Historia e mafiozit shqiptar, që sfidoi Cosa Nostra-n në SHBA

mafiozi-jpg.1938182

Zef Mustafa është një histori klasike amerikane suksesi. Ai emigroi në SHBA në vitin 1962, ndërkohë që ishte ende i mitur, së bashku me prindërit e tij shqiptarë që iu larguan komunizmit në Shqipëri.

Zefi ishte vetëm dy vjeç kur i vdiq nëna, dhe pas 9 vitesh i vdiq babai. Pasi u dërgua në jetimore, ai u largua dhe në të njëjtën kohë la edhe shkollën në klasën e gjashtë. Ishte një endacak rrugësh derisa një familje e zonës e mori atë. Falë tyre, ai mësoi tregtinë, dhe krijimin e programeve në industrinë e komunikimit.

Biznesi i eci. Në vitin 2000 kishte 5.9 mln dollarë të ardhura.zef-mustafa.jpg
Ky është Zef Mustafa një biznesmen, një familjar dhe një njeri i mirë me shkop bejsbolli në dorë, i njohur në familjen kriminale Gambino.

Prokurorët pohonin se Mustafa i bëri milionat e tij për shkak të të reputacionit kërcënues dhe vdekjeprurës që kishte krijuar. Sipas policisë ai kishte bërë 700 mln dollarë, duke mashtruar mijëra njerëz në të gjithë botën.

Avokatët e Mustafës kanë hedhur poshtë të gjitha pretendimet e gjykatës, duke u përpjekur të fshehin të gjitha provat e krimit të organizuar.

Mustafa njihej si njeriu i shkopit të bejsbollit. Sipas informatorëve të drejtësisë, Mustafa u ka thyer kokën shumë njerëzve.

Hera e parë që Mustafa u thirr në polici ishte në vitin 1986 pasi akuzohej se kishte rrahur për vdekje një njeri në Lousville. Një dëshmitare ishte një grua e cila edhe ajo e ndërroi dëshminë e saj dhe kështu Mustafa u la i lirë. Por reputacioni si “i dhunshëm, pa tru dhe një njeri i keq” e përndoqi gjatë gjithë jetës Mustafën.

Një nga avokatët që punoi për mbrojtjen e Mustafës thoshte: “Edhe kriminelët më të zgjuar frikësoheshin nga ai”.

Ndërsa të tjerët nuk pajtoheshin me këtë ide: “Ai është një nga klientët e mi më të mirë që kam përfaqësuar gjatë gjithë viteve. Është sjellë gjithnjë si një zotëri i vërtetë me mua”.

Ajo çfarë shkonte keq për Mustafën, ose në favor të tij në varësi të situatës, është prejardhja shqiptare.

Shqiptarët filluan të zbarkonin në Nju Jork me shumicë gjatë viteve 1960, duke u vendosur në qarkun Bronx Belmont, ku pjesa më e madhe e atyre që jetonin aty ishin italianë.

Si çdo grup tjetër etnik, edhe mes shqiptarësh ekzistonte një bandë e keqe, burra që shumë shpejt krijonin reputacionin për brutalitetin që i karakterizonte.

“I urrej këto dreq shqiptarësh,” tha një bos në familjen kriminale Genoveze në një përgjim të FBI-së disa vite më parë.
“Nëse ju del përpara një shqiptar dhe një ujk, vrit shqiptarin. Me ta nuk flitet”.

Për të zgjidhur një mosmarrëveshje me një nga figurat kryesore të familjes Gambino, lideri i bandës shqiptare i drejtoi armën një pompe gazi duke i kërcënuar se do t’i hidhte në erë të gjithë. Anëtarët ishin pjesë e bandës së Mustafës.

Në arrestimin e radhës së Zef Mustafës, ai pranoi akuzat e pastrimit të parave, duke thënë se i kishte fituar në mënyrë të paligjshme. Pranoi gjithashtu të kryente dënimin deri në 5 vite burg dhe të paguante 1.7 mln dollarë.

Shoku më i mirë i tij i fëmijërisë, Slavatore LoCascio, që është kapo i familjes Gambino dhe partner i Mustafës në një kompani të quajtur Creative Program Communications, gjithashtu u akuzua për pastrim parash. Lo Cascio, 45 vjeç, 2 vite më i madh se Mustafa gjithashtu pranoi dënimin me 7 vite burg dhe pagoi 4.7 mln dollarë.

Richard Martino një tjetër mik i fëmijërisë së Mustafës, u arrestua nga policia pasi ishte organizatori i kompanive pornografike që do të hapeshin në bashkëpunim me Mustafën. Martino, një ushtar i njohur i familjes Gambino u përball me kohë të vështira, 10 vite burg dhe 15 mln dollarë gjobë.
Në mars të vitit 2000, kur po kthehej nga një udhëtim në Karaibe bashkë me familjen e tij, policia e imigracionit e ndaloi Mustafën si dhe i mohoi të drejtën për të dalë nga SHBA-ja. Kjo për arsye se ai kishte përdorur një certifikatë të rremë lindjeje. Ndërsa shfajësimi i Mustafës ishte se kishte nevojë për atë pasaportë pasi nëpërmjet saj mund të udhëtonte në Londër ku dhe donte të hapte biznesin e tij.

Në të vërtetë, Mustafa nuk e kishte kurrë certifikatën e tij autentike të lindjes. Edhe pse kishte lindur në Shqipëri nga prindër shqiptarë, ai gjithnjë besonte si ishte qytetar amerikan. Më vonë, ai insistonte se kishte lindur në një kamp refugjatësh në Trieste të Italisë.

Seanca të shumta për deportimin e tij u mbajtën gjatë asaj kohe, ndërsa ai vazhdonte të ishte i lirë. Një dezertor i bandës kriminale që e kishte njohur Mustafën që kur ishte i ri tha se ai gjithmonë mbante armë me vete dhe gjithnjë ndërhynte në sherre për mikun e tij Salvatore LoCascio. Një tjetër dezertor tha se Zefi bashkë me vëllain e tij më të madh Peter Mustafa qëndronin në krye të bandës shqiptare në Bronx të SHBA-së, dhe ishin në shërbim të familjes Gambino. Dezertorët dhe informuesit e drejtësisë thanë se Zef Mustafa kishin vrarë një njeri të quajtur Frank Politti në fillim të viteve ’80 dhe më pas e kishin shpërbërë trupin e tij. Zefi kishte vrarë një tjetër person të quajtur Gino Masha si dhe dy djemtë e Anthony Porcelli. Gjithashtu Mustafa akuzohet se në vitin 1986 rrahu me shkop bejsbolli Joseph Mincione-n, nga ku dhe mori nofkën “njeriu i shkopit të bejsbollit”.

Përveç vrasjeve listës së tij të akuzave i shtohet edhe trafikimi i kokainës. Sipas dezertorëve ishte Zefi ai që i bënte të gjitha punët e pista.

Mustafa bëri disa vite burg dhe u lirua me kusht në vitin 2004. Ndërkohë që debati për depërtimin e tij vazhdon ende nëpër procese gjyqësore.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Marrë me shkurtime nga
villagevoice.com/Tirana Observer/
 
Attachments

  • mafiozi.jpg
    mafiozi.jpg
    42.2 KB · Shikime: 44
Tituj bombastike se tipa te tille nga komuniteti Shqiptar, gjithmone kane qene vegla te "boserve".
Prej fames se keqe te disave si puna e ketij shtazes, digjen me mijera te tjere.
 
Ama asiher mafja shqiptare nuk shuhet si tjerat.
Shqiptaret nuk krijojne dot "mafia" sepse nuk e kane ate kapacitet. Ata eshte e veshtire ti zberthesh se punojne e veprojne mbi lidhje farefisnore por kure nuk mundet te thuhet qe ata jane nje grupim me vete qe kane kete profil dhe bejne keto apo ato lloj makinacionesh.
Hysmeqare gjithmone dhe emrin e madh, sepse keshtu mbulohen Italianet apo kushdo tjeter qe i perdor per qellimet e tyre.
 
puntore krahi me nje fjale,hamalla.
 
puntore krahi me nje fjale,hamalla.
Po si te ta them, shumica e atyre qe kane bere emer kane qene pikerisht doracet e krereve te familjeve mafioze dhe kur keta te fundit jane plasur burgjeve, kashkekombasit tane nuk priten dot dhe donin te beheshin edhe ata si kapot dhe kru fillon e fryhesh dhe e tregon lekun e modh qe po bo, nje moment ose te pastrojne ose te shesin e te lene te mbledhesh sapune ne shtepine pa qera sic ka qene edhe J. Alite apo me i fuqishmi i te gjitheve banda e A,. Rudajt (Shqiptar orthodhoks i Malit te zi) qe mbahet mend per kercenimet dhe rrahjet, gjobvenien dhe agresivitetin e tyre dhe meqe nuk e mbanin dot gojen dhe pa treguar famen, nje grek i incizoi dhe tani jane mire e bukur ne qeli.

Do pelqja te flisnim e komentonim per ata qe punojne dhe bejne gjera te bukura, avoketer, inxhinjere, arkitekte, sipermares e plot te tjere ku me nder e stermundime kane vene nje emer te respektuar e na nderojne.
 
Shqiptaret nuk krijojne dot "mafia" sepse nuk e kane ate kapacitet. Ata eshte e veshtire ti zberthesh se punojne e veprojne mbi lidhje farefisnore por kure nuk mundet te thuhet qe ata jane nje grupim me vete qe kane kete profil dhe bejne keto apo ato lloj makinacionesh.
Hysmeqare gjithmone dhe emrin e madh, sepse keshtu mbulohen Italianet apo kushdo tjeter qe i perdor per qellimet e tyre.
Normal qe nuk kan profil te percaktum mafjet shqiptare se buk mbahen nga nje koke sic jan mafjet e tjera por secili ka grupin e tyre. Nese nuk grup bie ngrihet tjetri e kshu me rradhe por qe asnjehere nuk do shuhen si mafje .
 
Deri diku i bashkohem mendimit tend..

Shqiptaret jo se nuk kan kapacitet per "mafia" sic e quan ti , por kan qejf cdo kush te jet per vete dhe nuk e duan dike te vetem qe ti komandoj, secili do te , sic ka qen ajo e italis e sic esht akoma, dhe te tjera me radh...

Tani sa per hysmeqar gjithmon dhe me kte emrin e madh ..
E thua kte nga eksperienca personale qe ke apo qe ke kaluar ?

Apo nga ato cfar ke degjuar llafe pazaresh?

Italianet qe mbahen per mafioze por nuk jane me te fuqishmit, tani e kane legalizuar komplet aktivitetin e tyre dhe nuk merren me me gjera ordinere.
Nuk eshte tek koka e drejtimit se sa tek koka e pjellorise per te gjetut te cara ne nje drejtim e per te krijuar produktin tend.
Dmth ata thjeshte bejne po te njejten gje per te cilen kane filluar si antar i thjesht e deri kur i kane dhene spaletat per tu bere dore e sigurte e urdherave te klanit k ai aderon.
 
Po deri diku e din dhe ata vet qe me gjerat ordinere nuk mund te hecin gjithmon para ndaj dhe kan nderruar profil, kan eleminuar shumicen e ktyre gjerave ordinere , dhe i jan fut aktiviteteve legale , nuk esht me ajo qe ka qen dikur , per te vetmen arsye se nuk mund me ti benej ato qe kan ber para 40viteve apo 30 vjetve , sepse me kalimin e kohes dhe shteti ka filluar ti sulmoj me shum sec ka ber dikur , ndaj dhe ata e kan menduar mir kte nderrimin e profilit
 
Deri diku i bashkohem mendimit tend..

Shqiptaret jo se nuk kan kapacitet per "mafia" sic e quan ti , por kan qejf cdo kush te jet per vete dhe nuk e duan dike te vetem qe ti komandoj, secili do te , sic ka qen ajo e italis e sic esht akoma, dhe te tjera me radh...

Tani sa per hysmeqar gjithmon dhe me kte emrin e madh ..
E thua kte nga eksperienca personale qe ke apo qe ke kaluar ?

Apo nga ato cfar ke degjuar llafe pazaresh?
Po nje nga problematikat vetshkaterruese qe kane eshte "gafurrja" dhe pompoziteti prej "manalli" qe kane shumica e tyre.......psh dalin ne fb me paret e droges, drogen dhe armet e ju vjen keq qe te nesermen i rrasin mrena, ose sa bejne ca lek meiher dy mujjt e para duan tju ngjajne ne kulture zezakeve dhe kthehen ne koketa me vetlla te hequra e me zinxhire e buzylyke te trashe, perdredhin shampanje dhe qarkullojne me makina te shtrenjta.

Aleks Rudajn e kam njohur se ma pat prezantu ne Astoria, Queens, NY. nje mik i perbashket. Te garantoj qe nuk kam marre pjese por njoh shume dhe njoh aq sa te them per 5 vllejzer qe kane nja 7-8 piceri e restaurante ne NY qe njeri prej tyre para nja 15 viteve u gjet i coptuar ne kazan plehrash. Dikush kishte cuar nje mesazh kuptimplote.
 
Po deri diku e din dhe ata vet qe me gjerat ordinere nuk mund te hecin gjithmon para ndaj dhe kan nderruar profil, kan eleminuar shumicen e ktyre gjerave ordinere , dhe i jan fut aktiviteteve legale , nuk esht me ajo qe ka qen dikur , per te vetmen arsye se nuk mund me ti benej ato qe kan ber para 40viteve apo 30 vjetve , sepse me kalimin e kohes dhe shteti ka filluar ti sulmoj me shum sec ka ber dikur , ndaj dhe ata e kan menduar mir kte nderrimin e profilit
Nuk krahasohen fare italianet me volumin dhe menyren se si funksionon mafia Kineze e cila eshte kaq e komplikuar dhe e veshtire per ti shkuar pas sa me mire e lene deri kur te gjejne ndonje te care apo edhe konflikt midis tyre, qe te pakten ta zbehin ssado pak por ata veprojne ne cdo sektor te ekonomise dhe politikes bile e bejne dhe ne rrang global.
 
Po nje nga problematikat vetshkaterruese qe kane eshte "gafurrja" dhe pompoziteti prej "manalli" qe kane shumica e tyre.......psh dalin ne fb me paret e droges, drogen dhe armet e ju vjen keq qe te nesermen i rrasin mrena, ose sa bejne ca lek meiher dy mujjt e para duan tju ngjajne ne kulture zezakeve dhe kthehen ne koketa me vetlla te hequra e me zinxhire e buzylyke te trashe, perdredhin shampanje dhe qarkullojne me makna te shtrenjta.

Aleks Rudajn e kam njohur se ma pat prezantu ne Astoria, Queens, NY. nje mik i perbashket. Te garantoj qe nuk kam marre pjese por njoh shume dhe njoh aq sa te them per 5 vllejzer qe kane nja 7-8 piceri e restaurante ne NY qe njeri prej tyre para nja 15 viteve u gjet i coptuar ne kazan plehrash. Dikush kishte cuar nje mesazh kuptimplote.
Kjo ndodh nga moskamja te dy e dim mir kte gje , dhe qe kemi dhe pak qejf si popull te mburremi , por postimet ne fb me lek e arma e drog , vlla injorancen e gjejm kudo dhe jo vetem tek ne ....

THot populli nje fjal te urte ...Ky stan kte bulmet ka ..Kur ben dicka e di mir se ku te con dhe ca do te thot

Nuk krahasohen fare italianet me volumin dhe menyren se si funksionon mafia Kineze e cila eshte kaq e komplikuar dhe e veshtire epr ti shkuar pas sa me mire e lene deri kur te gjejne ndonje te care qe te pakten ta zbehin ssado pak por ata veprojne ne cdo sektor te ekonomise dhe politikes bile e ejne dhe ne rrang global.
Kinezet kan nje organizim me te mirfillte se kushdo tejter , dhe num ngatrrohen me te huaj jasht rrethit te tyre ..
 
Kjo ndodh nga moskamja te dy e dim mir kte gje , dhe qe kemi dhe pak qejf si popull te mburremi , por postimet ne fb me lek e arma e drog , vlla injorancen e gjejm kudo dhe jo vetem tek ne ....

THot populli nje fjal te urte ...Ky stan kte bulmet ka ..Kur ben dicka e di mir se ku te con dhe ca do te thot

Kinezet kan nje organizim me te mirfillte se kushdo tejter , dhe num ngatrrohen me te huaj jasht rrethit te tyre ..
Mos te flas pastaj per mafian apo grupimet hebreje. Atje edhe Kinezet sikur dredhojne rruge :)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top