Hiti I Obama-S Më I Klikuari Në Internet

Presidenti amerikan, Barack Obama vendosi të nisë me këngë fushatën e tij elektorale për rizgjedhjen në këtë post për një tjetër mandat.

Presidenti zgjodhi vargjet e këngës “Let’s Stay Together” të Al Green” gjatë një takimi me mbështetësit e tij. Pasi i përshëndeti të pranishmit, Obama nisi të këndojë “I’m…so in love with you…”, menjëherë më pas, duke iu drejtuar një pjese të pranishmëve tha: “ata djemtë aty nuk besonin se do ta bëja këtë”. “Performanca” e shefit të Shtëpisë së Bardhë elektrizoi sallën dhe brohoritjet në mbështetje të tij. Por përvec këtij efekti, video që tregon Obama-n duke kënduar, po bën xhiron në internet dhe shpejt është shndërruar në një nga videot më të klikuara në Youtube. Kundërshtarët e Obama-s nxituan të komentojnë duke u shprehur se ai zgjodhi të këndojë për të tërhequr vëmendjen e televizioneve dhe teleshikuesve, pasi në të njëjtën orë, po transmetohej një debat i rivalëve republikanë për kandidat për president të SHBA.
[video=youtube;T-hDt2E8MoE]http://www.youtube.com/watch?v=T-hDt2E8MoE&feature=player_embedded[/video]


G.on line
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top