Pershendetje per ju.......
Si vendbanim njihet që nga viti 1342, kur këtu ka qëndruar mbreti serb Dushan. Me emrin Gnivlani përmendet në kartën e konteshës Milica me djemtë në vitet 1394-1402. Në Defterin osman të vitit 1455, thuhet se ky vendbanim ka pasë 41 shtëpi, ndërsa sipas defterit kadastral të vitit 1566-74, kishte 38 shtëpi e 12 beqarë. Ky vendbanim përmendet edhe më vonë në dokumente të shkruara dhe nga udhëpërshkrues të ndryshëm. Rreth emrit të tij ekzistojnë disa mendime. Disa thonë se emrin e ka marrë në bazë të një vendbanimi me emrin Gjinaj që ka qenë në afërsi të fshatit Depcë të komunës së Preshevës, por që atëherë i takonte Gjilanit. Një mendim tjetër thot se një oficer otoman që ka qëndruar në këtë vendbanim paska qenë nga një Gjejlan, që qenka diku në Siri apo diku tjetër në Lindjen e mesme dhe e ka pagëzuar me këtë emër, ndërsa mendimi më real qëndron në faktin se në Gjilan, rreth vitit 1750 u vendosë familja Gjinolli, që këtu erdhi nga Artana (ish Novobërda), e që i takonte fisit Gjinaj, andaj edhe nga kjo familje (Bahti Beg Gjinolli) e mori edhe emrin.
Thuhet se vendbanimi i parë i Gjilanit ishte më në veriperëndim, në lagjen e sotme FV I, por që në vitin 1830 e përfshiu një zjarr dhe u dogj tërësisht. Familja e Gjinollëve pastaj qytetin e zhvendosi më në lindje, në mes të shtëpisë së sotme të mallrave dhe të tregut, lagje kjo që është quajt edhe Begler mëhallë.
Gjilani në kohën e sundimit të Perandorisë otomane, një herë i takonte sanxhakut të Vushtrrisë në Vilajetin e Kosovës e pastaj edhe Vilajetit të Prizrenit, sipas rregullimit të atëhershëm administrativ të shtetit otoman, nga se nuk ishte ndonjë vendbanim i madh për t’u bërë qendër administrative.
Rrita më e hovshme e Gjilanit fillon pas sëmundjes së murtajës që e përfshiu Gjilanin në vitin 1836. Lagjet më të vjetra të Gjilanit ishin ajo e Bejlerëve dhe اifllak mëhalla, pastaj u zgjerua edhe në lagjet: Mëhalla e Varoshit, Atik Xhami mëhalla, mëhalla e romëve, Baçevina, Dere mëhalla, mëhalla e muhaxhirëve e kështu me radhe.
Respekte Dardanius