Humbja me e vogel e gjumit frenon te folurin te femijet

My Self

Born To Be Happy
thumbnail.php

NEW YORK - Humbja e vetem nje ore gjume gjate dites, femijeve deri ne dhjete vjec u krijon veshtiresi ne lexim, shkrim dhe zoterim te gjuhes.

Edhe mungesa me e vogel e gjumit te femijet shkakton veshtiresi ne zhvillimin kognitiv, sidomos ne zoterimin e gjuhes, shkrimit dhe leximit.

“Studimet tona kane treguar se nese humbet edhe vetem nje ore gjume ne dite, per nje jave pengon funksionim normal neurokognitiv te trurit”, ka konstatuar Rachel Waford, nga Universiteti i Louisville, e cila e ka udhehequr studimin.

Ajo ka shtuar se femijeve parashkollore u nevojiten 11-13 ore gjume, ndersa shkollareve deri ne moshen 10 vjecare - mes 10 e 11. Ajo ka theksuar edhe keshilla praktike si te arrini qe femija juaj te zgjohet cdo mengjes i clodhur dhe i ngopur me gjume.

1.Permbajuni rreptesisht rutines para gjumit;

2.Para shtrirjes ne shtrat fikeni televizorin dhe relaksohuni se bashku me femijen tuaj;

3.Shmangni Coca-Cola, ose cfaredo ushqimi ose pije e cila permban kafeine ose stimulanse te tjere te pakten tri ore para fjetjes;

4.Ne shtrat nuk duhet te shkoje i uritur, mirepo nuk do te duhej as ta teproje me ushqim;

5.Erresojeni dhomen e fjetjes, temperaturen rregullojeni per tri deri kater grade me ulet dhe nese ka cfaredo mundesie perkujdesuni qe ne te, te mos depertoje zhurma;

Zgjohuni gjithmone ne te njejten kohe.

Burimi: InfoAlbania !
 
Pe: Humbja me e vogel e gjumit frenon te folurin te femijet

Jo vetem tek femijet ,por dhe tek te rriturit (sidomos gjumashet :p ) ....une nese nuk bej 8 orarshin ...nuk jam e qete gjate dites ....madje humbas perqendrimin ....ja psh sot shpetova mire kur isha ne makine ....dhe per pak sa nuk bera gabimin te perplasesha me makinen tjeter ,faji ishte i imi si e pergjumur qe isha ....dhe pse pa gjume se ri ne forum deri vone :p ....
 
Pe: Humbja me e vogel e gjumit frenon te folurin te femijet

E njejta gje me ndodh dhe mua qe se bej gjumin tamam, 8 or eshte normale. S'them me e tepru se jane disa qe flene tej mase shume :)
 
Pe: Humbja me e vogel e gjumit frenon te folurin te femijet

Aq kohe sa ke nje program gjumi, 6-8h jane boll... Ama nqs nje nate fle ne 10, tjeter ne 12, tjeteren ne 2, pastaj prap ne 10, trupi nuk ka kohe te mesohet...
Nqs e keni ven re, kur keni nje program fiks, psh shkolla/pune ne oren 8, zgjimi cdo dite ne te njejten ore, fillon behet refleks per trupin kur te zgjohet...

Eshte shume e rendesishme po ashtu te ndiqet ritmi nate-dite ( pra nata per shpllodhje dhe gjume) sepse sherben per hecjen normale e organzimit dhe per regjenerimin e qeliza + sekrecioni substancave te ndryshme...

Aq kohe sa kemi nje program te c'rregullt, flem gjume ne ore te vona, shtyhet dhe zgjimi diten tjeter...
 
Pe: Humbja me e vogel e gjumit frenon te folurin te femijet

Eshte gje e mire kur femija ka orar gjumi dhe rregullsi dhe ben nje gjume te qete,gjate oreve qe flen..por dhe qe nje dite fleti me shume ,nje dite me pake,..nuk besoj te kete problem,..shume studime te koheve te fundit ne shume drejtime me ngjajne sikur mbrohen doktorratura ne fushat e caktuara ,.dhe keto i percohen medias se uritur per lajme,..
Dua te them gjdo femij ka nje imunitet unik,.dhe vetit e tij unike..dhe jo gjdo gje munde tia programosh deri ne imtesi...nuk do ishte normale.
 
Pe: Humbja me e vogel e gjumit frenon te folurin te femijet

Une vuaj akoma vajtjen ne Shqiperi. Ndryshimi i orarit i ka ndikuar shume vogelushit tim... Po mundohemi pak nga pak te shkojme tek orari i vjeter pasi gjumi eshte shume i rendesishem per te gjithe, sidomos per te vegjlit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top