I gënjeshtërt dhe në ikje

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Nga Mero Baze
Kishim dy arsye ta respektonim sot Sali Berishën, nëse ishte i sinqertë në pranimin e humbjes dhe nëse ishte i vërtetë në dorëheqjen e tij. Ai nuk na dha asnjë prej këtyre arsyeve.

Sali Berisha pranoi humbjen në një fjalim që imiton gjithë jetën e tij politike; i pavërtetë, i papenduar dhe i padrejtë me mbështetësit e vet. Në një moment final të jetës së tij politike, për të mos thënë në fjalimin e tij të fundit politik, njeriu merr përsipër të reflektojë për arsyet e vërteta të humbjes në politikë. Ai fliste vërtet para njerëzve të përlotur, të cilët ndjehen të tradhtuar në kauzën e tyre nga kjo humbje poshtëruese, por fliste dhe para miliona shqiptarëve, përfshi ata që e kanë ndëshkuar me një votë që i ngjan një kryengritje të heshtur.

Sali Berisha po tenton të largohet nga politika shqiptare si një lider i zakonshëm që humbi nga konkurrenca e programit dhe nga mungesa e besueshmërisë tek shqiptarët për projektin e tij të ri. Kjo është një gënjeshtër e madhe. Pushteti i tij kish kohë që kish marrë formën dhe përmbajtjen e një regjimi dhe ai ishte kthyer në një autokrat që i përkushtohej jo ndërtimit të shtetit apo zhvillimit të Shqipërisë, por mbajtjes së pushtetit. Kam parë ca palaço këto ditë që rreken të shpjegojnë pse ka humbur Sali Berisha, dhe po përpiqen t’i japin një ngjyrë rozë ikjes së tij. Biles Blendi Fevziu e kish vizatuar aq butë arsyen sa kish përfshirë dhe mos shkuarjen në emision e tij të shpifur. Për të gjithë ata që bëjnë sikur nuk ka ndodhur gjë në këtë vend, duhet t’u kujtoj sot se Sali Berisha ka vrarë 26 vetë në Gërdec, në një biznes të lobuar nga i biri i tij dhe shkatërroi gjithë institucionet e shtetit shqiptar që të mos gjykohej kjo çështje. Fatmir Mediu, ministri që po mbijeton në politikë se fsheh sekretin e barbarisë së djalit të tij në këtë masakër, është në parlament, gjeneralët janë të lirë, dhe kryeprokurorja Ina Rama, që hetoi çështjen, është e papunë dhe e poshtëruar. Shqiptarët e panë këtë me sytë e tyre, panë kufomën e baxhanakut Sali Berishës, dëshmitarit të patjetërsueshëm për gjurmët e Familjes Berisha në Gërdec. Ata panë si Sali Berisha shkatërroi shtetin për të mbrojtur këtë vrasje masive në emër të përfitimit financiar.

Sali Berisha vodhi votat në vitin 2009 për të mbuluar këtë masakër. Rezultati i këtyre zgjedhjeve të lira nxjerr zbuluar 2009-ën dhe 2011-ën, nxjerr zbuluar mekanizmin e manipulimit të zgjedhjeve për të mbuluar krimin. Ky njeri shkoi dhe më tej në spiralen e krimit, duke mos duruar dot protestat për votën e lirë dhe protestat antikorrupsion, duke pushkatuar në mes të bulevardit katër qytetarë të pafajshëm, të pambrojtur dhe të parrezikshëm, për t’u thënë shqiptarëve të ulnin kokën para regjimit të tij. Shqiptarët e panë se në vend që të kërkonte ndjesë për çka ndodhi dhe të shkonte para drejtësisë, nxori para gjyqit të tij partizan, duke përdorur deputetë pa dinjitet, institucionet e shtetit shqiptar- Presidentin, Kryeprokuroren, kryetarin e SHISH dhe gazetarë kritikë me të. Tallja e tij me gjakun e të vrarëve vazhdoi më tej duke liruar vrasësit fizikë nga burgu dhe duke u bërë karshillëk shqiptarëve se kush ngre kokën kundër tij, mund të pushkatohet pa gjyq. Shqiptarët e panë këtë dhe nuk e gëlltitën dot.

Sali Berisha u provoi shqiptarëve se pushteti i Familjes së tij ishte ai që diktonte ekonominë e vendit. E bija e tij u kap mat duke kërkuar tre milion euro për firmën e babait të vet dhe ai, në vend të çonte vajzën para drejtësisë, mori një kushërirë të gruas dhe dy tre kushërira të veta nga Tropoja dhe ja çoi gruas së kundërshtarit të tij politik para shtëpisë së gjyshërve të saj, duke e kërcënuar t’i prishë shtëpinë. Banorët e Tiranës, ata që e kanë pranuar bashkëjetesën me veriorë e jugorë në këtë vend, nuk mund të shkojnë deri atje sa të pranojnë që tre- katër gra tropojane, kushërira të Saliut dhe Lirisë, që u kanë zaptuar tokat, t’i kërkojnë një familje të vjetër tiranisë t’i prishet shtëpia se kështu dëshiron një tropojan tjetër në pushtet. Askush nuk mund ta gëlltisë këtë.

Sali Berisha e çoi ekonominë shqiptare në buzë të greminës. Shqipëria është sot një piramidë gjigante financiare, me biznesmenë të falimentuar nga politikat e Sali Berishës dhe vetë qeveria është një sipërmarrje që jeton falë borxhit të brendshëm. Ky është litari që lë pas kjo kufomë politike, dhe që do t’i kushtojë rëndë Shqipërisë. Si një i pacipë në ikje, ai thotë se po lë pas një ekonomi të fortë, por në fakt po lë një piramidë për të cilën duhet të mbajë përgjegjësi.

Sali Berisha po ikën duke thënë se nuk përballonte dot premtimet elektorale të Edi Ramës për shëndetësinë. ثshtë një gënjeshtër e madhe. Për tetë vite ne kemi pasur Ministre të Shëndetësisë Liri Berishën. Ajo ka kontrolluar përmes nipave dhe mbesave të tij sistemin e sigurimit shëndetësor të Shqipërisë, ka devijuar paret publike në klientët e saj farmaceutikë, ka përdorur mekanizma korruptive dhe fondacione bamirëse për pushtet, dhe e ka kthyer shëndetësinë shqiptare në një varr të hapur, që të vdes sa i afrohesh. Nuk është çështje konkurrence me programin e opozitës dhe askush nuk ka votuar kundër Berishës i entuziazmuar nga programi i opozitës. Kanë votuar kundër masakrës së familjes së tij në shëndetësi.

Këto janë arsye të mëdha që Sali Berisha duhet të kishte guximin sot t’i pranonte dhe ne ta respektonim si njeri që reflektoi. Ai nuk pranoi asgjë nga krimet e veta dhe po tenton të ikë si një lider perëndimor që e ka mundur konkurrenca. Jo, ai duhet të ndjehet i respektuar që ne po e pranojmë ikjen e tij si perëndimor, por ai po ikin si një komunist i lig, gënjeshtar dhe i pacipë.

Arsyeja e dytë që ne mund të kishim respekt sot për Sali Berishën, është nëse ai do të ikte vërtet nga politika. Ai nuk është duke ikur nga politika, por duke bërë politikë me ikjen e tij. Ai nuk shfaqi asnjë shenjë pendese për gjendjen ku e ka katandisur Partinë Demokratike. Kjo parti është sot në mëshirë të një grupi deputetësh që nuk kanë lidhje me historinë e saj. Partia Demokratike gjendet para një tradhtie të madhe nga Familja Berisha. Prej saj janë zbuar të gjitha figurat politike dinjitoze dhe listat janë mbushur me mercenarët e Sali Berishës, që e mbajtën në pushtet, dhe shokët e djalit dhe vajzës. Përfytyroni që në vend të Besnik Mustafajt në parlament është Kastriot Islami, në vend të Ilir Rusmalit, është Qukapi, vetëm pse është shok i djalit, në vend të Bamir Topit është Flamuri, një idiot emblematik që do të jetë fytyra e PD-së në parlament, në vend të Ilir Rusmalit është Fatmir Mediu vetëm se Rusmali nuk pranoi të firmos projektin e tij në Gërdec… e kështu me radhë. Listat e PD është e mbushur me mercenarë të Berishës dhe shokë të fëmijëve, të cilët do të jenë varri i hapur për PD në Kuvend. Shikoni reagimet e tyre sa hipokrite janë. Shanset për ringjallje të saj janë të pakta, nëse aty nuk hapet një garë reale për rithemelimin e saj dhe vendosjen e rregullave të reja për një parti që duhet të shkëputet nga berishizimi. PD është sot në pikën ku ishte Partia e Punës në vitin 1991, pas diktaturës, ku i dihej doemos të rithemelohej dhe të vendoste në krye të saj një figurë që nuk ishte enveriste. Ata ja arritën se gjetën Fatos Nanon. Nëse PD tenton të mbajë në lojë berishizimin, të vendosë dhëndurët brenda të familjes Berisha në krye të saj, Shqipëria do të jetë për një kohë të gjatë pa opozitë deri në formimin e një force të re.

Mbi të gjitha PD-ja ka nevojë për një kryetar të ri, një lider të lirë, që nuk është peng tek Ilir Meta dhe Edi Rama, që nuk mund të jetë peng i drejtësisë dhe korrupsionit. Ato figura që janë në PD kanë vjedhur aq shumë, sa pushteti i komandon me SMS shoferësh. Me sa keni parë të bënin opozitë këto tetë vite ata që kishin vjedhur në kohë të socialistëve, aq do të shikoni të bëjnë opozitë hajdutët e PD-së. Keni për të parë të gjithë duke mbështetur pushtetin, duke bërë si të moderuar. Por më pengu i tyre mbetet Lulëzim Basha, pasi atë e presin dy dosje burgu gati dhe pushteti i ri në mënyrë të pacipë mund të investohet të jetë kryetar i opozitës. E kanë perfekt për ta pasur liderin e opozitës si drejtor gjelbërimi në Tiranë.

Sali Berisha po tenton të bëjë pikërisht këtë. Ai nuk po përpiqet të shpëtojë PD, por mbeturinat që ka lënë për të shpëtuar fëmijët e tij në PD. Këtë shqiptarët nuk kanë për t’ia pranuar. Ajo parti nëse nuk rithemelohet, do të ketë fatin e sotëm të Sali Berishës, i cili po tenton të bëjë politikë me ikjen formale të tij, për të mos ikur nga ajo parti.

Ndaj më vjen keq për ata që lotojnë para PD-së. Ata janë vërtet për të qarë, por jo pse po ikën Sali Berisha, por pse po u heq shansin të vijnë ndonjë herë në pushtet. Shqiptarët nuk janë aq budallenj sa të mendojnë se Sali Berisha humbi se kishte antiplumb në fushatë, apo se nuk kishte një program për të qenë. Ato nuk i ka pasur kurrë dhe nuk ka fituar kurrë.

Ata e zbuan në mënyrë poshtëruese nga politika për të gjitha arsyet që thashë më lart. Kishin provuar ta zbonin me referendum popullor më 1994, por ai mbijetoi. Kishin provuar të largonin me vota me 1996, por ai ua vodhi. Kishin provuar ta largonin me armë si më 1997, dhe ai u rikthye. Provuan të mbijetonin në pushtetin e ri të tij, dhe ai vrau për të vjedhur në Gërdec dhe fali vrasësit, gjurmët e të cilëve të çonin në shtëpinë e tij. Provuan të protestonin para zyrës së tij, ai i vrau dhe u tall me viktimat duke u thënë shqiptarëve se i vrau Edi Rama. Shqiptarëve nuk i kish ngelur më asgjë të bënin kundër tij. Të majtë dhe të djathtë më 23 qershor sikur ishin parë sy më sy dhe në një kryengritje të heshtur e ndëshkuan aq fort sa të mos kish fuqi as të fliste për 48 orë. Këto janë zgjedhjet më inteligjente, më të qarta, dhe më dramatike që populli shqiptar ka bërë në kaq pak vite demokraci në historinë e tij. Kjo është një fitore e pazakontë që diktohet nga makthi se qëndrimi i atij njeriu në politikë do ta kthente Shqipërinë në një shkretëtirë vlerash demokratike dhe njerëzore.

Sali Berisha nuk i ka marrë asnjëherë seriozisht mesazhet e shqiptarëve, dhe nuk i mori sot në fjalimin e tij të fundit politik. Dhe kjo është arsyeja përse këtë njeri nuk e respekton dot, as kur ikën si qen i rrahur nga populli shqiptar në shtëpi të vet. Në atë Familje që ka hyrë në gjak me këtë vend.
Tema
 
Titulli: I gënjeshtërt dhe në ikje

Thone qe ne politike, njerezit fisnike dallohen kur humbasin, e jo kur fitojne. Kur fitojne te gjithe behen fisnike. Por kur humbasin, njerezit fisnike pranojne fajet e tyre dhe njohin verdiktin e sovranit te tij. Kurse njerezit sojseze ulerrasin, bertasin, trillojne justifikime per vjedhje votash, bojkotojne institucione, vetem e vetem se nuk kane kurajon qe te respektojne voten e sovranit. Edhe ne doreheqjen e tij nga drejtimi i PD, ai i ben nje sherbim te madh vendit. Mbajtja e zgjedhjeve demokratike ne vend dhe njohja e rezultatit te zgjedhjeve nga partite politike, ishin dy kushtet e BE per Shqiperine. Dhe qe te dyja, meritat i takojne qeverise Berisha si ne mbajtjen e zgjedhjeve, si ne njohjen e rezultatit te zgjedhjeve. Si do te reagonte opozita aktuale shqiptare nese ajo do te kish humbur zgjedhjet sic i humben demokratet kete rradhe?!

Dr. Berisha mund te jete larguar nga drejtimi i PD-se dhe opozites se re, por ai do te vazhdoje te jete nje nga politikberesit me te medhenj ne vend. Ai vazhdon te jete njeriu me i votebesuar ne Shqiperine post-komuniste dhe autoriteti i tij politik nuk shtrihet vetem ne krahun e djathte te politikes, por edhe ne ate te majte. Misioni i tij ne politike do te jete kontributi ne perzgjedhjen e nje lideri te ri politik ne PD dhe opozita institucionale ne Kuvendin e Shqiperise.

Nese shqiptareve iu deshen 8 vjet per te humbur besimin tek qeverisja e Berishes, kane per te mjaftuar vetem 8 muaj te qeverise Rama per shqiptaret te humbin besimin tek ai dhe politikat e tij! Garancia me e madhe e rikthimit te shpejte te demokrateve ne pushtet nuk e ka emrin Sali Berisha, e ka emrin Edi Rama!

Largimi i Dr. Berishes nga drejtimi i PD, do te krijoje edhe nje problem te madh per PS dhe kundershtaret e tij te politike, qe politika e vetme qe ata kane ditur te bejne ne keto 23 vjet pluralizem ka qene ajo anti-Berisha.
 
Titulli: I gënjeshtërt dhe në ikje

Thone qe ne politike, njerezit fisnike dallohen kur humbasin, e jo kur fitojne. Kur fitojne te gjithe behen fisnike. Por kur humbasin, njerezit fisnike pranojne fajet e tyre dhe njohin verdiktin e sovranit te tij. Kurse njerezit sojseze ulerrasin, bertasin, trillojne justifikime per vjedhje votash, bojkotojne institucione, vetem e vetem se nuk kane kurajon qe te respektojne voten e sovranit. Edhe ne doreheqjen e tij nga drejtimi i PD, ai i ben nje sherbim te madh vendit.
Largimi i Dr. Berishes nga drejtimi i PD, do te krijoje edhe nje problem te madh per PS dhe kundershtaret e tij te politike, qe politika e vetme qe ata kane ditur te bejne ne keto 23 vjet pluralizem ka qene ajo anti-Berisha.

C'fare faji ka pranuar ky fisniku gjer tani ?, dhe vertet ke goje te thuash qe nuk vodhi votat ne 2009??

Ky s'deshi ta lere mo Hajduti .... mjaft me propagandat e tua te deshtuara dhe qesharake :p por kur te detyrojne kokat e medhaja behesh i urte :D prandaj tani nuk guxon as te hapi zerin e gojes, :)

Nuk ka c'fare prb te sjelli ikja e k'tij pasi ose do zhduket fare qe mos ti degjohet zeri me, ( ashtu sic nuk degjohet Xhorxh Bush ) :) ose do e palosin me noj shiringe dhe te thone i ra infrakt ne zemer, s'ka rruge tjeter :p
 
Titulli: I gënjeshtërt dhe në ikje

C'fare faji ka pranuar ky fisniku gjer tani ?, dhe vertet ke goje te thuash qe nuk vodhi votat ne 2009??

Zana, vota kan vjedhur te gjithe. Edhe ne 2009 dhe te dielen qe lam pas. Per kete te garantoje, por klithja e Rames per vota te zhdukura perfundoi mbreme mikja ime.

Pas kater vjetesh, thirjjesh e cjerrjesh per zhdukke votash dhe pas kater vjetesh gabime te njepasnjeshme te Berishes, Rama te dielen mori hiq me shume e hiq me pak se sa kishte marre me 2009. As me shume as me pak.

Une thash nje gje. Kjo mosmarrja e votave nga Rama dhe rritja e LSI me ka ka zhgenjyer ne masen me te madhe.
 
Titulli: I gënjeshtërt dhe në ikje

O keta jan te vetmit ne bote ku ai qe akuzonin per vjedhje me video trefishohet kjo vetem te keta ndodh jo dikund tjeter ne bote,nuk humbi berisha humben shqipetaret me shume se ps eshte aty ky ishte diferenca behete te keta qe ishin ne qeveri ketu ose kan blere vota me shumice ....

Mero Baze je turp si gazetar si njeri si te gjitha je i njejti qe puthje berishen ne prapanice ne 99 e ndjellje luften vllavreses ne kosove ne mes te shqiptareve.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top