpetoj nga greqizimi dhe sllavizimi :D ky komunisti kot flet ! por nuk e di se si 39 kryeministra shqiptare qe ishin ne perandorin osmane paskan luftuar kunder vet popullit te tij ! sepse keshtu i bie qe shqiptari ka luftu shqiptarin ! :D
 
Titulli: I Kadare: Turko-osmanët ishin krah i sllavëve kundër shqiptarëve

Pse tani e more vesh ti, se e zeza e Shqiperise dhe shqiptarve jane pikerisht keta kodoshat qe i sherbyen P.Osmane ne kater anet e saj, edhe neper shkretetira. Shume prej tyre harruan nga kishin origjinen. Nuk ka nevoje per shume hulumtime te kuptosh se P.Osmane, ne krye keta kryeministrat tu, perkrahte serbet dhe greket, dhe vepronte kunder nesh. Shiko autonomine qe jua dha serbeve dhe dhe grekve ne gjysmen e shek-18.
Ishte koha e Ali pash Tepelenes qe po behej mos-kokeqars ndaj Sulltanit, qe perfundimi i tij dihet: trupi ne Janine dhe koka ne Stamboll, kjo fale nga baballaret e ndonjerit nga ata 39 kryeministrat qe thua ti..;)
Pak me pare, ishta koha e Mehmet Pashe Plakut qe sundoi ne Shkoder per 20 vjet nga gjysma e shek 17. Nga pashallaret e rradhe qe sfidoj sulltanin me mos bindje ndaj urdharave. Ai u helmua nga njerezit e sulltanit, diten e premte ne mes te salles se xhumase e te mesdites. 18 tetor 1775.
Vendin e tij po e merrte i biri, me nofekn Mustafa Pashë Qorri, edhe ky pati nje vdekje "te embel" . Sulltani i dergoi si dhurate dy konkubine, skllave te bukura, si shperblim i akteve te tij heroike ne luftime. Dy Rrugaçet turke i dhane helm ndersa ai po festonte.

Ne 1786, Kara Mahmuti mbajti “Konfederaten Ilirike” ne Podgorice,( e pushtuar nga Bushatlijt e Shkodres), qe do luftonin per shkeputje te plote nga P.Osmane. Kreret u betuan mbi Ungjill e Kuran. Reagimi? Porta e Larte e deklaroi “fermanli”, denim me vdekje: 20'000 ushtare, rrethimi 80 dite dhe bombardime. I vellaj i Kara Mahmutit kapet gjalle dhe i pritet koka. Si jo, edhe ketu me tradhti te flliqur te shqiptarve. Pse te mos mendoj qe per shperblim sulltani ju dha vende ne qeveri... e pashallare diku, "neper kullatat e pafund te Perandorise Osmane", siç thote Eqrem bej Vlora.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top