I jepet lamtumira Leka Zogut të Parë, vendi në zi kombëtare.

TIRANE - Në Kuvendin e Shqipërisë u zhvilluan homazhe në nder të pretendentit të fronit mbretëror Leka Zogu i Parë. Pranë arkivolit me trupin e pajetë bënë homazhe personalitetet më të larta të shtetit shqiptar, presidentja e Kosovës Jahjaga, ambasadorët e akredituar në Tiranë, politikanë, intelektualë dhe qytetarë. Basha: Leka Zogu figurë themelore për aktet shtetformuese të Shqipërisë. Leka Zogu do të prehet në varrezat e Sharrës, pranë eshtrave të së ëmës, mbretëreshës Geraldinë dhe bashkëshortes së tij, Suzanë, e cila ndërroi jetë në vitin 2006.

BASHA, FJALIM LAMTUMIRE
Ora 12:20- Pas lutjeve të përfaqësuesve të besimeve fetare, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha mbajti një fjalim lamtumire, përpara qindra të pranishmeve në oborrin e Kuvendit, ku u zhvilluan ritet e fundit para trupit të Leka Zogut. Basha e cilësoi Leka Zogun e Parë si një figurë themelore për aktet shtetformuese të Shqipërisë. Kryebashkiaku vlerësoi lart figurën e tij dhe kontributet e familjes mbretërore për Shqipërinë dhe Kosovën.

4 PثRFAQثSUESIT E BESIMEVE FETARE, LUTJE PثR SHPIRTIN E LEKA ZOGUT
Ora 12:10- Pas homazheve në Kuvend, që vazhduan për rreth 2 orë, arkivoli me trupin e pajetë të pretendentit të fronit mbretëror, me uniformë ushtarake, sipas amanetit të lënë prej tij, u vendos në ambientet e jashtme të Kuvendit.
Katër përfaqësuesit e besimeve fetare në vend u lutën për shpirtin e Leka Zogut I.

TOPI, BERISHA E JAHJAGA NDEROJNث PRETENDENTIN E FRONIT MBRETثROR
Ora 12:00- Rreth mesditës, mbërritën njëri pas tjetrit në hollin e Kuvendit personalitetet më të larta të shtetit shqiptar, si dhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.
Kryeministri Berisha bëri homazhe pranë arkivolit të Leka Zogut I, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Liri Berisha. Menjëherë pas tyre, edhe presidenti i Republikës Bamir Topi nderoi pretendentin e fronit mbretëror.

BASHA, TOPALLI E META HOMAZHE PثR LEKA ZOGUN E PARث
Ora: 11:40 Rreth orës 11:40, pranë arkivolit me trupin e pajetë të Leka Zogu I, bënë homazhe edhe kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha; kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli dhe kreu i LSI-së Ilir Meta, të cilët takuan familjarët e të ndjerit dhe shprehën ngushëllimet e tyre.

Më parë, zhvilluan homazhe edhe kryetari i Komitetit Musliman, Selim Muça, Ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit, Genc Pollo, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, si dhe një përfaqësi e Luginës së Preshevës.

Qindra qytetarë po presin ende jashtë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë për të nderuar pretendentin e fronit mbretëror, Leka Zogu I.

ARVIZU E WOLLFARTH HOMAZHE Nث NDER Tث LEKA ZOGUT
Ora 10:30- Në kuvend vijojnë homazhet në nder të pretendentit të fronit mbretëror, Leka Zogu i Parë. Ambasadori amerikan Alexander Arvizu dhe ai i OSBE-së Eugen Wollfarth kryen homazhe në orën 10:30. Ndërkohë, anëtarë të kabinetit qeveritar, politikanë, intelektualë, qytetarë por edhe të ardhur nga trojet e tjera shqiptare kanë ngushëlluar familjarët dhe të afërmit dhe kanë bërë homazhe pranë arkivolit me trupin e pajetë. Personalitete të larta të shtetit pritet të zhvillojnë homazhe deri në mesditë.

NISIN HOMAZHET NE NDER TE LEKA ZOGUT
Ashtu siç ishte paralajmëruar, homazhet nisën në orën 10:00 homazhet në nder të pretendentit të fronit mbretëror Leka Zogu i Parë, i cili u nda nga jeta në 30 nëntor, në moshën 72-vjeçare. Homazhet në Kuvendin e Shqipërisë parashikohet te vijojnë deri në orën 12:00.

Trupi i Leka Zogut të I do të përcillet në bulevardin “Zhan D’Ark”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” sheshi Skënderbej për t’u drejtuar më pas në varrezat e Sharrës, pranë eshtrave të së ëmës, mbretëreshës Geraldinë dhe bashkëshortes së tij, Suzanë, e cila ndërroi jetë në vitin 2006.
Bashkia e Tiranës ka veshur me të kuqe pemët e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.Qeveria shpalli ditën e sotme, ditë zie kombëtare ndërsa në të gjitha institucionet e vendit flamuri kombëtar është ulur në gjysmështizë.

SOT CEREMONIA MORTORE. Nث TIRANث, FAMILJA MBRETثRORE ITALIANE
Ora: 07:45 Dje mbërritën në Tiranë përfaqësues të familjes mbretërore italiane, Savoia, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Leka Zogut të I.
Ndërsa mbreti i Spanjës, Huan Karlos, në një mesazh ngushëllimi të tij është shprehur se, nëse familja mbretërore nuk do të ketë impenjime zyrtare, princi Filipe së bashku me princeshë Letizian mund të jenë në kryeqytetin shqiptar për të marrë pjesë në ceremoninë e së shtunës.

Gjithashtu kanë konfirmuar ardhjen përfaqësues të mbretit rumun Mikael. Në mesin e të ftuarve do të jenë edhe familja e mbretëreshës Geraldinë si dhe shumë personalitete shqiptare, ku mes të tjerëve përmendim Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga si dhe të ardhur nga diaspora për të përcjellë Leka Zogun e I.

Kreu i komunitetit mysliman Haxhi Selim Muça, që i përcolli Lekës së II, ngushëllimet e gjithë shqiptarëve myslimanë, kreu i komunitetit bektashinj. Sot para varrimit të Leka Zogut të I të katër komunitetet fetare do ta përcjellin me një lutje të përbashkët, secili sipas riteve të veta.

MASAT E POLICISE
Policia e Tiranës njoftoi marrjen e masave të sigurisë gjatë zhvillimit të ceremonisë mortore. Duke filluar nga ora 08.00 do te bllokohet trafiku në segmentin rrugor përgjatë rrugës Xhorxh W. Bush nga sheshi “Sulejman Pasha”, deri te Bulevardi “Zhan D’Ark”, e Ura e rrugës së Elbasanit.



ballkanweb.com​
 
Pe: I jepet lamtumira Leka Zogut të Parë, vendi në zi kombëtare.

Ngushlloime familjes mbretrore te rrojn vet :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top