I dehuri i vë flakën shtëpisë

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Një burrë i ka vënë zjarrin shtëpisë dhe më pas është munduar të fshehë të vërtetën. Megjithatë, policia do ta ndjekë penalisht në gjendje të lirë, pasi në momentin e kryerjes së këtij akti ka qenë në gjendje të dehur. Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Valias. Policia është njoftuar pikërisht rreth orës 15:30 të së shtunës, se ka rënë zjarr në banesën e Elsa Satkos, 48 vjeçe. Me t‘u njoftuar, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse, të ndihmuara edhe nga policia. Pas shuarjes së flakëve, grupi hetimor ka punuar për zbulimin e shkaqeve të këtij zjarri dhe pas një sërë verifikimesh ka rezultuar se zjarri ishte vënë nga Ylli Satko. Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës bënë të ditur se zjarri është vënë nga bashkëshorti i denoncueses, Ylli Satko, 47 vjeç, lindur dhe banues në adresën e mësipërme, i cili ka qenë në gjendje të dehur.

Gazeta Shqip
 
Titulli: I dehuri i vë flakën shtëpisë

Njrezit qe nuk e kontrollojne dot veten kur pijne,nuk duhet ta futin ne goje ate dreq,un pi(rralle)po kur pi jam me i ndergjeqshem se sa kur jam esell,nuk e humbas kurre llogjiken.
 
Titulli: I dehuri i vë flakën shtëpisë

ue ue ue vetem pijaneca te pakontrollueshem po shikoj ne xhiro hahahahh
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top