Hormonet.

baby-angel

Thpilt
Hormoni eshte nje mesazher kimik i cili prodhohet nga sistemi endokrin si pasoje e nje stimulimi dhe transportohet me ane te gjakut dhe limfes, dhe rregullojne funksionin e nje ose me shume organeve apo organizmave.

Hormoni ------- Burimi------ Funksioni



1-Tiroksina --- Gjendrat tiroide --- Rregullon metabolizmin bazal ne qelizat somatike.
2-Paratiroidja --- Gjendrat tiroide --- Rregullon ekuilibrin e kalciumit (Ca) ne gjak.
3-Insulina --- Pankreas( qelizat beta) --- Rregullon nivelin e sheqerit ne gjak
4-Glukagoni --- Pankreas(qelizat alfa) --- Rregullon nivelin e sheqerit ne gjak
5-Adrenalina --- Pjesa palcore e gjendres mbiveshkore --- Pergatit trupin per te perballuar stresin

6-Aldosteroni --- Korja e gjendrave mbiveshkore--- Rregullon nivelin e kriperave ne gjak
7-Kortizoli --- Korja e gjendrave mbiveshkore--- Parandalon inflamacionet, rregullon nivelin e sheqerit ne gjak

8-Androgjene --- Testikujt --- Parandalojne inflamacionet dhe shfaq tiparet seksuale dytesore.
9-Estrogjene--- Ovaret---Shkaktojne shfaqjen e tipareve seksuale dytesore tek femrat.
10-Progesteron---Trupi i verdhe---miremban mitren gjate shtatzanise
11-Folikulostimulues (FSH)---Adenohipofiza---shkakton pjekjen e vezes te femra dhe prodhimin e spermes tek mashulli.
12-Luteinizues(LH)---Adenohipofiza---shkakton ovulacionin tek femra dhe clirimin e androgjeneve tek mashkulli.
13-Tirostimulues(TSH)---Adenohipofiza---Nxit prodhimin e tiroksines
14-ACTH( hormoni adenokortikotrop)---Adenohipofiza---Nxit prodhimin e Aldosteronit dhe kortizolit
15-Grupi GH---Adenohipofiza---Rregullon rritjen e trupit, kryesisht kockave dhe muskujve.
16-Prolaktina---Adenohipofiza---Nxit rritjen e gjendrave te qumeshtit dhe prodhimin e tij
17-Oksitocina---Neurohipofiza---Nxit tkurrjen e muskujve te mitres gjate shtatzanise
18-Antidiuretine(ADH)---Neurohipofiza---Rregullon nivelin e H2O ne gjak dhe presionin e eneve te tij.
19- 7 hormonet e Hipotalamusit---Kontrollojne veprimtarine e hormoneve te adenohipofizes (FSH, LH, TSH, ACTH, GH, Prolaktina).
 
Sistemi indokrin.

Shiko fotografinë 1795322

Hypothalamus = hipotalamus
Epiphyse = epifiza
Hypophyse = hipofiza
Thyroïde = tiroidja
Parathyroïdes = paratiroidja
Thymus = timusi
Glandes surrenales = Gjendra mbiveshkore
Prostate = prostata
Ovaires = ovaret
 
Redaktimi i fundit:
ps ka akoma disa hormone, mund ti shtosh dhe ato qe tema te jete komplete:)
 
Po i jap nje dore baby-angel :)
Me duket se mungojne hormonet e tjera me baze amine (catecolamine) : vec adrenalines eshte norandrenalina, dopamina dhe L-dopa !!
Hormone peptidik : secretina dhe gjith hormonet prodhuar nga ipotalamo dhe ipofisi , qe baby angel i ka thene !!
Eshte dhe tromboxani :) !!!
 
okey jojo mendova mos kishte drejte baby e ne shqip thuhet indokrin:)

nejse i lumshin duarte babyt per temat
 
Hormonet janë çelësi drejt një jete më të gjatë dhe seksualisht të begatë. Nëse bashkërendimit ndërmjet hormoneve u jipet drejtimi i duhur atëherë njeriu jo vetëm që fiton një fuqi gjallëruese por edhe cilësi jetësore.

Hormonet janë tepër të vogla por kanë një ndikim tepër të madh. Ato i bëjnë gonxhet të çelin apo larvat e shëmtuara të kthehen në flutura. Ato kanë gisht kur meshkujt e moshuar duken si djelmosha.



Një burrë që peshon rreth 75 kilogram ka më pak se një gram hormone në trupin e tij. Por hormonet luajnë një rol të rëndësishëm kur është fjala për tu ndjerë i lumtur ose edhe i rraskapitur, agresiv, nervoz, i çoroditur. Hormonet u japin krahë përfytyrimeve seksuale dhe të çojnë në mbretërinë e dëshirave dhe dashurisë.

Hormonet janë dirigjentët e jetës dhe gjinden kështu në shërbim të evolucionit dhe janë të drejtuara prej këtij të fundit, duke shndërruar gratë dhe burrat në qenie seksualisht aktive dhe tërheqëse, hormonet shfrytëzojnë kështu zellin për të kryer detyrën e tyre. Vetëm ata që kanë një sasi të rregullt hormonesh shfaqen të gjallë dhe të fuqishëm nga ana seksuale. Por evolucioni nuk ka mëshirë ndaj njeriut të moshuar. Jo vetëm pasqyra hormonale e grave por edhe e ajo e burrave me kalimin e 35 vjetëve merr të tatëpjetën.


Sot njihen rreth 30 homone të ndryshme, të cilat ndahen sipas një kriteri të caktuar. Një mënyrë për të ndarë hormonet është ajo sipas lëndëve prej të cilave përbëhen hormonet.
 
Hormoni i rritjes: hormoni kundër mplakjes
Vetëm para pak kohe ka arritur mjekësia të kuptojë cilësitë e veçanta të hormonit të rritjes. Hetimet treguan se marrja e përditshme e hormonit të rritjes (shkurt HGH, "Human Growth Hormone") që pas disa javëve sillte si pasojë një rinim trupor dhe psiqik deri prej 20 vjetësh, jastëkët e dhjamit zhdukeshin dhe muskujt fillonin përsëri të rriteshin, kujtesa përmirësohej, poashtu edhe përqendrimi, seksi dhe epshi i një 70 vjeçari mund të merrte vlerat e një 50 vjeçari.
Hormoni i rritjes që njihet edhe nën emrin Somatotropinë, është kështu një ndër lëndët më të fuqishme kundër mplakjes që njerëzimi ka njohur deri më sot. I prodhuar në gjëndrën hipofizare në tru Somatrotropini dirigjon të gjitha lëndët themelore që kanë të bëjnë me rritjen. Në mëlçi ky hormon kthehet në të ashtuquajturit faktorë të rritjes. Më i rëndësishmi prej tyre Insulin-Like-Growth-Factor 1 (IGF 1 - Faktori i rritjes i përngjashëm me insulinën) përforcon sistemin imunitar dhe ndihmon në fortësimin e kockave. Përqendrimi i hormonit të rritjes HGH bjen me moshën në mënyrë të njëllojtë si për femrat ashtu edhe për meshkujt. Kështu më tepër se gjysma e 65 vjeçarëve ose nuk ka fare ose ka fare pak hormone rritjeje. Mirëpo studimet kanë treguar se edhe në pleqëri qelizat Somatropine janë në gjendje të prodhojnë të njëjtën sasi hormoni të rritjes si në rini.
 
ثstrogjeni: hormoni i pjellshmërisë
Studimet më të fundit kanë treguar se ëstrogjeni është tepër i rëndësishëm edhe për shëndetin e meshkujve. Vetëm bashkërendimi midis ëstrogjenit dhe hormonit të burrërisë mund të krijojë atë ballancë me anë të së cilës meshkujt kthehen në burra të vërtetë. Meshkujt kanë 30 piktogram ëstrogjen në një mililitër gjak, e cila është rreth një e treta e sasisë që prodhohet tek trupi i femrave. Ky ëstrogjen mblidhet pranë herdheve duke luajtur një rol të rëndësishëm në pjekjen e spermës. Pra prej tij varet pjellshmëria e farës së mashkullit. Përveç kësaj ëstrogjeni luan një rol të rëndësishëm edhe në sistemin e qarkullimit në zemër.
Ndërkohë që testosteroni stimulon përfyrimet dhe dëshirën seksuale, hormoni ëstrogjen të jep fuqi dhe qëndresë gjatë bërjes së dashurisë. Meshkujt që kanë një sasi tejet të lartë të ëstrogjenit kanë në mënyrë të pandërprerë dëshirë për të bërë seks, ndonëse kjo gjë nuk është e mundur.
Terapia e ëstrogjenit për meshkuj gjindet akoma në fazat e para. Ndërkohë që në treg kanë dalur në shitje për herë të parë tableta ëstrogjeni.
Disa lëndë që janë tepër të afërta me ëstrogjenin mund të merren në natyrë nga: misri, karrotat, mollet, grosha, soja, rrepa.
 
testoteroni- hormoni burrerise
Zakonisht trupi i mashkullit prodhon rreth 7 miligram nga ky hormon në ditë kryesisht në herdhe (bole) por edhe një pjesë të vogël pranë veshkave. Rreth 10 përqind e testosteronit të lirë përdoret për krijimin e pëlhurës indore dhe ndërtimit të muskujve. Gjatë pubertetit, kur pasqyra e testosteronit hidhet përpjetë drejt majave, shihet qartë ndikimi i dihidrosteronit (DHT): kokëshpulla,prostata, qeska e spermës dhe gyrmazi zmadhohen, fillojnë të dalin qime në mjeker dhe në trup,nofulla dhe shpatullat zgjerohen, zëri ntrashet. Për shkak të veprimtarisë së tij të madhe DHT sjell edhe pasoja të papëlqyeshme në organizmin e mashkullit, si p.sh. rënia e flokëve dhe rritja e qelizave kancerogjene të prostatës. 90 përqind të testosteronit qarkullon i lirë në gjak dhe udhëton drejt e për në tru. Si rrjedhim: molekulat e testosteronit ngjiten pas marrësve nervorë në qendrën libide duke bërë që truri të nisë të prodhojë përfytyrime erotike. Në këtë mënyrë rritet gatishmëria për të reaguar ndaj sinjaleve seksuale që vijnë nga mjedisi. Tek 80 përqind e burrave që kanë vlera tepër të ulta të testosteronit venitet dëshira për seks dhe si rrjedhojë njeriu dobësohet, ka depresione, nuk flë i qetë dhe djersit.
Që të arrihet të kryhet një terapi hormonale efikase tek meshkujt është e nevojshme pasja e dijeve mbi hormonin e dytë seksual të rëndësishëm, ëstrogjeni.
 
okey jojo mendova mos kishte drejte baby e ne shqip thuhet indokrin:)

nejse i lumshin duarte babyt per temat

Une endokrin e kam shkruajtur ylli..:)
Gjths flm dhe per plotesimet qe ke bere. :kiss
 
Hormonet e Hipotalamusit :

Hormoni i clirimit te hormonit te rritjes (GHRH)
Gonadoliberine (GnRH)
Kortikoliberine ose hormone I clirimit te hormoneve kortikotrope (CRH)
Tiroliberine ose hormone I clirimit te tirotrofines (TRH)
Somatostatine
Dopamine

Hormonet e para hipofizes

Hormonet kortikotrope ose kortikotrofine (ACTH)
Hormonet e rritjes ose somatotrofine (GH)
Hormoni folikulo- stimulus (FSH)
Hormoni luteinizues (LH)
Hormoni tireotrop ose tirotrofine (TSH)
Melanostimuline (MSH)
Prolaktine(PRL)
β-lipotropine
β-endorfine

Hormonet post hipofizare

Ocitocine
Vazopresine ose hormoni anti-diuretik (ADH)
Dopamine
Faktori i clirimit te prolaktines (PFH)

Hormonet Gonadike

Tek femra :
Estrogjenet
Progresteroni
Inhibina
Relaksina

Tek mashkulli :
Testosteron
Inhibina
Hormoni anti- myllerian (AMH)


Hormonet e Tiroides

Trijodotironine(T3)
Tetrajodotironine ose tiroksine (T4)
Kalcitonine

Hormonet paratiroidjane

Parat’hormon(PTH)

Hormonet mbiveshkore

Korteksi
Kortizoli
Androgjene : sulfat dihidroepiandrosteron(DHEAS) dhe dehidrooiandrosteron(DHEA)
Aldosteron

Palca
Adrenaline
Noradrenaline

Hormonet e pankreasit

Glukagoni
Insulina
Somatostatina
Polipeptid pankreatik

Hormonet e veshkes

Eritropoietine(EPO)
Renine

Hormonet e tretjes

Gastrine
Sekretine
Kolecistokinine
Pertid insulinotrope gjate glukozes (GIP)
Somatostatine
Greline

Hormonet hepatike (te gjakut)

Angiotensine
Hepsidine
IGF-1
IGF-2


Hormonet e epifizes

Melatonina

Hormonet placentare

Gonadotrofine korionike (HCG)
Estrogjene
Progesterone
Hormoni laktogjen placentar(HPL)
Relaksine

Hormonet vegjetale

Acid absisik
Auksine
Brasinosteroide
Etilen
Citokinine
Gibereline

Shpjegimet per funksionin e secilit hormon nje here tjeter..:)
 
Shiko fotografinë 1795347

Hypothalamus = hipotalamus
Epiphyse = epifiza
Hypophyse = hipofiza
Thyroïde = tiroidja
Parathyroïdes = paratiroidja
Thymus = timusi
Glandes surrenales = Gjendra mbiveshkore
Prostate = prostata
Ovaires = ovaret
titullin e ketij postimi e ke ve INDOKRIN...shife me kujdes
eshte posti nr 2

e kuptova tani qe eshte gabim shttypi, gjera qe ndodhin...une pyes se kam kuriozitet mbi termat mjeksor ne shqip...se kam me te keqe baby
 
titullin e ketij postimi e ke ve INDOKRIN...shife me kujdes
eshte posti nr 2

e kuptova tani qe eshte gabim shttypi, gjera qe ndodhin...une pyes se kam kuriozitet mbi termat mjeksor ne shqip...se kam me te keqe baby

:) Nuk e thashe e as e mendova qe e ke me te keq..po se kisha vene re se nga shpejtesia e kam shkruajtur gabim..:kiss
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top