Hyseni: Kosova anëtare e OKB-së në afat optimal

Ado

FISEBILIL-LAH
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se pret që Mali i Zi dhe Maqedonia ta njohin Kosovën shpejt. Hyseni po ashtu ka përsëritur edhe një herë deklaratën e dhënë para disa ditëve - e që ende nuk ka dalë e saktë edhe pse ishte cekur një afat dyditor – se një vend me ndikim nga Amerika Latine mund ta njohë Kosovën shumë, shumë shpejt.

“Presim që edhe Mali i Zi, edhe Maqedonia ta njohin Kosovën shpejt. Në nivele të ndryshme, Kosova ka pasur kontakte edhe me njërin shtet, edhe me tjetrin, dhe në të gjitha nivelet nuk është lënë asnjë përshtypje për kurrfarë mundësie të mosnjohjes. Në të gjitha takimet është lënë përshtypja e mundësisë së njohjes shpejt”, ka thënë ndër të tjera Hyseni.

Shefi i diplomacisë kosovare po ashtu ka theksuar se “duke pasur parasysh mundësitë dhe kapacitetet që ka Kosova sidomos në rrafshin e rrjetit diplomatik dhe përfaqësues të saj në botë, është duke u bërë shumë”, ndërsa ka bërë të ditur se në këtë drejtim janë të angazhuar edhe presidenti, edhe kryeministri i Kosovës.

Hyseni po ashtu ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në OKB do të ndodhë në një “afat optimal”. “...gjithsesi, unë e thashë dhe në fillim, që njohja është proces dhe kur themi proces, duhet të kemi parasysh se proceset mund të zgjasin shkurt dhe mund të zgjasin mesatarisht gjatë ose mesatarisht shkurt. Por, unë jam i sigurt se në afat optimal Kosova do të bëhet edhe anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara”. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top