Humb hundën, mjekët ia mbjellin në krah (FOTO)

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Për shkak të kancerit në lëkurë, një burrë britanik i moshës së mesme humbi gjithë hundën e tij, “të ngrënë” nga tumori në vitet e fundit.

Por që prej disa muajsh, një hundë e re po rritet…në krahun e tij. Kjo falë përdorimit të qelizave staminale të tij dhe një proteze që një grup mjekësh britanikë “i mbollën” në krah.

Sapo të mbushen gjashtë muaj nga mbjellja, periudha e nevojshme që doktorët mendojnë se u duhet qelizave staminale të shumëfishojnë vetveten deri në atë pikë sa hunda e re të jetë maturuar, pacienti do t’i nënshtrohet operacionit duke i hequr hundën nga krahu e duke ia vendosur aty ku e ka vendin…në hundë.

Operacioni është i pari i këtij lloji në të gjithë botën dhe mjekët britanikë thonë se suksesi i tij mund të hapë dyer të reja për mjekësinë duke u ardhur në ndihmë të aksidentuarve, apo të plagosurve në luftë.
Shiko fotografinë 1426222


Shiko fotografinë 1426223
Gjashtë etapat e operacionit

Gjithsesi, operacione të ngjashme ka edhe në të shkuarën. Në vitin 2001, një grup mjekësh amerikanë, i rritën nën lëkurë hundën një vajze në Skoci, por ndryshe nga rasti në fjalë, atëherë “mbjellja” u krye në vendin e duhur dhe jo në pjesë të tjera të trupit. /tch
 
Titulli: Humb hundën, mjekët ia mbjellin në krah (FOTO)

Halla halla...! lol
 
Pe: Humb hundën, mjekët ia mbjellin në krah (FOTO)

Tani ktij ju dashka me marr fryme vetem me goje per 6 muaj sa ti vihet hunda e re :S
 
Titulli: Humb hundën, mjekët ia mbjellin në krah (FOTO)

Po tani hunda ne krah cf funksioni ka, apo asnje per mom?
Edhe pse dicka e mire, edhe hap i madh eshte e shemtuar te kesh nje hunde ne krah..
 
Titulli: Humb hundën, mjekët ia mbjellin në krah (FOTO)

Po tani hunda ne krah cf funksioni ka, apo asnje per mom?
Edhe pse dicka e mire, edhe hap i madh eshte e shemtuar te kesh nje hunde ne krah..

Hunda qe i kane vene ne krah, eshte protez, dmthn eshte e bere nga materiale te ndryshme, te pershtatcme per te mbajtur formen dhe rolin qe do kete me tej.
Eshte e ven nen lekure (te krahut ne kete rast), qe te zhvillohen enet e gjakut dhe qeliza mbi proteze, te marin formen e protezes, dhe te mund te zevendesohen ne pjesen e hundes ( per te mbajtur nje pamje estetike normale)>
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 5 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 10.0%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 40.0%
Back
Top