Historia Ilire

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Histori e plote
Histori e Hershme - Pellazge, Ilire dhe Epirote
Mbas vdekjes se Aleksandrit te Madh ne shekullin e katert para eres sone,
Mbreteria e epirit filloi te rritej. Epiri perbehej kryesisht prej fisit Ilir
te quajtur Molossi. Molosset ishin nje fis i fuqishem i cili kishte marre
pjese edhe ne luften e peloponezit. Molosset ju bashkuan mbreterise Ilire,
kunder dy aleancave Greke, te ashtuquajtura aleanca Achean, dhe aleanca
Aetolian. Ne kete Kohe Greket po zhvillonin luftera per therrime nga
perandoria e rrenuar e Aleksandrit. Heredoti, historiani me i besueshem Grek
njofton se "Epiri eshte i banuar nga popuj jo-greke te cilet flasin nje gjuhe
Barbare". Ai shton se keta popuj ne nje kohe te lashte quheshin Pellazge
(domethene me te hershem se toka). Keta pellazge njofton Heredoti si edhe
Thucididi, jane ata te cilet shpiken panteonin e perendive, te cilin greket e
adoptuan me vone. Eshte e qarte se Zeusi Aferdita, Ethina, Thetis Ari etj nuk
mund te jene perendi greke pasi keto fjale nuk kane asnje kuptim ne greqisht,
por ne nje gjuhe tjeter, gjuhen shqipe. Ne nje kohe te lashte pellazget kane
banuar ne Athine si edhe ne gjithe territorin e Greqise pervec ishujve. Ata
gjithashtu kane ndertuar murin perreth Akropolis ne Athine sepse pellazget
njiheshin si muratore te shkelqyer, nen pagen e qeverise athinase, e cila me
vone rrefuzoi pagese dhe i ndoqi Pellazget nga territori i saj. Sic dihet ne
mitologjine shqiptare, gojedhana te tilla si ajo e Rozafes, dhe Argjiros
tregojne se ndertimet e keshtjellave si edhe flijimet berbejne nje pjese te
konsiderueshme e kultures shqiptare. Ky fakt perforcon prejardhjen e
shqipetareve nga Pellazget te cilet ishin nje nga popujt me te hershem Arjan
ne Ballkan. Pellazget kane qene nje fis ose grup fisesh Ilire, te cilet
permenden nga Homeri sebashku me fise te tjera Ilire si Dardanet, Taulantet,
Enkelejdet etj, te cilet luftuan kunder Akejve ne luften e Trojes si aleate
te mbretit Priamit dhe Hektorit ne mbrojtje te Trojes. Greket krijuan koloni
ne territoriet e mbreterive Ilire dhe Epirote sidomos ne ishullin e Kelqyres
si edhe ne Apollini dhe Dyrrachium (Durres). Keto Koloni u formuan
vecanerisht per arsye tregetie. Iliret nuk kundershtuan krijimin e ketyre
kolonive per dy arsye; Se pari sepse i jepte atyre mundesine te tregetonin
me vende te ndryshme sidomos per blerje parzmoresh shpatash etj, te cilat
prodhoheshin ne greqi vecanerisht per shije Ilire te dekoruara me figura
gjeometrike, te cilat ishin te modes ne Iliri, dhe se dyti sepse iliret nuk e
kishin tradite tregetine si zanat te trasheguar, por preferonin lufte dhe
plackitje, pasi Iliret kane pasur nje tradite luftarake.
Kur Mbreti Pirro (Pyrrhus) lindi ne familjen mbreterore Epirotase, ai u
urzupua nga nje feud familiar i cili e perndoqi Pirron nga mbreteria
Epirotase. Pirroja u detyrua te gjente mbrojtje ne mbreterine mike te
Taulanteve te cilet ne ate kohe zoteronin territoret e Shqiperise qendrore
perreth Durresit. Mbasi arriti nje moshe te pjekur, Pirroja i mbeshtetur nga
nje force Taulante pushtoi Epirin dhe perndoqi urzupuesit e tij. Me pas Pirro
vijoi te perforconte pushtetin me lidhje martese. Ai u martua me Brikenen.
Brikena, ishte e bija e mbretit te fuqishem Dardan Bardhyli. Gjithashtu Pirro
perforecoi aleancen e tij me fisin e Taulanteve. Mbas ketyre veprimeve, Pirro
aneksoi territoret Ilire ne veri deri ne Shkoder (Scodra), si edhe ne lindje
duke pervetesuar territore ne Maqedoni dhe jug duke pushtuar Greqine Veriore.
Vemendja e Pirros me vone u kthye nga perendimi, dhe vecanerisht nga
republika e re e Romes, e cila sapo kishte filluar te zgjerohej. Pirroja
kaperceu detin dhe luftoi dy beteja te rrepta me Romaket te cilat i fitoi por
me humbje te medha. Fatkeqesisht duke marshuar ne nje qytet te pushtuar nje grua hodhi nje vazo lulesh nga nje vend i larte, e cila e goditi Pirron ne
koke dhe e la te vdekur.
Vdekja e Pirros ishte nje fatkeqesi e paimagjinueshme per boten Ilire. Ai
u varros me madheshti si nje hero i Epirit dhe si nje Aleksander i dyte.
Menjehere pas vdekjes se tij Perandoria epirotase u shemb. Shume Greke,
perpiqen ta helenizojne figuren e Pirros, por kjo genjeshter eshte e kote
sepse ai kurre nuk ju bashkua ceshtjes greke, por gjithmone luftoi kunder
tyre duke pushtuar Greqine.
Mbas Vdekjes se Pirros, Nje force e re u shfaq ne veri te Epirit. kesaj
rradhe ishte mbreti Ilir Agron i cili ngriti flamurin mbi kryeqytetin e
mbreterise se vet Shkodres. Agroni e deklaroi mbreterine e vet dhe shfaqi
deshiren per te vazhduar rrugen e Pirros. Mbasi perforcoi lidhjen me
Dardanet, Agroni e ktheu vemendjen drejt jugut. Ai aneksoi territoret e
Molosseve te cilet i kerkuan ndihme Agronit kundrejt aleancave Greke te cilat
u perpoqen te perfitonin nga vdekja e Pirros per te pushtuar territor ne
Epir. Agroni dergoi floten e vet e cila zmbrapsi dhe shkaterroi forcat greke.
Suksesi i arritur ne Epir i dha Agronit zemer per te zhvilluar pushtimet ne
Greqi. Mbas disa fitoresh te shpejta te Flotes, Agroni dergoi ushtrine
tokesore nen komanden e Skerdilaidit e cila mposhti keqazi forcen me te madhe Greke te derguar kundrejt tyre. Mbas kesaj fitore Greket filluan ti
trembeshin jo vetem humbjes se kolonive te tyre si ato te Apollonise dhe
Durresit te cilat ishin tashme ne duart e Ilireve, por gjithashtu humbjen
perfundimtare te Greqise. Ata derguan nje seri ankesash drejtuar senatit
Romak, duke u ankuar se Iliret po kercenonin tregtine Greko-Romake, mirepo
Romaket nuk shfaqen interes per fatin e Greqise pasi ishin te zene me luftrat
e tyre Kunder Kartagjenes.
Nderkohe lajmi i fitores se madhe arriti Agronin i cili u gezua aq shume
sa shtroi nje banket te madh ne te cilin piu aq shume vere sa mbas tri ditesh
vdiq. Vdekja e mbretit Agron ishte humbja e dyte e njembasnjeshme mbas
vdekjes se Pirros e cila edhe njehere paralizoi fuqizimin e rrufeshem te
Ilireve. Por kjo humbje ishte me e madhe se sa ajo e Pirros pasi Agroni nuk
kishte asnje mashkull i cili mund te merrte frenat e mbreterise. Pushteti i
kaloi automatikisht gruas se tij, mbretereshes Teuta.
Fitoret e njembasnjeshme te ushtrise Ilire vazhduan ne greqi nen
Mbretereshen Teuta e emertuar mbreteresha e detrave. Flota Ilire paralizoi
cdo levizje te cdo force qe perpiqej te kalonte adriatikun, tregetia
greko-Romake filloi te paralizohej. Ne keto rrethana Romaket, te cilet ishin
duke perfunduar kapitullimin e Kartagjenes ndjene nje detyrim te dergonin nje
delegacion tek Mbreteresha Ilire per ti kerkuar asaj te ndalonte piraterine
Ilire ndaj anijeve Romake. Dy konsuj u derguan ne Shkoder me detyren qe te
transferonin kete mesazh. Por Teuta u tregua nje diplomate e pa-zote per te
shmangur nje konflikt me Romen e cila ishte gjithashtu nje force ne rritje
duke u fuqizuar cdo dite e me teper. Qendrimi i matur i mbreterve te
meparshem Ilire te cilet preferuan nje Aleance me Romen, nuk u mor parasysh
nga Teuta, e cila ishte e fryre nga fitoret e njepasnjeshme, fitore te cilat
ishin merita e mbretit te vdekur Agron. Por Agroni nuk mund te ngrihej nga
varri per te kerkuar llogari. Konsujt Romake kerkuan prej Teutes vetem qe ajo
te ndalonte piraterine Ilire ndaj anijeve Romake. Kjo ne cdo rrethane ishte
nje kerkese e arsyeshme. Teuta pa fshehuar ironine u pergjigj se ajo do te
bente cmos te ndalonte floten perandorake qe te plackiste anijet romake, por
ajo nuk kishte mundesi qe ti jepte fund tradites pirate te Ilireve. Kjo
pergjigje shkaktoi nje nervozizem nga ana e romakeve te cilet premtuan se
Mbretet Ilire do te mesonin qe te permiresonin mardhenjet me shtetasit e
tyre. Mbas kesaj pergjigje Teuta dhe obortaret e saj fyen dhe nxorren jashte
konsujt Romake. Ky gabim fatal diplomatik i Tutes u perforcua nga dergimi i
saj i dy anijeve te cilat interceptuan anijet e konsujve Romake duke i mbytur
ato dhe duke vrare te gjithe romaket. Mbas ketij veprimi Senati Romak
unanimisht deklaroi lufte kundrejt Perandorise Ilire.
Megjitheqe deri ketu sjellja e Teutes mund te admirohej disi duke u
cilesuar si nje shprehje krenarie, sjellja e saj e mepasme nuk mund te
vleresohet ne asnje pikepamje. Mbasi Roma dergoi floten e saj drejt e ne
Durres, Teuta nuk morri asnje mase per tu pregatitur dhe per te perballuar
sulmin Romak. Perkundrazi, sapo mesoi per ardhjen e Romakeve, ajo menjehere
braktisi Shkodren dhe u fsheh ne mbreterine fqinje Dardane se bashku me motren e saj Triteuta.
Romaket arriten nje fitore te lehte. Natyrisht kur ushtria mesoi per
arratisjen e Teutes, ata u shperndane duke i lene legjioneve romake nje porte te hapur per pushtimin e Ilirise. Romaket nuk depertuan ne Iliri, por vetem moren nen kontroll portet e Durresit dhe Apollonise.
Mirepo bisha romake tashme kish marre ere fitimit qe mund ti sillte pushtimi i
Ilirise vecanerisht kur ky pushtim doli kaq i thjeshte. Me vone Romaket do te
ktheheshin ne Iliri kesaj rradhe per ta pushtuar krejt mbreterine ilire. Nen
komanden e nje mbreti renegat Maqedonas te quajtur Dhimiter Iliret do ti
kunderviheshin Romes perseri, kesaj rradhe te pergatitur. Por mediokriteti i
ketij komandanti nuk mund te krahesohej me mbretet fatkeqe Ilire Agron dhe
Pirro. Mbas nje lufte te gjate romaket pushtuan Mbreterine Ilire duke marre
Shkodren. Por ata u gabuan rrende kur menduan se Iliret do te pushtoheshin
kollaj, Qendresa do te vazhdonte deri ne shekullin e IX Pas Eres se Re.
Nen komanden e rebelit Bato, Peonet, fisi me luftarak ilir ,i cili banonte ne
territorin e sotshem te Malit te Zi, do ta conin Romen ne buze te
shkaterrimit.
 
Historia e popullit shqiptar!

Libri i Hartuar nën Drejtimin e institutit të Historisë të akademisë së shkencave të Republikës së Shqipërisë! Miratuar nga Këshilli Kombëtar i Historisë pranë Ministrisë së Arsimit!

KREU I
Paraardhësit e Shqiptarëve
Banorët e hershem të vendit tonë!


1. Banorët e tejlashtë të vendit tonë dhe mënyra e tyre e jetesës
Trualli i banuar sot nga shqiptarët filloi të popullohej shumë herët, që në epokën e paleolitit (gurit të vjtër), mbi 100 000 vjet më parë. Në fillim u banuan to zona që ishin në kushte gjeografike më të përshtatshme. Në Shqipëri, banimet më të hershme janë vërtetuar në shpellën e Gajtanit (Shkodër), në Konipsol, në malin e Dajtit dhe në vendbanimin e Xarës (Sarandë). Njerëzit primitive jetonin në grupe të veçuara, kryesisht nëpër shpella të thata,, pa lagështirë dhe të mbrojtura nga erërat. Veglat e punës i punonin më gurë stralli dhe më rrallë prej kocke. Prej këtyre gurëve me anë të ashkëlzimit nxirrnin pjesë më të vogla e më të mprehta guri për t'i përdorur si gërryese, shpuese etj. Si vende për të përpunuar gurin shfrytëzoheshin hyrjet e shpellave dhe terrenet pranë lumenjeve. Sidoqoftë, veglat e asaj epoke ishin ende të thjeshta dhe të krijuara kryesisht prej guri. Njerëzit primitivë ushqeheshin me produkte të mbledhura në natyrë dhe me gjah kafshësh të egra. Për shkak të kushteve të vështira në të cilat jetonin, njerëzit e paleolitit kanë pasur një mesatare jete shumë të shkurtër, rreth 21-30 vjeç, me një vdekshmëri më të madhe te fëmijët. Lufta e përbashkët për të përballuar jetën çoi në forcimin e lidhjeve të pjestarëve të çdo grupi, në ndryshimin e organizimit të njerëzve primitivë, të cilët nga fundi i paleolitit kaluan në grupime me lidhje gjaku, në martesën me grupe, ku prejardhja e fëmijës përcaktohej vetëm nga nëna. Filloi kështu organizimi i shoqërisë matriarkale, e cila mori formë të plotë në periudha të mëvonshme, 6000-3000 vjet më parë, në epokën e neolitit (guri i ri). Popullimi i krahinave të banuaras sot nga shqiptarët u rrit shumë në periudhën neolitike. Njerëzit filluan të braktisin shpellat dhe të përqendroheshin në vende të hapura. Banorët neolitike përqenin më shumë të ndërtonin kasollet e tyre në fusha dhe në tarraca lumore. Janë të njohura një numër i madh vendbanimesh të tilla në Shqipëri, në Kosovë, në Malë të Zi e në Maqedoni. BBanorët e hershëm, nga jeta endacake e epokës paleolitike, kaluan në vendbnime shpeshherë të qëndruehme, me ekonomi kryesisht bujqësore. Ata njihnin dhe përdornin drithërat kryesore, si elbin, melin, grurin etj. Kjo u shoqërua edhe me lulëzimin e sistemit matriarkal, ku rolin drejtues të ekonomisë e të jetesës e kishte gruaja. Në këtë epokë u kalua në një formë të re martese, në martesën me çifte.

2. Zbulimet e hershme teknike
Ndër shpikjet më të rëndësishme të epokës së paleolitit është zbulimi i zjrrit, i cili i ndihmoi shume banorët e lashtë për të përmirësuar ushqimin dhe për t'u ngrohur. Pjekja dhe zierja e ushqimit me anën e zjarrit solli ndryshime cilësore në organet tretëse të njeriut. Ndryshimet në ekonomi dhe në organizimin shoqëror të epokës së neolitit ndikuan për zbulime të tjera teknike, të mëdha për lashtësinë. Njerëzit mësuan të punonin enët prej balte, të cilat shpeshherë i zbukuronin me një shije të vërtetë artistike, mësuan të thirrnin dhe thurnin pëlhura që i përdornin për veshje, shtroje e mbulesë, filluan të ndërtonin kasollet e para që kishin dysheme të shtruara me argjil dhe ishin të rrethuara me thupra e kallama të lyera me baltë nga jashtë për t'u mbrojtur nga era e të ftohtët. Në epokën neolitike, veglat e punës, veçanërisht ato prej stralli, u përsosën shumë, në krahasim me epokën e mëparshme. U shpikën vegla të reja pune. Për buarjen e drithit u shpikën gurët e blojës, për punimin e tokës filloi të përdorejk shatii i përgaditur prej brirëve të drerit. Me këta brirë bënin edhe çekanë. Gjuetia e pshkut u rrit dhe u përmirësua me krijimin e rrjetave dhe të grepave për zënien e tij. Po kështu u përgaditën edhe mjete të reja për gjuetinë e kafshëve të egra. Ekonomia në epokën neolitike u gjallërua më tej me zbutjen e kafshëve të egr e kthimin e tyre në kafshë shtëpiake. Ndonëse primitive, gjuetia i ndihmoi njerëzit e kësaj epoke të zbutnin delen, dhinë, kalin, qenin. Të gjitha këto arritje forcuan lidhjet e grupeve gjinore të njerëzve primitivë, përmirësuan lidhjet me grupet e banorëve të tjerë dhe nsitën marrdhëniet e këmbimit në mes tyre, deri edhe në krahina të largëta. Në epokën pasardhëse, në atë eneolitike (të bakrit) 3000-2100 vjet para Krishtit (p.K.) u bënë nryshime të reja. Ukrijua ndarja e ekonomisë blegtorale nga ajo bujqësore. Disa grupe banorësh merreshin kryesisht me kujqësi dhe grupe të tjera merreshin me blegtori. Blegtorët qenë më shumë banorë endacakë. Këta filluan të popullonin përsëri shpellat. U krijuan vendbanime të reja edhe në qendra të hapura malore. Buzë lumenjeve u krijuan vendbanime të tipiut palafit, ku dyshemetë e shtëpive viheshin mbi trarë të ngulur në fundin e lumit. Popullimi i krahinave u rrit edhe më shumë. Risi teknike e madhe e kësaj kohe ishte fillimi i punimit të veglave të punës prej bakri. SHoqëria njerëzore hyri kështu në një epokë të re, në atë të punimit të metaleve. Po kështu toka filloi të punohet me parmendë, duke përdorur kafshët tërheqëse,kalin dhe qetë. Ekonomia blegtore i dha përparësi punës së burrave. Filloi të dobësohej sistemi matriarkal dhe rolin e drejtimit në ekonomi dhe në grupet shoqërore filluan ta merrnin burrat. Lindi kështu në epokën eneolitike sistemi patriarkal, i cili u forcua më shumë në epokën e bronzit (2100-1100 p.K.) dhe në atë të hekurit (mijëvjeçari i fundit p.K.).

3. Pellazgët
Epoka eneolitike karakterzohet edhe nga ndryshime demografike. Në mesin e mijëvjeçarit të tretë p.K. dhe në fillimet e mijëvjeçarit të dytë p.K. erdhën nga stepat e Lindjes grupe të reja popullatash blegtore. Këto u përzien me banorët vendës dhe kështu u krijua bashkësia e re kulturore e popullatës indioevropiane në të gjithë Gadishullin e Ballkanit. Kjo popullsi mendohet të jetë popullsia e lashtë pellazge, për të cilën kanë shkruar shumë autorë të vjetër si Homeri, Herodoti, Tukididi etj. Pellazgët njihen si banorët më të lashtë parailirë e paragrekë, që jetonin në Gadishullin e Ballkanit e në pellgun e Rgjeut. Në fillimet e shfaqjes së tyre, pellazgët kishin organizim shoqëror matriarkal. Për karakterin etnik të tyre janë dhënë mendime të ndryshme, ndonjëherë dhe kontradiktore. Që në shek. XVII, veçanërisht në periudhën e Rilindjes Shqiptare, të studiuesit shqiptarë dhe të huaj zotëroi teoria e lidhjes së pellazgjishtes me shqipen. Përkrahës i flaktë i kësaj teorie ka qenë gjuhëtari austriak Han (Hahn). Studiues të tjerë e kundërshtojnë këtë. Gjatë epokës së bronzit filoi procesi i diferencimit etnik të popullatave të Ballkanit Perëndimor. Herodoti, historiani i lashtë grek i shek. V.p.K., jep disa të dhëna për pellazgët që vazhdonin të jetonin në Greqi. Sipas tij, gjuha e pëllazgëve ishte e ndryshme nga gjuha greke. Ata merreshin me bujqësi e detari. Ishin edhe mjeshtër të mirë ndërtimi. Pellazgët ngritën murin që rrethonte Akropolin e Athinës dhe për këtë athinasit u dhanë atyre si shpërblim disa toka në Atikë, të cilat, edhe pse ishin të pavlefshme, ata i kthyen në toka të mira bujqësore.

KREU I
Paraardhësit e Shqiptarëve
Ilirët


1. Origjina e Ilirëve
Popujt që u bënë më të njohur në historinë e lashtë të Ballkanit janë grekët, ilirët dhe trakët. Ilirët, si trashëgimtarë të pellazgëve, janë ndër banorët më të lashtë të Gadishulit Ballkanik. Ata janë autoktonë. Kulturën, gjuhën dhe tiparet antropogjike ilirët i formuan në vendin e tyre, në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, aty ku shkrimtarët antikë i përmendin në veprat e tyre. Trevat e shtrirjes së popullsisë ilire janë mjaftë të gjera; ato përfshijnë të gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit, në veri, e diri te gjiri i Ambrakisë (Prevezë), në jug, kurse në lindje deri te tokat përreth liqenit Lyhind (liqeni i Ohrit). Grupe të veçanta ilirësh u vendosën edhe në Italinë e Jugut. Këto janë fiset mesape dhe japige. Emri ietnik ILIR shfaqet në veprat antike që në shek. V.p.K., kurse emrat e disa fiseve ilire fillojnë e përmendës që në shek.XII p.K. nga Homeri. Por koha e formimit të etnosit ilir është shumë e lashtë. Fillimet e origjinës ilire janë që në mesin e mijëvjeçarit të dytë p.K., që nga periudha e bronzit të mesëm, kur fillojnë të formohen tiparet etnike ilire. Në epokën e hekurit (mijëvjeçari i fundit p.K.) ilirët u formuan plotësisht, duke trashëguar nga epokat më të hershme eneolitike dhe të bronzit tipare kulturore gjuhësore e antropologjike etnike. Teoria e vjetër që i bën ilirët të ardhur nga Evropa Qendrore, në shekujt XII-XI p.K., është rrëzuar nga studimet e kryera pas Luftës së Dytë Botërore. Vetë fakti që varrimet me urna, karakteristike për popujt e Evropër Qendrore, nuk janë tipike për trevat e shtrirjes së ilirëve, por ndeshen vetëm në zona të kufizuara, të rralla, dëshmon kundër teorisë së ardhjes së ilirëve në Ballkan nga veriu. Gjurmët e kulturave të Evropës Qendrore, që ndeshen në Iliri, janë rezultat i kontakteve kulturore, tregtare e të lëvizjes së artizanëve të punimit të metaleve.

2. Fiset kryesore ilirie
Ndër fiset më të përmendura ilirie janë taulantët, adrianët, dardanët, dalmarët, albanët, penestët, molosët, kaonët, thesprorët etj.

- TAULANTثT: Banonin në zonën e Adriatikut, që nga lumi Vjosa, deri në prapatokën e Dyrrahut. Ky fis luajti një rol shumë të rëndësishëm në historinë ilire të shek. IV-III p.K., duke u vënë në krye të shtetit ilir, të cilin e kishin krijuar më parë enkelejtë. Në trevat e taulantëve më vonë shfaqet fisi i Albanëve dhe i Parthinëve.

- ENKELEJTث
: Banonin në krahinat përreth liqenit të Ohrit. Ata krijuan dinastinë e parë të Mbretërisë Ilire, në fund të shek. V p.K. Një nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk përmenden më. Në trevat e fisit të enkelejve përmenden edhe dasaretët. Enkelejtë kanë qenë peshkatarë të zotë.

- DASARETثT: Janë një fis i madh në Ilirinë Juglindore. Njiheshin në lashtësi sidomos për prodhimin e drithërave të bukës. Një qytet me të njohura ishte Pelioni (qyteza në Selcë të Poshtme të Pogradecit). Qytet tjetër i madh i këtij fisi ishte edhe Antipatra (Berati).

- ALBANثT
: Banonin në prapatokën e qytetit të Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgërdheshi i Krujës). Fisi i albanëve i dha emrin e vet shqiptarëve, gjatë mesjetës së hershme, kur ata njihen si albanë, arbër.

- ARDIANثT
: Fillimisht shtriheshin rreth gjirit të Rizonit dhe të lumit Neretva. Ardianët e shtrinë pushtetin e vet në të gjitha krahinat e tjera që më parë ishin nën sundimin e taulantëve. Ardianët luajtën një rol shumë të madh në luftërat kundër pushtusve romakë, gjatë shek.III-II p.K., në kohën kur sundoi dinastia ardiane e Mbretërisë Ilire. Kryeqendra e ardianëve ishte Shkodra.

- DARDANثT
: Ishin fisi më i madh ilir që u vu në krye të Mbretërisë Dardane, në Ballkanin Qendror, kryesisht në Kosovë. Dy fise të tjera dardane të njohura ishin thunatët dhe galabrët. Qyteti më i rëndësishëm i dardanëve ka qenë Damastioni, i njohur si kryeqendër e nxjerrjes së metaleve. Dardanët përmendën si luftëtarë të fortë xehtarë shumë të mirë, blegtorë dhe tregtarë të njohur.

- DALMATثT: Banonin në brigjet e Adritikut. Ishin blegtorë të njohur; shquheshin për punimin e llojeve të ndryshme të veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika në shekujt e parë u përdor edhe nga aristokracia romake, prej nga kaloi edhe në veshjen rituale kishtare. Qyteti më i njohur i tyre ka qenë Delmini.

- PENESTثT
: Banonin në luginën e Drinit të Zi e përreth saj. Përmenden për herë të parë në vitet 170-169 p.K. Luajtën rol të rëndësishëm në Luftën e Tretë Ilire- romake. Përfshiheshin në Mbretërinë Ardiane. Kishin 14 qytete e kështjella, ndër të cilat përmendën Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenëse pranuan garnizone romake në qendrat e tyre,maqedonasit ua shkretuan vendin.

- MOLOSثT
: Janë një nga tri fiset kryesore qe banonin në qendër të Epirit antik dhe që luajtën një rol shumë të rëndësishëm drejtues në historinë e lindjes dhe të formimit të shtetit të Epirit.

- KAONثT: Ky fis epirot kishte shtrirje të gjërë, që nga lumi Thyamis (sot lumi Kallama), deri në luginë e Drinosit, në Gjirokastër, Kryeqendra e kaonëve, Foinike (Finiqi i Sarandës), në shek.III p.K. u bë kryeqendra e gjithë shtetit të Epirit. Qytet tjetër i madh i kaonëve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastrës).

- THESPORTثT: Banonin në Epir, në jug të lumit të sotëm Kallama, deri në gjirin e Ambrakisë. Përmenden në shkrimet e lashta që nga shek. V.p.K., si fis që sundoheshin nga dy kryetarë të zgjedhur çdo vit nga gjiri i parisë.

3. Vendbanimet dhe varrezat Ilire

Vendbanimet ilire të periudhës së hekurit (shek.XI-V p.K.) ndodhen në vende të ngritura kodrinore e malore, ku kishin edhe një mbrojtje të sigurt natyrore. Përreth tyre kalonin rrugët tradicionale të komunikimit. Disa prej tyre ishin vazhdim i bnimeve më të lashta, bronzit e fillimi i epokës së hekurit. Vendbanimet ilire ishin të fortifikuara dhe të hapura. Vazhduan të përdorëshin edhe vendbnime të tipit palafit. Tipi i parë i vendbanimit ishte i fortifikuar me mure prej guri ose me rrethim të drunjtë. Kishte edhe vendbanime të rrethuara me ledhe prej dheu. Qteza e Gajtanit (në afërsi të Shkodrës) është vendbanimi më tipik për trevat e Ilirisë së Jugut. Ajo është e ngritur mbi një lartësi jo të madhe. I gjithë vendbanimi është i fortifikuar me mure guri të trasha rreth 3 m. Dy faqet e murit janë të punuara me mure guri të thyer. Fortifikimet në këtë kohë nuk kanë qenë të pajisura me kulla mbrojtese. Porta e vendbanimit të Gajtanit është e punuar me gurë të mëdhenj, të latuar më mirë. Banesat kanë qenë prej druri, në trajtë kasollesh, të ngritura në faqet e malit, brenda sistemit fortifikues. Sipërfaqja e këtyre vendbanimeve është 4-5 ha. Ka edhe vendbanime me përmasa më të mëdha, deri në 15 ha. Vendbqanimet e kësaj kohe kanë pasur ekonomi fshatare, me një artizanat të zhvilluar të qeramikës e të metaleve. Mënyra karakteristike e varrimit për ilirët ishte varrimi në tuma, në kodra artificiale prej dheu. Përmasat e këtyre tumabe shkojnë në lartësinë 0,50-4 m, kurse diametri nga 15-32 m. Në mesi e çdo tume ndodhej varri qendror, varrimi i parë. Ai vihej në sipërfaqe të tokës ose i futur në taban. Herë-herë ky varr rrethohej me një unazë të madhe prej gurësh. E gjithë kjo sipërfaqe mbulohej me dhe e gurë, duke krijuar një kodër ku vazhdonin të bëheshin varrimet.

4. Kolonitë helene në Iliri

Helenët themeluan kolonitë e para të tyre në brigjet e Jonit dhe të Adriatikut Lindor, në shek. VIII p.K. në Ambraki (Artë) dhe në Korkyrë (Korfuz), ku qenë vendosur tregtarët librunë, të cilët kishin zbritur nga viset veriore të Ilirisë. Në vitin 627 p.K. helenët themeluan Dyrrahun (Durrësi), kurse në vitin 588 p.K. themeluan Apoloninë (Pojani i FIerit), mbi bazën e vendbanimëve më të vjetra ilire. Më vonë themeluan edhe koloni të tjera si Farin (Hvar), Isen (Vish) dhe Korkyrën e Zezë (korculla). Themelimi i kolonive ndikoi në rritjen dhe në zhvillimin e tregtisë së ilirëve me botën helene dhe në futjen e kulturës helene në trevat e Ilirisë. Dyrrahu, që mbante edhe emrin Epidamm, që në shek. V p.K. u kthye në një qytet-shtet (polis) të zhvilluar. Interesat e mëdha që kishte Greqia për këtë qytet bënë që për shkak të grindjeve që kishin plasur në Dyrrah, të fillonte lufta e Peloponezit, e cila fërfshiu Greqinë dhe vazhdoi për 30 vjet rresht. Ilirët lejoheshin të vendoseshin në Dyrrah, prandaj kjo koloni pati një numër të madh ilirësh. Dyrrahu shumë shpejt u shndërrua në një port të rëndësishëm dhe u njoh si porti më i madh i Adriatikut. Që në shek. V.p.K ky qytet preu monedhën e vet prej rgjendi. Cicerroni i thotë se Dyrrahu u kthye në koloni romake. Apolonia ishte qyteti më i madh ndër 30 qytetet qe në antikitet mbanin këtë emër. Edhe ky qytet-shtet, që në shek. V.p.K. preu monedhën e vet të argjendë, e cila u përhap shumë në Ballkan e jshtë tij. Apolonia nuk ishte vetëm qendër e rëndësishme ekonomike, por edhe qendër kulture. Këtu vinin edhe nga vende të tjera për të mësuar. Cicerroni e quan Apoloninë "qytet i madh e hijerëndë". Këtu, shtu si në Dyrrah, lulëzuan skulptura, mazaiku dhe muzika. Për rëndësinë e madhe që kishte, Apolonia u bë arnë luftimesh ndërmjet ilirëve, epiriotëve, maqedonasve e romakëve.

 

Attachments

  • Fiset Ilire.jpg
    Fiset Ilire.jpg
    37.3 KB · Shikime: 33
bravo nostra per shkrimet historike qe ke sjelle ketu per te mesuar se deri ku arinte atehere iliria dhe se cfare ben greket per te shtyre shqiptaret me ne veri.
nje harte e vjeter eshte dhe kjo:


harte.jpg

shikoni se deri ku arrinte illyria atehere dhe se ku kishte koloni.
shikojeni me vemendje.
 
Redaktimi i fundit:
Code:
[I][B][COLOR="Blue"] Ilirët, si trashëgimtarë të pellazgëve, 
janë ndër banorët më të lashtë të Gadishulit Ballkanik. 
Ata janë autoktonë. 
Kulturën, gjuhën dhe tiparet antropogjike 
ilirët i formuan në vendin e tyre, 
në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit,
 aty ku shkrimtarët antikë i përmendin në veprat e tyre.[/COLOR][/B][/I]
Kete duhet te mesojne ata shqiptaret qe se dini historine tone sot :po:
 
Titulli: Historia Ilire

Epiri dhe Maqedonia s’kane qene kurre toka greke
Epiri dhe Maqedonia s’kane qene kurre toka greke.Ne Greqi ka urdhera te rrepta, te dala nga qeveria greke, qe i ndalon camet te perdorin gjuhen e tyre. Nje numer i madh ortodoksish, qe jetojne ne keto zona, te cilet flasin shqip, gjithashtu dhe shqiptaret myslymane quhen nga greket : greke albanofone, dmth greke qe flasin shqip!!! Keto shpikje i sherbejne qellimeve dhe propagandes se organizuar shoviniste pan-helenike.
Ish Kryeministri grek, Venizellos, pohoi qe Greqia Veriore banohet nga shqiptare. Ai thote: “Eshte me se e vertete qe popullsia e veriut eshte me origjine shqiptare” (L. Skendo, Extrait de la Revue “Les peuples libres” Lausanne 1919). Fjala “Veri” thekson L. Skendo, nenkupton nga Epiri deri tek gjiri i Artes.
Le te shikojme kufirin shqiptaro-grek ne Mesjete. George Achropolites (1217-1282) ka shkruar mbi luften mes despotit te Epirit, Mikael II kunder Bizantit.“Ne u terhoqem deri ne kufi, tek malet Pirene (Pindi i sotem), qe ndan Epirin e Ri dhe te Vjeter nga bota e vjeter”
Toka greke, sipas Georges Acropolites, ishte matane Pindusit, si rrjedhim Epiri nuk eshte toke greke. Nuk duhet te harrojme qe Acropolities ka qene nje diplomat, politikan, historian dhe mesues i perandorit bizantin, Theodor II Lascaris: dhe ka qene dhe komandant i pergjithshem i ushtrise bizantine.
Keto thenie konfirmohen edhe nga Theodor Scutariot-i, historian bizantin, qe lindi dhe jetoi ne shekullin XIII. Ai pohon te gjitha c’u thane me siper ne vepren e tij “Parathenie kronikash”.
George Pachimeris, historian bizantin i shekullit XII, qe gjate jetes se tij mbajti poste te rendesishme shteterore, i konsideronte shqiptaret ilire. Ai e kufizon Greqine ne jug te lumit Thesali. Le te shohim se c’thote ai per lumen Peneu (Selemvria). Pachimeris thekson qe: “Perandori bizantin, Mikael VIII Paleologu, dha urdher per te sulmuar iliret, fiset e rajonit dhe gjithashtu dhe ata pertej lumit Peneu, e ashtuquajtura Greqia e vertete.
Pachimeris konfirmon qe Hellasi i asaj kohe kufizohej me lumin e quajtur sot Selemvria, Peneu i djeshem. Keta historiane bizantine konfirmojne qe Epiri dhe Maqedonia s’kane qene kurre toka greke.
Nese kthehemi mbrapa ne kohe disa shekuj, para kohes se historianit Pachimeris, do te shikojme se c’perfshinte Hellasi. Kete na e japin saktesisht studiuesit greke te kohes.Tek Sinecdemos e Jerocles-it (shekulli VI pas Krishtit) vihet ne dukje qe Greqia e vjeter e kohes perfshinte vetem krahinat e Beotise, Atikes, Fosise, Euboeas dhe Peleponezit.
Donald Edgar Pitcher ne librin “Nje gjeografi historike e Perandorise Osmane nga kohet e hershme deri ne fund te shekullit XVI” shprehet mbi zgjerimin e Shqiperise ne fund te shekullit XIV, si vijon:


“Ne fundin e shekullit XIV ato u zgjeruan ne Veri ne drejtim te Zetes (Mali i Zi) dhe ne Jug midis Epirit dhe Gjirit te Korinthit.”
Eshte e qarte qe historianet e vjeter dhe te rinj jane te te njejtit mendim per kufijte historike te Greqise.

Shovinistet grek nuk duhet te harrojne qe zoterimet e Gjin Zenebishtit shtriheshin nga Argjiroja deri ne Glyk, kurse ato te Gjin Bue Shpates deri ne Naupaktus.
Theodor Mommsen-i tek “Historia e Romes antike”, vellimi I, faqe 362 e librit II, kapitulli VII shkruan: “ Kur ai u vu ne krye te mbreterise, te gjithe u mblodhen rreth tij (Mbreti Pirro). Epirotasit trima, shqiptaret e antikitetit.”
Nuk duhet harruar qe Theodor Mommsen-i (1817-1903) konsiderohet si studiuesi me i shquar i Romes antike.
Le te shohim c’thote historiani i njohur bizantin i shekullit VI, Prokopi i Cezarese, per Greqine: “Ne lufte, greket mbahen si ushtare frikacake, sikur Greqia mos kete patur kurre nje burre te denje.” (“Omnia” vellimi III,I, Lipsiae). Ky historian, ne paragrafin e mesiperm, shikon ndryshimin mes Bizantit, qe ishte nje konglomerat popujsh dhe Greqise, qe ishte nje pjese e perandorise shumekombeshe. Banoret e Bizantit, sipas Prokopit te Cezarese, nuk ndiheshin aspak grek.
 
Titulli: Historia Ilire

Këta janë dhjetë Papët me origjinë iliro-arbëroro-shqiptare
Populli iliro-arbëro-shqiptar deri më tash i ka dhënë selisë apostolike të Romës dhjetë papë: Papë Klimensi I, Papë Piu I, Papë Eleutherus, Papë Urbani I, Papë Caios (Kai), Papë Gjoni IV Dalmati, Papa Pali IV (Karafa), Papë Sistus V - Peretti, Papë Klementi XI dhe Papë Klementi XII, thotë letrari dhe studiuesi Frrok Kristaj.
Populli iliro-arbëroro-shqiptar padyshim se është populli i parë në Evropë që pranoi me vullnet krishtërimin. Predikimet e para të lajmit të gëzueshëm (për lindjen e Jezu Krishtit) në këto troje i bëri Shën Pali, apostull, pastaj ushtarët ilirë që gjendeshin në kuadër të ushtrisë së Perandorisë Romake, nëpërmjet fisit ilir të Parthëve, Shën Bartolomeu, Shën Luka, Titi (nxënës i Shën Palit), që ishin ilirë e të tjerë. Derisa krishterimi i popullatës ilire merrte përpjesëtime të mëdha, pushteti i Perandorisë Romake këtë filozofi e luftonte me të madhe.

Shqiptarët mbrojtës të krishterimit

Në Iliri ekzistonin komunitete të krishtera. Këto komunitete përndiqeshin nga romakët paganë. Në mbojtje të krishterimit u martirizuan shumë pjesëtarë të fiseve ilire, kështu që kaluan disa shekuj derisa u bë krishterimi religjion i barabartë dhe legal me “Ediktin e Milanos” (313), përkatësisht krishterimin e legalizoi në Perandori Konstandini i Madh, dardano-iliro, i biri i Konstant Klorit dhe Helenës, i lindur në Naissus (Nish) në vitin 285.
Se ilirët nuk pranuan krishterimin me dhunë e argumentojnë përndjekjet që ua bënë romakët ilirëve të krishterë. Në fakt, kur ilirët pagëzoheshin në krishterim, Roma këtë jo vetëm që nuk e pranonte, por edhe e injoronte duke e trajtuar atë si sekt hebraese. Përndjekjet e para ndodhën në kohën e perandorit Neron (54-68), që ishte sundimtar i tmerrshëm, i cili e dogji Romën (64), ndërsa fajin ua la atyre që kishin filluar të pagëzoheshin në krishterim.

Në këtë përpjekje pësuan edhe Shën Pali e Shën Pjetri. Përndjekja e dytë e viteve 100-250 ishte kohë kur krishterimi trajtohej si religjion i veçantë armiqësor ndaj njerëzve dhe ndaj Perandorisë Romake. Ndërkaq, përndjekja e tretë u bë nga viti 250-311, kur sundoi edhe mbreti Dacius (249-251), mbret ky që tentoi ta përtërijë Perandrorinë Romake. Ai i akuzonte të krishterët dhe ata i trajtonte si destabilizues të mbretërisë dhe se feja e tyre e krishterë dallonte nga ajo e Romës. Mbreti Dacius për t’i realizuar planet e veta persekutoi shumë të krishterë, por edhe pse ky vdiq i ri, perskutimet vazhduan edhe nga pasardhësit e tij, si Galil (251-253), Valeriu (253-260) e kështu me radhë. Gjatë asaj kohe persekutime bëri edhe perandori Dioklecian, pjesëtar i fisit dalmat të ilirëve (284-305), i cili urdhëroi të rrëzohen të gjitha kishat dhe të digjen të gjitha librat e besimit të krishterë.

Në radhën e të persekutuarve, përkatësisht të martirizuarve, që kishin prejardhje daedano-ilire, nga Ulpiana ishin edhe Flori e Lauri, skulptorë gdhendës të gurit e të mendimit, të martirizuar në kohën e perandorit Hadrian (117-138). Sipas Farlatit, gjatë sundimit të Hadrianit u persekutuan së pari Prokuli e Maksimi, ndërsa më vonë edhe nxënësit e tyre Flori e Lauri. Bashkë me këta dy martirë, përmenden edhe “shumë shokë tjerë”.
Sipas disa dorëshkrimeve këta (shokë) do të ishin të varfërit e shumtë për të cilët Flori e Lauri i shpenzuan krejt fitimet e tyre duke e ndihmuar popullatën në frymën e Ungjillit. Po ashtu, Flori e Lauri u ndihmuan shokëve edhe në rrëzimin dhe thyerjen e idhujve të deriatëhershëm. Për këtë administratori romak i Dardanisë kishte urdhëruar që të vriten (Flori e Lauri), përkatësisht të digjen (Mijoviq P. “Flor i Lavr - naimari kamenoresci iz Ulpiane”, në GMKM VII-VIII (1962-1963), 330-353; Dragutinac M. “Flor i Lauro”, “Leksikoni i ikonografisë, liturgjisë dhe i simboleve të krishterimit perëndimor”, Zagreb, 1979, f. 230).

Papët me origjinë ilire

Duke mësuar emrat e papëve me origjinë ilire shihet se ilirët pa dyshim se kanë kontribuar ndër popujt e parë të Evropës drejtë besimit të krishterë.

Andaj shkurtimisht po i përshkruajmë në mënyrë kronologjike se sa papë me origjinë iliro-arbëroro-shqiptare janë ulur në vendin e Shën Pjetrit. Ne i kemi dhënë Selisë Apostolike të Romës dhjetë papë. Gjithësesi ka vend për studime të tjera, pasi shumica dërmuese e ipeshkëve të Romës janë nga Italia, ku ka patur pothuajse gjithmonë një prani bukur të madhe iliro-arbëroro-shqiptare.
Për trashëgiminë e lashtë shpirtërore e kulturore ilirët, e më vonë edhe arbërit, përkatësisht shqiptarët, dhanë edhe martirët e tyre të tjerë të fesë e të atdheut. Martirë të tillë këto troje etnike kanë dhënë shumë, si Shën Eleutheriusin, papë, pastaj Shën Jeronimin (Xhera), Shën Astin, Agrikolen, Luanin, Niketë Dardanin, Prenën, Anthin, Therinin, Kuirinin, Irineun, Dankatin, Martinin, Venancin, Lulin, Miroshin, Fran Durrësakun, Gjergj Albanin, Dhimitër Tericianin, Mikel Albanin, Pjetrin e Vlorës, Angjelilen e Shqipërisë, Gjon Rrobaqepësin, Pjetër Bardhin, Gjergj Jubanin, Gjergj Sumën, Dhimitër Vlorën, Emilianin, Adronikun, Apolinin, Izacin, Kodratin, Martin Albanin e shumë e shumë të tjerë, të cilët mjerisht historia jonë kombëtare aspak nuk i njeh, përkatësisht deri të humanistja më e madhe e paqetorja botërore, nobelistja e parë shqiptare - Nëna Tereze, që ishte
bijë, motër e nënë e shqiptarëve dhe nënë e mbarë njerëzimit të botës.

Do përmendur se në të hyrë në Konkatedralen e Zojes Ndihmtare në Prizren, në anën e djathtë, nën elterin e shën Ndout, është truporja e shën Nikës (Viktorinit), dëshmor, dhe pranë kësaj trupore të shtrirë gjendet një valixhe e vogël metali, në të cilën ruhen edhe sot eshtrat e këtij shenjti me një shkrim në gjuhën latine: “Corpus, s. Viktorini, martyrus, të Ciriakut”.

Sipas disa të dhënave “Veritas” nr. 5/1982, faqe 15, shën Nika (Viktorini) u lind në Mauritani. Me detyrë ishte ushtarak dhe ka shërbye në Milano (Itali) kur ishte perandor Maksimiliani. Ai ka shërbyer edhe në trojet dardane (shqiptare). E dha jetën si martir për Krishtin në vitin 303, kur refuzoi t’i adhuroj idhujt e rrejshëm dhe kur u deklarua publikisht si i krishterë. Shën Nika ishte dhe mbeti pajtori kryesor i Milanos, pra shenjtë i qytetit të Milanos. Festohet më 8 maj në të gjitha kishat katolike të botës (Imzot Nikë
Prela “Shenjtërit - pajtorët tanë”, Drita, Prizren, 1994, faqe 90, përkatësisht Frrok Kristaj “Eshtrat e cilit shenjtë edhe sot ruhen në Konkatedralen e Prizrenit”, “Bujku”, Prishtinë, 24 korrik 1997, faqe 13).

Papët me origjinë iliro-shqiptare

Përveç shenjtërve nëpër shkrime të ndryshme lexojmë, por edhe ndeshim fakte se paraardhësit tanë i kanë dhënë krishtërimit “vetëm një papë, dhe ai mendohet se ishte Gjon Françesku - Papë Albani - Klimenti XI”, gjë që nuk është e vërtetë. Ilirët, përkatësisht arbërorët, i kanë dhënë Selisë Apostolike të Romës dhjetë papë. Megjithatë, ka vend për studime të tjera, pasi shumica dërmuese e ipeshkëve të Romës janë nga Italia, ku ka pasë pothuajse gjithmonë prani iliro-arbërore e shqiptare.

Papë Klimensi I ishte papë i Romës nga viti 90-92 (aty-këtu thuhet se ishte papë nga viti 99-101). Ishte ilir me prejardhje nga Korinthi, që gjendet në afërsi të Mikenës. I përkiste gjuhës dhe kulturës pellazge, e cila në ujëdhesat dhe brigjet e Egjeut flitej sipas Herodotit deri në shekullin V para kohës së re (A. Wolf “Historia e letërsisë greke”, 1925, faqe 7).

Papë Piu I ishte papa i dhjetë me radhë dhe shërbeu papë gjatë viteve 140-155. Ishte i lindur në Aquilea të Istries ilire (tash tokë kroate). I ishte kushtuar tërësisht luftës kundër gnosticizmit. Ai ekskomunikoi Marcionin, njërin prej përfaqësuesve të tij, gjatë një sinodi të mbajtur në vitin 144, duke provuar kështu që Roma ishte bërë qendra më e rëndësishme e krishtere e botës perëndimore. Për nder të motrës së tij, Prudentienes, ndërtoi një kishë në Romë, që e pagëzoi me emrin e saj. Ndoshta ajo ishte një e krishtere e martirizuar në kohën e perandorit Mark Aureli. Papë Piu I është i shenjtëruar (Frrok Kristaj “Ura e kujtesës”, Prishtinë, SHKK “Anton Pashku”, 2008, faqe 68).
Papë Eleutherus ishte i biri i Abondit të Nikopolit, u lind në Nikopolis (Preveza e sotme në jug të اamerisë) të Epirit. Ishte pasues i Anicetusit, që e mori sekretar të vetin. U bë papë me vdekjen e Shën Soterit dhe shërbeu papë 14 viteve 175-189. U interesua për përhapjen e krishtërimit. Dërgoi priftërinjtë Fugaziusin dhe Damianin për të përhapur ungjillin në Britani, me kërkesën e mbretit Lucius. ثshtë martir, ndaj është shejtëruar nga kisha. Festa që i kushtohet atij kremtohet më 26 maj. ثshtë mbrojtës i udhëtarëve të anijeve. Do përmendur se më 20 shkurt, kalendari kishtar e përkujton Shën Eleuterin, ipeshkëv i Tournai-t në Belgjikë, i cili jetoi ndërmjet viteve 456 e 531, në epokën e pushtimit të Galisë nga mbreti i frankëve, Klodoveu, asokohe pagan.
Rënditet papa i katërmbëdhjetë me radhë. Në veçanti i kontribuoi përhapjes së krishterimit jo vetëm ndër ilir, por edhe në mbarë kontinentin e vjetër të Evropës. Kjo do të thotë se në shekullin II në Iliri ka qenë një administratë kishtare e organizuar mirë. Elementet e para të kishës, të cilët i kanë vënë themelet doktrinës së krishterimit, në shtatë Koncilët e para ekumenike, kanë ardhur nga njerëzit e tokave ilire. Nga kjo del se dikur Iliriku është quajtur edhe “Gadishulli i shenjtorëve”. Papë Eleutherus (117-192) u martirizua nga idhujtarët e Romës, në vitin 192 (Bibl. Enciclopedia italiana fondata da Giovanni Treccani, Roma 1949, vol. XXVI, p. 249; vol. XIII, p. 779. Zhan Klod Faveirial "Historia e Shqipërisë", Plejada, 2004, f. 80).
Shenjtit ipeshkëv i takoi detyra të hidhte farën e Zotit në zemrën e një populli barbar e idhujtar, frankëve, të cilët, duke ndjekur shembullin e mbretit të tyre, i vetmi autoritet që njihnin, u kthyen masivisht në fenë e krishterë. Eleuteri vijoi kështu veprimtarinë me zell të shumëfishuar si punëtor i Ungjillit, edhe pas kësaj korrjeje të begatë.

Shën Eleuteri, dishepull i Shën Medardit, luftoi kundër heretikëve dhe paganëve. Vdiq në Tournai e u varros në katedralen vendase, që u në menjëherë cak shtegtimesh së përshpirtshme.

Edhe sot e kësaj dite, më 18 prill, kalendari i Kishës katolike përkujton Shën Eleuterin, ipeshkëv i Ilirikut dhe Ancien, nënën e tij, shenjtorë martirë.

Aktet apo shkrimet që flasin për martirizimin e Eleuterit, si ato greke (BHG, I, fq. 173-749 , ashtu edhe ato latine (BHL, i, fq. 368, NN. 2450-52), kanë më tepër karakter legjendash. Sipas shkrimeve më të vona se shekulli V, Eleuteri, biri i Ancies, vejushë e konsullit Eugjenio, u shugurua diakon ose meshtar e më pas edhe ipeshkëv nga një farë Aniçeti. I dërguar si ipeshkëv në Ilirik, qe kapur nga Feliçi i cili e çoi në Romë ku u gjykua nga Perandori Adrian. Gjykimi nisi me premtime e përfundoi me dënimin me vdekje të Eleuterit e të nënës së tij. U martirizuan më 15 dhjetor.

Përkthimi latin i tekstit grek, i realizuar aty nga shekulli VIII, na tregon se Aniçeti, pasi e shuguroi Eleuterin, e çoi të kryente shërbimin ipeshkvnor në Apuliam Aecanam civitatem, prej nga u kthye, së bashku me t’ëmën, në Romë, ku edhe u mbyt më 18 prill. Gjithsesi ai hyri në martiriologun Romak me atributin “Episcopi Illyrici” - “Ipeshkëv i Ilirikut”.

Ndërkaq nuk dimë asgjë për jetën e Eleuterit, kulti i
të cilit është shumë i lashtë. Përkujtimi i Shën Eleuterit (disa herë në formën latine Liberalis), në sinasarët vendoset më 15 dhjetor ose 20 korrik; në martriologun Jeronimian, më 18 prill e më pas më 5 shtator e më 24 nëntor. Në Kalendarin Marmoreo të Napolit, më 18 prill; në librat moxarabikë në të njëjtën datë. Edhe librat liturgjikë janë dëshmitarë të kultit të tij.


Një numër i madh kishash u ngritën në Itali për nder të Shenjtit: në Romë në rrugën Labikane; më pas në Nepi, në Vasto e në Parenco d’Istria, ku kremtohej me solemnitet më 18 prill. E kështu me radhë në të gjithë Italinë. Shën Eleuterit i është kushtuar edhe Kuvendi i famshëm i Maiellës në udhën Traiane. Si përfundim mund të themi se nuk duhet përjashtuar identifikimi i tij me martirin romak Liberalis, varrosur në varrezën ad clivum Cucumeris. Tek ky varr në shekullin VII mblidheshin shumë shtegtarë për të nderuar martirin, që me sa duket s’është tjetër, veçse Ipeshkvi i Ilirikut, që derdhi gjakun për Krishtin, ku emri i tij mori trajtën latine Liberalis

Papë Urbani I ishte martir i kishës nga Iliria. Fronin papnor e mbajti gjatë viteve 222-230. Festa e tij është më 25 maj. Rënditet papa i tetëmbëdhjetë me radhë (Bibl. Enciclopedia italiana fondata da Giovanni Treccani, Roma 1949, vol. XXVI, p. 249; vol. XXXIV, p. 771. Fan Stilian Noli "0 Zot, shpëtoje Shqipërinë" në Saint George Cathedral, Boston (USA), 1971).

Papë Caios (Kai) ishte martir i kishës nga Sallona e Dalmacisë. Sipas legjendës ishte i afërt i perandorit Dioklecian. Ishte papa i njëzet e nënti me radhë. Në masë të madhe i pat zbutur persekutimet ndaj të krishterëve. Sipas Prokopit “Në këtë kohë, disa të krishterë punonin në oborrin
perandorak dhe nuk ishte e vështirë të mirrej leje për të ndërtuar kisha”. Vdiç më 22 prill 296. U varros në kishën e Shën Kaliksit. Shtëpia ku jetoi ai u kthye në kishë. Më 1631, eshtrat e tij u vendosën poshtë një lteri të madh. Kur më 1880 u hodhën aty themelet e Ministrisë së Luftës së Italisë, eshtrat e tij u vendosën në një kapelë në Barberini. Papë Caiusi kreu detyrën e papës gjatë viteve 283-296 dhe ai më pastaj u shenjtërua. Festa e tij është më 22 prill (Bibl. Enciclopedia italiane, fondata da G. Treccani, Roma, l949, vol. XXVI, p. 249. Zhan Klod Faveirial, Historia e Shqipërisë Plejada, 2004, f. 90).

Papa Saint Caius (283-296) njihet si Papa i parë që vendosi rregullat strikte të sjelljes dhe hierarkitë mes peshkopëve të Vatikanit. Gjithashtu gjatë periudhës së papatit të Caius në fronin perandorak të Romës ka hipur nje nga figurat më të njohura të antikitetit, Diokleciani.

Papë Gjoni IV Dalmati ishte dalmat nga Iliria. Ishte prift në Romë, kur më 24 dhjetor 640 u bë papë (i shtatëdhjetë e katërti me radhë). Dënoi me ashpërsi monothelitizmin në një Koncil që mbajti në Romë. Bëri shumë për bashkatdhetarët e tij, skllevër të sllavëve dhe avarëve, që kishin pushtuar vendin, duke ua blerë lirinë me para. Ndërtoi një kishë me emrin e shejtorit ilir Venantius (kështu quhej edhe i ati i tij). Në këtë kishë edhe sot gjendet portreti i tij. Vdiç më 12 tetor 642, duke patur kështu një pontifikat të shkurtër (640-642). U varros në Katedralen e Shën Pjetrit në Romë (Bibl. Enciclopedia italiane, fondata da G. Treccani, Roma 1949, vol. XXVI, p. 250; vol. XVII, p. 252).

Papa Gjoni IV gjatë papatit të tij nuk e harroi kurrë origjinën e tij shqipëtare dhe sipas historianëve ky Papë ka dërguar dhe ndihma konsistente popullit të Dalmacisë që ndodhej nën zgjedhën e serbëve dhe hordhive barbare.
Papa Pali IV (Karafa) ishte papë gjatë viteve 1555-1559. Rënditet i dyqind e njëzet e pesti papë me radhë. Gjatë kohës së tij, më 1555 u botua në gjuhën shqipe "Meshari" i klerikut shqiptar Gjon Buzuku. Edhe sot është një fshat arbëresh në Kalabri (në Katanzaro) që e mban emrin Karafa (Bibl. Enciclopedia italiane, fondata da G. Treccani, Roma 1949, vol. XXVI, p. 250; 236; vol. II, p. 92; vol. VIII, p. 930; 927. Fjalori enciklopedik shqiptar, Tiranë 1985, f. 136).

Papë Sistus V - Peretti (1585-1590) ishte me origjinë nga Margegajt (vend i lashtë dardan e mesjetar) e Tropojes (Enciklopedia e Tropojes. U lind më 13 dhjetor 1520 në Grottammare (Provincë e Ascoli Piceno) në brigjet e Adriatikut në Itali. Zëvendësoi Papë Gregorin XIII (13 maj 1572 deri më 10 prill 1585, ku u pasua nga Papë Urbani VII (15-23 shtator 1590. Ishte fëmijë i një refugjati arbëror nga Margegajt e sotmë të Tropojes (Malësisë së Mirë), vend ky ku nëntoka e saj fsheh një kishë nga më madhështorët e truallit arbëroro-shqiptar. Pra, prejardhja e tij nga Margegajt, prej nga emigroi në shekullin XV bashkë me Dinastinë princore të Spanëve (me seli në Selimaj të Geghysenit të sotmë), që ishin në lidhje gjaku me Derën princore të Zaharinjt (vendbashkimit të Valbonës me Drinin.

Italianët dhe malazezët duan ta kthejnë si të tyrin, por faktet të çojnë te burimi i prejardhjes së tij arbërore, e në veçanti malazezët pretendojnë se ishte fëmijë i refugjatëve, të cilët ikën nga një vend në Schiavonia i quajtur Krushevo, që identifikohej me Krushevicën në Bokën e Kotorrit, gjë që nuk përkon aspak me faktet historike. Ky ishte nga personalitetet shumë të rëndësishëm të krishtërimit.
Përndryshe ky papë (i dyqind e njëzet e nënti me radhë) ndërtoi kolonadën madhështore të Shën Pjetrit në Vatikan (Bibl. Enciclopedia italiana, fondata da G. Treccani, Roma 1949, voI. XXVI, p. 251 ; vol. XXXI, p. 923-924. Edith Durham "Brenga e Ballkanit", Tiranë, 1991, f. 508).


Malazezët pretendojnë se ishte fëmijë i refugjatëve, të cilët ikën nga një vend në Schiavonia i quajtur Krushevo, që identifikohej me Krushevicën në Bokën e Kotorrit.

Papë Klementi XI apo Gjon Françesk Albani ishte me origjinë nga Arbëria. ثshtë papë që njihet më së miri në opinionin e gjërë arbëroro-shqiptar. Gjithë karrierën e bëri në kurinë romane gjatë viteve 1700-1721. U bë papë (i dyqind e dyzet e pesti me radhë), vetëm 46 ditë pasi u shugurua meshtar. Pati fillim të shkëlqyer të pontifikimit. Bëri shumë për atdheun e tij të origjinës dhe vendlindjen e tij.

Përndryshe, gjatë dhe pas luftës së gjatë të Gjergj Gjon Kastriotit - Skënderbeu kundër Perandorisë Turke, nga viset etnike iliro-arbërore-shqiptare kishin migruar shumë familje arbërore në Itali. Ndër ata refugjatë shqiptarë ishin edhe vëllezërit Gjergj e Filip Mikel Laçi nga Kelmendi e Rugova, të cilët qysh në vitin 1471 ishin ngulitur në qytetitin Rubino të krahinës së Markesë në Itali. Këta vëllezër, sikurse edhe shumë familje të tjera arbërore, edhe në Urbino e kultivonin vetëdijen e origjinës së tyre bujare dhe famën që e kishin fituar si luftëtarë të Skënderbeut, pastaj si njerëz të formuar arbëror dhe fetar. Vëllezërit e përmendur në Rubino e kishin ndërruar mbiemrin nga Laçi (Laci), përkatësisht de’Lai në Albanesi e më vonë në Albani.
Tani familjet Albani në Urbino, përafërsisht nga prosperiteti në mjeshtërinë ushtarake, në shkencë, art e në hierarkinë kishtare, si gjithmonë e edhe më tutje do të ndihen arbëreshë. Në vitin 1494 në Urbino familjet Albani ngrisin monumentin kulturor të quajtur Palazzo dei Principi Albani (Pallati i princëve arbëreshë).
Në anën tjetër, duke qenë të ngulitura famijlet Albani në një qytet universitar, siç ishte Urbino, ata dhe brezat e tyre të mëvonshëm u shkolluan dhe kështu arritën statusin e familjeve intelektuale të afirmuara në Urbino, përkatësisht në krahinën e Makresit në Romë, e më gjerë në Itali.

Nga familja Albani më vonët trashëgimtar ishte Karlos Albani. Ndërkaq, më 23 korrik të vitit 1649 në Urbino lindi Gjon Françesku - Albani, i biri i Karlos e Elenës (mbiemri i vajzërisë Moska), prindërit e Gjon Françeskut ishin familje e afirmuar ndër bujarët e Rubinos. Ata kishin lidhje të ngushta, por edhe ishin afirmuar edhe në Romë.

Gjon Françesku, pas kryerjes së shkollimit fillor (1660), shkon në Romë për të vazhduar shkollimin në “shkollat publike” të Kolegjit të Romës, ku dallohet për zgjuarsi dhe aftësi. Pas diplomimit në drejtësi (1668), vazhdoi të studionte filozofinë dhe teologjinë. Në vitin 1670 praktikisht ai e fillon karrierën kishtare, duke e pranuar emërimin për kanonik. Atëbotë ai më vonë hyri edhe zytarisht në prelaturën romake, përkatësisht u emërua konsultator në Kongregatën Konsistorale të papatit (1677). Shtatë vjet më vonë (1683) Gjon Françesku do të zgjidhet vikar për judiakturë të qendrës së shën Pjetrit, kurse më 13 shkurt të vitit 1690 zgjidhet kardinal.
Në anën tjetër, pas kalimit në amshim të Papë Inoçentit XII, më 27 shtator 1700, konlave e kardinalëve mblidhet (më 9 tetor 1700) për të filluar procedurën e zgjedhjes së papës së ri. Do përmendur se Gjon Françesku deri atëherë nuk ishte prift. Kështu, ai u shugurua prift, (në shtator të vitit 1700) para se të hynte në konklavë, kurse meshën e parë e çoi më 6 tetor 1700 për ta plotësuar edhe atë kusht për t’u zgjedhur papë. Ndërkaq, më 20 nëntor të atij viti Gjon Françesku fitoi shumicën e votave - 40 sosh (konklava e kardinalëve përbëheh nga 66 kardinalë, prej të cilëve në 58 sish merrnin pjesë në mbledhje). Lajmi për zgjedhjen e Gjon Françeskut për papë u publikua më 23 nëntor, kurse Gjon Françesku, përkatësisht kardinali Albani i deriatëhershëm u kurorëzua papë - Papë Klimenti XI në Literan të Romës më 18 dhjetor 1700 pra para 303 vjetëve.

Me rastin e zgjedhjes së Gjon Françeskut për papë (Klimenti XI) në veçanti kishte ndikuar origjina e tij nga vjë vend që e kishin okupuar dhe shkatërruar turqit, sidomos në dhjetë vjetët e fundit, kur edhe i kërcënoshin edhe gjithë Evropës. Bile, dhjetë vjetë më parë (1690) në Kosovë ishte organizuar koalicioni antiturk që e kishte humbur luftën me turqit, kur kishte filluar islamizimi i popullsisë, që deri atëherë te shqiptarët nuk kishte depërtuar më se 10 për qind, por që atëherë kishte vdekur edhe Pjetër Bogdani (6 dhjetor 1689) nga pasojat e luftës kundër turqve. Mu për këtë Papë Klimenti XI ishte më i përshtatshmi dhe joshësi më i madh i rrethanave për ruajtjen e civilizimit evropian nga shkatërruesi i egër aziatik.
Do përmendur se Gjon Françesku kur ishte emëruar kardinal ishte quajtur kardinal Albani, kurse me rastin e emërimit për papë e kishte ndërruar në Papë Klimenti XI, që shfaqet në varianitn e fsit të vet Kelmendi dhe të shën Klementit martir. Mu për këtë deh në Urbino ndërrohej shën Klimenti e që edhe sot në Rubino rruga kryesore e mban emrin e këtij pape - Papë Klimenti XI. Papë Klimenti XI - Albani kaloi në amshim më 19 mars 1721 pikërisht në festën e shën Jozefit (Zefit), që ishte pajtor i të vdekurve dhe mbrojtës i Kishës Katolike.

Papa avancon çështjen kombëtare shqiptare

Papë Klimenti XI, që e kishte krenarinë e madhe për origjinën e vet nga populli Alban(shqiptar), përkatësisht nga fisi Kelmend, këtë do ta arsyetojë edhe me vepra, si në planin kombëtar shqiptar ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Ai në radhë të parë bën përpjekje të mëdha për ta konsoliduar kjerin katolik shqiptar, sidomos me konvokimin e Kuvendit të Arbënit, pastaj me dërgimin e misionarëve në Arbëri (trojet etinike shqiptare), me hapjen e shkollave në gjuhën shqipe dhe me botimin e librave në gjuhën e të parëve të tij - në gjuhën shqipe.
Origjinën shqiptare të Patë Klimenti XI të gjithë e dinin, sikurse që i dinin edhe përcaktimet e tij politike ndaj botës shqiptare, ku më së tepërimi ishte rrezikuar krishtërimi, e këto drejpërdrejt kishin ndikuar në ngadalësimin e zhvillimit të qytetërimit evriopian. Për gjendjen në trojet etnike shqiptare ata e joftonin ipeshkëvijtë, sidomos Pjetër Karagiqi, ipeshk në Shkup, Anton Bulbi, ipeshkv në Shkodër, Mihill Suma, Gjon Nikollë Kazazi, ipeshkv i Shkupit e i strehuar në Zym të Hasit të Thatë, pastaj Vinçenc Zmajeviqi e shumë e shumë të tjerë.Angazhimin e Papë Klimentit XI për çështjen shqiptare e dëshmon edhe biografi i këtij pape, i cili, në mes tjerash thotë se “Gjon Françesk Albani, përkatësisht papë Klimenti XI, që kishte origjinë shqiptare, në veçanti u përkujdes për fatin e kishës në vendin e paraardhësve të tij. Me angazhimin e tij u tubua kuvendi i ipeshkëvijve katolikë në Ballkan. Nga ajo kohë filloi rekrutimi i të rinjve - djelmoshave shqiptarë që u shkolluan për priftërinj në Kolegjin e Asisit. Kjo ishte një fitore për shqiptarët dhe kuluturën shqiptare, pasi që klerikët katolikë ishin të parët që filluan të shkruanin gjuhën amtare dhe të krijonin monumentet e para të letërsisë shqiptare”. Ndërkaq, Gaetano Moron shkruan se “në vitin 1708 Papë Klimenti XI, origjina e të cilit ishte nga Arbëria, themeloi një fondacion prej katër mijë skudash për shkollimin e studentëve shqiptarë në KOlegjin Urban të Propagandës në Itali”. Nga kjo del se Papë Klimenti XI, apo siç njihet edhe si Papë Albani XI, rëndësi të veçantë i kishte kushtuar kultivimit dhe ruajtjes së vlerave të dëmtuara dhe atyre ekzistuese etnike shqiptare dhe religjioze.

Papë Klimenti XI konvokon Kuvendin
e Arbënit
Gjatë kohës së sundimit të Perandorisë Otomane (turke) në viset etinke shqiptare në Ballkan jaën mbajtur disa kuvende. Bie fjala, më 1462 është mbajtur Kuvendi i Matit, në materialet e të cilit është ruajtur “Formula e pagëzimit”. Do përmendur se Kuvendin e Matit e kishte konvokuar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, kurse punimet e tij kishte udhëhequr Pal Engjëlli, arqipeshkv i Durrësit. Pastaj njihet Kuvendi i Dukagjinit (1601 - 1602), Kuvendi i Prokupit (1616), këto tri të fundit ishin organizuar nga shqiptarët, por në nivel ballkanik, pastaj Kuvendi i Arbënit etj.

Të gjitha këto tubime në përmbajtjen e tyre në radhë të parë të kultivonin frymën dhe traditën kastriotike, frymë këtë që në një formë origjinale e kultivonin edhe arbëreshët e Italisë, nga të cilët do të dalë edhe Papë Klimenti XI - Albani, i cili e kishte konvokuar Kuvendit e Arbënit, e që ishte mbajtur në Kishën e shën Gjonit në Mërkinjë afët Lezhës, më 14 e 15 janar të vitit 1703. Me punimet e Kuvendit kishte udhëhequr imzot Vinçenc Visk Zmajeviku, arqipeshkv i Tivarit, i caktuar nga vet ëpapa në kët detyrë. Në këtë kuvend kaën marrë pjesë Pjetër Zymi arqipeshkev i Durrësit, Pjetër Karagiqi, arqipeshkv i Shkupit, Gjergji, arqipeshkv i Zadrimës, Nikollë Vlladani, ipeshkëv i Lezhes, Ndue Babi, arqipeshkv i Shkodrës, Marin Gjini, ipeshkv i Pultit, pastaj tre misionarë, përfaqësues të rendeve (rregulltarëve) kishtarë, 43 kishtarë të tjerë dhe mbi 200 besimtarë. Në veçanti ky kuvend kishte ndikuar në ngritjen e vetëdijës së qëndresës dhe të krenarisë.
Në anën tjetër, të gjitha vendimet e Kuvendit kishin të bëjnë me qëndrimin e prerë që në forma të organizuara dhe të përbashkëta të përballohet presioni turko - islamik dhe influenca tradicionalisht e fuqishme sllavo - ortodokse, të cilat ngushtonin hapësirën religjioze dhe kulturore shqiptare, përkatësisht diferencimi i plotë nga turqit (islamët) dhe sllavët (ortodoksët), e kjo shpiente drejt forcimit të shqiptarizimit për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave fetare e kombëtare-etnike.

Papë Klimenti XI - Albani i kishte ndihmuar shkollat e Kurbinit e të Lezhës, pastaj sipar urdhrit të tij (Papë Klimenti XI), në Romë ishin hapur dy katedra të gjuhës shqip, njëra në Kuvendin e shën Bartolomeut (në Isola Tibertina) dhe tjetra në Kuvendin e shën Pjetrit të Montorios, këtë të fundit e udhëhiqte Françesko Mario de Leçe, autori i gramatikës së parë shqipe (të botuar në vitin 1716). Njëherësh, ai (papa) njihet edhe si reformator i Universitetit të Romës, sikurse edhe themelues i shtypshkronjës dhe institucioneve të tjera arsimore e kulturore në Romë e gjetkë.

Nga kjo del se puna e shkollimit të arbëreshëve, sikurse edhe e shqiptarëve, hapja e institucioneve shkollore, hartimi i librave shkollorë, sidomos ato për mësimin e gjuhës shqipe, si dhe angazhimi për atdheun e paraardhësve, ishin aktivitete programore dhe patriotike të Papë Klimenti XI - Albanit. Ai, në fakt, ishte faktor shumë i rëndësishëm për përhapjen e emrit të popullit të tij shqiptar, të historisë dhe të gjuhës së tij (Bibl. Enciclopedia italiana, fondata da G. Treccani, Roma 1949, vol. XXVI, p. 251; vol. X, p. 572; vol. II, p. 95; vol.XXXI, p.923-924, Fjalori enciklopedik shqiptar, Tiranë, 1985, f. 585).
Papë Klementi XII apo Lorenzo Corsini ishte me origjinë shqiptare nga nëna. Në damarët e tij rridhte gjaku i Kastriotëve. Korsinët ishin ndër familjet më fisnike të Italisë. Loreci hyri në kurinë romane, bëri karrierë si ambasador i papës, sekretar i thesarit, e tjerë. Emri i tij përmendet si kandidat për fronin papnor në shumë asamble kardinalësh. Më në fund u zgjodh papë (dhe këtë detyrë e kreu gjatë viteve 1730-1740), kur ishte 71 vjeç. ثshtë i pari papë, që vendoset në Quirinale. Roli tij në zhvillimin e arsimit në Shqipëri është i krahasueshëm me të Klementit XI. Ai u angazhua shumë në veprimtaritë misionare nëpër botë. Vdiq në vitin 1840.
/Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top