Hyri në Romë si gjeneral dhe vdiq si lypës

Lauri

Anunnak
Flavius Belisar gjenerali ilir që hyri në Romë si pushtues dhe vdiq si lypës

flau_zpssfgxtuhu.jpg

Ishte pikërisht 9 Dhjetori i vitit 536 kur gjenerali ilir Flavius Belisar hyri si pushtues në Romën perandorake për t’ia rikthyer Perandorisë së Bizantit, të humbur prej një shekulli. Nën urdhërat e perandorit Justinian, gjenerali Belisari hyn në Romë pa hasur rezistencë. Trupat gote ikin nga kryeqyteti. Flavius Belisari (505-565) ishte një një i besuar i Perandorit Justinian dhe një nga më të rëndësishmit e projekteve të tij ambicioze, kryesisht në ripushtimin e e territoreve të Mesdheut. Belisar, ashtu si Justiniani, rridhte nga familje ilire. Që në moshë të re ai u bë ushtar, dhe Justiniani e mori pranë si truproje. Një nga karakteristikat përcaktuese të karrierës së Belisar ishte suksesi, pavarësisht niveleve të ndryshme të mbështetjes nga Justiniani. Por sipas një historie që kishte fituar popullaritet gjatë Mesjetës, vitet e fundit të jetës së Belisar nuk ishin aq të mira. Tregohet se Justiniani i pakënaqur nga Belisar, i cili nuk kishte mundur të parandalonte një rebelim, urdhëroi verbimin e tij, duke e shndërruar gjeneralin besnik në lypës të pastrehë që endej nëpër rrugët e Romës.
Shumë historianë thonë se kjo është histori e sajuar për të treguar sesa mizorë ishin perandorët e asaj kohe. Por biografi i tij kryesor, filologu britanik i shekullit XIX, Philip Stanhope, thotë se ngjarja është e vërtetë. Një bust i Belisarius nga skulptori francez Jean-Baptiste Stouf ndodhet në Muzeun J. Paul Getty, Los Anxheles, dhe e paraqet ish-gjeneralin si një lloj shenjtori laik, duke ndarë vuajtjet me të varfërit. Ndërsa piktura më e famshme nga Francois-Andre Vincent (shek. 18), e tregon Belisarius të verbër duke lypur dhe ushtarin që jep lëmoshë, i cili befasohet kur njeh ish-gjeneralin e tij në gjendje të mjerueshme; piktori kombinon bamirësinë me padrejtësinë dhe ndryshimin e papritur të ushtarit kur njeh komandantin e tij të vjetër.

Ajo që e bën interesante dhe që e përjetëson këtë figurë nuk është dhe aq roli i tij i strategut, i vrasësit gjakatar, i pushtuesit mizor, por i fundit të tij të trishtë. Në pak dëshmi të artit Flavius Belisar vjen si triumfues. Fundi si lypës dhe i pastrehë që katandiset si mjeran nëpër rrugët e Romës së nënshtruar prej tij mbetet emblematikja e kësaj figure, i kësaj legjende.
/Albert Vataj
 
Titulli: Hyri në Romë si gjeneral dhe vdiq si lypës

sa fund i trishte... nukthone kot te ardhte pleqeria e mbare... por te pakten me shikimin e tije ka perfunduar edhe sundimi dhe dhuna :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top