Hyn në fuqi ligji antimafia në Shqipëri

Lauri

Anunnak
Poseduesi i çdo prone të dyshuar duhet të provojë në gjykatë prejardhjen e saj.
Në Shqipëri që prej ditës së djelë hyn në fuqi një ligj sipas të cilit pasuritë që dyshohet se janë vënë në mënyrë jo të ligjshme sekuestrohen.

Ligji i miratuar vetëm me votat e maxhorancës së djathtë është kundërshtuar nga opozita e majtë.

اdo pasuri mbi të cilat organet kompetente kanë dyshime se janë vendosur në mënyrë të jashtëligjshme do të sekuestrohen, ndërsa poseduesi duhet ti provojë në gjykatë prejardhjen e saj.

Ky është në thelb ligji i cilësuar si antimafia, i cili që prej 24 Janarit ka hyrë në fuqi në Shqipëri.

Ligji është miratuar vetëm me votat e maxhorancës së djathtë vetëm pak kohë më parë dhe synonte sikurse u shprehën hartuesit e tij, që të godiste të quajtur qarqe mafioze, të cilët pavarësisht problemeve me drejtësinë vazhdonin të përfitonin nga pasuritë e vëna në mënyrë të jashtëligjshme.

Por ligji në fjalë është kundërshtuar mjaft nga opozita e majtë e cila ndonëse nuk ka hyrë në parlament, ka shprehur dyshimet për motivet e kësaj ndërmarrjeje.

Sipas opozitës socialiste në kushtet e ekonomisë informale, mjaft prona të shqiptarëve janë vënë pa kaluar në rrugët ligjore.

Si të tilla ajo ka përmendur veçanërisht pronat e vëna nga emigrantët shqiptarë të cilët prej vitesh po sjellin para në Shqipëri në rrugë jo bankare.

Opozita shprehet gjithashtu se në një situatë të tillë mund të sjelli edhe abuzime me zbatimin e këtij ligji.
bbc
 
Titulli: Hyn në fuqi ligji antimafia në Shqipëri

Mah cfare ligji ne vend te lejne te rregullohet shqiperia po e shkatarrojne me shume:(:(:):)Ci duhet ktyre se ku i ka gjet leket rendesi ka qe te paguaj taksat :(::(: Atehere meqe sala e ka ber kete ligj a mi deklaron dot pronat e veta dhe shpite e goces se tij ne manhatan???Apo gjej hallexhi dhe meri objektet shkatarroi jeten :(:(: Ku ti deklarojne personat leket ku ska ligj ska kontrolle deri dje ska pas banka .Skemi dokumenta se ka europa kete ligj na e paska ncjerr shqiperia ligj hajdut per 1 shtet hajdut.
 
Titulli: Hyn në fuqi ligji antimafia në Shqipëri

hhhahha ligji por mafia e mba shtetin shqiptar nderton tiranen dursin etj a sala e rama do te ndretonin pallatet qe ndertoneh per 1 muaj haha
 
Titulli: Hyn në fuqi ligji antimafia në Shqipëri

Prisni prisni. Me te bukurat do vine me vone me sekustrimet e pronave kush nuk justifikon prejardhjen e parave te investuara.
Rendesi ka te mos ulen deri tek ne emigrantet qe i kemi sjelle parat neper xhepa per te blere shtepite.
 
Titulli: Hyn në fuqi ligji antimafia në Shqipëri

Mah cfare ligji ne vend te lejne te rregullohet shqiperia po e shkatarrojne me shume:(:(:):)Ci duhet ktyre se ku i ka gjet leket rendesi ka qe te paguaj taksat :(::(: Atehere meqe sala e ka ber kete ligj a mi deklaron dot pronat e veta dhe shpite e goces se tij ne manhatan???Apo gjej hallexhi dhe meri objektet shkatarroi jeten :(:(: Ku ti deklarojne personat leket ku ska ligj ska kontrolle deri dje ska pas banka .Skemi dokumenta se ka europa kete ligj na e paska ncjerr shqiperia ligj hajdut per 1 shtet hajdut.

jam ne nje mendje me ty.kesaj i thone kur s'i bie dot gomarit bjeri samarit...
 
Titulli: Hyn në fuqi ligji antimafia në Shqipëri

A thua e kap ky ligj Berishen dhe familjen e tij??? se mesa dime kane shume gjera per te deklaruar.....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top