Humbi shkollën, tenton të vetëvritet

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Humbi shkollën, tenton të vetëvritet
Anola Bajo u skualifikua në maturën shtetërore, pasi testi i saj i letërsisë u zhduk​
Maturantja sarandjote, Anola Bajo, ka tentuar mesditën e djeshme të hidhet nga tarraca e një pallati pesëkatësh, që ndodhej në afërsi të komisariatit të policisë. 18-vjeçarja Anola Bajo tha se ka dashur t‘i japë fund jetës, pasi i kanë mohuar të drejtën për t‘u bërë studente, duke i humbur testin e maturës shtetërore në lëndën e letërsisë. Rreth orës 14:00 të ditës së djeshme maturantja e pashpresë ka hipur në tarracën e një pallati pesëkatësh dhe ka nisur të varë këmbët prej saj, duke tentuar hedhjen nga lartësia. Ajo është parë nga banorët dhe nga policët e shërbimit në komisariat dhe menjëherë është ndërhyrë për ta bindur atë të qetësohet e të bisedohet për hallin që kishte. "Do të hidhem, nuk ka kuptim jeta ime pa shkollë", është dëgjuar të ketë thënë 18-vjeçarja sarandjote, që kishte zgjedhur vendin e vetëflijimit në afërsi të komisariatit, larg vendbanimit të saj, që gjendet në afërsi të shkollës 9-vjeçare "9 Tetori" të qytetit të Sarandës. Prej më shumë se një muaji maturantja Anola Bajo, e gjimnazit "Hasan Tahsini" të qytetit të Sarandës, e shoqëruar edhe nga i ati i saj, Agron Bajo, shofer i autobusit të linjës Sarandë - Qafë-botë, është paraqitur në gjimnaz dhe në zyrën arsimore, e shqetësuar pasi provimi i saj i letërsisë nuk është kthyer i korrigjuar në shkollën e saj. Ajo ka kërkuar shpjegime që në momentet e para për këtë. Inspektori Aleko Gjoni ka shpjeguar se kanë qenë 21 provime të lëndës së letërsisë, korrigjimi i të cilave ka vonuar. Ajo ka pritur, por kur ato kanë ardhur një mangët dhe maturantët e interesuar kanë njohur secili fletët e veta të provimit, Anola nuk ka gjetur testin e vet. Drejtuesit e arsimit në Sarandë thonë se administratore e testeve në sallën ku ka qenë Anola ka qenë Albina Proda nga Gjirokastra dhe ata nuk dinë asgjë më shumë se kaq për arsyen e mungesës. Prej tyre është menduar se kemi të bëjmë me mosdorëzim të fletës nga ana e maturantes. Por ajo ka vazhduar të këmbëngulë se fleta është dorëzuar dhe nuk ka ngurruar të akuzojë për këtë drejtuesit e këtyre institucioneve, përkatësisht zotin Edi Mehmeti dhe Apostol Nika. Në zyrën arsimore dhe në drejtorinë e shkollës e kanë sqaruar se edhe në qoftë se është humbur, ajo ka ndodhur në qendrën e korrigjimit të tyre, që nuk ka asnjë lidhje me ta. Koha nga 9 qershori deri tani ka kaluar dhe maturantja nuk ka marrë një përgjigje të saktë se ku ka ngecur provimi i saj i letërsisë, që bëhet shkak për humbjen e të drejtës së saj për të vazhduar studimet e larta. Maturantja sarandjote, që pas zhdukjes së provimit të saj të maturës shtetërore, e ka parë të mbyllur çdo mundësi për të vazhduar studimet e larta, ka vendosur që t‘i japë fund jetës. Në aktin e vetësakrifikimit ajo është penguar nga banorë të pallatit e të afërm të saj, si dhe nga forca të policisë, që i kanë bërë thirrje të vetëpërmbahet. Prindërit, Agron dhe Varvara Bajo, prisnin me ankth e me lot në sy poshtë pallatit, duke lutur që vajza e tyre të mos bënte atë që kishte marrë vendim brenda vetes. ثshtë dashur rreth një orë dialog mes vajzës dhe njerëzve të policisë e të afërmve të saj, që ajo të ndërrojë mendje dhe të heqë dorë nga vendimi për t‘i dhënë fund jetës. Poshtë pallatit gjendej edhe kryetari i Bashkisë së Sarandës, Edmond Gjoka. Ai ka qenë i pari që ka kontaktuar me vajzën pas zbritjes nga tarraca e pallatit dhe e ka ftuar atë për të biseduar në zyrën e vet. Në takim kanë qenë edhe Eduart Mehmeti e Apostol Nika. Menjëherë kanë nisur negociatat me strukturat përkatëse të arsimit për të mundësuar ritestimin e 18-vjeçares.G shqip
 
Po nuk kaloje prape provimin, ca do vrasi prape veten?
 
Ah i rafte pika ketyre mesuesve ndyresira!

:(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top