Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Historia e 82-vjeçarit që punon këpucar edhe pse ka 22 vite që ka dalë në pension: E dua punën! Të rinjtë dembelë, rrinë kafeneve



Report TV sjellë rrëfimet e dy këpucarëve. Sefer Fusha është 82 vjeç por punën e do sikur të ishte fare i ri. Teksa të rinjtë ankohen se nuk gjejnë punë, 82 vjecari sot gjyshi i të gjithëve, tregon me trishtim se e vërteta është se brezi i ri nuk e duan punë, janë dembelë, duan të jetojnë në kurriz të prindërve dhe jo të mësojnë zanate fitimprurëse.

Është 82 vjeç. Sefer Fusha mund të jetë një nga personazhet që e dashuron më së shumti punën e tij.
“Këtu unë ndiej kënaqësi se unë jam marr të gjithë jetën me punë”, tregon ai.
Sot ai bën riparime këpucësh, ka hapur këpucarinë e tij, por në rini ka qenë marangoz tekstil në Kombinat.
“Unë merresha me punë private në kohën e partisë së punës, me rafte , dhoma gjumi ,me dreq e me shejtan. Kam pas qenë njësh. Qen i lekut. Kur dola në pension thashë po marr zanatin e babës. Kam 22 vjet që e ushtroj këtë profesion”, shprehet Fusha.
Nuk e detyron askush që të vijë në punë, por e bën nga kënaqësia. Që prej vitit 2000 ai merr pension. 2 fëmijët e tij nuk donin që ai të punonte sërish dhe të stërmundonte veten, por kurrë nuk e la pas zanatin.
“Më vjen djali e më thotë: Çfarë po bën këtu? Unë i them duke punuar. Më pas shkon i thotë nënës së vetë: Çfarë e do punën ai , ai ka dalë në pension etj etj.
E unë i them: Ore bab’ unë nuk mund të rri , jam marr të gjithë jetën me punë.”
Punon nga ora 9- 12 të mesditës, kafenetë i urren dhe nuk i frekuenton. Atë ç’ka mund të konsumojë diku tjetër e ka gjithmonë në krah të tavolinës së punës. Me dashamirësi Seferi e ndan dhe me ne.
“Kjo raki shërbehet në fakt (qesh). Paketën, cigaren e nxjerr , kafen e këto i nxjerr, rakinë e marr me bidon 5 litërsh . Nuk rri unë 2 orë te kafja. Nuk nxjerr gjë aty”, tregon Serferi.
Të rinjtë do të donte t’i mësonte me kënaqësi këtë zanat, por me trishtim Seferi shprehet se shumica janë dembelë, duan kafenetë përpara punës.

“Sot punën nuk ta gjen shteti, duhet ta kërkosh vetë. Të rinjtë sillen rrugëve, hanë në krahë të prindërve, nesër pasnesër si dhe ku do martohen, si do krijojnë familje. Si nuk vjen një person këtu që ta marr unë nxënës e t’ia jap zanatin se unë jam këtu, por s’do punoj 100 vjet”, thotë ai për Report Tv.
.Nga këpucaria e zotit Sefer i cili kryente vetëm riparime jemi zhvendosur në një tjetër dyqan tek ai i zotit Kreshnik i cili i bën vetë këpucët nga fillimi.
“Ka 22 vite që merrem me këtë profesion. Kemi nevojë për punëtorë, nuk para gjejmë për zanatin tonë, shprehet Kreshniku.
Zanatçinjtë u bëjnë apel të rinj që të kenë parasysh nevojat e tregut para se të zgjedhin rrugën e jetës.

B.K
Shqiptarja.com
 
Ne fakt shqiptari ne pergjethsi,se perjashtime ka.
Ka nevoje per nje kulture te re pune.
Te kuptoje qe pa pune,ska te ardhme!
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back