Historia e zhvillimit te Post Telekomunikacioneve ne Shqiperi

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Nje histori qe ne Shqiperi lidhet me zyrat postare te administrates osmane dhe vazhdon deri ne ditet tona. Vetem qeveria e pare moderne shqiptare, qe kishte edhe portofolin e Ministrit te Post-Telekomunikacioneve, i dha vendin e duhur ne historine e shtetit shqiptar. Evolimi i ketij sherbimi deri ne ditet tona.
http://www.fv.al/thumbnail.php?file=foto/telekomunikacioni-2.jpg&size=article_small​

Nje histori qe ne Shqiperi lidhet me zyrat postare te administrates osmane dhe vazhdon deri ne ditet tona. Vetem qeveria e pare moderne shqiptare, qe kishte edhe portofolin e Ministrit te Post-Telekomunikacioneve, i dha vendin e duhur ne historine e shtetit shqiptar. Evolimi i ketij sherbimi deri ne ditet tona.

Nevojat e komunikimit ne largesi, qe diktonin zhvillimin ekonomik, kulturor, shoqeror dhe ate shpirteror te vendeve, ashtu si per sektoret e tjere, diktuan edhe zhvillimin e sherbimeve Post-Telegrafonike. Qe nga thirrjet e para, qe transmetoheshin mal me mal, nga vrapimet e njerezve rruge e pa rruge, nga briri e daullja, nga kuajt e karrocat, nga sinjalet me zjarre e drita, qe ne fakt jane zanafilla e ketij sherbimi, u arrit tek transmetimi me tel nepermjet kodifikimit te germave e numrave per te vazhduar rrugen e progresit drejt dergesave te shpejta me mjete motorike e deri tek rrjetet dixhitale. Nga gjurmimet e bera dhe theniet e veteraneve te PTT-se mendohet se qysh ne vitin 1878 kane ekzistuar disa zyra postare te administrates pushtuese otomane. Ne fund te shekullit te XIX dhe ne fillim te shekullit XX ne Shqiperi funksiononin edhe zyrat e dy shoqerive te lundrimit, asaj austriake te Llojdit dhe asaj italiane te Pulias, qe kryenin detyra te sherbimit postar ne Shkoder, Durres, Vlore, Shengjin dhe Sarande.

Deshmite filatelike, vecanerisht zarfat e udhetuar te kesaj periudhe, jane vertet te rralla dhe shume te kerkuara nga filatelistet. Por, vetem me shpalljen e pavaresise ne Vlore, ne 28 Nentor 1912, Qeveria e Perkohshme e Ismail Qemalit, duke vleresuar rendesine e komunikimeve, vetem nje jave pas kesaj date, pikerisht ne 5 dhjetor 1912, vuri detyre organizimin e sherbimeve Post-Telegrafonike, duke filluar me krijimin e administrates se pare postare, Ministrine e Post-Telegraf-Telefonave dhe emerimin e Ministrit te pare Z. Lef Nosi, organizimin e nderlidhjes sidomos ne Shqiperine e Jugut, emetimin e pulles se pare Postare Shqiptare me 5 Maj 1913 etj. Gjate ekzistences se kesaj qeverie u emetuan gjashte emisione pullash postare, te cilat paraqesin interes te vecante per filateline shqiptare. Me 7 korrik 1913 Qeveria Provizore e Ismail Qemalit paraqiti kerkesat per anetaresim ne Bashkimin Postar te Perbotshem dhe ne Bashkimin Nderkombetar te Telekomunikacioneve, realizimi i te cilave do te zgjaste me shume se 8 vjet.

Por edhe ajo pak nderlidhje, qe u krijua ne disa rrethe te vendit, si ne Shkoder, Berat, Tirane, Gjirokaster, Fier e gjetiu, u shkaterrua gjate luftes se pare boterore. Mungesa e shtetit gjate periudhes 1913-1920 reflektohet me se miri nga pullat postare te asaj kohe, te cilat ishin kryesisht emisione lokale, per shkak te copetimit te vendit nga ushtrite pushtuese. Zyrat dhe qendrat me te cilat lidhej Tirana kane qene Durresi, Elbasani, Korca, Fieri, Lushnja, Vlora, Gjirokastra, Kruja, Burreli, Shkodra, Peshkopia, Kukesi, Lezha, Dibra, Berati, Miloti e Peqini. Zyra e Tiranes funksiononte panderprerje, 24 ore ne 24ore, dhe kishte vetem 1 Drejtor, 4 telegrafiste, 1 Kryetelegrafist, 2 punonjes poste dhe 1 shperndares. Sherbimi postar kryente edhe sherbimin e urdher-pagesave dhe kolipostave. Dergesat postare shkembeheshin me te gjitha zyrat qe shkembehej edhe korrespondenca telegrafike. Sherbimi nderkombetar kryhej nepermjet Korces e Gjirokastres me Greqine, nepermjet Vlores me Italine dhe nepermjet Shkodres dhe Dibres me Jugosllavine.

Ne vitin 1921, ngjarje e rendesishme e kohes ishte vendosja e lidhjeve telefonike qe vinte me instalimin ne Tirane te te parit central telefonik manual me 200 numra.Ne vitin 1922, prane Ministrise se Puneve Botore u krijua administrata e Shtetit Shqiptar per PTT, e cila po ne kete vit aderoi si anetare e Bashkimit Postar te Perbotshem dhe Bashkimit Nderkombetar te Telekomunikacioneve. Ne vitin 1924 instalohet nje Radio Stacion i markes Marconi me fuqi 3 kE, qe siguronte nderlidhje telegrafike te Tiranes me Beogradin, Zagrebin dhe Vienen.

Lufta ne kete kohe per vendosjen e nje rendi demokratik ne Shqiperi nuk la pa perfshire edhe punonjesit e PTT-ve, te cilet ne 22 korrik 1924 krijuan shoqerine qe u quajt "Lidhja e Post-Telegrafonisteve te Shqiperise", qe ne kongresin e saj te jashtezakonshem me 27 korrik - 4 gusht 1924 aprovoi statutin dhe rregulloret perkatese, qe synonin sigurimin dhe mbrojtjen e te drejtave te punonjesve te PTT-se. Me permbysjen e Qeverise se Fan Nolit e deri ne vitin 1930 nuk kemi masa per zgjerimin e sherbimeve, te rrjeteve apo kapaciteteve, por vetem disa permiresime te parendesishme. Keshtu Tiranes, ne vitin 1930, i shtohet nje central telefonik automatik dikasterial me 150 numra e me rrjet kabllor te kufizuar vetem per lidhjen e ministrive dhe institucioneve te tjera qendrore. Struktura e sherbimeve ne keto vite ishte 94.5 % postar, ku kryesisht dominonte korrespondenca postare me jashte shtetit, 4.5% telegrafike dhe vetem 1 % sherbim telefonik brenda vendit. Ne keto vite, ne PTT e qyteteve Prefektura, kishte nga nje central telefonik manual me 20-50 numra, kurse ne disa qytete te tjera vetem nga nje numerator 10 numrash qe lidhnin autoritetet lokale, si dhe nga nje aparat telegrafik Mors.

Ne vitin 1938 kishte gjithsej 68 zyra e agjensi postare. Ne kete periudhe kapitali italian fillon te shtohet ne vendin tone, keshtu qe nevojat per bisedime telefonike sidomos me Italine, behen domosdoshmeri, prandaj instalohet ne Tirane nje radiostacion me vale te shkurtera, qe siguroi lidhjet Tirane-Rome me telefoni e telegrafi. Ne vitin 1942, keto lidhje u nderprene si pasoje e bombardimeve qe shkaterrojne plotesisht perseritesin ne Kaltanje te Italise. Gjate pushtimit nga Italia fashiste filluan te ndertohen e instalohen disa linja, pak centrale e pajisje te tjera nderlidhje qe i nevojiteshin makines ushtarake. Keshtu u shtrine kabllot detare Durres-Brindisi dhe Vlore-Bari, ne Tirane, Durres, Elbasan, Shkoder, e Vlore u vendosen aparate telegrafike te markes Hughes, qe me vone u zevendesuan me teleshkrues, u shtrine linja te tjera telefonike midis prefekturave etj. Punonjesit e PTT-ve ne kete periudhe punonin me ore te zgjatura e me kushte shume te veshtira pune, prandaj ata me 3 dhjetor 1941 u hodhen ne nje greve te pergjithshme proteste, e cila ju siguroi atyre 8 oreshin e punes, lirimin nga burgu te 28 punonjesve te arrestuar, dhe kushte me te mira pune.

Lufta shkaterroi edhe ato pak linja e rrjete qe ishin, prandaj menjehere pas clirimit te vendit punonjesve te PTT-ve iu desh pune e madhe per te riparuar keto prishje dhe per te ndertuar linja te reja. Keshtu ne vitin 1946 perfundoi ndertimi i linjes telefonike Tirane-Peshkopi ku u mbeshtet nje 3 kanalsh telefonik per komunikimet me shtetet e tjera nepermjet Beogradit dhe Shkupit, ndersa dergesat postare me jashte filluan te percillen nepermjet Struges dhe Podgorices.

Ne vitin 1947 u montua ne Tirane centrali i pare telefonik automatik publik 800 numrash, u montuan aparate teleshkrues me disa rrethe te vendit dhe u hap kursi i pare me tekniket me te mire te asaj kohe. Ne vitet 1949-1950 vazhdojne ndertimet e linjave me rrethet, zevendesohen fillat "tek" me kopje duke permiresuar ndjeshem sherbimet telefonike e telegrafike. Ne kete kohe vendoset radionderlidhja me Sofjen, nepermjet Radiodhenesit 3 kE te Laprakes dhe radiomarresave te disponueshem te markes IMCA.

Ne vitin 1953 u instaluan ne Durres dhe Elbasan centrale telefonike dekadike automatike respektivisht me 150 dhe 100 numra. Ne vitin 1954, PTT-se ju shtua edhe nje sherbim i ri, ai i pajtimit dhe shperndarjes se shtypit ne te gjithe vendin me mesatarisht rreth 150 mije cope ne dite. Po ne vitin 1954 ngrihet nje repart i vogel per riparimin e aparateve dhe centraleve telefonike. Kapaciteti i rrjeteve telefonike ne vitin 1955 kundrejt vitit 1950 u rrit 2.8 here dhe ne vitin 1960 rreth 4 here. Ne vitet 1955-1960 centrali i Tiranes shtohet me 4000 numra dhe montohen centrale te rinj automatike ne qytetet e tjera kryesore te vendit si ne Shkoder, Vlore, Gjirokastr, Korce etj, proces ky qe perfundoi ne gjithe qytetet, qendra rrethi, ne vitin 1983. Te gjithe centralet ishin te sistemit dekadik, teknologji elektromekanike. Ne vitin 1964 u vu ne shfrytezim e para nderlidhje kabllore nderurbane Tirane-Durres qe u pasua me lidhjet e tjera kabllore ne vitet 1970-1972 me qytetet Vlore, Lushnje, Fier, Berat, Elbasan dhe qendrat e banuara ndermjet tyre. Numri i zyrave PTT ne vitin 1965 arriti ne 220 nga 68 qe ishin para clirimit, duke mbuluar me sherbime PTT gjithe qendrat e qyteteve dhe lokaliteteve.

Lidhja e drejtperdrejte e Tiranes me gjithe qendrat e rretheve u realizua vetem ne vitin 1970, kur u kalua ne sistemet me 12 kanale telefonike Z12, aparatura te prodhimit RFT nga ish Gjermania Lindore, ne drejtimet Tirane-Shkoder e Tirane-Korce. Sistemi kabllor i nderlidhjes per rrethet e Jugut, i realizuar ne vitin 1973, permiresoi lidhjet e drejtperdrejta telefonike te Tiranes me keto rrethe. Aparaturat telefonike 12 kanaleshe dhe aparaturat telegrafike 16 dhe 18 kanaleshe te ketij sistemi ishin te prodhimit kinez, ndersa kablli nderurban ishte simetrik. Ne korrik te po ketij viti u rivendos nderlidhja telefonike e telegrafike Tirane-Rome nepermjet kabllit koaksial detar Durres-Brindisi, tashme te riparuar e zevendesuar pjeserisht, dhe u vu ne funksionin linja e re me Greqine (Tirane-Gjirokaster-Janine) me 3 kanale telefonike, e cila u pasua ne vitin 1982 nga nje tjeter lidhje Tirane-Korce-Kostur-Athine bazuar ne nje sistem 12 kanalesh.

Ne vitet 1965-1966 nderlidhjes nderkombetare iu vune ne dispozicion qendra radiomarrese ne Kamez dhe ajo radiodhenese ne Cerrik, te cilat siguronin nderlidhje telefonike e telegrafike me gjithe vendet e botes. Nje pune voluminoze u desh te perballonin punonjesit e PT-se per lidhjen me telefon te te gjithe fshatrave te vendit, detyre e cila perfundoi me 3 dhjetor 1973. Ky sistem nderlidhje bazohej kryesisht ne linja ajrore dhe ne disa zona ne rrjet kabllor.
•parajsa•
 
Historiku i pulles

Pulla postare eshte nje simbol i historise, tradites dhe zhvillimit te nje vendi.

Me emetimin e pulles se pare shqiptare zuri fill filatelia jonë kombëtare, e cila ka qënë kurdoherë pjesë dhe shprehëse e identitetit tonë kombëtar.
Vetë udha e gjatë dhe e bukur , e pullës është një pasuri e vyer e jona. Si pasqyrë adekuate e historisë së popullit shqiptar, ajo ka patur perherë fytyrën e saj të papërsëritshme, portretin e vet autentik. Ky portret filloi të skicohej menjëherë pas Aktit madhor - Shpalljes së Pavarësisë, më 28 Nëntor 1912.

Fillimisht, me krijimin e shtetit të pavarur shqiptar, për vetë rrethanat në të cilat ndodhej administrata e Qeverisë së Ismail Qemalit, vazhduan të ekzistojnë postat osmane. Madje ishin po ata nëpunës, që deri në maj 1913, përdorën vulat dhe pullat turke.

Gjërat hynë në normalitet duke filluar nga 5 maji i vitit 1913, kur u emetua dhe u vu në qarkullim pulla e parë kombëtare shqiptare.
Qeveria e Ismail Qemalit, duke patur në përbërje të saj si Ministër të Postave intelektualin e njohur Lef Nosi, i kushtoi vëmendje të vecantë veprimtarisë postare përgjithësisht dhe emetimit të pullave posacërisht. Vetëm në pak muaj të ekzistencës së saj, më 7 korrik 1913, Qeveria e Përkohshme e Vlorës bëri kërkesë për antarësim në Bashkimin Postar të Përbotshëm, realizimi i së cilës zgjati më shumë se tetë vjet. Pikërisht në tetor të vitit 1922 Shqipëria u bë anëtare e UPU-së.

Po kështu, nisur nga nevojat tejet të mëdha për pulla postare në fillimet e shtetit shqiptar, Ministria e Postave bëri zgjidhje shumë efektive e praktike.Brenda një periudhe tetëmujore, mars-dhjetor 1913, u emetuan gjashtë emisione pullash.
Emisioni i parë, ose pulla e parë, u realizua afro gjashtë muaj pas shpalljes së pavarësisë. Ajo nuk ishte e zakonshme, sic janë pullat aktualisht,por kishte formën e një vule në ngjyrë të zezë, me të cilën u shtypën gjithsej 2232 zarfa. Kjo pullë-vulë në zarfa me ngjyra të ndryshme kushtonte 1 grosh dhe u nxorr në shitje në 11 qytete ku funksiononin zyrat postare të ngritura gjatë pushtimit osman. Ajo u vu në qarkullim më 5 maj 1913. Karakteristikë ishte edhe prerja e vulës nga zarfet origjinale dhe vendosja e qarkullimi mbi zarfe të tjerë, praktikë e njohur dhe e përligjur nga Ministria e Postave.

I ngjashëm me të parin është edhe emisioni i dytë, ndonëse disi më i përsosur. Përsëri kemi të bëjmë me një pullë-vulë të vetme, me formë të rrumbullaktë, me dy rrathë koncentrikë brenda të cilëve është shkruar: "Postat e Qeverries së Përkohëshme të Shqipënies". Cmimi i saj nuk shkruhet në pullë, por dihet që ka qënë gjithashtu 1 grosh. Ky emision qarkulloi në periudhën maj-nëntor 1913. Përvec se e shtypur mbi zarf (2442 copë), kjo pullë u shtyp edhe ne fletë të bardha (800 copë). Ajo qarkulloi e prerë me makinë qepëse dhe e ngjitur rishtas mbi zarf. Vula e dytë në disa raste u falsifikua nga spekulantë të ndryshëm.

Tejet interesant, madje si një nga më të larmishmit në historinë e filatelisë sonë është emisioni i tretë. Jo rastësisht ai është ndër më të kërkuarit nga filatelistët. Ky emision u përdor në zyrat e postës nga 16 qershori deri më 20 tetor 1913. Për të Posta Shqiptare shfrytëzoi një sasi të konsiderueshme pullash të administratës pushtuese osmane të viteve 1909-1910 (gjithsej 39800 pulla), të cilat kishin mbetur pa u përdorur. Mbi to, nëpërmjet një vule dore prej bakri, u vendos mbishtypja: një shqiponjë dykrerëshe dhe nën të fjala "Shqipënia". Vlerat e tyre variojnë nga 2 para deri në 50 piastra, kurse tirazhet nga 16 copë (50 piastër) deri në 11607 copë (tirazhi më i lartë i vlerës 20 para).

Vec tirazhit shumë të ulët, sidomos për disa nga vlerat, rrallësia e këtyre pullave lidhet edhe me ngjyrat e ndryshme të mbishtypjes: e zeza (ngjyrë dominuese), e kaltërta, e kuqja, tulla dhe vjollca. Ky emision, i pari i gomuar, për vetë kushtet e kohës kur u vu në qarkullim, ka edhe mjaft gabime, sidomos rastet e mbishtypjes mbapsht, të cilat kërkohen shumë nga filatelistë të vendit e të huaj.
Si në të gjitha shtetet e tjera edhe në Shqipëri filatelia ka qënë pjesë e kulturës dhe e lidhur ngushtësisht me historinë. Këtë e dëshmon më së miri edhe periudha midis dy luftrave botërore. Kjo periudhë pasqyrohet në filateli me vecoritë e saj specifike. Ndër to mund të përmendim p.sh., numrin e paktë të emisioneve të emetuara në vitet 1914-1919, pra gjatë Luftës së Parë Botërore. Ato kanë qënë kryesisht emisione pullash lokale si në Shkodër, Korcë, Berat, Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë, Himarë, Elbasan etj. Larmi emisionesh emetuan edhe fuqitë ndërluftuese të Luftes së Parë Botërore që pushtuan Shqipërinë. Këto emisione qarkulluan së bashku me vulat datare që mbajnë shkrime në gjuhët e këtyre fuqive pushtuese.
Jo rastësisht, por nisur nga kuriozitetet e shumta, po vecojmë nga kjo periudhë historinë postare dhe emetimin e pullave nga Qeveria e Përkohshme e Durrësit, e kryesuar nga Esat Pashë Toptani .
Pas largimit të Princ Vidit, duke filluar nga 2 tetori 1914, Esat Pasha formoi Qeverinë e Përkohshme të Durrësit. Në këtë kohë zyrat postare ishin të mbyllura; shërbimin postar e kryenin postat e Levantit austriak dhe atij italian. Kjo situatë e detyroi Esat Pashën që më 9 janar 1915 të celi zyrat postare në Durrës, Elbasan, Shijak, Lezhë, Kavajë. Fillimisht u përdorën pullat me portretin e Skënderbeut, me vlefta në qindar dhe në para e grosh, të cilat u gjetën në postën e Durrësit. Ato u mbishtypën me myhyrin e Esat Pashës. Emisioni përbëhet nga 9 vlefta si pulla postare, 5 vlefta si pulla taksë, me një mbishtypje “T” dhe dy kartëpostare të thjeshta 5 dhe 10 para.
Sigurisht kjo sasi pullash nuk i plotësonte kërkesat për një kohë të gjatë. Prandaj Qeveria e Esat Pashës vendosi të vinte në qarkullim dy emisionet “Tarabosh”, të porositur qysh në vitin 1913 nga Pleqësia e Shqipërisë së Mesme. Ishin gjithsej 12 vlefta, nga të cilat 7 të formatit 27x30 mm dhe 5 të formatit 27x34 mm. Këto pulla, që gjithashtu kanë si mbishtypje një myhyr të rrumbullakët me gërma arabe, u përdorën, duke filluar nga 10 shkurti 1915 në Shqiperine e Mesme, madje edhe në Berat e Skrapar.
Pas këtyre emisioneve, do të duhej të vinte viti 1919 që të dilnin në dritë disa emisione të tjera interesante: Zarfi me “Zyra e Financavet n’Elbasan”, me tirazh 500 kopje, që u vu në qarkullim gjatë muajit janar 1919; emisionet lokale të Shkodrës me mbishtypje të pullave fiskale të administratës austro-hungareze, që ishin gjendje në zyrat e financës në Shkodër, si dhe pulla 1 grosh e emisionit të vitit 1919 me mbishtypjen “SHKODER 1919” në formë ovale.

Në periudhën që vijon ka vite të tëra si ato 1921, 1926, 1932, 1935, 1936, kur nuk u emetua asnjë emision .
Gjithashtu, krahas numrit të paktë të emisioneve, karakteristikë është edhe ngushtësia tematike. Zotëruese mbetet tema politike. Në vijim të një tradite edhe të vendeve të tjera, në pulla filloi të dukej përherë e më shumë portreti i mbretit, Ahmet Zogut, (në periudhën deri në 1939 shumica e pullave janë me fytyrën e tij), ndërsa gjatë pushtimit italian spikat shpesh fytyra e Viktor Emanuelit III. Me interes të vecantë dhe që e kapërcenin disi këtë ngushtësi tematike, ishin pullat ajrore. Duke patur të fiksuar figurën e avionit, ato tregonin se i shërbenin postës ajrore, cka përligjte edhe tarifën e lartë që kishin.

Pra filatelia shqiptare e periudhës 1913-1944, sic e theksuam edhe më sipër, është mjaft interesante. Këtu mund të përmenden jo pak emisione që janë bërë tejet të rrallë: zarfat me vulë ari të pullave me fytyrën e Skënderbeut, zarfi me vulën e Zyrës së Financave të Elbasanit, zarfi me vulën e Tepelenës, zarfi me vulën e Beratit, emisioni gotik me mbishtypjen "Mbr . Shqiptare", pullat e Komisionit të Kontrollit Provizor të Korcës, emisioni i 19 marsit 1915 kushtuar ngritjes së flamurit në fortesën e Shkodrës, ato të pushtimit grek, italian dhe gjerman, sidomos emisioni i 14 shtatorit 1943, që spikat vecanërisht për shumëllojshmërinë e gabimeve etj .
Emisioni i "14 shtatorit 1943” përkon me datën e mbajtjes së mbledhjes së Asamblesë Kushtetuese, që përligji shtetin kuisling shqiptar. Seria përbëhet nga 14 pulla të viteve 1939-1940, nga të cilat 13 vlefta ordinere dhe 1 ekspres, të mbishtypura me “14 shtator 1943”. Ajo u vu në qarkullim më 18 shtator 1943 në postën e Tiranës, por pa kaluar dy ditë u urdhërua bllokimi i saj, pasi ishin konstatuar rreth 23 gabime në mbishtypje në 153 vlefta. Si e tillë është pranuar data 23 tetor 1943, e miratuar kjo edhe nga UPU-ja, që është njëherësh edhe dita kur në sportelin e postës së Tiranës emisioni ridoli në shitje.
Në qytetet e tjera të Shqipërisë ky emision u vu qarkullim gjatë muajit nëntor 1943, gjë që dëshmohet edhe nga zarfat që filatelistë të ndryshëm kanë në koleksionet e tyre.

Një tablo tërheqëse paraqet për filatelinë edhe periudha pas clirimit të Shqipërisë dhe deri në vitet 90 te shekullit XX. Ajo shquhet sidomos për bollëk emisionesh (mesatarisht 10 emisione në vit), për tematikë më të larmishme se më parë, për një raport deri diku të drejtë midis tematikës kombëtare e asaj të huaj, për pamje të shumta në cdo emision etj. Përgjithësisht pullat janë të politizuara e të ideologjizuara. Ka emisione të përsëritur cdo pesë vjet për ngjarje të caktuara përkujtimore historike , sic ka dhe tirazhe shumë të mëdha. Një sy i vëmendshëm nuk e ka të vështirë të dalloj se në këtë periudhë është pasuruar tematika me emisione nga flora dhe fauna, nga sporti, nga arti (pulla me pamje veprash arti në pikturë e skulpturë), nga arkeologjia etj. Por gjithashtu është fakt se ka fare pak Zarfa FDC dhe Kartëpostale zyrtare.
Pas mbishtypjeve të bëra në fund të vitit 1944 dhe në fillim e në vazhdim të vitit 1945, më 28 nëntor 1945 administrata e Postës hodhi në qarkullim një emision me tri pamje e gjashtë vlefta, me ngjyra të ndryshme me mbishkrimin “Qeveria Demokratike e Shqipërisë”. Më vonë këtij emisioni iu bënë katër mbishtypje radhazi. Mbishtypja e parë mban datën 10 janar 1946, e dyta 1 korrik 1946, e treta 26 korrik 1946 dhe e katërta 22 shkurt 1948. Këto emisione do të pasoheshin nga mjaft të tjerë që do t’i kushtoheshin ngjarjeve të caktuara të historisë së popullit tonë apo përvjetorëve të figurave të shquara , ndërtimit të hekurudhave të para, fluturimeve në kozmos, lojërave olimpike etj.
Deri në vitin 1957 pullat shtypeshin jashtë Shqipërisë. Pas këtij viti ato u shtypën në shtypshkronjat tona. Eshtë rasti këtu të kujtojmë me respekt dhe t’u shprehim mirënjohjen tipografëve të parë të pullave shqiptare të specializuar në Gjermani, Sadik Dinga dhe Sulejman Maci.

Në dhjetëvjecarin e fundit, duke filluar pas vitit 1990, pra me proceset demokratike, krahas oshilacioneve të kuptueshme të viteve të para të tranzicionit 91, 92, 93, janë bërë përpjekje serioze nga Komisioni Shtetëror i Pullës dhe Drejtoria e Postës Shqiptare për mënjanimin e politizimit të pullave; cilësia e botimit të tyre është më e mirë, pasi janë shtypur në Zvicër e Greqi, kurse tash e tutje do të shtypen në Angli. Po kështu përgjithësisht janë mbajtur tregues optimalë për tirazhet e pullave, nisur nga nevojat e afrankimit dhe të koleksionimit të tyre. Karakteristikë e kësaj periudhe është edhe fakti se thuajse cdo emision i emetuar shoqërohet me Zarfin FDC, të vulosur me vulë speciale. Kjo ka bërë që te filatelistët, vendas e të huaj, të rritet interesi për koleksionimin e këtyre zarfeve.
Aktualisht katalogu i pullave shqiptare numëron mbi 3000 pamje të ndryshme pullash. Me shume kujdes eshte patur parasysh qe temat kombetare te zene vendin me te madh ne emetimin e emisioneve te reja Shqiptare.
Vlen te permendet paraqitja me dinjitoze e saj si nga ana cilesore, kompozicionale dhe futja e elementeve te reja filatelike sic jane karnetet me nje dhe dy seri, zarfa te dites se pare me skica grafike, foldera te madhesive te ndryshme,albume vjetore filatelike etj.
Nje element i ri eshte idejimi dhe prodhimi i liberthit filatelik per emisioni “Emblemat Shqiptare”, e cila permban kater seri pullash me sqarimet perkatese per cdo embleme te paraqitur.
Permiresime te dukshme ka patur dhe menyra e kompozimit ne forma te reja me te paraqiteshme dhe praktike te emisioneve te pullave Shqiptare.
Emisionet jane paraqitur ne tabake me nga 10,12,16,20 dhe 25 pulla ne nje tabak.
Shume emisione jane te kompozuara mjaft bukur ne forme blloku ku ne te paraqiten te gjitha pamjet e nje emisioni si p.sh. cikli i emisioneve te “Kostumeve Kombetare”, “Urate e vjetra Shqiptare”, si dhe ambjente te brendeshme te shtepive karakteristike sic eshte emisioni “ Tymtare Shqiptare”.
Ne kete kuader eshte dhe cikli i emisioneve per femije me figurat me te njohura ne filmat me kartona.
Figurat e shquara kombetare kane zene nje vend te rendesishem duke perkujtuar atdhetare, shkrimtare,klerike,politikane,artiste,sportiste, etj.
Emisionet “Flora” dhe “Fauna” e vendit tone jane te pranishme ne tematikat e 10 vjeteve te fundit dhe jane paraqitur mjaft bukur nga piktoret tane.
I njejti perkushtim eshte treguar dhe per evenimentet, aktivitetet dhe figurat e shquara nderkombetare ku nje vend te rendesishem ze cikli i emisionit “Europa”.
Tematika e ketij emisioni eshte e orientuar nga administrata e UPU-se.
Mjaft interesante jane emisionet e figurave te shquara boterore duke filluar qe nga figurat politike,shkencetare,shkrimtare,muzikante,piktore ,etj.
Eshte patur kujdes qe te paraqiten evenimentet kryesore boterore sic eshte emisioni per OKB-ne, Keshillin e Europes, NATO,UNICEF-in, UNHCR-ne etj.
Aktivitetet sportive boterore jane pjese e emisioneve tona si : Kampionate Europiane, Boterore etj.
Permiresimi i paraqitjes nga ana kompozicionale e pullave eshte rezultat i punes te nje stafi te rinj piktoresh qe marrin pjese krahas piktoreve me ne ze ne realizimin e bocetave te pullave.
Nepermjet filatelise Posta Shqiptare ka marre pjese ne shume aktivitete nderkombetare filatelike ku eshte ekspozuar dhe pulla jone dhe per te eshte treguar nje interesim i vecante duke u vleresuar dhe nga revista dhe kataloge te ndryshem.

Filatelistët e parë shqiptarë i përkasin periudhës së Rilindjes sonë Kombëtare. Ndër ta do të veconim rilindasit Thimi Mitko, Sami Frashëri, Ndoc Xhuxha e Murat Toptani, më vonë Luigj Gurakuqin dhe sidomos të mirënjohurin Lef Nosi, Ministrin e parë të Postave të shtetit shqiptar, që ka merita të vecanta në konceptimin dhe emetimin e pullave të para shqiptare. Në nderim të tij filatelia shqiptare ka një emision me portretin e Lef Nosit.
Një zhvillim më të madh filatelia në Shqipëri mori në vitet midis dy luftrave botërore. Nga qëmtimi i dokumentacionit të kohës del se në këtë periudhë u celën dyqanet e parë për shitjen e pullave si në Shkodër, Korcë e Tiranë. Në shtypin e kohës ndesh raste të shumta reklamash për shitblerje pullash, ku ndër tregtarët më të spikatur mund të përmendim Zef Prenushin në Shkodër, i cili u shqua si tregtar dhe njohës i talentuar i pullave postare, si profesionist kompetent. Po kështu mund të përmendim edhe filatelistin e tregtarin shqiptar në Torino të Italisë, Aurel Ballamacin, që mbajti për 40 vjet me radhë një dyqan filatelik në qendër të këtij qyteti .
Natyrisht numri i filatelistëve në Shqipëri ka qënë e është i kufizuar dhe përpjekjet e tyre për të kontaktuar me kolegë në vende të ndryshme të botës përgjithësisht kanë qënë spontane . Kjo diktohej edhe nga mungesa e të ardhurave, rrjedhojë e gjendjes ekonomike të vendit.
Niveli i organizimit të filatelistëve filloi të rritet vecanërisht pas clirimit të vendit. Më 1947, në Shkodër formohet Klubi Filatelik; dy vjet me vonë, pra në vitin 1949, në Korcë ngrihet Rrethi i Filatelisë; më 1959, në Tiranë formohet Shoqata e Filatelistëve . Organizime të tilla u bënë më vonë edhe në Vlorë, Pukë etj. Fryt i këtyre organizimeve janë edhe ekspozitat filatelike të celura në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Duke filluar nga viti 1991 ekziston Federata e Koleksionistëve Shqiptarë, e cila në vitin 1994 u pranua anëtare e FIP-it (Federata Nderkombëtare e Filatelisë me qendër në Zurih të Zvicrës) dhe e FEPA-s (Federata Evropiane e Shoqatave Filatelike me qendër në Hagë të Holandës).
Federata e Koleksionistëve Shqiptarë ka organin e saj të shtypit, revistën "Koleksionisti", numri i parë i së cilës u botua në vitin 1998.


Disa pulla Shqiptare
 

Attachments

  • 31846_400202854659_49054124659_3979570_2309035_n.jpg
    31846_400202854659_49054124659_3979570_2309035_n.jpg
    38.1 KB · Shikime: 3
  • 31846_400202849659_49054124659_3979569_5455511_n.jpg
    31846_400202849659_49054124659_3979569_5455511_n.jpg
    36.5 KB · Shikime: 2
  • 31846_400202824659_49054124659_3979567_4428385_n.jpg
    31846_400202824659_49054124659_3979567_4428385_n.jpg
    39.8 KB · Shikime: 2
  • 31846_400202874659_49054124659_3979572_1780056_n.jpg
    31846_400202874659_49054124659_3979572_1780056_n.jpg
    29.7 KB · Shikime: 1
  • 31846_400202859659_49054124659_3979571_1353608_n.jpg
    31846_400202859659_49054124659_3979571_1353608_n.jpg
    24.4 KB · Shikime: 1
  • 31846_400202899659_49054124659_3979574_7852609_n.jpg
    31846_400202899659_49054124659_3979574_7852609_n.jpg
    59.4 KB · Shikime: 1
  • 31846_400202889659_49054124659_3979573_1124862_n.jpg
    31846_400202889659_49054124659_3979573_1124862_n.jpg
    22.9 KB · Shikime: 1
  • 31846_400380184659_49054124659_3982976_191639_n.jpg
    31846_400380184659_49054124659_3982976_191639_n.jpg
    37.2 KB · Shikime: 2
  • 31846_400380194659_49054124659_3982977_8291148_n.jpg
    31846_400380194659_49054124659_3982977_8291148_n.jpg
    44.7 KB · Shikime: 1
  • 31846_400380169659_49054124659_3982975_4552265_n.jpg
    31846_400380169659_49054124659_3982975_4552265_n.jpg
    67.5 KB · Shikime: 1
  • 31846_400672024659_49054124659_3989572_2552388_n.jpg
    31846_400672024659_49054124659_3989572_2552388_n.jpg
    78.9 KB · Shikime: 1
  • 31846_400380219659_49054124659_3982979_4657410_n.jpg
    31846_400380219659_49054124659_3982979_4657410_n.jpg
    23.2 KB · Shikime: 1
  • 31846_400672039659_49054124659_3989574_3671983_n.jpg
    31846_400672039659_49054124659_3989574_3671983_n.jpg
    18 KB · Shikime: 7
  • 31846_400380204659_49054124659_3982978_6891036_n.jpg
    31846_400380204659_49054124659_3982978_6891036_n.jpg
    39.2 KB · Shikime: 1
  • 31846_400672034659_49054124659_3989573_950705_n.jpg
    31846_400672034659_49054124659_3989573_950705_n.jpg
    35.3 KB · Shikime: 1
Redaktimi i fundit:
Disa pulla Shqiptare
 

Attachments

  • 31846_400672049659_49054124659_3989575_807574_n.jpg
    31846_400672049659_49054124659_3989575_807574_n.jpg
    35.2 KB · Shikime: 2
  • 31846_400672059659_49054124659_3989576_4680236_n.jpg
    31846_400672059659_49054124659_3989576_4680236_n.jpg
    36.6 KB · Shikime: 4
  • 31846_400672079659_49054124659_3989579_2028746_n.jpg
    31846_400672079659_49054124659_3989579_2028746_n.jpg
    72.5 KB · Shikime: 2
  • 31846_400672074659_49054124659_3989578_7760952_n.jpg
    31846_400672074659_49054124659_3989578_7760952_n.jpg
    41.2 KB · Shikime: 4
  • 31846_400672064659_49054124659_3989577_3052590_n.jpg
    31846_400672064659_49054124659_3989577_3052590_n.jpg
    51.5 KB · Shikime: 2
  • 31846_400755599659_49054124659_3991366_3784265_n.jpg
    31846_400755599659_49054124659_3991366_3784265_n.jpg
    9.9 KB · Shikime: 2
  • 31846_400672094659_49054124659_3989580_3114912_n.jpg
    31846_400672094659_49054124659_3989580_3114912_n.jpg
    79.7 KB · Shikime: 2
  • 31846_400755619659_49054124659_3991368_3466004_n.jpg
    31846_400755619659_49054124659_3991368_3466004_n.jpg
    25.1 KB · Shikime: 2
  • 31846_400755624659_49054124659_3991369_3400231_n.jpg
    31846_400755624659_49054124659_3991369_3400231_n.jpg
    33.2 KB · Shikime: 2
  • 31846_400755614659_49054124659_3991367_599077_n.jpg
    31846_400755614659_49054124659_3991367_599077_n.jpg
    33.8 KB · Shikime: 3
  • Copy of 31846_400202844659_49054124659_3979568_5656681_n.jpg
    Copy of 31846_400202844659_49054124659_3979568_5656681_n.jpg
    41.3 KB · Shikime: 3
  • Copy of 31246_401025624659_49054124659_3999288_1062110_n.jpg
    Copy of 31246_401025624659_49054124659_3999288_1062110_n.jpg
    13.1 KB · Shikime: 2
  • Copy of 31246_401025609659_49054124659_3999286_6289709_n.jpg
    Copy of 31246_401025609659_49054124659_3999286_6289709_n.jpg
    23.8 KB · Shikime: 1
Redaktimi i fundit:
100 vjet pullë postare e Shqipërisë

timthumb.php

Pulla e parë në botë,Penny Black, maj 1840, Angli

timthumb.php

Zarf postar i vulosur me vulën, gjurma e të cilës përbën pullën e parë.

timthumb.php

Pulla e parë e Postës Shqiptare, fragment

5 maji i vitit 1913 njihet si dita e lindjes së pullës postare të vendit tonë dhe meqenëse ajo pa mëdyshje përbën, krahas monedhës e kartëmonedhës, një simbol kombëtar të identitetit, dita e saj përkujtohet, historia dhe vlerat i përmenden e ndihmesa që ajo i ka dhënë e i jep kulturës, i çmohen.

Si lindi pulla e postës

Nga maji i vitit 1840, nëpunësit e zyrave postare të Anglisë nuk do të llogarisnin më tarifën e letrave, por në vend të tyre do të prisnin e ngjisnin mbi zarf disa copa të vogla letrash. Lindën pullat e postës. Lindja e tyre u kushtëzua si pasojë e ndryshimeve të shpejta ekonomike. Mënyra e re kapitaliste e prodhimit ekonomik, në zhvillimin industrial që përjetonte Anglia, kërkonte që edhe komunikimi të ecte krahas me të. Në vitin 1840, në parimin e llogaritjes së tarifave të letrave ndikonin tre elementë: letra prapapaguhet, çka ndërlikonte financat; distancat, të cilat duhej të bënin ndryshimin në pagesë; pesha, tarifa e së cilës duhet të shtohet respektivisht. Hedhësi i ideve revolucionare ishte Rowland Hill, konstruktori i pullës së parë postare, funksionar thesari në Ministrinë Angleze të Shërbimit Postar. Hill, pasi studioi tregun postar, nxjerr përfundimin që tarifa prej 1 peni do të jetë nxitëse për shtimin e korrespondencës, zhvillimin e këmbimit dhe fitimin e administratës postare. Reforma që çoi në lindjen e pullës postare ishte mënyra e parapagimit të shërbimit postar. Rowland Hill ishte partizani i pajisjes së qytetarëve me fletë-letre që më pas u emërtuan stamps (pulla), të paguara në postë në momentin e blerjes. Gjatë udhëtimit të tij, postieri nuk do të ketë detyrë tjetër veçse të dorëzojë letrën.

Pullat e postës me vlerë 1 peni do jenë të përdorshme nga data 6 maj 1840. Pullat nuk kanë dhëmbëzim, shpikje kjo shumë më e vonshme, (vetëm në shkurt të vitit 1854 pullat angleze u emetuan me dhëmbëzim) ndaj ato priten me gërshërë nga nëpunësit e postës. Do të prodhohen 68.158.080 ekzemplarë “peni e zezë” deri në shkurt të vitit 1841. Siç shikohet, “peni e zezë” nuk është një pullë e rrallë, por statusi i saj si pullë e parë dhe interesi për koleksionimin e bëjnë të jetë shumë e kërkuar. Katalogu i njohur “Michel” e vlerëson një pullë të vlerës 1 peni për 11500 euro. Shërbimi shumë shpejt u gjet praktik dhe filloi të shtrihej tej Britanisë, aty ku lindi, dhe u përhap edhe në vendet e tjera të Europës.

Pulla e postës në Shqipëri

Në trojet shqiptare e ka zanafillën nga viti 1863, kohë kur doli dhe u vu në qarkullim pulla e parë e Perandorisë Otomane, fillimisht në zyrën postare të Shkodrës e më pas në 16 zyra të tjera postare. Deri në tetorin e vitit 1912, kohë kur postat otomane në trojet shqiptare mbyllën veprimtarinë, lista e zyrave postare, botuar nga administrata e postave osmane në vitin 1909, përfshinin në kryerjen e shërbimeve 62 zyra postare të të katër vilajeteve shqiptare. 24 prej tyre ngelën jashtë kufijve të Shqipërisë së copëtuar, 13 në Greqi e 11 në Jugosllavi. Ndërkohë, në zyrat e Durrësit, Shkodrës, Shëngjinit, Sarandës e Vlorës, pullat e postës filloi t’i përdorë me të drejtën e traktateve të kapitulacioneve, shoqëria e lundrimit “Lloyd Austriaco”, ose siç quhen nga koleksionistët “Pullat e Levantit austriak”, si dhe postat konsullore austriake e italiane. Veçoria e pullave të përdorura nga postat konsullore italiane qëndron te mbishtypja. Ende pa fituar mëvetësinë, në këto pulla dhe karta postare mbishtypet që nga viti 1906, emri Albania dhe emërimi i qyteteve, Scutari, Valona, Duraco, etj.

Vlen për t’u përmendur se dy emisionet e fundit të Perandorisë Turke e kanë motivin nga ngjarjet dhe historia e trojeve shqiptare. Emisioni i vitit 1908 i kushtohet Kushtetutës së re, kërkesë kjo e grupit politik shqiptar; emisioni i vitit 1909 i kushtohet vizitës të sulltan Mehmetit V në dy vilajetet shqiptare, të Kosovës e Manastirit, me qëllim zbutjen e pakënaqësive. Pullat turke u zëvendësuan nga Qeveria e Përkohshme e Ismail Qemalit.

“Pulla” e parë e Postës Shqiptare

Një rastësi e habitshme përkon datat e fillesës së pullës postare të Shqipërisë me pullën e parë në botë, atë të Anglisë. Duke filluar nga data 5 maj 1913, shteti shqiptar fillon të përdorë për tarifim zarfe postarë me vlerë 1 grosh. Ajo që ne i themi “Pulla e Parë”, në të vërtetë është përpos se vulosje e 2232 copë zarfeve postarë me vulën e Ministrisë së Post-Telegraf-Telefonave. Përgatitja e zarfeve kishte filluar që më datën 1 maj 1913. Vula e rrumbullt, metalike, me diametër 38 mm, është porositur dhe prodhuar në Romë, së bashku me serinë e vulave që do përdoreshin në zyrat postare. Në mes të vulës është stema e shtetit të ri shqiptar me shqiponjën dykrerëshe, ndërsa përqark rrethorit, emërimi “MINISTERIA E POST-TELEG E TELEFONثVET”. Ngjyra e vulës ishte e zezë. Ngjyra e zarfeve haset: e bardhë, gri e çelët, ngjyrë kashte dhe bezhë. Edhe dimensioni i zarfeve të vulosur ka qenë i ndryshëm. Ndeshen me madhësi 10 x 15 cm, 12.5 x 15.5 cm dhe 11 x 14 cm.

Përdorimi i tyre, ashtu si dhe pesë emisionet e tjera të qeverisë së përkohshme të Vlorës, përfshiu vetëm ato zyra postare që nuk ndodheshin nën pushtimin grek, serb e malazez. Në veri kufizoheshin me Durrësin e Tiranën, në lindje me Elbasanin e Quksin dhe në jug me Vlorën. Kanë qenë vetëm 14 zyra postare, e më pas 11 të tilla, të cilat në njëfarë mënyre shpjegojnë dhe zonat ku shtrihej pushteti i shtetit të ri shqiptar.

Pullat e Modianos

Në historinë tonë të pullës postare shfaqet një emetim prej pesë vlerash, i cili gjendet i dhëmbëzuar dhe i padhëmbëzuar. Ato janë shtypur në Trieste dhe quhen të “Modianos”, një firmë kjo që i ka prodhuar në shtypshkronjën e saj. Me mbishkrimin sipër, “POSTA E SHQYPERISث” – 1912, dhe poshtë “POSTES”; në dy skajet fundore mban vlerën në frang. Në qendër është një shqiponjë e zezë mbi një sfond të kuq, me një kornizë rrethore të mbishkruar në frëngjisht, “INDIPENDENCE ALBANAISE”.

Kjo seri pullash paraprinë historinë, por nuk është vënë në qarkullim. ثshtë prodhuar diku aty nga fundi i shkurtit të vitit 1913, në kohën kur në këtë qytet zhvillonte punimet Kongresi i 3-të Shqiptar, në përbërje të të cilit gjendej pothuaj gjithë pjesa aktive e atdhetarëve shqiptarë në diasporë, por që nuk kish asnjë tagër vendimmarrje e në të cilën nuk kish asnjë përfaqësues nga Qeveria e Përkohshme e Vlorës. Statusi i këtyre pullave mbetet i mistershëm, nuk dihet kush i porositi. Ajo që dihet është se ato nuk mbërritën asnjëherë në Vlorë. Legjendat e qarkulluara shpjegojnë tri arsye:

Së pari, nuk u vunë në qarkullim sepse shqiponja në pullë ishte me një kokë, ndryshe nga sa ishte simboli kombëtar. Ata që shpjeguan fillimisht mospërdorimin e pullave me këtë argument, mbrojtën edhe versionin se pullat mbërritën në Vlorë, gjë që nuk rezulton e vërtetë.

Së dyti, nuk u dorëzuan nga shtypshkronja e San Modianos sepse porositësi nuk pagoi paratë e prodhimit të pullave.

Së treti, porositësi nuk kishte asnjë autorizim dhe autoritet nga Qeveria Shqiptare, ndaj Qeveria e Përkohshme e Vlorës nuk i pranoi.

Me fillimin e Luftës së Parë Botërore, pullat u sekuestruan nga ushtria italiane dhe humbën pa lënë gjurmë. Ekzemplarë të marrë dhe të ruajtur nga tipografët, kohë më pas hynë në tregun dhe albumet e koleksionistëve filatelistë.

Pulla postare si histori dhe kulturë

Pulla e parë, që mbarte tërë tiparet: e dhëmbëzuar, e gomuar, me letër të filigranuar dhe që tregonte qartë identitetin, ishte një portret i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, sipër me mbishtypjen “SHQIPثNIA E LIRث”, e prodhuar në shtypshkronjën e Torinos, me porosi zyrtare të Qeverisë së Përkohshme. Emisioni i përbërë nga 6 vlera të emetuara në njësinë e re monetare, Frang e nën ndarjen e saj, qindar, u vu në qarkullim më 1 dhjetor 1913. Ishte emisioni i gjashtë në radhë i qeverisë së përkohshme, nga të cilat fillon kultura e koleksionimit në Shqipëri.

Që në fillimet e saj, interesi i koleksionimit të pullave të Postës Shqiptare ka qenë mjaft i madh, sidomos nga të huajt. Në shtypin e kohës përmenden agjentë tregtarë, si Okday, Freyse, Bickel, një përfaqësues i firmës “Borek”, etj., të cilët studiuesi John Phipps i përmend si agjentë tregtarë, rezidentë në Vlorë, Durrës e Shkodër. Gjashtë emisionet e para të pullave shënojnë dhe praktikat e para korruptive në pronën publike shqiptare, praktika që vazhdojnë e përsosen sot e gjithë ditën si drama të përhershme që zhvillohen në ekonominë e vendeve të varfra. Studiuesit Hartmman dhe Montader sjellin në botimet e tyre komentime të mjafta mbi pjesëmarrjen e zyrtarëve të qeverisë, si Nosi, Cilka e ndonjë tjetër, në tregtinë privatisht të pullave.

Pas emetimeve lokale që lulëzuan me shumë zell në periudhën e Luftës së Parë Botërore, fondi i vërtetë i pullave klasike shqiptare nis me emisionin e vitit 1922, të shoqëruara me pullat taksë, në të cilat, për herë të parë, fillon përdorimi i njësisë monetare “Lekë”. Emisioni “Ajror” është i fundit me vlerë koleksionimi në pullat klasike. Pas kësaj nis sundimi për 14 vjet në pulla i portretit të Ahmet Zogut, që përfundoi vetëm pasi Shqipëria ra nën pushtimin italian. Në ndihmë të zhvillimit të kulturës qytetare të koleksionimit të pullës postare erdhi në këtë periudhë hapja e dy dyqaneve filatelike në Korçë nga filatelistët Nikollaq Male, Anastas Manoli e Mihal Vangjeli. Ky i fundit, një të tillë e hapi pas Luftës së Dytë Botërore, në Tiranë.

Bazat e koleksionimit të pullës së Postës Shqiptare i hodhën koleksionisti shkodran Zef Prendushi, ministri i parë i Postave, Lef Nosi, drejtori i Postës së Shkodrës, Sadik Tirana, Nikollaq Zoi, Ndoc Gjinaj, Pashko Saraçi, Luigj Kromiqi, Dhori Koti, Nikollaq Zoi e Aurel Ballamaçi. Ata u pasuan nga brezi i mëpasshëm: Stilian Nosi, Kol Gjinaj, Idriz Fishta, Kozma Basho e Miçe Kaçaku, të cilët lanë një trashëgimi të madhe materiale e studime filatelike. Kjo trashëgimi kulturore ndiqet sot me kujdes e përkushtim nga Llambi Koçi, Nikolla Xharo, Vasil Xhitomi, Muharrem Gimjani, Jovan Basho, Kristaq Jorgji, Lorenc Kaçulini e shumë të tjerë, të cilët janë të prirë për të mos lejuar dremitjen e lënien në harresë të këtij pasioni, me kaq shumë vlera për shoqërinë.

Kultura e koleksionimit nën mëshirën e burokratëve

Ndërsa në Europë njeh përpos se zhvillim, në Shqipëri kultura e koleksionimit të pullës postare po vdes. E keqja po i vjen ngase Posta Shqiptare në vijimësi, si në administratat socialiste, ashtu dhe ato demokrate, ka harruar ose nuk njeh detyrën për ndihmën në këtë pjesë të kulturës kombëtare, ka shmangur pareshtur dialogun me filatelistët dhe zbaton në vijimësi praktika denigruese sa i përket ruajtjes së kulturës të koleksionimit të pullës. Më poshtë po rendis tri çështje që të drejtojnë në njohjen e së vërtetës së trishtë.

Në krye të radhës, duhet përmendur se Shqipëria dhe Posta Shqiptare është pjesë e listës së zezë të Bashkimit të Përbotshëm Postar, që përfshin ato vende që emetojnë emisione pullash që nuk kanë justifikim postar, që nxjerrin emisione pullash me karakter spekulativ në sasi të mëdha dhe me vlerë faciale të lartë. ثshtë futur që në fillim të viteve ‘60 dhe nuk është hequr më nga kjo listë, sepse nga periudha e komunizmit e në vazhdimësi, nuk e ka parë pullën e postës si objekt jo vetëm tarifimi dhe kulturor, por e ka parë si objekt që rrit të ardhurat, duke shpërdoruar aspektin e tyre filatelik. Kodi Filatelik i detyron administratat postare që të hedhin në qarkullim aq pulla në sasi e vlerë, sa zarfe postohen për brenda e jashtë, të thjeshta e rekomande, gjë që tek ne kurrë nuk është mbajtur parasysh.

Së dyti, treguesi më kuptimplotë i sjelljes burokratike (që theksohet më sipër), është dukuria më se negative e këtyre viteve të fundit, e emetimit të pullës postare jo sipas datave përkujtimore që Komisioni Qendror i Pullës ka vendosur, po njëherësh, ku në një ose dy muaj dalin të gjitha emisionet, më se 14 në vit, duke humbur kështu përfundimisht funksionin kulturor të tyre.

Së treti, Shqipëria dhe administrata e saj postare, është e vetmja që deri tani nuk ka stenda ekspozimi të pullës, ndaj dhe këtu asnjëherë nuk është organizuar ndonjë ekspozitë e vërtetë. Me gjithë dëshirën e madhe që pati Shoqata e Filatelistëve të Shqipërisë, që me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, të organizonte një ekspozitë me tërë vlerat e klasave të saj filatelike, nuk mundi ta bënte për mungesë të stendave të ekspozimit. Shpresat janë që në këtë 100-vjetor të pullës, posta të sigurojë stendat, duke bërë kështu të mundur të përurohet në pragun e festës, një ekspozim i tërë klasave filatelike. Pavarësisht prapambetjes në infrastrukturë që ka Shqipëria, kjo nuk i ka penguar filatelistët shqiptarë që të përfaqësohen e të konkurrojnë denjësisht në veprimtaritë ndërkombëtare të organizuara gjatë më se 20 vjetëve e deri në vitin 2012, ku morëm pjesë në konkurrimet ndërkombëtare të Parisit, Mariborit e Lisbonës.
G.Shqip


timthumb.php

Pulla me Skënderbeun,e nxjerrë nga Qeveria e I.Qemalit më 1 dhjetor 1913 vulosur në postën e Vlorës

timthumb.php

Pulla me vlerë 50 piastra, e vulosur në zyrën postare Vlonë, korrik 2013. Kjo vlerë është emëtuar vetëm 16 copë

timthumb.php

Vlera 25 piastra, e emëtuar 35 copë
 
Titulli: 100 vjet pullë postare e Shqipërisë

po ajo pulla Angleze ca don aty , :)

Interesante k'to te vjetrat , sidomos ajo qe thote " Shqiperia e lire "
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top